اarls Dikens për edukimin e fëmijëve

Lauri

Anunnak
اarls Dikens dhe debati me një mikun e tij për edukimin e fëmijëve

Në takimet e tij të shpeshta me miqtë, një herë اarls Dikensi po fliste rreth edukimit të fëmijëve. Një prej të pranishëmve mbronte energjikisht idenë e tij se nuk duhej të nxitej fantazia e fëmijëve me përshkrime të habitshme dhe përfytyrime fantastike, botë zanash e sajesa imagjinare.

Sipas tij, fantazia ishte e panevojshme në jetë sepse e ndalonte fëmijën të përparonte në karrierën e tij të mëvonshme.

Gjatë kësaj bisede, në dhomë hyri një flutur shumë e bukur. Dikensi e kapi me dorë, ia shkundi pluhurin e shndritshëm të krahëve dhe e lëshoi. Miku tejet i zemëruar, ia priti.

– Po paske qenë mizor, miku im. Vajtje e i hoqi fluturës gjithë shkëlqimin që kishte në krahë, duke e gjymtuar dhe shëmtuar këtë bukuri delikate dhe kaq unike.

– Unë, – iu përgjigj qetësisht Dikensi, – nuk bëra gjë tjetër vetëm se zbatova te flutura sistemin e edukimit të propozuar prej jush, duke u hequr zbukurimin e panevojshëm.

albert%20vataj5_zpsycfcfjsn.jpg
Albert vataj
 
Top