A është Kur'ani kopje e Biblës?

A është Kur'ani kopje e Biblës?

“Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të lavdishmit”. (Fussilet 42)

E diel 1 Dhjetor 2013 16:33
Nga: Senad Maku


“Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket”. (Kur’an: Enbija 18)

Shumë prej kundërshtarëve të Islamit mundohen të mbjellin farën e dyshimeve rreth çështjes së Kur’anit dhe prejardhjes së tij. Armiqët e islamit mundohen dita ditës të shpifin dhë të hapin polemika mbi autenticitetin (vërtetësinë) e tij si libër Hyjnorë. Shumë libra, revista dhe media të ndryshme e paraqesin Kur’anin Famëlartë si një vepër të mendjes njerëzore, krijuar prej një “mashtruesi” të pejgamberisë. Puna e madhe e tyre ka patur një objektivë të qartë, atë të çoroditjes së njerëzve të thjeshtë e të pafajshëm nën maskën e punimeve shkencore. Disa mundohen të paraqiten përpara masës me maskën Islame, duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e parime bazë, për interesa të ndryshme, në shumë raste politike e financiare. Disa të tjerë hedhin dyshime se Muhamedi a.s. duhet të jetë autorë i vetëm i këtij libri, e shumë e shumë shpifje dhe trillime në adresë të Islamit, Kur’anit dhe Muhamedit a.s. Shumë kemi dëgjuar e shumë kemi për të dëgjuar…

Kur’ani vet ju përgjigjet këtyrë trillime me një përgjigje të saktë dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thotë:
“Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve. Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë(Kur’anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit”. (Junus 37-40)

Prej shpifjeve të shumta që i adresohen Kur’anit Famëlartë është edhe kjo që kinse Kur’ani është kopje e biblës, apo Muhamedi a.s. huazoj prej librave hebreo-kristiane dhe përpiloj Kur’anin, kopjoi atë nga autorë dhe burimet tjera.
Faktikisht kjo akuzë është ripërtëritje e pohimeve të vjetra pagane të kohës së Pejgamberit Muhamed, megjithatë në një formë tjetër:
Edhe thanë: “(për Kur’anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t’i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”. (Furkan 5).

Sipas logjikës së kësaj akuze duke qenë se Kur’ani flet për shumë ngjarje të cilat përmenden gjithashtu edhe në bibel ky u dashka të jetë një kopje e saj. Mirëpo kjo akuzë është fare e paargumentuar. Pikë së pari ngjajshmëria nuk do të thotë medoemos kopjim. Allahu e bën të qartë në Kur’an se mesazhi që ai po shpallte nëpërmjet Muhamedit a.s. nuk ishte diçka e re, por ishte vetëm një vazhdim i zinxhirit të mëhershëm të porosive dhënë nga Zoti nëpërmjet Pejgamberëve.
“Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm hënë Zeburin”. (Nisa 163)
“E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?! (Zuhruf 6)
“Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi”. (Junus 47)


ثshtë e natyrshme që mesazhi i këtyre Pejgamberëve ishte i njëjtë duke qenë se ata vinin nga Zoti i njëjtë dhe tash pasi që në bibel kanë mbetur gjurmë të mesazhit të vërtetë të përcjellë nga Pejgamberët, nuk është aspak e çuditshme nëse edhe në Kur’an gjejmë paralelizma me ngjarje të caktuara. Akuza se Kur’ani është kopje e biblës vetëm pse të dy librat flasin për disa ngjarje të njëjta është shumë naive.

Mungesa tjetër e kësaj akuze është se kurr nuk është gjetur se cili është ai person misterioz nga i cili Muhamedi a.s. mësoi biblën apo mësimet hebreo-kristiane, për ti kyçur pastaj ato në Kur’an, për arsyen e thjeshtë se ai person apo ata persona nuk ekzistonin. Mosdija e shkrim-leximit që e shoqëroi Muhamedin a.s. gjatë tërë jetës së tij përbën një pengesë të rëndësishme. ثshtë e pamundshme se si ai mund të mblidhte tërë ato materiale nga çifutët, krishterët apo nga burimet tjera pagane me qëllim që këtë material ta përpunonte dhe ta recitonte më pas për 23 vjet në gjuhën e madhërishme të Kur’anit pa ndihmën e një pende. Kur’ani thotë:
“Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit”. (Ankebut 48)

Shtrohen pyetjet: Cili mësues mund ti mësonte Muhamedin a.s. një besim të plotë e koherent që ktheu faqen e historisë? Përse nuk u ngrit ai apo ata (në qoftëse ka patur ndonjë) kundër të ashtëquajturit nxënës i cili vazhdonte ta mësonte dhe t’i injoronte ata në të njëjtën kohë duke shpallur se mësimet a tij vinin nga një burim Hyjnorë, siç është vetë Allahu xh.sh.? E si mundet që disa nga bashkëkohësit e tij krishterë dhe çifutë u kthyen në musliman dhe besuan në vërtetësinë e tij në qoftëse e dinin se ai po kopjonte shkrimet e tyre të shenjta apo po mësonte nga rabinjt ose priftërinjt e tyre? etj.

Verzioni i parë arab i Dhjatës së Vjetër doli 200 vjet pas vdekjes së Muhamedit a.s. dhe verzioni më i vjetër i Dhjatës së Re doli 1000 vjet pasi Muhamedi a.s. na kish lënë. Tomas Patrik Hjuz thotë: “Nuk kemi asnjë provë se Muhamedi pati mundësi ti njihte shkrimet e shenjta. Duhet gjithashtu të kemi parasysh se nuk kemi asnjë gjurmë për ekzistencën e teksteve arabisht të Dhjatës së Vjetër përpara ardhjes së Muhamedit”.

Jologjikshmëria tjetër e kësaj akuze është se megjithqë në disa raste Kur’ani flet për ngjarje të njëjta me Biblën, ato në asnjë mënyre nuk janë identike por ndërrojnë thelbësisht. Pastaj ky edhe ishte misioni themelor i Muhamedit a.s. që të përmirësonte mesazhin e Zotit i cili ishte korruptuar deri atëher.

Ideja se Kur’ani ka huazuar nga bibla kundërshtohet më tej edhe me ekzistencën e dallimeve themelore në besim që i gjejmë në dy tekstet. Këto dallime janë: P.sh.: në konceptin e Zotit. Bibla Zotin e tregon si një Zot që lodhet (Ekzodi 31:17- Zanafilla 2:2); një Zot që harron (Psalmi 13:1- Vajtimet 5:20); i pafuqishëm (Zanafilla 32:28); një Zot që flen (Psalmi 44:23- 78:65); i pamëshirshëm (Psalmi 77:7-9); dituria e mangët e Zotit (Zanafilla 3:8); Zoti përshkruhet në formën njerëzore (Zanafilla 1:26- 9:6); një Zot që ka familje (Ekzodi 4:22- Ligji i përtërirë 32:19- Ezekieli 16:3-32- Hebrenjve 5:5- Psalmi 2:7); një Zot që ka nevojë për udhëheqjen e njeriut (Exodi 12:13); padrejtësia e Zotit (Jobi 19:6-7); një Zot që prish premtimin (Levetiku 26:44); një Zot i cili pendohët për atë që bën (Zanaflilla 6:6-7), e shumë argumente të tjera që janë në kundërshtim me Qenien e Zotit xh.sh., kurse Kur’ani i hedh posht këto trillime, shih ajetet që iu kundërvihen këtyre citatëve biblike; Kaf 38, Taha 52, Haxh 74, Bekare 255, Zumer 53, Bekare 115, Shuara 11, Nahl 74, Ihlas 1-4, Maide 18, Furkan 6, En-Am 59, Junus 44, Nisa 40, Ibrahim 42, Rrum 6, e shumë citate tjera.

Poashtu edhe në konceptin e Pejgamberëve ka dallime. Bibla i quan profetët si mëkatarë, gënjeshtarë, tradhtarë, e shumë epitete të tjera, në kryerjen e veprave të shëmtuara dhe të ndyra, etj. P.sh. Luti a.s. bëri zina me dy bijat e tij (Zanafilla 19:30-38); Haruni a.s. si njeri i cili e konstruktoi viçin që ta adhurojnë Izraelitët (Ekzodi 32:1-20); Sulejmani u martua me 700 gra dhe 300 konkubina dhe u kthye në idhujtari (1 Mbretërve 11:3-7); Zoti e urdhëron profetin Osea që të martohet me prostitutë, e të ketë fëmijë të kurvërisë (Osea 1:2); Jakobin e quan si dinak dhe mjeshtër i intrigave të shumta (Zanafilla 27:16, 19-36/32:24-30); Juda bëri zina me nusën e të birit Tamarën dhe ajo u ngjis me të dhe lindi dy binjakë, Faresi dhe Zara, ku prej Faresit, si rezultat i kësaj zinaje nderohen si stërgjyshërit e Jezusit-Isait a.s., Davudi a.s., Sulejmani a.s. (Zanafilla 38:12-30, Mateu 1:3-16) etj. Kurse Kur’ani Pejgamberët i ngrit në piedestalin më të lartë dhe i bën shëmbëlltyrë për ne.

Dallime thelbësore gjejmë edhe përsa i përket besimit në jetën e tanishme dhe të përtejme në konceptin e shpëtimit dhe drejtimit në jetë. Poashtu dallime kemi edhe ne histori ku Kur’ani dhe Bibla nuk përputhen: p.sh. te Ademi dhe Havaja, te Ibrahimi a.s., Isamilit, Ishakut, Lutit, Musait, Isait a.s. etj.

Teoria e huazimëve dobësohet më tej nga prania në Kur’an e historive dhe detajëve të cilat mungojnë në bibël. Si p.sh. rrëfimi mbi popullin e Adit dhe Themudit mbi pejgamberët e tyre Hudin dhe Salihun a.s. që nuk përmendën në bibël. Në Kur’an gjen edhe histori dhe detaje tjera që nuk gjendën në bibël si rasti i Ibrahimit dhe mrekullia e tij, shpëtimi nga zjarri (mosdjegja në zjarr) mrekullia e ringjalljës së shpendëve nga ana e Allahut xh.sh. Rasti i Isaut a.s. që ka folur qysh foshnje (në djep), zogun që krijoi nga balta, e shumë raste të tjera. (shih Kur’anin 2:258/2:260/3:37/3:46/3:49/11:32/21:57/21:69/42:19 etj.)

Shtrohet pyetja: Kah i mori Muhamedi a.s. kaq shumë detaje për popujt dhe pejgamberët dhe historia e tyre që nuk i gjejmë në bibël? Kur’ani kur flet për popujt dhe pejgamberët e tjerë, Allahu xh.sh. ja bën me dije Muhamedit a.s. për ti treguar masës dhe njerëzve në përgjithësi se ti as që ke marrë pjesë në ato ngjarje, as që ke ditur gjë mbi ta gjerë atëherë, por është vetë Allahu xh.sh. Ai që të ka lajmëruar dhe se ky Kur’an është fjalë e Zotit të Madhërua:
“Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete”. (Ali Imran 44) “E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljën (e bëmë pejgamber dhe dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pran”. (Kasas 44) “Këto janë disa rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit”. ( Hud 49) “Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve”. (Junus 37)

Po të analizohet bibla në tërësi do të gjendi shumë kundërthënie, mospajtime, gabime ndërmjet dy Dhjatave dhe citatëve që gjendën në të, gjë që tregon se në bibël ka prekur dora e njeriut. Kurse te Kur’ani një gjë e tillë nuk ekziston, gjë që vetë Kur’ani e mbron vetvehtën, ku thotë: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikut tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie”. (Nisa 82)

Bibla nuk është një libër por një përmbledhje të librave. Bibla sipas versionit protestant përmban 66 libra, kurse bibla sipas versionit Romano-Katolik përmban 73 libra. Pse???!

Bibla është një përzierje e thënieve hyjnore dhe komenteve njerëzore të atyre që erdhën më pas, duke falsifikuar, ndryshuar shkrimin e shenjtë dhe duke vendosur mendimet dhe fjalët e veta. (shih p.sh. Jeremia 8:8, Luka 1:1-4, 1 Korintasve 7:25) Origjinali i këtyre librave si të Dhjatës së Vjetër dhe Ungjijve kanë humbur. Kur’ani nuk përmend komente dhe ndërhyrje njerëzore siç ka ndodhur me vetë biblën, madje edhe fjalët e Muhamedit a.s. nuk janë pjesë të Kur’anit, ato quhen Hadithe.
Në bibël gjindën disa libra të cilat janë shkruar shumë vjet pasi këto pejgamber kishin vdekur dhe jo në gjuhën e tyre të pejgamberëve duke krijuar kështu një numër vështirësish në analizimin e tyre, duke hasur në gabime, kontradikta, mospërputhje faktësh etj. Kurse i tërë Kur’ani u shkrua gjatë jetës së pejgamberit Muhamed a.s. dhe u mësua përmendësh nga qindra njerëz në gjuhën origjinale.
Të katër ungjijt kanonikë nuk ishin ungjijt të vetëm. Vendimi, se çfarë duhët të jetë në bibël dhe çfarë jo iu la gjykimit njerëzor. Në islam nuk u mbajt asnjë konferencë që të përcaktohet se cila sure duhet të jetë e cila të mos jetë në Kur’an. Në dhjatën e re, të katër ungjijt japin jetën dhe misionin e Isait, Jezusit a.s., kurse Kur’ani nuk është një biografi e Muhamedit a.s. shkruar nga pasuesit e tij. E shumë e shumë dallime të tjera ndërmjet biblës dhe Kur’anit.

Ideja se Kur’ani ka huazuar nga bibla është padyshim e gabuar.
Keneth Kreg thotë se: “Muhamedi nuk pati asnjë kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhëse... Kemi pothuajse një mungesë absolute të asaj që mund të quhej citim i drejtpërdrejt nga secila Dhjatë”.
Ndërsa atyre që akoma vazhdojnë të besojnë se Kur’ani është vepër e dikujt tjetër pos Allahut xh.sh., u këshilloj të lexojnë ajetin Kur’anorë:
“A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikut tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie”. (Nisa 82)
E nëse akoma vazhdojnë të jetojnë në botën e ankthit dhe të dyshimit: Zoti i udhëzoftë!
Këtë artikull po e përfundoj me fjalët e Allahut xh.sh. në Kur’anin e Madhërishëm:
“E edhe ai (kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve”. (Shuara 192)
“E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij”. (Sad 88)




Literature e shfrytzuar:

1. Kur’ani – Përkthim me komentim i H. Sherif Ahmetit.
2. Bibla – Diodati i Ri përkthim 1991-94.
3. Islami dhe Krishterimi, Halil Ibrahimi, botim i parë 2004
4. Burimet e Kur’anit, Hamza Mustafa Nijazi, Mitrovicë 1996
5. Dituria Islame, viti IX, nr.178, Maj 2005, Prishtinë, “Koncepti i Zotit në Bibel dhe në Kur’an” – Senad Makoviq
6. Dituria Islame, viti IX, nr.180-181, Korrik - Gusht 2005, Prishtinë, “Koncepti Pejgamberik në Bibel dhe në Kur’an” – Senad Makoviq

mesazhi/com
 

Kila

VIP
V.I.P
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

kush ka durim me lexu ket aman :p ...
 

BeniT

Donatorë
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Bravo ..! ve bast qe ti as qe e ke lexuar fare .
Jo se u lodha une qe ta lexoj.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Nuk do men kjo qe Kurani eshte kopje e Bibles. Vetem nje budalla qe s'ka lexuar gje tjeter perveç se Kuranit mund te thoje ndryshe.
Kurani eshte shkruar 150-200 vjet pas Muhametit, kujt i ra Kurani ne dore nga qielli, kalifave te terbuar per pasuri dhe pushtet?
Ne Kuran nuk ka asgje te re perveç se libra te perekthyer nga dijet dhe kulturat greke, egjyptiane, latine etj. Dija, shkenca, njohurite hyjnore, kane qene dhe mjaft e zhvilluar shume me heret se Kurani, i cili eshte vrima e vundit e fyellit..:)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Kur'ani eshte vertetues i asaj cfare ka qene shpallur me heret, deshmues se librat e mehershme jane tjetersuar, ka nderhyre dora e njeriut e qe i ben libra te shpallura te Zotit por te tjetersuara.
 
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Bravo ..! ve bast qe ti as qe e ke lexuar fare .
Jo se u lodha une qe ta lexoj.

Une e kam lexuar ska pike dyshimi Benit !
Ne per ta vertetuar besimin tone ne Zot , mundesia me e mira eshte krahasimi dhe studimi i dy librave , te cilet jane burime pse sot ne jemi muslimane apo te krishtere . Dhe nese e lexon me vemendje kete artikull permban ne vete shume koncepte percaktuese te realitet se kush eshte apo mund te jete Liber i vertete i Zotit . Si te koncepti i Zotit se si e perkufizojne keto 2 Libra , po ashtu se si behet perkufizimi i Pejgambereve , roli dhe rendesia e tyre dhe shume fakte te tjera , qe te mos hyj me fell . Dhe nese behet kjo analize apo studim ne kete menyre , mund te arrihet tek gjetja e fjales apo fese se vertete te Zotit . E athere do te ishim besimtare te bindur permes argumentimit te asaj cfare besojm . Dhe j te jemi besimtare vetem se rrjedhim nga prinderit te atij besimi !
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Loverboy;596302[COLOR="#FF0000" said:
]Kur'ani eshte vertetues i asaj cfare ka qene shpallur me heret[/COLOR], deshmues se librat e mehershme jane tjetersuar, ka nderhyre dora e njeriut e qe i ben libra te shpallura te Zotit por te tjetersuara.

Pra asgje te re!!! Ajo cfare eshte shpallur me heret gjindet ne Biblen e vjeter dhe te Re.
Te re ne Kuran, gjindet vetem kundershtime ndaj ebrejve dhe te krishtereve, therret per lufte te shenjet per pushtumin e botes me force nen islam.
Kurani, eshte nje rithenje e Bibles sipas deshires kalifateve ne interes te tyre pas vdekjes se Muhametit. Shkrimet origjinale te Kuranit jane djegur e asgjesuar nga Kalifi i '3 Othman, i cili edhe u vra nga vete shoket e tij per kete arsye, pasi beri nje tjeter liber, Kuranin siç e lexoni ju sot, kete e din mjaft mire historia, nderkohe islami mundohet ta fshehe pisllikun nen qilim.
Mjaft mire mund te gjeni kete histori tek Al-Bukhari vol. 6, pag. 479; 61.3.510..;)
 
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Nuk do men kjo qe Kurani eshte kopje e Bibles. Vetem nje budalla qe s'ka lexuar gje tjeter perveç se Kuranit mund te thoje ndryshe.
Kurani eshte shkruar 150-200 vjet pas Muhametit, kujt i ra Kurani ne dore nga qielli, kalifave te terbuar per pasuri dhe pushtet?
Ne Kuran nuk ka asgje te re perveç se libra te perekthyer nga dijet dhe kulturat greke, egjyptiane, latine etj. Dija, shkenca, njohurite hyjnore, kane qene dhe mjaft e zhvilluar shume me heret se Kurani, i cili eshte vrima e vundit e fyellit..:)

A e ke lexuar shkrimin mbi kete ceshtje ? Dyshimet e tua qe i ke ne koken tende i ke ne shkrimin larte i nderuar ! Nese nuk te mjafton per ti larguar dyshimet e tua , te ndimoj per literature per Shkencen mbi Kuranin se kush eshte autor I Kuranit ?
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Kurani eshte njesoj si postimi yt. Nuk the asgje me teper se cfare komentojne antaret e tjere mysliman. Jeni te gjithe njesoj si te prere me gershere, te gjitha pergjigjet ne internet i keni te njejta. kopjoni njeri-tjetrin se nuk arrini te beni dy rrjeshta shkrim nga koka juaj.

Une nuk jam si ju, i nderuar, qe te krijoj bindjet e mia mbi dicka duke u bazuar tek nje analize e nje besimtari, apo ne dy rrjeshta shkrim te nje hoxhe . Une bazohem ne historine e kohes, dhe tek ata qe hulumtojne si laik. Po ashtu, si laik, flas edhe une.
 

London

carpe diem
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

O C3nI per debat e ke hapur temen sma do mendja qe e ke lexur kurr ne jeten tende !!!!
 

ltea

Anëtar i ri
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Gjeta durim e lexova artikullin,por refuzoj te pranoj ngjashmerine me biblen.

Jane 2 rryma te ndryshme.ne kuran shkruhet ne emer te allahut qe vertet eshte po zoti ne bibel,por udheresat jane te tjera ,sikurse yshtjet dhe mesymjet.

Ne bibel ndiqet linja e gjakut ne krijimin dhe trashegimin e pemes gjenealogjike duke pershkruar ecurine dhe dallget qe farefisi kalon.

Ndersa ne kuran ,flitet per frymen e shenjte ,sic eshte ngjizja e paster dhe gjykimi ne diten e caktuar nga allahu per fajet dhe mberritjen ne parajse apo perfundimin ne xhehnet.por ne kete rast nuk ndiqet nje linje perndjekese por gjykohen veprat .

Pershkruhet "lopa" si shenje bekimi dhe gjetjeje e fajtorit te viktimes.

Ndersa ne bibel eshte dhia shenje bekimi dhe emancipimi,per kryenecesine qe e karakterizon
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Mjaft mire mund te gjeni kete histori tek Al-Bukhari vol. 6, pag. 479; 61.3.510..

Ah po, sikur ai volumi qe me pate thene tek "Pyetje drejtuar besimtareve musliman" e qe doli qe s'ekziston fare. Une flas me argumente Laur. Mesohu edhe ti te flasesh me fakte jo me "enderra". Ja nje debat i muslimanit dhe te krishterit ne lidhje me Kur'anin dhe Biblen, merrni mesim si duhet debatuar:



Pra asgje te re!!!

Te rejat e Kur'anit t'kane zene mat perseri ne temen e fundit ku ti s'kishe koment fare, vetem llomotishe, shko atje pergjigju nqfs ke gjetur dicka per t'me thene:liber:
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Al-Bukhari ne mbledhjet e tij ḥadith jane me te rendesishmet ne boten islame pas kuranit. Ato tregojne historine e vertete, te cilen ju nuk jeni aq budallenje ta pranoni. Kjo do ishte nje vetevrasje per ju. Por nuk e keni te gjate. Ju keni frike nga e verteta qe fshihet ne islam, prandaj fshihni ato doreshkrime origjinale dhe nuk i nxjerrni ne drite se do ju verbojne ju klerikeve te parve.
Nje kopje ndodhet ne Turqi, Stamboll, nje tjeter ne Samarkanda (Turkmenistan). Dhe ajo do ju vrase me teper eshte Kurani Jemenit i zbuluar ne '72-in, i cili ra ne duart e kaurreve gjerman per studime dhe deshifrime pasi jemenitet nuk e dinin se keta copa letrash shkrime antike ishte nje kopje e Kuranit qe shpetoj nga flaket e kalifit Othman.

Pse e vini gjithmone ne dyshim vepren bashkekohore te Bukhari?
Al-Bukhari udhëtoi gjerësisht në të gjithë califatit Abasit që kur ishte 16vjeç, për të mbledhur një sasi të madhe të traditave gojore. Thuhet që el - Buhari ka mbledhur më shumë se 300.000, por ai ka përfshirë vetëm 2,602 në Sahihun e tij. Në kohën kur Bukhari ka mbledhur të dhëna tradizionale për të transmetuar në brezat e ardhshëm, ka klasifikuar hadithin "ata me të shëndetshme" dhe "të mirë " ,ndërsa jo të plotë (edhe pse jo domosdoshmërisht të rreme) u përshkruan si " i dobët " ose " i keq ",me difekte.

Përkushtimi i tij ishte për të mbajtur vetëm punën e tij sa me autentik, i cili eshte konfirmuar pa një hije e një dyshim. اfarë forcoje më tej vendosmërinë e tij ishte ajo që ai tha mësuesi i tij , Ishak ibn Ibrahim, i njohur më mirë si Ibn Rahwayh. Muhamed ibn Isma ʿ Bukhariu ka thënë : " Ne ishim me Is'hak ibn Rāhwayh i cili tha; Ky propozim ishte në zemrën time dhe kështu që kam filluar hartimin Sahihun tim". Nëse ju doni për të përfunduar një libër që përmban vetëm transmetime autentike në lidhje me Profetin."
Bukhariu ka thënë : " Kam parë të Dërguarin (Muhametin)në ëndërr, dhe kjo ishte sikurse unë kam qenë perballe tij. Ne dore kisha nje vel me te cilin sikur po mbroja Profetin. Kam pyetur disa përkthyes ëndërrash, të cilët më thanë: . . " Ti do ta mbrojsh atë nga gënjeshtrat.” Kjo është ajo që me detyron mua për të realizuar Sahihun tim" .

Ti je mesuar te degjosh video..
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Per Buharin s'ke cka me meson ti mua se une kam kryer shkolle duke mesuar per te, perderisa ti meson cfare te servojne webfaqet anti-Islame, ketu eshte dallimi. Une nuk do t'lodhem ketu duke te mesuar ty per kategorite e haditheve, sepse e din shume mire ti. Jane muhadethinet ata qe saktesojne hadithet apo vleresojne, jo google, e as webfaqet. Ah po, me duket se je duke e perseritur 1 milion here se Kur'ani eshte kopje e Bibles, sigurisht e ke fjalen edhe per kete citat :



Shihe dallimin Laur, pastaj eja me thua se eshte Kopje loool. E shume e shume citate tjera, urdheresa, ndalesa.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Ti nuk do, por e di se ky eshte NJE TRE KENDESH, sa misterjoze kjo figure treshe per te kuptuar Nje gje...lol

treangolo_zps09636183.png

Te pranosh librin e shenjet dhe filozofine e nje feje tjeter eshte blasfemi ne fen ku ben pjese. Si do ta pranosh ti kete?!? Perndryshe do ishe i krishtere dhe jo mysliman.

E di ti si i kap une budalliqet tua me komentet qe ben? Ta rithem se ti nuk ja ke idene e leximit te Bibles, je mesuar te besh copy-paste nga kometet e te tjerve kush e di ku. dhe nuk arrine dote ta kuptosh gabimet qe ben. Ashtu si gjithmone i lexon te fraksionuara e coptuara sipas oreksit pa ja dite thelbin.

ps. do rikthehem tek ky citati yt pa tjeter.
 

Attachments

  • treangolo_zps09636183.png
    treangolo_zps09636183.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Do postime tjera qe deshmojne te kunderten e asaj qe ti thua ?
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Sa per fillim: Nuk eshte Salmi 44:23, ky eshte nje citat tjeter. por ai korekt eshte 44: 24 ..;)

Bibla eshte histori.. ti i merr si fjale zoti cdo gje qe shkruhet n ete
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Sa per fillim: Nuk eshte Salmi 44:23, ky eshte nje citat tjeter. por ai korekt eshte 44: 24 ..;)

Bibla eshte histori.. ti i merr si fjale zoti cdo gje qe shkruhet n ete

Me sa duket ke ngaterruar versionet e bibles lool.

Shiqoje ketu, ne kete version qenka 44:23:

Bibla Shqip - Me Korniza - albKristian.com

Ja edhe ta vizatoj, sepse ti nuk klikon aty fare :p




Bibla eshte histori.. ti i merr si fjale zoti cdo gje qe shkruhet n ete

Une besoj se Bibla ka qene fjale e Zotit por eshte tjetersuar, dhe kjo eshte bindja e cdo muslimani. Une nuk pres te ndryshon bindjen askush. Besimi yne eshte se ne te eshte futur dora e njeriut, por kjo nuk do t'thote se e gjitha eshte tjetersuar, ka fjale te Zotit aty, te cilat ne i besojme si origjinale.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Ricky, ik e flij gjume se te iku vone ty me video ..!

Loverboy, sillu nga te duash qe vetem qesharak behesh kur mundohesh te flasesh per Biblen.
TI NUK KE HABER NE LEXIME BIBLIKE

Pike se pari per sa i perket kodeve, ka dicka qe nuk shkon nga burimet e ndryshme. Ketu eshte 24 dhe jo 23http://www.bibliacatolica.com.br/la-bibbia/salmi/44/#.Uq4YMOKzKic

Se dyti, ti duhet ta lexosh komplet dhe me tru ne koke Biblen. Ajo thenje qe "Zoti fle gjume" eshte metaforike. Sikur te te them une ty tani;"zgjou nga gjumi dhe lexo mire Biblen", ne fakt ti nuk po fle, por eshte nje thirrje qe ti te hapesh syte.
Per kodin ne fjale, eshte nje thirrje Zotit qe te mos shtyje Izraelin (behet fjale per Izraelin person, dhe jo shtetin qe ne njohim sot, i cili me vone merr po ate emer)

Dhe se treti Per ta konfermuar se Zoti nuk fle dhe nuk lodhet nga gjumi, ta thote po ne te njejtin liber. Mjafton qe ti ta lexosh si duhet..;) E ke tek Salmi 121:4 http://www.albkristian.com/bibla_shqip/index2.htm

Kjo te konfermon qe Kurani e mori ketu tek Salmi121:4 ate kodin kuranor 2:255..;) A nuk te duket pothuajse nje kopje..:)
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

A nuk te duket pothuajse nje kopje..

K'urani flet per Ingjilin, fjalen e Zotit shpallur Jezusit e jo per Ungjillin e shkruar nga Marku, Mateu, Luka apo Gjoni. Ketu eshte dallimi, fute n'koke ! :kapele:

Ajo thenje qe "Zoti fle gjume" eshte metaforike.

Po si jo. Edhe citati tjeter qe tregon se Zoti kaleron mbi re eshte metafore sigurisht lol

p.s: Pertova ti shiqoj versionet tjera te Bibles, sigurisht ate citatin rreth gjumit te Zotit, s'do ta kisha gjetur fare hic loool
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Se besoj! Ku ka pas makine kopjuese ne ate kohe :jo:;)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

K'urani flet per Ingjilin, fjalen e Zotit shpallur Jezusit e jo per Ungjillin e shkruar nga Marku, Mateu, Luka apo Gjoni. Ketu eshte dallimi, fute n'koke ! :kapele:



Po si jo. Edhe citati tjeter qe tregon se Zoti kaleron mbi re eshte metafore sigurisht lol

p.s: Pertova ti shiqoj versionet tjera te Bibles, sigurisht ate citatin rreth gjumit te Zotit, s'do ta kisha gjetur fare hic loool


Po pra, mashtrimet kuranore ju japin buke ju klerikeve islam.

Kjo nuk i paska rene ne sy ati qe ka bere foton me citate. Salmi 121:4 Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
Dhe per te kursyer kohen me ty, vetem tek sura ka nje kapitull komplet qe flet per Jezu Krishtin e Marien.
Pjesa tjeter eshte plot me thenje te Profeteve ebrej. Ju thoni ra Kurani Muhametit prej qiellit lol
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Jo qe themi ne, por edhe eshte vertetuar. Ne te kunderten, do t'kishte pasur dhjetera versione sikur Bibla.

Kjo nuk i paska rene ne sy ati qe ka bere foton me citate. Salmi 121:4 Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

Nuk e kuptova akoma, a fle/kotet apo jo Zoti i Bibles ?:chh
 

KENT

Anëtar i ri
Pe: Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Lauri mos ben rrolin e kopetentit se po hyne ne gjynah, kjo teme ske shanc as ti as une te japim pergjigje te sakte. Une di vetem te theme vetem kaq cdo gje qe eshte shkruar ne "KURAN" eshte vertetuar ne ditet e sotme.


ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
(`*•.¸(`*•.¸♥¸.•*´)¸.•*´ )
♥«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»♥
(¸.•*´(¸.•*´♥`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Kodi sekret i te krishterve arab ka qene 786, me te licin benin lutjen pa kuptuar te tjeret pasi kristianizmi ishte jasht ligjit. Krishteret bene alfabetin arab qe u shkrua Kurani..;)

" Ne emer te Atit, te Birit, te shpirtit te shenjet" = Bismi-llahi ar-Rahmani ar-Rahim , i cili eshte futur me pak ndryshim ne Kuran me vone..:)

Sa misterioze kjo ngjashmeri me tre emra Hyjnore..;) Ne fakt po lutni edhe ju Trinitetin

Injorant keni lere, dhe po ashtu do vdisni. Dhe kurr nuk do kuptoni nga sillet Bota
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Ke perzier cilesite e Zotit qe pershkruhet ne Kur'an me zotat e Bibles lool. S'ke faJ jo, nganjehere duhet te te falenderoj per postime te tilla, sepse ndryshe nuk do t'ishte kuptuar se kush eshte i ditur e kujt i eshte fshire traka krejt :vap: RROFSH sa mALET LOL

S'ke faj ti, kshtu qendron puna kur mendon se te tjeret s'dine asgje. Mos me fol per UPDATES lool.

Dhe kurr nuk do kuptoni nga sillet Bota

Une di vetem qe Enciklopedia Katolike ka pranuar faktin qe doreshkrimet e bibles jane manipuluar.

Asnje doreshkrim i lashte nuk na ka ardhur ne formen qe ai eshte lene nga duart e autorit te tij- te gjitha doreshkrimet jane manipuluar ne njefare menyre.

No book of ancient times has come down to us exactly as it left the hands of its author--all have been in some way altered.

Syte jane per t'pare :D

http://www.newadvent.org/cathen/14530a.htm
 
Redaktimi i fundit:

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

laura mund te me tregosh sa here e ke lexuar Kur'anin ne gjuhen arabe ?
 

dangerous

* * * *
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

Loverboy me behet qefi je kaq besimtar., por propaganda jot nuk do ta
Shtoj besimin te tjerve.As imja si katolik.
Prandaj te lutem leri keto tema,,,,
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: A është Kur'ani kopje e Biblës?

dangeroues, ca quan ti propagande ? Nuk postoj ketu t'ua shtoje apo pakesoje besimin askujt. Por besimin tim e mbroj gjithmone me argumentet per te cilat besoj se jane argumente bindese. Kjo nuk do t'thote se po bej propagande, se ashtu i bie tgjitha temat fetare tbesimeve fetare jane propagande.

p.s. Une kete teme se kam hapur, madje as nuk e kisha hapur sa per info, sepse e di perafersisht cilat tema marrin kahje tjeter nqfs hapen, por nuk heshti kur sulmohet nga injorantet dhe anti-islamistet e hapur.
 
Top