• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A ka jetë tjetër në hapësirë? NASA: Këto janë 10 planetët që ngjajnë me Tokën.

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL

ثshtë e vështirë të imagjinohet se sa i madh është universi në të vërtetë dhe askush nuk e kupton plotësisht se çfarë ka atje. Por me avancimet në teknologji, eksperimentet në hapësirë janë duke u bërë gjithnjë e më efikase.

Falë kësaj, studiuesit dhe astronomët tani mund ta studiojnë dhe ta kuptojnë universin më mirë se kurrë më parë.

Në muajin gusht të këtij viti, shkencëtarët kanë zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën, i cili sillet afër Diellit.

Planeti Proxima b, gjendet katër vjet dritë larg Tokës dhe rrotullohet rreth diellit Proxima Centauri, i cili është ylli më i afërt me Diellin, kanë thënë shkencëtarët e një ekipi të udhëhequr nga britanikët.

Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë planet nga të dhënat e teleskopit në Observatorin Evropian Jugor në Kili, i cili monitoron ndërrimet e dritës nga yjet për të përcaktuar praninë e planetit.

Proxima b ka një masë më të madhe 1.3 herë se të Tokës, por orbitat e saj janë më afër diellit të tij. Ai rrotullohet rreth diellit çdo 11 ditë.

Për shkak se ylli është më i dobët se Dielli, Proxima b mund të jetë zonë e ashtuquajtur e banueshme, pasi ajo nuk është as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë që të mbështesë jetën dhe temperaturat mund të lejojnë praninë e ujit të lëngët, thanë studiuesit. Por akoma nuk dihet nëse ky planet ka atmosferë apo përmban ujë. Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 3,500 planete jashtë sistemit diellor, por Proxima b sjell një mundësi për misionet në hapësirë në të ardhmen

Studime të shumtë tregojnë se ka edhe planetë të tjerë që ngjajnë me Tokën. Ja cilët janë disa prej tyre:

Planeti Gliese 163c

Ky planet ndodhet rreth 50 vite dritë larg dhe orbiton rreth yllit të tij për 26 ditë. Shkencëtarët nuk e dinë nëse ky planet është shkëmbor, i gjithi oqean apo është vetëm një re e madhe gazi, pasi ata nuk e dinë se nga çfarë përbëhet plotësisht atmosfera e këtyre planeteve. Sipas një teorie atmosfera e planetit Gliese 163c është shumë e nxehtë dhe e trashë për të mbështetur pothuajse çdo lloj jete.

Planeti Gliese 832c

Zbuluar në vitin 2014, planeti Gliese 832c është i vendosur 16 vite dritë larg në konstelacionin GRUS. Ka dy rezultate të mundshme për këtë planet. Mundësia e parë është se ky planet mund të jetë një super-Tokë, me një atmosferë të pasur si e jona dhe mundësia e dytë për shkak të madhësisë së tij 5.4 herë më të mëdhe se Toka, ky planet mund të jetë një super-Venus me të njëjtin shans si 163c Planeti Gliese.

Planetet Tau Ceti e dhe Tau Ceti f

ë dhjetor të vitit 2012, u gjtën pesë planetë, të cilët orbitonin rreth yllit Tau Ceti, por vetëm dy prej këtyre planetëve (Tau Ceti E dhe F) janë konsideruar potencialisht të banueshëm. Ata janë vetëm 12 vite dritë larg planetit tonë. Planetet Tau Ceti e Tau Ceti dhe f janë të dy të mëdhenj sa Toka. (Planet Tau Ceti e është 4.3 herë më i madh, ndërsa Tau Ceti f është 6.6 herë më i madh.)

Planeti Gliese 581g

Madhësia e planetit Gliese 581g është gati tre deri në katër herë më e madhe se Toka, dhe ai është shumë afër nesh në një distancë prej vetëm 20 vite dritë larg! Ky nuk është planeti i vetëm në zonën e tij, pasi ka edhe pesë planetë të tjerë të cilët mund të jenë të bnueshëm.

Planeti Gliese 667Cc

Planeti Gliese 667Cc bën pjesë në konstelacionin e Akrepit. Ky planet është “tidally closed”, që do të thotë se tregon gjithmonë të njëjtën fytyrë tek sa rrotullohet rreth diellit e tij. Ky planet është 80% më i madh se Toka dhe orbiton plotësisht yllin e tij çdo 28 ditë. Pra, ditëlindja juaj vjen rreth çdo 4 javë. اfarë më shumë ju mund të kërkoni?

Planeti HD 85512 b

I vendosur vetëm 35 vite dritë larg nga Toka në konstelacionin jugor të Velas, ky planet është një nga exoplanetët më të mirë që gjenden jashtë sistemit tonë diellor. Ky planet është rreth 3.6 herë më i mëdh se Toka.

Planeti Kepler 69c

Kur astronomët në NASA zbuluan planetin Kepler 69c në vitin 2013, ai është konsideruar si planeti që ngjan më shumë me Tokën. Ai është rreth 50% më i mëdha se Toka. Ai ndodhet 2700 vite dritë largnesh dhe orbiton për 242 ditë një yll të ngjashëm me diellin tonë.

Planeti Kepler 22b

Shkencëtarët dhe astronomët kanë vlerësuar se temperaturat e planetit janë afërsisht të njëjta si të Tokës. Ai rrotullohet rreth yllit të tij për 290 ditë dhe ka një magnitudë rreth 2.4 herë më të mëdhe se Toka. Problemi i vetëm i vërtetë është fakti se ai është 600 vite dritë larg nesh.

Planeti Kepler 62f

Sipas një studimi ka shumë mundësi që planeti Kepler 62f të jetë i mbuluar plotësisht me ujë. Ai ka një madhësi rreth 1.4 herë më të madhe se Toka dhe është rreth 1.200 vite drite larg, transmeton tiranaobserver .

Planet Kepler 186f


Kepler 186f është relativisht të njëjtën madhësi me tokën. Shkencëtarët nuk e konsiderojnë këtë planet si binjak të Tokës, por më shumë si një kushëri të largët të saj. Ai orbita plotësisht yllin e vet çdo 130 ditë. Ai ndodhet 500 vitë drite larg.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: A ka jetë tjetër në hapësirë? NASA: Këto janë 10 planetët që ngjajnë me Tokë

Mua si emer me pelqe Kepler.
Ne nje shkembim telegramash :
Ej ku banon ti?
Une ne Kepler. E ti?
Une ne Hd ketu cdo gje eshte me e qarte.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Titulli: A ka jetë tjetër në hapësirë? NASA: Këto janë 10 planetët që ngjajnë me Tokë

Uaauuu sa e magjishme eshte hapsira e universit!
E sa te vegjel jemi ne ne te! :)
 

Darius

Larguar...
Vendndodhja
Shqipëri
Titulli: A ka jetë tjetër në hapësirë? NASA: Këto janë 10 planetët që ngjajnë me Tokë

Eshte kjo arrogance qe sna le te shikojme me larg se hunda jone. Jemi ne dhe ska te tjere. Cfare fati, me miliarda galaksi, me triliona sisteme diellore dhe me kuadriliona planete, mesa duket vetem ne na ka rene bingo per te qene te avancuar. Cfare fati :p

hajduti
 
Top