• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
nsyp9ayq1.jpg



A VDIQ ME TE VERTETE ADOLF HITLERI ?



Me kujtohet te kem degjuar ne vitin 1950 disa pershperitje per faktin qe Hitleri kishte arritur te shpetonte duke ikur ne nje baze sekrete Naziste ne Polin e Jugut. Ne vitin 1952, Dwight D.Eisenhower ka thene: "Ne nuk kemi qene ne gjendje te zbulojme as evidencen me te vogel qe provon vdekjen e Hitlerit. Shume njerez besojne se Hitleri u arratis nga Berlini."
Ne konferencen e Potsdamit ne vitin 1945 kur Presidenti Harri Truman pyeti Stalinin nese Hitleri kishte vdekur apo jo, mori kete pergjigje te prere prej ti: "JO"
Ushtaraku me i larte i Stalinit, marshalli Gregory Zhukov, trupat e te cilit pushtuan Berlinin, mbas nje hetimi te detajuar deklaroi ne menyre decizive ne vitin 1945: "Nuk kemi gjetur asnje trup qe te jete i Hitlerit."

Me duhet te bej nje paranteze te vogel ketu. Ne lidhje me Bashkimin Sovjetik shume pak veta arrijne te kujtojne faktin qe Stalini ka qene pergjegjes per vrasjen e 6 milion cifuteve ne BRSS gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore. Hitleri vrau rreth 10 milion, 6 milion neper kampet e shfarosjes dhe 4 milion te tjere jashte kampeve ose gjate betejave.

Pra si total gjate Luftes se Dyte Boterore jane vrare 16 milion cifute. Numri i sakte vazhdon te diskutohet edhe sot e kesaj dite. Nje gje me rendesi qe duhet patur parasysh eshte fakti qe Vladimir Ilic Lenin, revolucionari komunist i cili udhehoqi sulmin bolshevik, i mbeshtetur nga Rockefellers, ndaj Rusise Cariste, ka qene nje agjent i Qeverise Gjermane nga ku u cua me tren ne Rusi per te drejtuar revolucionin bolshevik te mbeshtetur fuqimisht nga Bavarezet. Pra ne te vertete kush punon per ke?

Shefi i Keshillit Gjykues te SHBA-se ne Nuremberg, Thomas J.Dodd ka thene: "Askush nuk mund te thote se ai ka vdekur."

Gjeneral Majori Floyd Parks i cili ka qene drejtuesi i trupave amerikane ne sektorin e Berlinit eshte shprehur ne publikimet e tij se ka qene i pranishem kur marshalli Zhukov ka pershkruar hyrjen ne Berlin dhe shton qe ai besonte se Hitleri kishte arritur te ikte. NenGjenerali Bedell Smith, shefi i stafit te Gjeneralit Eisenhower gjate luftes ne Europe dhe me pas drejtor i CIA-s ka deklaruar publikisht ne 12 Tetor 1945 se: "Asnje qenie njerezore nuk mund te thote ne menyre konkluzive qe Hitleri ka vdekur."

Koloneli W.J.Heimlich, ish shefi i inteligjences se SHBA-se ne Berlin ka deklaruar per shtypin se ai ka qene i ngarkuar per te determinuar se cfare ndodhi me Hitlerin dhe mbas nje hetimi te detajuar shprehet ne raportin e tij: "Nuk kishte asnje evidence qe te vertetonte vetvrasjen e Hitlerit." Ai shton me pas: "Duke u bazuar ne evidencat aktuale, asnje kompani sigurimesh ne Amerike sdo paguaje ndonje kerkese per demshperblim per vdekjen e Adolf Hitlerit."

Gjykatesi i Nurembergut Michael Mussmanno ne librin e tij "10 dite per te vdekur" ka shkruar: "Rusia duhet te pranoje fajin qe Hitleri nuk vdiq ne Majini e 1945." Sidoqofte Mussmanno shton se ai ka intervistuar kamarierin personal te Hitlerit, sherbetorin e tij personal, shoferin personal, dy sekretaret, pilote, gjeneralet e larte ushtarake etj dhe te gjithe njezeri ne menyre identike deklaruan qe Hitleri kreu vetvrasje.

Ai thote se deshmitaret nuk jane takuar me njeri tjetrin por theniet e tyre perputhen ne menyre perfekte. Pra historia ne aparence tingellon bindese deri ne momentin qe ju vini trurin tuaj ne pune dhe mendoni qe e gjithe deklarata mund te jete e mesuar permendesh nga keta njerez qe i faleshin Hitlerit sikur te ishte perendi. A perputhen ndonjehere ne menyre kaq perfekte deshmitaret ne realitet?

Ish Sekretari i Shtetit Jimmy Byrnes ne librin e tij "Te flasesh qarte" ka shkruar: Kur ndodhesha ne Potsdam ne Konferencen e Kater Fuqive te Medhaja, Stalini la vendin e tij, me afrohet dhe troket goten e pijes me timen ne menyre shume miqesore. Perfitoj nga rasti dhe i drejtohem: "Marshall Stalin, kush eshte teoria juaj per vdekjen e Hitlerit? Stalini me pergjigjet pa u menduar fare: "Ai nuk ka vdekur. Eshte arratisur ne Spanje ose Argjentine."

Ende kam ne duar nje numer te revistes E Verteta e Plote e shtatorit te vitit 1948 qe hapet me titullin e madh HITLERI KA VDEKUR APO ESHTE GJALLE? dhe nentitulli vazhdon 'Ketu jane konkluzionet e permbledhura te nje hetimi 3 vjecar se bashku me arsyet pse mendohet qe Hitleri mund te jete i gjalle dhe ne menyre sekrete ka pergatitur mashtrimin me te madh te te gjithe historise.'

Nje tjeter artikull i Nendorit 1949 hapet me kete titull duke ju referuar nje fakti historik: "Nazistet u futen nendhe, 6 Maj 1943 !" dhe detaje te nje mbledhje te bere ne rezidencen e Krupp von Bohlen-Halbach, kreu i I.G. Farben etj ku ata planifikuan detajet per "Luften e Trete Boterore."

Nje tjeter artikull i gushtit 1952, i titulluar HITLERI NUK VDIQ kishte kete nentitull: "Vevrasja e sajuar e Adolf Hitkerit ne bunkerin e Berlinit tani eshte zbuluar dhe paraqet mashtrimin me te madh ne histori! Evidenca qe mbeshtesin kete fakt kane dale ne drite dhe tregojne qe Hitleri nuk ka vdekur---ketu eshte nje evidence e re qe tregon se Hitleri eshte akoma i gjalle dhe drejton Nazistet ne bazat e tyre nentokesore !"

Ne numrin e qershorit 1952, E Verteta e Plote ka perseri nje kryetitull: HITLERI MUND TE JETE ENDE I GJALLE ! Artikulli thote: Disa fakte te reja kane dale ne drite kohet e fundit. Eshte raportuar se ne vitin 1940 Nazistet filluan te transportojne nje sasi shume te madhe makinerish si traktora, avione, makina transporti, makina germuese dhe shume e shume lloje te tjera, ne RAJONET E POLIT TE JUGUT dhe qe per kater vitet qe vijuan tekniket Naziste ndertuan ne nje kontinet pothuajse te panjohur fare, Antarkita, SHANGRILEN e Fuhrerit, nje Berchtesgaden te ri."

Raporti flet per punen e bere, sesi u germua faqa e tere e nje mali ku u ndertua nje vendstrehim komplet i kamufluar. Kontinenti i zbuluar kohet e fundit eshte me i madh se Europa ne nje distance prej 5600 miljesh nga Afrika, 1900 milje nga pika me jugore e Amerikes se Jugut dhe 4800 milje nga Australia.

Nuk eshte thjeshte nje siperfaqe e mbuluar nga akulli por nje kontinet i vertete me rrafshnalta, lugina, maja malesh qe arrijne deri ne 15 mije kembe. Temperaturat e brendeshme jane rreth zeros ne vere ndersa ne dimer asnjehere nuk zbresin me shume se -20 apo -30 grdae celcius. Me pak fjale nuk eshte dhe aq ftohte, madje me pak sesa ne disa zona te North Dakotas apo Kanadase dhe sidomos nentoke ku temperatura natyrale duhet te jete 10-12 grade celcius, ndonese ne siperfaqe mund te kete akull dhe debore."

Disa gazeta dhe revista pariziane, ne te njejten kohe botuan disa artikuj me tema te perbashketa qe lidheshin me vendstrehimin e fshehte te Hitlerit ne Polin e Jugut. Admirali Doenitz deklaroi ne vitin 1943 se flota e nendetesve gjermane ka arritur te ndertoje nje parajse tokesore, nje fortese te pathyeshme per Fuhrerin e saj, ne ndonje pjese te botes. Shkrimet nuk specifikonin vendndodhjen e sakte.

Njera nga keto gazeta shton dhe informacionin tjeter qe inxhinjeret Naziste ne vitin 1940 kishin filluar ndertimin e ndertesave te cilat mund te duronin temperatura edhe -60 grade celcius. Ka patur te dhena shume te forta ne perfundim te luftes qe Hitleri arriti te ikte ne Polin e Jugut. Edhe sot e kesaj dite shume njerez e kane te pamundur te pranojne dhe besojne evidencat apo vete idene qe Hitleri i ka mbijetuar luftes. Per shume prej tyre kjo ide eshte shume shqetesuese!

Ka shume prova qe amerikanet dhe ruset genjyen per ate qe i ndodhi Hitlerit dhe ka po ashtu shume te dhena qe ai iku ne Antarktite. Ka shume provaqe tregojne per nje grup te madh nazistesh qe u larguan per ne Argjentine. Si mendoni ju? Pse Admirali Byrd drejtoi *pushtimin e Antarktites* dhe pse cdo gje u ruajt dhe mbulua nga nje sekret ekstrem?

Ne vitin 1981 Donald McKale shkruan: "Hitleri: Miti i Mbijeteses." duke dhene te qarte se cfare pyetjesh do permbante libri i tij ku si hyrje thuhet: "Ne kete liber nje historian shume i spikatur, ekzaminon misterin me te madh dhe absorbues te mbasluftes duke dhene detaje se cfare mund tekete ndodhur dhe se ku te con misteri. Bindja absoulte per ate qe mund te kete ndodhur me te vertete, vazhdon te na mundoje sot e kesaj dite."

Edhe kohet e fundit ka patur disa emisione te ndryshme televizive te cilat pretendojne se do shpalosin variantin perfundimtar se cfare ka ndodhur me Hitlerin dhe si perfundim perseri nuk i japin dot pergjigje te plote pyetjes se cfare ndodhi me Fuhrerin. Nje program i tille i titulluar Cfare Ndodhi me te Vertete me Adolf Hitler mbas nje numri te madh historishe hetuese perfundoi duke thene se ne vazhdim te ekzistences se Glasnost dhe aksesit te mundshem neper dosjet e Rusise, dokumentat qe lidhen me Hitlerin vazhdojne te mbeten nga dokumentat me sekrete te arkivit rus.

Gazeta "Ditari i Illustruar" i Santiagos, Kili ne 18 janar te vitit 1948 ne nje numer te saj shkruante: "Ne 30 prill 1945 Berlini ishte duke u shperbere por pak nga kjo shperberje ishte evidente ne aeroportin Templehof. Ne oren 4.15 pm nje avion JU52 ulet ne piste dhe nga ai dalin trupa SS te ardhura direkt nga Rechlin per te mbrojtur Berlinin. Ata nuk ishin me shume se 18 vjec ne moshe. Mitraljeri i ketij avioni ishte nje inxhinjer i quajtur B... te cilin e kisha njohur prej disa vitesh dhe nga i cili mu keshillua qe te evitoja sherbimin ushtarak.

Ai insistonte te largohej nga Berlini sa me shpejte te ishte e mundur. Gjate kohes qe furnizohej me karburant, radio operatori i avionit i ben shenje me berryl ne ije dhe i thote te shikoje drejt nje vendi te caktuar. Ne nje distance prej 100-120 metrash ai pa nje avion Messerschmitt Jet Model 332 dhe ajo qe pa tjeter sebashku me mikun e tij slinte asnje vend per te dyshuar, duke qendruar perpara avionit ishte udheheqesi i tyre Adolf Hitler, i veshur me rroba ushtarake kamuflazhi dhe jepte e merrte me shenja me disa funksionare te larte te partise. Per me shume se dhjete minuta ata vezhguan ate skene dhe me pas, rreth ores 4.30 u larguan ne fluturim perseri. Te njejten mbremje rreth 7 ore me pas ata u shtangen kur degjuan lajmet ushtarake per vetvrasjen e Hitlerit.

Ne nje trasmetim te nje korporate media kanadeze te titulluar "Ashtu sic ndodh" qe daton 17 shtatorin e vitit 1974, profesori Ryder Saguenay, nje kirurg dentist i Fakultetit te Stomatologjise ne Universitetin e Californise tha se Hitleri kishte urdheruar largimin nga Berlini te nje avioni special ne nje drejtim te pacaktuar, ku ishin ngarkuar te gjitha rekordet mjekesore dhe ato dentare, sidomos radiografite dhe radioskopite e Hitlerit dhe te Nazisteve me te larte. Ai shton se rekordi dentar qe u perdor per te identifikuar trupin e Hitlerit, ishte vizatuar nga kujtesa prej nje asistenti dentist i cili u zhduk menjehere dhe nuk u gjet me kurre.

Nje editorial i gazetes Zig-Zag, Santiago, Kili e 16 janarit te vitit 1948 thote se ne 30 prill 1495, kapiteni i forcave ajrore Peter Baumgart mori ne avionin e tij, Hitlerin bashke me gruan Eva Braun si dhe disa nga miqte e tyre me besnike dhe u nisen nga aeroporti i Tempelhof dhe zbriten ne aeroportin Tondern, Danimarke e cila vazhdonte te ishte e kontrolluar nga nazistet. nga Tondern ata moren nje tjeter avion dhe shkuan ne Kristiansund ne Norvegji (edhe kjo e kontrolluar nga gjermanet). Qe prej aty ata u transportuan ne nje nendetese te shoqeruar nga nje numer i madh te tillash.

Shkrimtari gjerman Mattern ne referim te temes sone ka thene se admirali Doenitz i eshte drejtuar nje klase marinaresh te sapo diplomuar ne Kiel, 1944 me keto fjale: Marina Gjermane ka ende nje rrol te madh per te luajtur ne te ardhmen. Marina Gjermane njeh cdo vend te fshehte ku mund te coje dhe ruaje Fuhrerin e saj nese do linde nevoja...

Vetem disa jave me pare, nje grup studiuesish francez qe arriten te aksesojne disa nga raportet e mjekeve ligjore rus mbi vdekjen e Hitlerit, konfirmojne te pergjitshmen qe trupi ska qene i tij. Jo vetem qe rekordet dentare nuk perputheshin aspak me ato te Hitlerit por edhe nje fakt tjeter. Trupi i gjetur ne Bunkerin e Berlinit kishte vetem nje testikul. Askush nga mjeket personal apo rekordet mjekesore te Hitlerit nuk e permend kete fakt.

Nga Darius
 

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Misteret e fatit të fundmë të Hitlerit

Dyshime mbi një arratisje me nëndetëse drejt tokave të Amerikës Latine



Foto qe supozohet te jete bere ne Kili apo Argjentine kur Hitleri ishte ne moshen 90 vjecare ,pra ne vitin 1979.



Vetëvrasje apo ikje me shpurën e Rajhut të Tretë? 60 vjet më vonë ka dokumente që mbështesin variantin e dytë.

Aventura ndodhi në det. Itinerari fillon në ujërat e ftohta të Baltikut dhe vazhdon drejt Atlantikut dhe pasi e kaluan gati të gjithin, nga verilindja në jugperëndim, udhëtimi përfundon në brigjet e Argjentinës.

Duke lundruar ishte (nën ujë gjatë ditës dhe në sipërfaqe gjatë natës) një flotë e vogël nëndetësesh e Rajhut III nazist, legjendarët U-Boot të klasës më të lartë. Ishin njerëz që mund t‘u rezistonin atyre kushteve.

Për javë të tëra mund të jetonin në kushte të paimagjinueshme, në hapësira klaustrofobike, mungesë ajri, ushqime të paketuara dhe ujë që me kalimin e kohës bëhej i papijshëm. Zhytje të rrezikshme dhe burra të vrazhdë, ashtu siç janë shpesh marinarët e nëndetëseve. Por në bord nuk gjendej vetëm ekuipazhi.

Në atë ekspeditë udhëtonin edhe pasagjerë të rëndësishëm. Sa të rëndësishëm? Atëherë, aventura e gjatë dhe misterioze zhvillohet në det, por ama zanafillwn nuk e kishte aty.

Përkundrazi, ajo fillon në disa dhoma po aq të ngushta sa ato të nëndetëseve, po aq klaustrofobike, të ndriçuara vetëm nga drita elektrike, 15 metra nën sipërfaqen e tokës.

Jemi në Berlin, në bunkerin e Kancelarisë, në muajin prill të vitit 1945. Qyteti është bërë copë-copë. Perandorisë patetike gjermane po i vjen fundi. Në ato bodrume të ngushta vërtitet Hitleri, gruaja e tij e ardhshme Eva Braun dhe disa hierarkë që akoma mendojnë, të paktën disa prej tyre, se mund të kontrollojnë fatin e luftës ose së paku fatet jetëve të tyre.

اfarë i lidh këto dy ambiente kaq të ndryshme dhe të largëta? Ndoshta mund të hedhim hipotezën se Hitleri bashkë me gruan e tij të ardhshme Braun, nuk e vranë veten në atë bunker, dhe si pasojë trupat e tyre nuk u dogjën në oborrin aty pranë, dhe që çifti ia mbathi në bordin e një prej nëndetëseve drejt brigjeve mikpritëse të Argjentinës. Ndoshta, gjithsesi, edhe nëse do të ishte e vërtetë, natyra prej kohësh do ta kishte bërë punën e saj.

Hitleri lindi në vitin 1889. Tashmë jemi në 2007-ën. Legjenda se ai mund të kishte mbijetuar, vazhdoi të qarkullonte shumë gjatë viteve të pasluftës dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi të venitej dalëngadalë bashkë me fantazmat e asaj stine në të cilën gati mbijetuan vetëm hijet e dhimbshme të atyre pak të gjallëve në kampet e shfarosjes.

Kjo është një histori e rëndësishme, ku sigurisht ka disa dokumente të cilat sot e kësaj dite nuk janë bërë transparente për publikun. Që prej 60 vjetësh si Londra ashtu dhe Uashingtoni janë munduar që t‘i fshehin disa të vërteta, ndoshta të hidhura.

Veçanërisht për sa i përket Shteteve të Bashkuara, as "Neni i Informacionit të Lirë" (i cili parashikon bërjen publike të dokumentacioneve sekrete, madje dhe me disa përjashtime të vogla) nuk i mjafton për të transparent dokumentet.

Ndër këto përjashtime bëjnë pjesë dhe lundrimi transatlantik i U-Boot. Në prillin e vitit 1945, i fundit i luftës, Ushtria e Kuqe, kërkonte të përparonte drejt Berlinit me intensitetin më të madh.

Të gjithë ishin të vetëdijshëm se sapo Gjermania të firmoste aktin e kapitullimit, do të hapej menjëherë një tjetër front lufte, një luftë brenda koalicionit aleat. Në fakt lufta nisi dhe vazhdoi gjatë. Për fat të mirë qëndroi e "ftohtë", mbi të gjitha falë terrorit të bombës atomike. Prej kësaj, rusët donin të hynin të parët në Berlin.

Dhe ia dolën mbanë. Në mesin e dytë të prillit, Ushtria e Kuqe gjendej në periferinë e qytetit. Hitleri u mbyll atje poshtë, fillon të shqetësohet, flet për armë sekrete, urdhëron gjeneralët e tij për të vërshuar frontin drejt vijës finale për të realizuar një kundërofensivë barbare.

Madje mungonte dhe benzina për të vënë në lëvizje tanket, municionet po mbaronin dhe situata po merrte tatëpjetën. Më datë 29 a 30 të atij prilli, Hitleri martohet me besniken e tij, Evën. Një ushtar i bie fizarmonikës, çifti vallëzon për disa çaste, është festa e dasmës së tyre. Shumë prej besnikëve të tij nxitojnë për ta shpëtuar.

Në bulevardin e gjatë të Berlinit "Unter den Linden" është në pritje një avion. Ai refuzon. Thotë që një kapiten i mirë duhet të fundoset bashkë me anijen e tij. Mos vallë vërtetë përfundoi kështu? Pas atyre fjalëve a u mbajt një qëndrim i denjë? Edhe hierarkë të tjerë kështu kishin thënë, pastaj aleatët i gjetën duke u munduar për të shpëtuar.

Ka shumë dëshmi individësh të cilët pretendojnë se kanë transportuar trupin e Hitlerit dhe atë të gruas së tij drejt oborrit, sipër bunkerit, për të kryer amanetin e fundit, djegien e trupave të pa jetë.

Sigurisht që ka edhe shumë kontradikta, modifikime në rrjedhjen e ngjarjeve, madje edhe mashtrime mjaft të qarta. Gjithashtu ka edhe të tjera dëshmi, ato të ushtarakëve rusë, të cilët hynë të parët në atë bunker.

A i panë kufomat? Po. Kush i identifikoi atëherë? Disa ushtarë të thjeshtë.

Por a nuk mund të jetë bërë fjalë për çiftin Goebels, të cilët bënë të njëjtën gjë që supozohet edhe për çiftin Hitler, vetëvrasjen? Po, në fakt edhe kjo mund të ketë ndodhur. I zgjuari, skeptiku Stalin, historisë së vetëvrasjes nuk i besoi kurrë, por mbeti i bindur se gjenerali i tij donte vetëm ta qetësonte, duke i thënë se e kishin gjetur kufomën e diktatorit gjerman.

Ndoshta vërtet mund të bëhet fjalë për një histori të tillë. Ka shumë mundësi. Në fakt këtu fillon pjesa e dytë e kësaj aventure: arratisja. Gati të gjithë komandantët e nëndetëseve, duke iu bindur urdhrave nga lartë, i fundosën gati të gjitha anijet dhe nëndetëset e tyre.

Por për disa prej tyre nuk u morr vesh kurrë asgjë. Dhe si për rastësi bëhet fjalë për të gjitha nëndetëset e klasit XXI, flota më e perfeksionuar e Marinës ushtarake gjermane.

Nga porti gjerman i Kielit, kjo flotë fillimisht niset drejt Bergen, një gji tepër i qetë në mes të fiordeve norvegjeze, madje rifuxho e përdorur edhe nga vikingët. Pas disa ditësh, e tërë flota u nis drejt Atlantikut jugor.

Aventura fillon. Prita, mbrëmje me radhë pa gjumë, paralajmërime që i detyronin të zhyteshin në thellësi marramendëse. Një prej nëndetëseve gjermane godet dhe fundos një korvetë në ujërat e Amerikës Veriore. Një tjetër përballet me kryqëzorin brazilian Bahia, e fundos duke shkaktuar 336 viktima, tragjedia më e madhe detare e Brazilit.

Në fakt, për t‘u shfajësuar, të gjitha këto fakte janë deklaruar aksidentale. Madje për një rast është thënë se një mitraloz i vetë anijes gjermane kishte shtënë gabimisht mbi vet depon e municioneve të tyre, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Lufta në Evropë ka mbaruar, vetëm Japonia vazhdon akoma të rezistojë në frontin e largët lindor. Nëndetëset vazhdojnë të lundrojnë me kujdes, madje shpeshherë vetëm nën sipërfaqe, duke dalë sipër vetëm gjatë natës, për t‘i dhënë mundësi marinarëve të thithin pak ajër të vërtetë.

Por me gjithë kujdesin më të madh, prania e tyre nuk mund t‘u kishte shpëtuar gjurmimeve aleate nëse nuk do të kishte heshtur komanda e lartë e flotës ushtarake britanike.

Por përse vallë qeveria e Madhërisë së Tij duhej të mbronte nëndetëset e një fuqie që disa ditë më parë kishte qenë armikja e saj? Këtu fillon historia, jo më ushtarake por politike.

Dihet që ndërsa "perandoria" gjermane po binte dalëngadalë, ndër saj dhe anglezëve pati disa kontakte sekrete me qëllim gjetjen e ndonjë marrëveshjeje pa pasur nevojën e armëve. Konti suedez Folke Bernadote, përfaqësues i "Kryqit të Kuq" dhe njëkohësisht filonazist, kërkoi të arrinte një marrëveshje me Henrik Himler, kapo i SS.

Ndonjë hierark arriti madje të shkonte deri në Angli për të rënë dakord jo vetëm për dorëzimin, por edhe për qëndrimin e mëpasshëm të Anglisë. Mbi të gjitha اërçilli dukej i gatshëm për të thurur madje edhe një plan për ta bërë Anglinë e tij dhe gjithë Perëndimin, të sigurt nga shënjestrat ekspansioniste staliniste.

Kur Heri Hopkins (i dërguari i Presidentit amerikan Truman) takoi diktatorin sovjetik në Moskë për të përgatitur Samitin e Potsdam, ky i fundit i tha që mos të kujtonte se Hitleri kishte vdekur vërtet. Madje shtoi mendimin e tij se Borman, Goebels, Krebs dhe vetë Hitleri, ishin arratisur me një nëndetëse.

Në fund të fundit, shërbimet sekrete ruse kishin informata se në ditët e fundit të luftës, kishte pasur shumë vajtje-ardhje nëndetësesh, të cilat transportonin ar dhe objekte të tjera me vlerë, transporte që kryheshin deri në Japoni.

Që dyshimet e Stalinit nuk ishin vetëm fryt i manisë së tij të persekutimit, këtë e vërteton fakti se, një muaj e gjysmë pas, më 10 korrik, një nëndetëse gjermane doli në sipërfaqe përpara bazës detare të Mar de Plata dhe iu dorëzua autoriteteve ushtarake argjentinase. Një javë më vonë u hap Konferenca e Potsdam, e cila duhej të vendoste, ndër të tjera, të ardhmen e Gjermanisë.

Duke i shtrënguar dorën Trumanit, Stalin i përsërit edhe atij se Hitleri nuk kishte vdekur, por ishte "arratisur në Spanjë ose në Argjentinë". Presidenti amerikan u befasua aq shumë nga ato fjalë saqë urdhëroi FBI-në të niste një kërkim të hollësishëm. Rezultati ishte një dossier me më shumë se 700 faqe, material i cili akoma mbahet sekret. Po me flotën çfarë bëhet?

Gjatë kohës që po ndodhte gjithë kjo, kishte pasur disa lajmërime se ishin parë disa nëndetëse gjatë brigjeve argjentinase, madje deri në jugun ekstrem të Patagonisë.

Dëshmitarë të ndryshëm thonë se kanë parë të zbarkojnë njerëz të tjerë, veç pjesëtarëve të ekuipazhit, që më vonë u dorëzuan si të burgosur. "Fantazma" të panjohura që ishin larguar në errësirë drejt një rifuxhoje që ishte përgatitur mjaft kohë më parë.

A është e mundur që mes atyre "fantazmave" të ishte edhe diktatori nazist bashkë me gruan që tashmë ishte bërë bashkëshortja e tij? Ka shumë mundësi të jetë e vërtetë po aq sa mund të jetë e vërtetë dhe vetëvrasja e tyre.
 

korado

President
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

HITLERI KA VDEK ME KOH,KJO NUK BEHET LLAF.tRUPI I TIJ NUK U GJET KURRE,KESHTU QE MENDOHET TE JETE DJEGUR I GJALLE,BASHKE ME TE SHOQEN.
 

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

HITLERI KA VDEK ME KOH,KJO NUK BEHET LLAF.tRUPI I TIJ NUK U GJET KURRE,KESHTU QE MENDOHET TE JETE DJEGUR I GJALLE,BASHKE ME TE SHOQEN.
lexoje te tere korado,
mos nxir konkluzione brenda 5 sek dhe mos degjo sec na kane mesuar se na kane mesuar ato qe kane deshiruar "te tjeret".
 

korado

President
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Bledi,nuk e lexova te gjithe(per te mos thene aspak sepse ishte shume e gjate),por vetem nga titulli,te duket si paradoks.Hitleri ka lindur ne vitin 1889,tani do ishte plot 120 vjec,kupton?Ketu e kisha fjalen!
 

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Bledi,nuk e lexova te gjithe(per te mos thene aspak sepse ishte shume e gjate),por vetem nga titulli,te duket si paradoks.Hitleri ka lindur ne vitin 1889,tani do ishte plot 120 vjec,kupton?Ketu e kisha fjalen!
prandaj ta thashe ta lexosh korado,se nuk flet se a eshte gjalle akoma hitleri.
po flet per faktin qe te gjithe "e dime" se vrau veten se bashku me eva braun,por e verteta eshte ndryshe..........
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

prandaj ta thashe ta lexosh korado,se nuk flet se a eshte gjalle akoma hitleri.
po flet per faktin qe te gjithe "e dime" se vrau veten se bashku me eva braun,por e verteta eshte ndryshe..........
po pse pikerisht kjo duhet te jete e verteta ??? nga ajo qe na kane mesuar
 
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Nuk jam i sigurt nese eshte keshtu e verteta sic e thon megjithate kam lexuar se trupi i tij nuk u gjet dhe keshtu historianet dolen ne perfundimin se u vetvra por askush nuk eshte i sigurt per kete ose te ket prova konkrete.
 

vitk

Anëtar i Respektuar
Titulli: Misteret e fatit të fundmë të Hitlerit

po te ishte gjalle izraeli nuk do kakariste tani
 

Jeta

Anëtar i Respektuar
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Ehhh sa supozimet behen mbi kete njeri. Diku kam lexuar se kishte SIDA-n dhe u vetevra me Even...
 

optimus

I devotshmi
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

sa per qe ka pase vetem nje "topth" cuditem....kam menduar se nuk e ka pasur asnje...
 

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

sa per qe ka pase vetem nje "topth" cuditem....kam menduar se nuk e ka pasur asnje...
sa per ate qe thua,
Ai ka pasur 3 "topka",
Se ti kundervihesh ushtarakisht gjithe botes duhet te kesh balls dhe jo gam gam.
 

agrodolce

Anëtar i Respektuar
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Shum versione te ndryshme lexohen per vdekjen e ketij personazhi , sepse sic dihet ai gjithmon levizte me shum sozie me vete dhe kjo ka qen gjithmon e veshtire per ta eleminuar ne ter ato here qe esht provuar ta eleminonin , por edhe nese ka arrit me verte te zhduket nga germania ne ato koh dhe sic dihet ai do ishte ne argentine sepse argjentina ka qene nje nga aletatet e germanis , ai gjithesesi tashme do ishte i vdekur nga vet motivi i moshes ...
Gjithesesi me verte esht per tu habit nga shkathesia e ketij figure edhe pse me rol negativ per shoqerine..
 

Gjermoni

Antar Internacional
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

As trrupi asgje nuk u gjend mbas mbarimit te luftes kshu qe te gjithe hipotezat jan te vlefshme , un kam pare shum dokumentar ku shimica e hipotezave te hedhura ishin qe hitleri ndodheshe ne amerik dhe qe bente nje jet te qet .
 
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

E rendesishme eshte qe s'eshte gjalle tani!
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Pe: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Ua pa shiko cik, sepse me duket aktuale mua kjo historia....njefare Osama Bin Laden. Historia qenka vertet ciklike...:D
 

iLirjam

Antar i fv.al
Titulli: Pe: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Ua pa shiko cik, sepse me duket aktuale mua kjo historia....njefare Osama Bin Laden. Historia qenka vertet ciklike...:D
me shkoj ne mendje edhe mua sapo hyra ne kte tem,,

por tani me duhet te them dicka ne lidhje me temen,,dhe per ti ren fare shkurt,

ka dhe nje version,,ne te cilin adolfi esht gjetur me plumb ne ball.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Gjalle akoma apo vdiq gjate ketyre dy viteve? :D
Ca po pret akoma :p

Do botoj edhe une nje liber:
Hitleri dhe origjina e tij e vertete.:fantazem:fantazem uuuu
 

milva

Anëtar Aktiv
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Hitleri u arratis dhe vetem sozia e tij u gjet me plumb ne koke...jetoi kaq kohe i maskuar ne vende te ndryshme te Amerikes Latine...disa versione thone se u perdor edhe nga KGB-ruse per qellimet e saj kunder amerikaneve...
 

Hostel

Anëtar i Nderuar
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Hitleri nuk mundej te arratisej ne ato kohe sepse ne zonat e liruara ishte vendosur nje no fly zone dhe gjithashtu persa i perket detit e njejta gje pastaj nese lexon ditarin e Eves do kuptosh qe ka vdekur
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Pe: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

.....Flitet shume qe munde te jete arratisur, ne ameriken latine, jane bere shume investigazione per kete pune.....por edhe munde te kete qene e vertete edhe per arsyen qe gjermania posedonte ne ate kohe nendetset me te mira......
 

iLirjam

Antar i fv.al
Titulli: Pe: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

.....Flitet shume qe munde te jete arratisur, ne ameriken latine, jane bere shume investigazione per kete pune.....por edhe munde te kete qene e vertete edhe per arsyen qe gjermania posedonte ne ate kohe nendetset me te mira......
si do qe te jet,,nuk e di a ke keni par kte dublim,,nga cmenduria.com hahahaah

kujdes permban shprehje qe i perdorin njerzit !!!!

por mua me ben me shum per te qesh,,fakti se ky qe ka dublu hitlerin,,i ngjan ne ze,,origjinal nje shkodrani qe ka qen ktu ne qytetin tim hahahaahah

 
Redaktimi i fundit:

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Pe: Titulli: Pe: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

si do qe te jet,,nuk e di a ke keni par kte dublim,,nga cmenduria.com hahahaah

kujdes permban shprehje qe i perdorin njerzit !!!!

por mua me ben me shum per te qesh,,fakti se ky qe ka dublu hitlerin,,i ngjan ne ze,,origjinal nje shkodrani qe ka qen ktu ne qytetin tim hahahaahah

hahahahahahahahahaha...pak perverse por e bukur...per te qeshur....
 

KINGS

Antar Aktiv
Titulli: Adolf Hitleri nuk ka vdekur.

Jam dakord me kete qe ka hapur temen se ky cuni me emrin Hitler nuk ka vdekur, por ka vra veten perpara se ta kapnin.
 

Odeon

Relax
Asnje histori apo e vertete nuk eshte shkruar nga humbesit! Pra shumica e turmes turret pas propogandes sepse sjane te afte te arsyetojne me mendjen e tyre.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sa mir do ishte sikur te na bente nje vizit nje ditshe ne shqiptarve
 

Zana1

Braveheart
Dikush qe nuk mund te perdori identitetin e tij, fshihet me identitet tjeter ... per mua i/e vdekur eshte .

Megjithate... ky e sigurte qe ka ikur me kohe. lool
 

DarkLord

Silence is Golden!
Nuk gjehet ai qe sduan ta kerkojne. Per Hitlerin i kishin te dhenat dhe vete Stalini ja ka thene Roosevelt dhe Curcillit por prapaskenat e politikes jane shume te ndyra. Cmimi ishte i tille, le t'ja rrasim te gjitha Hitlerit dhe si shperblim ai te jetoje diku ne fund te botes, larg syve te te gjitheve dhe nga ana tjeter perfitojme shtetin e Izraeilit si dhe gjithe shkenctaret naziste me gjithe perparimet e paimagjinueshme shknencore per kohen.

Darius
 
Top