• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A i dini dobite e hurmave Ajwa (Axhua)?

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Screenshot_1.png



Hurmat arabe Ajwa, hurmat e preferuara të Profetit Muhamed (a.s.) janë fruta të shijshme e me ngjyrë të zezë nga Medina e Arabisë Saudite dhe kanë shumë vlera ushqyese.
Allahu i Madhëruar e ka përmendur hurmën në Kuranin Fisnik në ajetin:

“E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë (Merjemen) te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!” E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përroskë (uji)”. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bien ty hurma të freskëta. Ti pra, ha pi e qetësohu…”
(Sure Merjem: 23-26)



Pra, Merjemi (a.s.) pak para se të lindte djalin e saj, Isain (a.s.) hëngri disa hurma.

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë:

“Ai që i ha shtatë hurma Ajwa në mëngjes, nuk do të preket nga helmimi apo magjia në atë ditë” (Buhariu).


Aisha (r.a.) transmeton së i dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë:

“Hurmat Ajwa nga Aliya (fshat afër Medinës) përmbajnë veti ngrohëse dhe janë kundërhelm (antidote) herët në mëngjes.” (Muslimi)

Dobitë e hurmave Ajwa


Hurmat Ajwa janë të pasura më minerale, si potasiumi, magnezi, kalciumi, fibrat, proteinat dhe vitaminat.

Vlerat ushqyese të hurmave Ajwa (per 100g)

Magnezium

53.6mg / 100g

Kalium
953mg / 100g

Hekur
1.75mg / 100g

Kalcium
24mg / 100g

Vitamin A
131 IU/100g

Kalori
361 / 100g

Sodium
5.59mg/100g

Karbohidrate
87.3g / 100g

Fibra dietike
6.4g / 100g

Monosaharide
70.7g / 100g

Proteina
2.5g / 100g

Ushqimi i zakonshëm dhe hurmat: Ushqimet e zakonshme dhe të përditshme që ne konsumojmë nuk na japin atë sasi mineralesh dhe aminoacidesh që na nevojitet, në krahasim me atë cka në përfitojmë nga ngrënia e një sasie të vogël hurmash. Hurmat përmbajnë një përqindje të lartë karbohidratesh, 14 lloje acidesh yndyrore, 15 lloje kripërash dhe mineralesh, proteina me 23 lloje aminoacidesh, 6 vitamina dhe një përqindje të lartë të fibrave dietike.
Dhimbjet e lindjes: Ngrënia e këtyre humrave lehtëson dhimbjet e lindjes, ndihmon në prodhimin e qumështit tek nënat gjidhënëse dhe parandalon humbjen e gjakut pas lindjes së fëmijës.
Zemër e shëndetshme: Ngrënia e përditshme e këtyre hurmave ndihmon kundër arteriosklerozës, shkaktari kryesor i infarkteve dhe sulmeve në zemër.

Gjithashtu hurmat Ajwa janë të dobishme edhe në këto raste:
1- Efektive në parandalimin e kancerit të stomakut
2- Parandalimin e anemisë
3- Forcimin e sistemit nervor dhe prodhimin e energjisë
4- Trajtimin e hipertensionit arterial
5- Për kocka të shëndetshme
6- Për lëkurë të shëndetshme dhe shikim të mirë
7- Për mbrojtjen nga pellagra, një sëmundje e cila manifestohet si dermatit
8- Për trajtimin e dementias dhe lodhjes
9- Uljen e nivelit të triglicerideve dhe kolesterolit (LDL) në gjak
10- Mbrojtjen e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut
11- Për mbrojtjen kundër arterioskleozës dhe problemeve të zemrës, dhe për metabolizmin e proteinave.



Lufta me kancerin: Një studim i ri ka zbuluar fakte së hurmat arabe Ajwa nga Medina përmbajnë elementë aktivë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve sikurse kanceri.
Një kërkim i zhvilluar në Rijad, në Universitetin King Saud për të zbuluar dobitë shëndetësore të hurmave Ajwa, rezultoi se ky frut ka veti antiinflamatore të ngjashme më medikamente mjekësore si ibuprofeni dhe aspirina.
Studimi tregoi se norma në hurmat AJWA ishte e barabartë me produktet ekzistuese komerciale antioksidante në treg. Hulumtimi është publikuar në numrin 61 të revistës për bujqësinë dhe kiminë ushqimore në SHBA.
Profesor Muraleedharan Nair, kreu i laboratorit të materialeve natyrore në Universitetin e Miçiganit, kreu kërkimet në bashkëpunim me Universitetin King Saud për palmën e hurmës. Në studim kanë marrë pjesë kërkues shkencor nga të dy universitetet.
Hurmat arabe Ajwa janë të njohura për butësinë e tyre, thatësinë dhe çmimin e lartë nëpër tregjet dhe marketet e Arabisë Saudite.
Profeti Muhamed (a.s.) i ka përmendur dobitë e hurmave Ajwa, duke thënë se ato parandalojnë disa lloje sëmundjesh.
Sipas ekspertëve të shëndetit, këto hurma përmbajnë shumë flavonoide, të cilat kanë veti antioksidative. Përtej përfitimeve antioksidative dhe anti-inflamatore, sheqernat në hurmat Ajwa janë vetëm monosaharide, duke i bërë kështu të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti tip 2.
Në hurmat Ajwa janë gjetur edhe disa elementë inhibitorë, me efekt bllokues të cilat janë të ngjashme me medikamentet anti-inflamatore si aspirina, ibuprofeni, Celebrex dhe Naproxen.

Armida Plumbi
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Në Medin ka 100 lloje hurmash 😍 i kam provuar kto dhe ishin më të shtrenjtat nqs nuk gabohem kushtonin 80 royal afërsisht 40 euro kg un do veçoja një lloj hurmi që ishte më qumësht o Zot sa te mira qe ishin.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Në Medin ka 100 lloje hurmash 😍 i kam provuar kto dhe ishin më të shtrenjtat nqs nuk gabohem kushtonin 80 royal afërsisht 40 euro kg un do veçoja një lloj hurmi që ishte më qumësht o Zot sa te mira qe ishin.
Nje mik i imi me ka premtuar se do t'mi sjelle disa nga keto hurma, i kam kerkuar shume kohe me pare, por doja prap, ta shofim sa do e mbaje premtimin :D Dhe po, vertet jane te shtrenjta.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Nje mik i imi me ka premtuar se do t'mi sjelle disa nga keto hurma, i kam kerkuar shume kohe me pare, por doja prap, ta shofim sa do e mbaje premtimin :D Dhe po, vertet jane te shtrenjta.
Ishte nji market me shum lloje hurmash përball xhamis profetit a.s nji gjiro aty e mush barkun me hurma 😂😂😂
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ishte nji market me shum lloje hurmash përball xhamis profetit a.s nji gjiro aty e mush barkun me hurma 😂😂😂
Megjithate quk, une jam maniak i parfumave/misqeve. Nese ma mundeson Zoti te shkoje ne Haxh apo Umre, te gjitha parate jam ne gjendje ne parfume ti shpenzoj haha
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Auuuu ja un jo sme pëlqejn parfume e tyre
Amber quhet nje, nuk e nderroje me asnje parfum tjeter. Deri vone, transportoheshin nga Siria ne Turqi, pastaj tek ne në Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e Shqiperi. Ishin origjinal, deri ne 30 euro kushtonte nje misk i vogel qe e blen me 1 euro e gjysem, sepse ishte origjinal. Tani falco te gjithe, mkane marre ne qafe :v
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Amber quhet nje, nuk e nderroje me asnje parfum tjeter. Deri vone, transportoheshin nga Siria ne Turqi, pastaj tek ne në Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e Shqiperi. Ishin origjinal, deri ne 30 euro kushtonte nje misk i vogel qe e blen me 1 euro e gjysem, sepse ishte origjinal. Tani falco te gjithe, mkane marre ne qafe :v
😂😂😂😂 Dërgo foto
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Amber quhet nje, nuk e nderroje me asnje parfum tjeter. Deri vone, transportoheshin nga Siria ne Turqi, pastaj tek ne në Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e Shqiperi. Ishin origjinal, deri ne 30 euro kushtonte nje misk i vogel qe e blen me 1 euro e gjysem, sepse ishte origjinal. Tani falco te gjithe, mkane marre ne qafe :v
Ta dish se atje është Kina me vend 😂😂😂
 
Top