• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A u lind me të vërtetë Jezusi më 25 dhjetor?

Arfenilla

Themelues i Forumit

[/I]Lindja e Jezu Krishtit është elementi më thelbësor i historisë së Krishtlindjeve.


Prej këngëve të përbashkëta e deri tek imazhet e skenës së lindjes së Krishtit, ideja se Krishtlindja është ditëlindja e tij besohet kudo.

Por, ajo që pranohet zakonisht nga besimtarët nuk është saktësisht e vërteta e historisë, thuhet sipas Mark Goodacre, profesor në Departamentin e Fesë në Universitetin Duke.

Ungjilli i Mateut dhe Ungjilli i Lukës janë të vetmet të dhëna rreth lindjes së Jezusit në Dhjatën e Re. Edhe nëse fjalët e tyre pranohen si të vërteta, secili prej tyre e thotë një histori tjetër – Luka fokusohet në Nazaret dhe Mateu vetëm në ngjarjet në Betlehem – dhe në asnjërin nga këta libra nuk jepen detaje sa i përket datave kalendarike, transmeton Gazeta Express.

“ثshtë aq e vështirë me të vërtetë sepse tregohet aq pak rreth lindjes në librat e Mateut dhe Lukës. Shkrimtarët e ungjijve shumë rrallë tregojnë se kur kanë ndodhur gjërat dhe kohën e vitit”, thotë Goodacre.

“Nuk merrni ndonjë detaj zyrtar kështu që jemi në errësirë të vërtetë në këtë”, shtoi ai. Që të dy librat përmendin se lindja e Jezusit ndodhi kur Heroidi i Madh, një mbret romak, ishte ende gjallë, por që ende ndryshojnë nga njëri-tjetri me rreth 10 vjet llogaritje.

Të dhënat e Lukës thonë se Jezusi ishte rreth 30 vjeç kur filloi të predikonte, që do ta çonte vitin e tij të lindjes prapa në vitin 1 para kohës sonë. Sot, megjithatë, duket se Luka e llogariti keq vdekjen e Herodit, që do të thotë se Jezusi ka mundur të lindte në vitin 4 para kohës sonë, rreth 2,019 vjet më parë.

Gjërat bëhen edhe më të komplikuara kur e shtoni faktorin e 25 dhjetorit në gjithë këtë. Dijetarët shpesh theksojnë se ungjilli i Lukës citon se kishte barinj në terren në Krishtlindjen e parë, që sugjeron se Jezusi nuk lindi në dimër.

“Ka gjithashtu një ide se Maria dhe Jozefi u nisën në një udhëtim epik nga Nazareti për në Betlehem në mes të dimrit me Marinë duke qenë shtatzënë, e cila duket me të vërtetë e pabesueshme”, thotë Goodacre për Time.

Time madje kishte shkruar më 2004 rreth debateve mbi të vërtetën tekstuale të ungjijve, duke thënë se “të gjithë e pranojnë se përfundimet kryesore rreth jetës së Jezusit nuk janë të bazuara në të dhëna të mjekësisë ligjore. Nuk ka asnjë dëshmi të veçantë fizike për pikat kyçe të historisë”.

Në librin e tij të vitit 2012, “Jezusi i Nazaretit: Fillimet e Rrëfimeve”, Papa Benedikti hedh dyshime mbi shumë çështje rreth lindjes së Jezusit. Dhe konfuzioni i Krishtlindjeve nuk përfundon tek çështja se kur lindi Jezusi.

Shumë njerëz e imagjinojnë Marinë dhe Jozefin duke shkuar në një lloj hani në Betlehem, thotë Goodacre, dhe përfundojnë në një ahur për shkak se nuk mund të merrnin një dhomë.

Shumë njerëz që e festojnë Krishtlindjen, megjithatë, duken të qetë në lidhje me dëshmitë tekstuale. Sipas një studimi të Pew në vitin 2014, 65% e të rriturve amerikanë besojnë se gjithsesi historia e Krishtlindjeve është faktikisht e vërtetë.expres.
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: A u lind me të vërtetë Jezusi më 25 dhjetor?

Thua ka rendesi kjo?
Thua ka rendesi data se kur lindi jezusi apo kur iku gjermani fundit nga toke per te thene nje date?
Rendesi ka qe nje date ekziston dhe le ti japim gjithkujt urimin qe meriton!
Edhe nata e kadrit nuk dihet asnjehere por hamendesohet me sa di une....

Personalisht di qe une daten 25 dhjetor e urrej....se ndersa shume festojne mua sme vjen hic te festoj per aq kohe sa ne ate dite mu largua im ate!
Po c'rendesi ka kjo me festen e kishtlindjeve....asnje rendesi!
Uroni njerez e festa te keni sepse fete ne vetvete jane te mira...jemi ne njerezit qe i degjenerojme!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A u lind me të vërtetë Jezusi më 25 dhjetor?

Diskutim i cdo fund viti Jane keto tema. Krishtlindja, babadimri. Festa te rreme qe provokojne myslimanet te largohen nga islami.
Rrini sa me larg, mbylluni neper shtepia qe te mos shikoni as drita zbukurimi se eshte haram.
 
Titulli: A u lind me të vërtetë Jezusi më 25 dhjetor?

Jo.
Hamendesohet qe ka lindur nga fundi tetorit.
Thuhet qe kur lindi ai barinjte po ktheheshin nga verimi ne male, pra maksimumi fund tetori.
Pse 25 dhjetor?
Ka te beje me Perendine Mitra te paganeve.
Ai festohej me 25 dhjetor dhe te krishteret per te fituar besimtare vendosen diten e 25 dhjetorit si ditelindjen e tij.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: A u lind me të vërtetë Jezusi më 25 dhjetor?

Nese eshte shkrim per informacion s'ka asgje te keqe. Nese eshte shkrim per te vertetuar se festimi i krishlindjeve nuk eshte i sakte nuk ngren shume peshe. Pse? ja psh: u gjet data e sakte, u nderrua data, edhe? Ka ndonje ndryshim ne filozofine e besimit? Jo!

We have to deal with the essential things guys,Please!
 
Top