A është ky qyteti i të ardhmes?

Tuana

Nada é por acaso!
article-0-1BF677FF00000578-137_964x712.jpg

Automjetet pa drejtues, parqet në tarracat e ndërtesave dhe mjediset e gjelbëruara do të jenë pjesë të pandashme të qyteteve në të ardhmen. Kështu mendon një arkitekt, i cili ka një projekt mjaft ambicioz.

Sipas tij, kopshtet e shtëpive dhe gardhet rrethuese do të jenë pjesë të së shkuarës, pasi qytetarët e së ardhmes do të jenë të lirë të lëvizin në mjedise dhe komunitete eko-miqësore.

Burimet ujore do të filtrohen dhe menaxhohen me efikasitet, ndërsa uji i shiut do të përdoret më shumë se asnjëherë tjetër drejtpërsëdrejti për vaditje.

Ndërkohë, dritat e rrugëve do të jenë me sensorë dhe do të ndizen sa herë që dikush është duke lëvizur aty. Arkitekti Vincent Celebaut, kanë dizajnuar këtë plan për qytetin Kunming në provincën Yunnan të Kinës. Ai aspiron që të ndërtojë një lidhje të fortë mes qytetit dhe mjediseve të gjelbëruara.

Vizioni tij ofron një zgjidhje për rritjen e konsumit të energjive të parinovueshme. Projekti i tij, i cili fillimisht do të zbatohet në Kinë, quhet “Flavours Orchard”, dhe do të zbatohet në qendrën e qytetit Dianchi në Kinë. /Shekulli/



article-0-1BF6790400000578-35_964x763.jpg


article-0-1BF6790C00000578-771_964x763.jpg

article-0-1BF6790C00000578-771_964x763.jpg

article-0-1BF6780B00000578-336_964x766.jpg

article-0-1BF6780300000578-83_964x679.jpg

article-0-1BF6789700000578-554_964x770.jpg

article-0-1BF678A300000578-176_964x722.jpg

article-0-1BF677FF00000578-137_964x712.jpg
 

Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

Endrra jane,mbase edhe i realizojne. :yeah:
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

Jo.......!
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

Nuk eshte per ne shqiptaret...sepse ne akoma nuk kemi edukate te jetes kolektive....ndoshta pas nja 1.000 vjetesh!
 

sensuu

sweet
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

po bukur duket se ka shume gjelberim
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

cdo gje bukur enderr e gjith njerzve.

Ps..A sikur te ishin dhe shqiptaret si kinezet hihhihih
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

Gjelberim i tepruar!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

Filmat po behen realitet. Cdo film qe kam shiquar i vogel kur isha, se ne vitin 2000 do t'behet keshtu e ashtu, ne fakt eshte bere. Teknologjia po perparon, uroj vetem qe te mos shkoje ne dem te shoqerise (duke e keqperdorur ate)
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

pse ? :(

une shpresoj keshtu

O yell, po ce do? Gjithe ky gjelberim nuk eshte i mire, jo per gje po ti ke shtepin aty e mund te mblidhen
insekte ose ndonje kafsh e te futet brenda ne shtepi moj. Lol

Projekti vetem spirale... nuk me pelqen.
 

Luis

Tip i cuditshem :P
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

Mua me pelqen, por me te ardh ketri ne dhome e te zgjoje nga gjumi, sic thote Didu-ja e kam ca bezdi :p

Te kishte me pak gjelberim me mire do ishte. Pallatet ne mes te pyllit... lol

Sa per arkitekturen me pelqen :D
 
Redaktimi i fundit:

granitii

Antarë
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

Sa i perket termit " Qyteti i të ardhmes" nuk shoh diqka te veqant si koncept perveq disa objekteve te vendosura ne natyr .! Jam pak i dyshimt nese kjo vertet mund te ndodh kur dihet qe qdo dit e me shum kemi shtim te popullates dhe verehet mungesa e hapsires . Ta paramendojm Shanghai me afro 18 milion banor me nje koncept te till !??
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

sado qe jan perdor vija te lakuara, mua sh i ngurte me duket... :mah:
 

Sirius.

Sapiosexual!
Titulli: A është ky qyteti i të ardhmes?

Se di por sdo me pelqente qe te jetoja ne kete qytet. Me duket me shume si qytet virtual sesa real.
 
Top