• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A significant day, I dare! A good one!!!

Baboon

bobbles bobbles boobles...
Gjumin ma prishin rrezet e forta te diellit, Qe pershkojne dopioxhamin e dritares se dhomes time. Ashtu pertueshem i xhindosur me veten qe kisha harruar te mbyll perdet, Zvarritem drejt banjos. Teksa kerrusem per te lare fytyren,
Era e lehte me pershkon kurrizin, Dhe djersa e paket nder shpatulla me percon morrnica dhe e ben te larget idene per nje dush te shpejte. Nderkohe qe marr peshqirin, mendimi se me duhet ta ngroh ujin manualisht (pasi ai dreq dushi nuk punon) e vret perfundimisht kete nderrmarje!
Dhe si per te ngushelluar veten me njefar kompromisi te rrenjshem cfryj disi i lehtesuar, Fundja edhe carcafet jane bere per tu lare... Pa arritur ende te formoj nje buzqeshje idiote, Kujtohem qe edhe lavatricja ka difekt. Me shpejtesine e drites dal nga banjo, Si te ishte nje vend i mallkuar nga terslliku i gjithe botes! Duke mos dashur ta nis diten me nerva, Kujtohem se ate dite qe e bleva (lavatricen) isha tape. Idiot! Dhe sajoj nje ngerdheshje. Duart me nje levizje disi te dhunshme nga poshte lart, Ferkojne koken si per te mbytur c'do mendim. Kafe! Ende pa e mbaruar fjalen shikimi ndesh me tenxheren e fasuleve gjysem te ziera nga dje.Gazi ka mbaruar! Dhe ndersa nje lloj lemshi i nxhehte fillon te ngre krye brenda meje, syte ndalen tek frigoriferi "impotent" nga mesi e poshte...
Arsyetimi i menjehershem se diku neper shtepi ka ndonje dritare hapur, e ngrin tundimin e forte per te share e mallkuar me sa kam ne koke. Marr fryme thelle, mbush xhezven me uje dhe ndez furren. Teksa pres ujin e kafes te vloje, kerkoj per ndonje tenxhere tersisht prej metali qe do te me duhet per misionin e zieries se fasuleve ne furre. Nje arome e forte kafeje mi ngjall shqisat akoma te pergjumura, Me filxhanin dopio te kafes ne dore mundohem ta zhduk pamjen dekurajuese te krevatit ne forme "V" qe ka nisur te marre si pasoje e mardhenies intensive.... dhe c'do mendim negativ qe tenton te bezdise kenaqsine e vetme ne pritje te c'do duhanxhiu te rregullt...

Cigaren e mengjesit!

Por si per dreq instiktivisht, sapo marr telekomanden dritat ikin. Qesh me hidherim, thith fort cigaren dhe i lehtesuar me ne fund, Bej paqe me veten per nje dite "JO"! Ve kufjet dhe rrekem te gjej dicka intrresante neper valet e ndryshme fm te radios. Por shpejt vetkenaqsia e prezantuesve te emisioneve (aq sa me ngjallin imazhin e masturbimit te vazhdueshem perpara meje) dhe muzika pa shije, me ben te kaloj menjehere tek "my phone play list".
Marr nje kore buke, (haracin e perkedheljes se mirmengjesit me qenin) dhe dal ne ballkon. Por ai s' duket gjekundi, i fishkellej hic... mbase eshte heret. Fakti qe nuk shoh asnje pule, Me veshtrimin aspak te zakonte qe ato zakonisht bejne tek presin qe tu hedh therrimet nga ballkoni i katit te dyte. Ma perforcon kete mendim. Gjithsesi zbres shkallet me shpresen se ai (qeni) do jete strukur diku ne ndonje hije poshte. Por asnje shenje prej tij. I afrohem murit prej guri dhe mbeshtes doren tek arra ne mes tij. Hedh veshtrimin majtas-djathtas asfaltit te shkrete por asgje. Fishkellej serisht kete here me fort. S' me behet ti therras me emrin qe ime më e ka pagezuar "foxy"... ai pervecse nuk ngjet aspak me nje dhelperush, dhe eshte i shemtuar si djall. Nuk gezon asnje cilesi prej atyre qe kishin qente e mi ndervite. Dhe si per ta vertetuar kete shoh nje grumbull te rremujshem, sandalesh, kepucesh, shapkash te komshinjve (por jo vetem) asnjera cift. E c'do lloj sendi qe atij i duket intersante per koleksion, te shperndara ne trotuarin prrballe portes prej hekuri te shtepise.(Deri kur njoha "foxin", Fjalen "qen shapkash" e konsideroja shprehje ) Marr nje shporte dhe nisem te mbledh shapkat etc. Duke u betuar per te njemijten here se kjo do ish e fundit here qe do ta lija zgjidhur...
Por jo pa kenaqsi verej se sasia e koleksionit eshte jo si here te tjera. Dhe kjo me jep shprese ne "planin" tim prej disa ditesh, meqense nje qenushe verdall ka dite qe ben kujitjen e permoteshme te romnces. Packa se me shume gjasa, nuk ngel gje per te. (Pertej zerit dhe trupit ai eshte ende nje kelysh akoma pa bere motin) I gezohet socializimit me shpresen qe ta harroje vesin, Dhe me ne fund te kuptoje nje gje thelbesore : Ne jete ka gjera shume here me interesante se koleksionimi i shapkave...

(vijon)
 

elle

Chill
Bukur po titullin pse anglisht.
Pershkrimi detajeve I mire.
 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
Bukur po titullin pse anglisht.
Pershkrimi detajeve I mire.
Verejtje me vend, s'di Anglishtja na osht bo si tip virusi nga bombardimi me filma kto kohe. Por titullin e shkr ne fund pa u mendu gjate, sic duket instiktivisht. Faleminderit!
 

sofia

Antarë i Respektuar
Shume bukur! Me fute pak ne romantizem ,pak ne shkrimet eAlberto Moravise, pak te Kadarese, me nje ndryshim shume te vogel se nderkohe qe ne romantizem dhe shkrimet e Alberto Moravise i japin detajet vizuale te objekteve ne nderveprim me njerezit dhe se bashku me shkrimet e Kadarese e japin imazhin me slow motion, ti ke energji ne veprim, pavaresisht qe nuk eshte nje veprim qe kerkon shume energji. Me pelqen shume ky fakt te kjo proze..Pyetja e pare... Ke ndonje subjekt ne mend?
Kur publikohet pjesa tjeter?
Bravo per punen edhe nje here
 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
Jom pak natyre paranojake, aq me teper kur shoh krahasimet... por fakti qe vure re detajin e energjise, me ndalon ta shtjelloj me tej filmin ne koke.... kam pak probleme me hiperaktivitetin nejse tj ceshtje. Moravian mbase turp me thon, duke e njohur ne te folur dhe lexuar (ne menyre autodidakte, si sh te brezit tim) Italishten. S'e kom lexu kurre. Sidoqofte shume faleminderit! Subjekti eshte dita e Enjte (ate dite qe u regjistrova ketu) por te them te drejren s' di ne do mundem ta riprodhoj me te njejtin entuziazem kur e nisa... fajin pak interneti tel, etj por do perpiqem ta riprodhoj sa me mire pjesen e mbetur! Nuk para i kam qejf kornizat! Jam larg te qenurit amator madje e s' ushqej aspirata ne kte dtejtim, Kesisoj e fundi gje eshte ta shoh si pune,perkundrazi!
Me vjen mire qe te pelqelu :) Dhe te falenderoj!
 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
(Vijimi)

Pasi mar "koleksionin" dhe i "siguroj" diku ne katin e pare, me lind ideja "brilante prej kopshtari te kujdesshem" (qe vetem nje si une di te jete) Te ujis Xhunglen prej trendafilave rreze avllise qe Jane harlisur aq sa po puthen me trotuarin. Ndihem mire me veten nga ideja qe po bej dicka te dobishme, Dhe aty per aty gati betohem qe do e bej perdite! Gjej nje kove cfardo, Dhe shkoj tek depozita. Hap rrubinetin. Ujet e paket prej plaku qe rrjedh me kujton se duhet te kisha nderruar linjat e ujit...
Permbahem! Nderroj zorren me shpresen e sakatuar nese do e beja te nesremen kopshtarin. Sidoqofte e mbledh veten. Tashme dola jasht! Duhet te jem i dobishem, Rrekem te shterngoj spangot qe mbajne pyllin prej gjembash plot ngjyresh te trendafilave. Ne menyre qe te mos perkulej aq sa te klasifikohen si "ndretim pa leje" nga Bashkia. Verej Se pamvarsisht gersherve dhe pusulles ( " Ju lutem peredorni gersheret! Mos pritni gonxhet!
Jeni te mirepritur te merrni sipas deshires! ") shenja te fresketa te kepujeve tek lastaret plot gjemba. Pusulla nuk duket, me siguri e ka marre era. Mbase ideja qe kalimtaret e ndryshem ti merrnin vertete falas, qofte edhe pa haracin e ndonje pickimi nga gjembat nuk ishte dhe aq e mire. Njerzit nguten. Ose ndoshta i privoj nga ndjenja e adrenalines, qe te pershkon sa here ben dicka "te ndaluar"...
Gjithsesi gersheret jane aty, vendos ti le ne nje vend me te dukshem per kedo qe ka kohe bashke me dorezat. Marr cekecin dhe disa gozhde dhe ne tentativen per ta ngulur tek muri prane portes, Goditja rreshket dhe takohet dhunshem me gishtin multifunsional por qe rendom perdorim per te derguar ne djall dicka apo dike. Te dores time te majt. Kafshoj gjuhen nderkohe mundohem te sajoj nje buzeqeshje dhe pershendetje miresjellje te rastit, gruas qe po kalonte aty prane duke terhequr femijen qe hidhej si lavjerres ne doren e saj i gezuar me akulloren qe kish marre.Te cilen e lepinte ngeshem, Kthen koken nga une dhe sajon nje perqeshje qe vetem ciltersia e asaj moshe di te beje... Qesh dhimbshem nga dhimbja.
Perfundimisht vetpushohem nga "kopshtaria" Le gersheret bashke me dorezat aty ku ishin mbi mur, Dhe sapo marr drejtimin per te hyre ne shtepi ndjej nje furi vrapi katerkembesh qe me afrohet me shpejtesi...
Bishti qe me godet kembet me turinjte qe kerkojne ethshem doren time. Po ish ai, Foksi (zot me jep kuraje)!

Nis te me lepij duart, nuk me behet ta qortoj. Dhe sikur ta kish nuhatur kete mendim timin, Menjehere shtrihet me kurriz ne trotuarin e nxehte, me putrat e para te perkulura ne kend 30° ne pritje te ledhatimive pakursim qe une gjithnje i jap. Duhet te them qe ne kete pozicion me duket gati i bukur, Dhe si per inatin tim madje do thoja si nje dhelprush nga ato te Disney. Nuk mundem ti rezistoj tundimit, e ledhatoj duke e llastuar me fjale nga me te cuditshmet si te ish nje bebush, ne fakt ai eshte ende femije.
Pas nje casti pasthirrmash te pakuptimta (te sikletshme do thoja per syte e ndonje kalimtari te rastesishem) afeksioni nga une dhe shkrirjes se tije ne gezim. Ai niset perpara meje tek vendi i tij , Ne pritje qe ti vendos kapsen tek qaforja dhe sigurisht ushqim oh ushqim!
Ushqim, ushqim, ushqim! Kete duket te xixellojne syte e tij me bishtin qe konfirmon ankthin e mos pritjes si levizjet prej fshirse xhami makine ne kohe rrebeshi. I bej te gjitha keto veprime, dhe sapo nisem per ne kat te dyte me ndjesine e mirnjohjes ndaj qenit qe ma ktheu per pak buzeqeshjen ne kte dite JO.
Shoh gjelin tek vjen per rracionin e tij te perditshem( i shoqeruar me shpuren e tij kakaritese ), Qe hidhet pupthi me nje kembe nderkohe qe vjen dhe me krahe perpiqet te ruaj ekuilibrin...

Ngre koken lart me shikimin qe kerkon pakez meshire...

U jap te hane nderkohe si nje "veteriner" i vemendshem kundroj levizjet e tij. Po ha! Kjo eshte dicka e mire supozoj - i them vetes.
Duke e vezhguar nuk me duket ta kete thyer ose dicka, Ndaj mendoj mos ndoshta ndonje zvarranik neper bimsine e harlisur qe ka shperthyer kudo....
Nena me siguri do e dinte se c'duhej bere. Por Ajo s' eshte ketu prej muajsh por tek motra...
Une gjithnje jam gati si turist ne shtepine time, Tashme prej vitesh. Nuk gjej dot gjerat e perditshme, s' di rendin e gjerave e jo rralle ndihem krejt i padobishem pervecse ne guzhine.

Befas kujtohem ajo ka diku nje lloj antibiotiku qe u jep sa here ato nuk ndihen mire, por gjetja e tij eshte sfide me vete. Ndaj i pasigurte edhe nese kjo eshte ide e mire, me vjen ndrrmend nje tjeter truk qe ajo ben. Uje me sheqer...
Pregatis njefare sasie ne nje gote plastike dhe shkoj ta Kap me bindjen qe s' do jete e veshtire. Pasi normalisht pervec nenes te gjithe deshtojne turpshem ne kapjen e pulave, Dhe jo pa shkak nuk besoj te kete njeri (te pakten ne lagje) pula me te egra. E di qe termi eger duket paradoksale tek pulat por mjaft te shohesh pemen ku ata kalojne naten... koteci eshte gjithnje bosh! I afrohem gjelit por sic duket ai nuk mendonte si une dhe kish te tjera plane, ashtu me nje kemb ben levizje tejet te shkathta dhe gati te pabesueshme per gjendjen e tij, Dhe largohet. Them me vete duhet te heq dore, Me friken se munde ta lendoj me teper. Ashtu bej. Perpara se te ngjitem per te mos dale me te pakten der mbasdite, therrmoj me teper buke dhe ujin me sheqer ja hedh persiper. Do me vinte keq nese do te ngordhte, Jo nga fakti qe pulat do ishin vetem. Komshijte nuk lene manget nga ky detaj, por se zeri i tyre eshte aq i cjerre, Ndersa i gjelit tim i forte si i nje borie zgjimi perpos kesaj ka nje saktesi gati prej ore zvicerrane ne matjen e kohes.
Ngjitem gati duke u lutur qe kjo te mos ndodhe.
Mendimet pesimiste per kte dite "JO", ndjej ti pervishen edhe hapave tek ec drejt deres. Aty per aty vendos ujin ta ngroh ne menyre manuale me nje ngrohese qe kam sajuar vete. Si per te kthjelluar mendimet mbytese dhe peshen e monotonise e rende qe te mshon me ritem konstant deri ne acarim. Pasi freskohem, nuk e ledhatoj dy here mendimin per nje brisk fytyres, tek mundohem tu jap flokeve (qe Kane nisur perj pak kohesh "vjeshtimin" ne menyre aspak uniforme, por qe fal ngjyres natyrale nuk duket "drama" e zhveshjes) nje menyre te edukuar qendeimi, them se mjekrra munde te prese edhe disa dite te pakten. Ngjesh nje kapuc ne koke dhe ndihem pothuaj pak me mire. Marr Telefonin me mendimin per te lexuar nje liber ( The prisoners of Hartling J.D. Beresford) qe e kam shkarkur prej kohesh nga Google books, bashke me a Christmas Carol, The torrents of spring, The Count of Monte-Cristo etj. E qe gjthmone perfundoj duke lexuar keto te fundit edhe pse i kam sterr lexuar...

Mezi mbaroj faqen pare te sterrlexuar, (Duke qene Se nuk mbaj mend asnje detaj) nga libri i ri. E kuptoj menjehere qe edhe kete radhe qe do jete nje tentative e deshtuar si gjithnje. Me kot perpiqem ta inkurajoj veten per faktin qe c'do libri duhet ti japesh pakez kohe, dhe me pas ai do te fale nje bote mrekullie plot ndjenje.
Jo! E di qe edhe kete here do vesh xhaketen e plakut Skruxh, e nuk do ti fal asnje sekonde ketij libri asnje sekond te kohes sime tejet te cmuar...

Po perse valle? -Me ben oponenece nje ze ne koke?
Sepse me siguri eshte nje kotesire qe flet per te njejtat gjera! - ndjej te pergjigjem.

Perse e ndeshkon veten kaq shume, si i gjithdituri Abate faria? Valle aq mekate te tmerrshme mban mbi supe? Apo mos
thjesht ke frike nga c'do gje e re.... -serish zeri.

Mjaft! - kete here cfryj me ze.

E hedh telefonin diku ne krevat, dhe mallkoj faktin qe energjia mungon...
Dhe si me magji vijne dritat!
Marr me nxitim telekomanden dhe gati buzeqsh me mendimin se, Duhet te mallkoj me shpesh!
Por duke bere xaping neper stacione te ndryshme serish ndjej monotonine te afrohet. Nga takimi me te me shpeton aroma cpuese e fasuleve ne furre. Disi i cliruar nisem me bindjen se do gjej nje katasrofe. Por per habine time c'do gje ishte ne rregull. I hedh pak uje dhe caktoj me vete njefare afati per kohen kur munde te ishin gati per tu sherbyer. Marr telefonin bashke me kufjet e shkoj tek cepi ku kam vendosur nje karrige. I vetmi vend ku valet e wi-fi te nje komshiu (njekohsisht te afermi) dy shtepi me tutje, Qe pervec bukes etj ndan bujarisht edhe internetin me mua. Shkarkoj pak muzike dhe me kufjet ne vesh, nis te bej xhiro neper shtepi.... Megjithe volumin e muzikes ne fund dhe tek tuk ndonje kenge qe gati duke u shtirur, nis te kercej. Degjoj hapat monotonise qe me ndjekin, Dhe te kerrcasin gjithnje e me fort pas c'do timi hap...
E kuptoj qe nuk kam rruge tjeter por ti dorezohem "dialogut" Me zerin e brendshem.
Ende pa e mbaruar fjalen zeri ja beh!

He perse?! Aq shume mekate ke Mon Ami Abate Faria?! - nis ai.

Dhe sikur i zene gafil prek kufjet, muzika eshte ndezur. Dhe clirohem disi nga kjo, Pasi sa here nis kete "dialog" kujdesem te kem kufjet sepse pa vetedije qellon qe dal per nje pune krejtesisht mekanike te pamvarur nga truri. Rastis qe "dialogu" te jete me ze dhe gjithnje ne Anglisht. Duke dhen idene e te folurit ne telefon. Kesisoj shmang sikletin ne gjykimin e ndonje kalimtari te rastit apo komshiu per faktin se ne te vertete po flas me vete...

Por te gjithe kete ritual nuk munde ta kuptoje c'do kush pervec atyre "mekatareve", ose "frikacakve" si une...
Dhe me ton gati te ashper zeri rishtazi kumbon ne koke.

He? Pse sflet?- ja nis ai- sigurisht qe s'ka asnje mekat qe nuk e ke shlyer me teper se c'duhet! Por ti e di se mekot perpiqesh ta zbukurosh me petkun prej murgu qe vetndeshkohet! Por me nje ndryshim qe ne vend te kamzhikut dhe litarit me gjemba rreze kofshes, ke ne dore shishen e radhes te alkolit dhe idene fikse qe e mertion kete. Por ti nuk je Abate faria, Jo aspak! Ti je nje frikacak dhe kurrnac qe ja kalon mijra milje edhe te ngratit Skruxh, Ti ke frike e aq kurrnac je sa c'do gjeje (sidomoste njohjeve) te re nuk u jep as sekonden e vemndjes te egzistences tende patetike. Me nje sjellje kaq c'njerzore kundrejt vetes ke larguar c'do kend nga vetja duke u peshtyre ne surrat, me paramendimin qe tashme do kesh nje shkak per "zine" tende te mjerueshme...

Mjaft!!! Po jam frikacak OK, lerme! -gati hekerrehem.

Jo prit, - vazhdon - sa kohe u bene qe je i burgosur, gardian, drejtor dhe psikolog i vetes?! Jo jo kjo ka shume me teper se karantina, qe per cudi se si te erdhi si nje peshtjellim ndjejash qe befas e gjithe bota ishte brenda. Madje u ndjeve xheloz....
Idiot! Edhe sa do vazdosh keshtu?!Je ne fund, puthja me dheun nuk munde te vazhdoje pafundsisht. Ne kemi rene dakort qe dy rruge ka nga ketu, O te mbulohesh me te (dheun) ose te ngrihesh pasi te dy e dime qe zvarritja nuk eshte opsion. Duke qene se per opsionin e pare e ke nje siguri absolute ne c'do kohe, atehere e vetmja rruge eshte te ngrihesh! Edhe pse pritja eshte si nje thike ne plage per natyren hiperaktive tenden, duhet ta mbushesh kete kohe me dicka me "ambicioze" se filmat e pafund, larja 7 here e shtepise e c'do ide "brilante" qe shpesh lindin si kerpudha helmuese pas shiut. Dersa me ne fund rruget te hapen ne kuptimin e mirfillte dhe jo te fjales. Nuk ke pse ke frike nga zhgemjimet OSE NGA FAKTI QE MUNDE TE ZHGENJESH DIKE.Je me shendet te plote, koha ka shume faqe te bardha qe presin te shkruhen pervec "poezise" me ere hurdhe e vaji qe ti zhgarravit perdite...

Po ke te drejte... duhet - i them vetes.
Dhe nga gjitha kjo, me mbeti ndermend fjala Psikolog. Po ka nje sere syresh ne internet. Menjehere i afrohem cepit ku qendron karrigia dhe nis te lundroj ne internet.
Por nje mendim plangprishes me kujton qe nuk kam kredit ne telefon. Pune e madhe me email, pastaj edhe vete nuk ndihem mire, Qe ne nisje per nje bisede telefonike edhe pse munde te jesh goxha i mire me fjalet. Ketu nuk behet fjale per ti shpjeguar sherbimit ndaj klientit per nje anomali ne funksionin e nje sherbimi te caktuar.
Jo aspak eshte shume me komplekese, Pasi mosfunksionimi je ti vete...
Kjo ide me ben te hezitoj mes njemije inkurajimeve, pikpyetjeve, dhe kundershtive e le te vaget dhe pothuajse u shua.

OK sh bukur ktheu tek krevati dhe shih, filma, programe per nenoke etj. E kupton qe duhet te nisesh te socializohesh qofte edhe ne menyre virtuale!? -
Perseri degjoj zerin te arsyetoje.

E vertete dhe eshte pikerisht ajo qe me duhet, Por rrjetet sociale me shkaktojne me teper alergji sesa jeta reale. Ne Facebook akoma s'u jam pergjigjur urimeve te rastit per ditlindje te pak diteve me pare, dhe dhjetra mesazhe te pa hapura ne Messenger me kujtojne qe madje po dukem si harbut...
Chit-Chats plot epsh dhe injorance nuk me eksitojne... atehere cfare?!

Fo... Forumet!!! Oh Po! Dhe ne mendje me vjen koha kur shkruaja diku, qesh nostalgji, a egzistojne te tille valle...

GIshtat e lene mendjen me kujtimet prej babloku, Dhe porsi femije camarroke qe nisin te hapin dhuratat e krishlindjeve fshehtas prinderve, Formojne shkronjat ne motorrin e kerkimit! Dalin Shume rezultate. Serish gishtat te pamvarur nga mendja zgjedhin nje syresh, Fv.Al...

Syte perpijne C'do germe si nje Sherlok Holmes tejet i perqendruar.
Verej shume tema. Me kap entuziazmi kur shoh qe eshte aktiv, kaloj tek njera teme tek tjetra dhe jo pa njefare gezimi zbuloj qe tema e letersise ishte shume me teper e mirerregulluar se atje ku une kisha shkruar dikur. Ja me duket sikur e gjeta nje qoshe... Gati i lumtur mendova me vete.

Nderkohe qe shoh rregullat etj. Mendimi se duhet te isha pjese e tij, nuk ishte me nje ceshtje per diskutim. Kisha aq shume kujtime te bukura nga socializimi ne Forum dikur, madje dhe miq. Sa nderkohe qe po regjisrohesha i vetmi detaj bezdises me dukej pseudonimi qe munde ta shmangia fare mire, Por nuk e bera. Dhe teksa vrisja mendjen nje kujtim i larget me gervishti memorien.

"Ndodhesha ne Oslo bashke me mikun tim Polak Pavel. Kishim udhetuar me makine nga Suedia me qellimin per te gjetur nje pune stabel, duke qene se puna qe kishim ne Suedi ish me teper si pune studentesh domethene sezonale. Dhe mendova te dal nje xhiro neper qytet, Meqe kishim disa dite dhe nuk e kisha shetitur aspak ne kembe. U ndava nga Pavel pasi ai ndihej i lodhur. Me porosine e tij per te disaten here si te nje bashkeshorteje nikoqire ( -"Remember we're on Bugged, Jewish style huh!")

Dhe ne fakt kish te drejte, pasi cmimet ne Oslo ishin te nje tjeter planeti. Nuk do ta kapnim dot javen e dyte nese do te qendronim ne Hostel etj, Ndaj qendronim afer nje kampingu dhe flinim ne makine.
E ku me mire munde te socializohesh me vendin e njerzit se sa ne nje bar... Dhe s' vonoi shume u njoha me nje cift Norvegjez te rinj energjik dhe te kendshem. Birrat rendnin njera tjetren (me se shumti te paguara prej tyre) Kembyem numrat e telefonit. Dhe djali kembenguli qe ta telefonoja medoemos te henen, Kompania ku punonte kishte edhe Shqiptare e se do me ndihmonte te gjenim pune per vete dhe mua. Nisem te dal kur diku ne erresire prane barit, shoh nje grup djemsh qe po rrihnin dike. Normalisht do vazhdoja rrugen. Zenka te tilla jane te zakonshme jasht bareve. Por kur pashe ata qe ishin tre duke e goditur , disa verdall qe benin tifozllik. Dhe trupin imcak te djalit si femije dhe i shkurter, edhe me i shkurter se une. Nuk munda te rrija indiferent, Ishte me e forte se une....

Tek kthehesha me nje fryme tek kampingu Pavel flinte. Zgjohet dhe une me gjithe entuziazmin jo shume per faktin qe kisha njohur dike qe mundet te na siguronte nje pune. Por me teper qe kisha shpetuar nje djale te panjohur ne veshtiresi etj. I tregoj gjithcka me nje fryme dhe nderkohe qe prisja nje lloj pergezimi a dicka te tille nga ai... (Reagimin e tij s' do qe autentik nese nuk e risjell ne Anglisht.l

"Seriously man?! Are you for real!? Have you been drinking, you know better that, In order to save this Fucking money! We have to sleep in this fucking car! And we have to shower and brush the teeth in the fucking river over there, like we're some kind of tribe. And you should know Better we need to save money for fucking gas! In order to reach our contact, for the fucking Job. Meanwhile you're playing the fucking Batman! In middle of Fucking Oslo! In baboon style!! ! - Pergjumshem disi por fort dhe qarte ma ktheu.
Dhe une qe u bera esull nderkohe i them qetesisht -
" First of all I buy only a beer. Second that contact we both know, Is like waiting for Santa. And you always can choose simply to not brush the teeth. Third and most important I don't think you've heard me, but I got us a real chance for work. Come on everything going to be alright!

Dhe ne fakt gjerat shkuan mire por jo ne Oslo dhe sigurisht jo per aventuren time ate nate. Por kjo eshte nje histori tjeter.
Qe atehere epiteti Baboon u be nje fjale tejet e perdorshme ne fjalorin tone, Per te pershkruar dike, Nje fenomen ose nje sjellje te caktuar.

Dhe vendosa pa hezitim pseudonimi duhet te ishte Baboon. Si per ti kujtuar vetes qe te ec jo gjithnje me marshin e peste. Si ato tabelat "ruhuni nga qeni"! Por se ne kte rast qeni qe ndodhet brenda meje...
Jo pa gezim me ne fund mbaroj detajet e fundit. Dhe tek hidhem nga nje teme tek tjetra si nje femij kurshtar qe perpin me sy kendin e lodrave, Me vjen mesazhi i mireseardhjes me disa detaje perkatese se si funksionon etj. Dhe e nis rrugetimin me nje pershendetje...
Nderkohe qe hutohem nga ritmi tjeter (qe virtualiteti ka) me ate qe isha mesuar zbuloj qe pervec se kisha zene ndryshk, Ora kish ecur dhe fasulet duhet te ishin bere me siguri. Kisha te drejte!
Kishin dale vertete mire. Dhe nga euforia qe me kish kapluar vendos te behem "ambicioz". Pse jo, nje pilaf do shkonte?! Nuk isha aspak i uritur por doja te mos shkeputesha totalisht nga realiteti, Dhe te testoja aftesine time ne furre. Marr te vetemen kofshe-shpatull pule qe kish ngulur ne frigorifer dhe pasi numeroj ne sasi pothuaj fikse gotat e ujit e ve te zijej ne furren ende te ndezur.
Kthehem vetetimthi tek telefoni. Diku nje mirseardhje, diku nje batute etj. Ndihem mire qesh me vete.

Idiot! C'prisje te te gjuanin me gure?!
Normal qe njerzit do te pershendesin, Eshte norme edukate ne boten qe jetojme e asaj qe ti ke lene jasht grilave te tua e ku nuk lejon asnje rreze te girise ngjyren gri te manastirit tend... - kerkon te me vere ne loje zeri I brndshem.

Nuk e kap batuten, pasi jam i zene me linjen e dobet te internetit. Dreq! Jam aq troke sa nuk bej dot nje oferte per te qene (qesh hidhur me vete kur mendoj paketat qe skadonin me konsum 10% te para pak javeve) qe do e bente me te lehete komunikimin. Fundja edhe here te tjera kam qene troke, Edhe pse jo kaq gjate kurre.Megjithate sado i bezdisshme situata me internetin, nuk e le kete detaj ekonomik te me prishe momentin. Per me teper une nuk jam ne te vertete troke
Dita ecen pa u ndier edhe si per ta permbushur pjata ime e dyte doli e perkryer duke marre parasysh rrethanat.

Tek zbres shkallet per ti sherbyer qenit vaktin e tij te radhes, (E ledhatoj shume dhe gjate si per ta falenderuar a thua ishte pikerisht ai fatsjellesi per ndyshimin e humorit tim) Mendoj qe e gjithe kjo dite per vete emocionin qe mbarti meriton te shkruhet...

Dhe ashtu bej. Vone ndersa perpiqem te kujtoj detajet ti bashkoj dhe shtyp germat qe kerrcasin me zhurmen karakteristike. Shoh tek merr jete ne ekranin e bardhe, Dita ime JO! Por qe nga hici befas u be PO! Madje pse jo aspak nuk e egzagjeroj ishte nje dite e bukur!!!
Zeri i arsyes serish vjen e me kujton se mbase po fluturoj paksa mbi re...
Por mua aq me ben! Le te dukem femije naiv etj. Per sa kohe ndihem mire, aq me teper ku perpos etikes se normave te sjelljes si ku do ky socializim edhe pse virtual (mbase pikerisht ky detaj eshte i volitshem) nuk eshte si nje mardhenie ne korniza ku ndjesia duhet te jete e ndersjellte me patjeter. Ne ndodhte qe dicka qe shpreh etj pelqehet ose me sakte ndahet edhe nga te tjere kjo eshte nje bonus. Liria eshte kryefjala dhe kjo me pelqen!

Ishte vertete nje dite e mire! Nuk e di si do te jete e nesermja Por jam i lumtur qe tashme do kem mundesine e nje oponence dhe dialogu te mirfillte...

Dhe ndjej zerin e arsyes si rralle here ndodh te me jape te drejte.


The End




P.S
Perpos zbukurimeve artistike c'do personazh dhe detaj eshte i vertete.
Ndaj dua qe secilit nga ju ti shpreh mirnjohjen e thelle qe pa ditur kontribuat ne diten time. Duke me mirepritur ne forum! Faleminderit!
Andi.
 

Arditi0007

THAT'S ALLL FOLKS! THE END!
Te lutem! Me habite që e lexove kaq shpejt lol shoot
Me pelqeu. Sikurse ta shkroi edhe Elle, pershkrim i detajuar bukur.

–Pyes perse nuk i ve nenndarje....t'u besh me te lehte lexuesve. Une jo vetem e lexova shpejt por madje ngaterrohesha dhe e rilexoja te njejten fjali dy here.....kjo qe kritika e pare....

Ndersa, kritika e dyte....
sa me larg pershkrimeve me detaj qe ngjallin neveri ke disa lexues.....p.sh ate eren ke nensqetullat duhej te na kurseje dhe ca detaje tjera....

Kritike te trete nuk kam.....je super
 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
Me pelqeu. Sikurse ta shkroi edhe Elle, pershkrim i detajuar bukur.

–Pyes perse nuk i ve nenndarje....t'u besh me te lehte lexuesve. Une jo vetem e lexova shpejt por madje ngaterrohesha dhe e rilexoja te njejten fjali dy here.....kjo që kritika e pare....

Ndersa, kritika e dyte....
sa me larg pershkrimeve me detaj që ngjallin neveri ke disa lexues.....p.sh ate eren ke nensqetullat duhej te na kurseje dhe ca detaje tjera....

Kritike te trete nuk kam.....je super
Jam Shune dakort me te paren por e kam pak te veshtire nga ky tel.
Edhe per te dyten, por jam i paqarte per detajin e nensqetulles... Nuk di ta kem shprehur askund kete??!
 

Arditi0007

THAT'S ALLL FOLKS! THE END!
Jam Shune dakort me te paren por e kam pak te veshtire nga ky tel.
Edhe per te dyten, por jam i paqarte per detajin e nensqetulles... Nuk di ta kem shprehur askund kete??!
Ke te drejte...bjeri fshese kritikes numer dy....☺ keqkuptim...shpatull...e paskesha lexuar....nxitimthi....ndjese....

—Gjithashtu ndjese Adm. dhe Mod. qe u nxora çike pune....do doja t'i bien fshese kritikes numer dy....


Doren ne zemer, ke prirje per te shkruar.....shume ama....megjithese gjate, nuk te bezdis çfare lexon
 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
Ke te drejte...bjeri fshese kritikes numer dy....☺ keqkuptim...shpatull...e paskesha lexuar....nxitimthi....ndjese....

—Gjithashtu ndjese Adm. dhe Mod. që u nxora çike pune....do doja t'i bien fshese kritikes numer dy....


Doren ne zemer, ke prirje per te shkruar.....shume ama....megjithese gjate, nuk te bezdis çfare lexon
Asgje te lutem nuk ke faj eshte goxha perpjekje me gjithe deshiren te lexosh kollana gazete pa fund lol te mirkuptoj.

Adm jane te lutur ta fshijne edhe komentin tim.

Lol te mendosh qe kam eleminuar goxha detaje... :D:D I can't help it! Edhe pse e di qe edhe veten mezi e lexoj kur i bej korrigjimet e fundit.

Shume faleminderit. E vlersoj shume
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Andej diku gjeta veten.

Isha gati te shtrihesha me sy te fryre por se di... sikur ai zeri me shtyu te hidhja nje sy knej 😊

Shpresoj te qendrosh sa me gjat mes nesh
 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
Andej diku gjeta veten.

Isha gati te shtrihesha me sy te fryre por se di... sikur ai zeri me shtyu te hidhja një sy knej 😊

Shpresoj te qendrosh sa me gjat mes nesh
lol nuk e kishim me kthim borxhesh si komshijt me faren e kosit :p:p
pertej shakase me vjen mire!

Mos harro qe nese nuk te pelqen edhe ty te zvarritesh, dhe ai opsioni tjeter eshte gjithnje aty i sigurt Gati te te hape dyert. Atehere s' mbetet vec te ringrihemi nga c''do brenge sado e veshtire... eshte bukur te ringrihesh :D

Edhe une uroj te njejten
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
lol nuk e kishim me kthim borxhesh si komshijt me faren e kosit :p:p
pertej shakase me vjen mire!

Mos harro që nese nuk te pelqen edhe ty te zvarritesh, dhe ai opsioni tjeter është gjithnje aty i sigurt Gati te te hape dyert. Atehere s' mbetet vec te ringrihemi nga c''do brenge sado e veshtire... është bukur te ringrihesh :D

Edhe une uroj te njejten
Tani qe ka kujtove... kam ngel pa far kosi lol

Ncuq.
Jam rehat ktu
Biles do vazhdoj te gerrmoj akoma me thell sepse jam cik kokforte 🙃
 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
Tani që ka kujtove... kam ngel pa far kosi lol

Ncuq.
Jam rehat ktu
Biles do vazhdoj te gerrmoj akoma me thell sepse jam cik kokforte 🙃
Gjith kjo Tiron si mi ngel robi pa far kosi :p

OK meqe e thu ti vazhdo minatore vec kujdes kazmen Se Te Bo rrigoshet si mua cekici...
 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
@DeliriumMind
p.s na thuj kur te gjesh noj material me vlere Se borbardha eshte Bo shume histerike..
 
Top