• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

A ka shkuar shumë larg antisemitizmi i Iranit, që të mund të frenohet?

Kështu që një regjim antisemit mund të mos preket nga logjika e deterencës. Shumë prej llogarive të Izraelit se cilat masa ushtarake janë të nevojshme për sigurinë e tij, varen nga natyra e antisemitizmit të Iranit
Historiani i Yale University, Timothy Snyder i është borxhli kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili kohët e fundit e ka bërë librin e ri të Snyder më interesant sesa studimi i tij i jashtëzakonshëm meriton të jetë. Dhe Netanjahu i është borxhli Snyder, teoria e të cilit se antisemitizmi i Hitlerit ishte gjerman ngre dy pyetje: A është antisemitizmi i regjimit iranian i rrënjosur, sikurse qe ai i Hitlerit, në një teori historie që kërkon genocid? Në rast se po, kur Irani të bëhet një fuqi bërthamore, a mund të ndalohet ai nga vendosmëria e tij e shpallur për ta shkatërruar Izraelin?

Netanjahu kohët e fundit risolli në vëmendje, se një klerik palestinez pati ndikim në vendimin e Hitlerit për të vrarë hebrenjtë e Europës. Netanjahu tha se më 28 nëntor 1941, kur Hitleri parapëlqeu t’i dëbonte hebrenjtë e Europës, në vend që t’i shfaroste ata, Haj Amin al-Husseini, myftiu i madh i Jerusalemit, u takua me Hitlerin dhe i kërkoi atij që “t’i digjte ata”.

Sigurisht që myftiu e favorizoi genocidin; por është gjithashtu e sigurt se ai nuk pati ndikim në nisjen e tij. Vrasjet masive – Holokausti – e shoqëruan ushtrinë gjermane, sidomos pas shpërthimit të luftës në shtator 1939, dhe sidomos pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik në qershor 1941. Por ajo nuk qe e garantuar deri më janar 1942 kur “zgjidhja përfundimtare” u bë eksplicite në Konferencën e Wannsee-s. Por që nga momenti kur Hitleri u takua me myftiun, rreth 700,000 hebrenj sovjetikë u ekzekutuan. Snyderi dhe jo Netanjahu, duhet dëgjuar lidhur me gjenezën e Holokaustit.

Përpjekjet për të shpjeguar obsesionin e Hitlerit ndaj hebrenjve nisën me idenë se ai ishte një i çmendur i pakuptueshëm “Teppichfresser” (ngrënës tapetesh). Teoria ngushëlluese ishte se asnjë teori nuk mund ta shpjegojë Hitlerin sepse ai ishte i pashpjegueshëm, një monstër, një fenomen i pa precedent apo shembuj.

Gjithsesi, në vitin 1996, libri i Daniel Goldhagen “Hitler’s Willing Executioners: Ordinary Germans and the Holocaust” argumentonte se shpjegimi i gjenocidit ishte kulturimi – shekuj të tërë të gjermanëve të kushtëzuar nga ideja e vetme e “antisemitizmit eliminatorist”. Kjo vendosmëri konjitive e ktheu Hitlerin thjesht në katalizatorin që ndezi një shoqëri të sëmurë dhe të rrënuar kulturalisht.

Kjo shkaktoi kundërpërgjigjen e Christopher Browning, autori i “Ordinary Men” (1992), një studim mbi të rekrutuarit gjermanë me moshë të mesme që u bënë pjesëmarrës lejues në vrasjet masive të batalioneve të policisë në Poloni. Browning theksoi se socializmi i mbartur – shekuj kushtëzimesh – nuk mund ta shpjegojnë vrasjen e miliona njerëzve nga Khmerët e Kuw-së në Kamboxhia apo masakrën e miliona kinezëve gjatë Revolucionit Kulturor të Maos.

Ajo që ndodhi në ato vende dëshmoi fuqinë e një ideje – marksizmin të kuptuar si një mandat për të çrrënjosur “ndërgjegjet e rreme” – për të legjitimuara dhe madje për të pasur mandat për të vrarë në masë. Në librin “Black Earth: The Holocaust as History and Warning”, të botuar në shtator, Snyder argumenton se origjina e Holokaustit ka qenë e fshehur edhe pse ishte në dukje e qartë, në idetë që Hitleri artikulonte në “Mein Kampf” dhe në fjalimet e tij.

Snyder e paraqet Hitlerin si më të rrezikshëm se një të çmendur, një Hitler që zbaton logjikën e një botëkuptimi koherent. Jeta e tij qe një fiksim për t’i dhënë përgjigje një ideje aq radikale sa që jo vetëm refuzonte të gjithë traditën e filozofisë politike por edhe vetë mundësinë e filozofisë, të cilën Hitleri e zëvendësoi me zoologjinë.

“Në botën e Hitlerit,” shkruan Snyder, “i vetmi ligj ishte ai i xhunglës”. Struktura e pandryshueshme e jetës i përcaktonte racat e ndryshme humane në qenie të ndara. Vetëm racat janë të vërteta dhe ato janë të izoluara në një armiqësi të pafundme të ndërsjellë, në mendjen e Hitlerit, sepse jeta është një betejë konstante për gjëra të pamjaftueshme si toka, ushqimi apo nevojat e tjera.

Një grup, gjithsesi, e helmoi planetin me një tjetër ide. Për Hitlerin, thotë Snyder, “ishin hebrenjtë që i thanë njerëzimit se ishin mbi kafshët e tjera dhe se kishin aftësinë që të vendosnin vetë për të ardhjen e tyre”. Sipas Hitlerit, “Etika si e tillë ishte një gabim; i vetmi moral ishte besnikëria ndaj racës”. Hitleri, i cili nuk ishte qytetar gjerman deri 11 muaj përpara se të bëhej kancelar i Gjermanisë, nuk ishte një nacionalist por një racialit i cili tha “qëllimi më i madh i qenieve njerëzore” nuk është “ruajtja e një shteti apo qeverie të caktuar, por ruajtja e llojit të tyre”. Dhe se “të gjitha ngjarjet botërore historike nuk janë asgjë më shumë se sa shprehja e vetë-ruajtjes së udhëhequr nga racat”.

Tani, mendoni sikur Iranit të mos i ndalohej të vihej në zotërim të një arme të shkatërrimit në masë nga barrierat e vogla të parashikuara nga marrëveshja e fundit bërthamore. Dhe mendoni sikur regjimi Iranian ta kishte vërtet për qëllim atë që thotë për hebrenjtë dhe “entitetin e tyre Zionist”.

Dhe më pas zbatoni paralajmërimin e Snyder: Idetë kanë pasoja. Ideja e antisemitizmit është unike në kohëzgjatjen e saj dhe në forma të shumëllojshme. Ajo mund të shprehë një mentalitet që është i shkëputur, si në rastin e Hitlerit, nga përllogaritjet e interesit kombëtar.

Kështu që një regjim antisemit mund të mos preket nga logjika e deterencës. Shumë prej llogarive të Izraelit se cilat masa ushtarake janë të nevojshme për sigurinë e tij, varen nga natyra e antisemitizmit të Iranit.

George F. Will, The Washington Post
 
Top