• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

AC Milan ne Shqiperi!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Skuadra e Milanit do të mbërrijë në Shqipëri më 14 tetor dhe do të luajë një ndeshje miqësore kundër Tiranës. Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë zyrës për shtyp të Milanit dhe gjithashtu, burime pranë kompanisë së karburanteve “Taçi Oil”. Drejtuesit e kësaj të fundit janë organizatorët e kësaj
ndeshjeje dhe pas bisedimesh të gjata me krerët e klubit italian, kanë arritur një marrëveshje për të sjellë skuadrën kuqezi në Shqipëri. Skuadra e Milanit ka shumë fansa në Shqipëri dhe është folur prej kohësh se klubi me më shumë tituj në botë mund të ‘zbarkonte’ një ditë në Tiranë, por kjo nuk kishte ndodhur deri tani. Yjet ثshtë e sigurt se në Tiranë do të vijë skuadra e parë e
Milanit dhe të pranishëm do të jenë shumë nga yjet e saj. Mund të mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me Kombëtaret e tyre, por gjithsesi do të ketë shumë futbollistë të njohur dhe një ndër ta pritet të jetë kapiteni
legjendar i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili nuk luan më me përfaqësuesen italiane. Nuk përjashtohet gjithashtu, mundësia që të jenë të pranishëm edhe yjet brazilianë si Kaka e Ronaldinjo, por prezenca e tyre ende nuk konfirmohet për shkak se përfaqësuesja e ‘seleçaos’ do të jetë e impenjuar në ndeshje eliminatore të Botërorit 2010 nga data 11 deri në 15 tetor. Megjithatë, burime pranë kompanisë “Taçi Oil” që po merret me organizimin e kësaj ndeshjeje, bënë të ditur për “Panorama Sport” se tashmë është nënshkruar një kontratë me klubin e Milanit dhe është 100 për qind e sigurt se ndeshja do të luhet më 14 tetor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Mësohet se me shumë mundësi, skuadra shqiptare që do të luajë kundër Milanit do të jetë Tirana, por kjo do të vendoset përfundimisht sot. Parimisht është arritur një akord me drejtuesit e bardhebluve, por sot pritet zyrtarizimi i tij.

Galiani

I pranishëm në stadium ditën e ndeshjes që do të luhet në Tiranë do të jetë edhe zv/presidenti i Milanit, Adriano Galiani. Burime pranë “Taçi Oil” bënë të ditur se ka qenë vetë drejtuesi i lartë i klubit kuqezi, ai që ka kërkuar të ndjekë skuadrën në Shqipëri. Mësohet gjithashtu se, përgatitjet për këtë ndeshje nga organizatorët e "Taçi Oil” do të fillojnë që sot. Ka qenë presidenti i kësaj kompanie, Rezart Taçi, ai që e ka bindur presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni, që të mund të lejojë ekipin e tij të zhvillojë një ndeshje miqësore në Tiranë.

Panorama
 
Attachments

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Lajm shume madheshtor. :) 11 kundra 11 do luajne keta ? :D
 
Gjermoni

Antar Internacional
jo do lujn 21 me 21 aman re se kush po vjen Milani po vjen me gjith ato qorrat :D
 
alfonci

Veri investigatio

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Sa kushton bileta??? Ti them babushit time te shkoje t'a shikoje...
 
alfonci

Veri investigatio
Sa kushton bileta??? Ti them babushit time te shkoje t'a shikoje...
bileta do te jete me cmimin e zakonshem te ndeshjeve te superliges.
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
jo do lujn 21 me 21 aman re se kush po vjen Milani po vjen me gjith ato qorrat :D
Po thuaji re se sme besojne keta me Milanin skuader eshte kjo pale ka dhe nje thes me Champion League :p LOL LOL
 
njoni

llahtaria vete
Do shkoj ta shof ndeshjen, edhe pse sjom tifoz i Milan.
 
alfonci

Veri investigatio
Dmth?? Se une nuk e di sa kushtojne...
nuk jam i sigurte, por jane nga 500, 1000 dhe 15000leke varet nga ku deshiron ta shohesh ndeshjen...
 
DEVIL HAND

Anëtar Aktiv
Eu ç'po m'bojn me ik ne tiron ktu muve re ncncncnc
Forca MILAN
LEGJEND..
 
Angel_Devil

Themelues i Forumit
Eu ç'po m'bojn me ik ne tiron ktu muve re ncncncnc
Forca MILAN
LEGJEND..
ta kishe dite ma mire rrije ne al akoma merje leje ne pun si menon kush do fitoje shiprija apo milani ??
 
fcbesia

Anëtar i Respektuar
Detajet e vizitës

Klubi i Milanit do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 10 të paradites, të datës 14 tetor. Në krye të ekipit nuk do të jetë vetëm trajneri Karlo Ançeloti, por edhe zëvendës presidenti Adriano Galiani, prezenca e të cilit tashmë është e konfirmuar. Ekipi do të akomodohet në Hotel "Sheraton", ku do të ketë edhe një konferencë shtypi të trajnerit Ançelotit, kapitenit Maldini, zëvendës presidentit Galiani dhe presidentit të "Taçi Oil International", Rezart Taçi. Takimi me Tiranën do të luhet në orën 19.00 në "Qemal Stafa", ndërsa pas tij, do të zhvillohet edhe një ankand me bluzat origjinale të Milanit, paratë e të cilave do të shkojnë për UNICEF. Po për këtë organizëm, vetë presidenti i "Taçi Oil" do të dhurojë 100 mijë euro. Pas përfundimit edhe të këtij ankandi, futbollistët dhe stafi i Milanit do të kthehen që atë natë në Itali. Pavarësisht këtij aspekti, sfida mes Milanit dhe Tiranës, do të ketë më shumë nota spektakli. Në fakt, është hera e parë që klubi 7 herë kampion i Evropës vjen në Shqipëri, ndonëse këtu është ndoshta klubi me më shumë tifozë.

Balkanweb
 
1100nightroad

Antarë i ri
Acmilan

pershendetje,
jam nga kosova e kisha pas deshir me dit me shum per bileta,
e permendet se qmimi mund te jete deri 1500 leke pra afer 15 euro.
a eshte problem te gjindet bileta?edhe sa koh duhet me ardh perpara me e siguru nje bilete ku shikohet prej nje pozite ma te volitshme
kaloni mir
nese mundeni me dergoni nje email ne
luki5@hotmail.com
 
I nderuar lexoma vendndodhjen edhe shkruaj..se edhe une jam nga Kosova.Po te me degjosh mua do ishte mire te percillje temat ne forum edhe sapo te kete dicka te re une do e postoj ketu.
Sa per cminin e biletave keta larte vec ja akne fut se ato ende as nuk jane shtyp edhe sakte nuk e di cmimin askush.Pra sic thone amerikanet "STAY TUNED" ne ditet ne vazhdim do veje me shume info.
Respekte!
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Edhe Ronaldinho do të jetë në Tiranë

Superylli brazilian Ronaldinho do të jetë pjesë e ekipit të Milanit i cili do të udhëtojë në Tiranë, për ndeshjen e vlefshme për trofeun “Taçi Oil Albania Reads” kundër ekipit shqiptar.

Lajmi është konfirmuar nga organizatori i sfidës së 14 tetorit në stadiumin “Qemal Stafa”, Rezart Taçi. Pas një bisede që ai ka pasur me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galiani, ai është siguruar se ylli brazilian do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë në Shqipëri.

“Pak ditë më parë, bisedova me administratorin e Milanit, Galianin, dhe ai më konfirmoi prezencën e Ronaldinhos në miqësoren që do të luhet në kryeqytetin tonë”, ka thënë Taçi.

Ylli brazilian, fitues i Topit të Artë në vitin 2005, është lënë jashtë kombëtares së Brazilit nga përzgjedhësi Carlos Dunga, për ndeshjen kundër Venezuelës dhe Bolivisë, dhe mungesa e tij me kombëtaren do t’i mundësojë atij të dalë në fushë përballë Tiranës.

Në ekipin e Milanit që do të udhëtojnë në Tiranë, pritet të jenë edhe yjet si Maldini, Seedorf dhe Shevchenko./Telefrafi/
 
Humbesi

Anëtar i ri
Ce do do mer amon.. ky morracaku i boni gol Interit.. e kam marre inate tani
 
Redaktimi i fundit:

Devil

Anëtar i Nderuar
Do ikim ta shofim brazil?
ne ket menyre bojm edhe nej foto ne te dy se ai nuk del se do lujn noten :p
 
TIGRI

Anëtar i ri
Superylli brazilian Ronaldinho do të jetë pjesë e ekipit të Milanit i cili do të udhëtojë në Tiranë, për ndeshjen e vlefshme për trofeun “Taçi Oil Albania Reads” kundër ekipit shqiptar.

Lajmi është konfirmuar nga organizatori i sfidës së 14 tetorit në stadiumin “Qemal Stafa”, Rezart Taçi. Pas një bisede që ai ka pasur me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galiani, ai është siguruar se ylli brazilian do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë në Shqipëri.

“Pak ditë më parë, bisedova me administratorin e Milanit, Galianin, dhe ai më konfirmoi prezencën e Ronaldinhos në miqësoren që do të luhet në kryeqytetin tonë”, ka thënë Taçi.

Ylli brazilian, fitues i Topit të Artë në vitin 2005, është lënë jashtë kombëtares së Brazilit nga përzgjedhësi Carlos Dunga, për ndeshjen kundër Venezuelës dhe Bolivisë, dhe mungesa e tij me kombëtaren do t’i mundësojë atij të dalë në fushë përballë Tiranës.

Në ekipin e Milanit që do të udhëtojnë në Tiranë, pritet të jenë edhe yjet si Maldini, Seedorf dhe Shevchenko./Telefrafi/
Superylli brazilian Ronaldinho ku e ka super yllin ky more qe asht ma i shemtum se nji majmun
 
Top