A është jeta vetëm imagjinatë ?

Love

βeℓℓe â๓e
A po jetojmë në një ëndërr ?
Ka patur gjithmonë disa njerëz gjatë historisë së njerëzimit që kanë besuar se jeta nuk është reale.
Ata kanë thënë se jeta nuk është asgjë veçse imagjinata jonë që krijon skenarë. Me shumë gjasa, pikërisht prej këtu mund të ketë lindur edhe ideja për filmin "The matrix".

smithn10.jpg

Sipas këtyre njerëzve, ne të gjithë jemi energji, energji që ëndërron se jemi qenie njerëzore me trupa realë.
Sigurisht, nëntëdhjetë e nëntë përqind e njerëzve që lexojnë këtë artikull mendojnë se e gjithë kjo teori është një marrëzi e vërtetë. Nëse do të ishte kështu, atëherë pasojat për ne do të ishin të jashtëzakonshme.
Do të nënkuptonte se çdo person që kemi takuar ndonjëherë ka ekzistuar vetëm në imagjinatën tonë. Sigurisht që ky do të ishte një mendim i tmerrshëm, sidomos kur nis e bën fjalë për njerëzit e familjes.

Një tjetër mendim që të vjen në mendje është: përse vallë mund të jetë duke ndodhur një gjë e tillë?
Sigurisht do të thoshte se një qenie më e lartë është duke na kontrolluar. Shumica e feve na mësojnë se Perëndia është qenia supreme dhe që, nëse bëjmë një jetë të mirë, do të shpërblehemi e do të shkojmë në parajsë e nëse jo, atëherë më mirë të gjejmë veshje që i rezistojnë zjarrit.

ثshtë e qartë se janë të shumtë misteret që lidhen me jetën dhe disa prej tyre madje janë kaq kompleksë, saqë ne nuk kemi asnjë lloj shansi që t'i zgjidhim me anë të mendjes sonë të vockël.
Një mister i tillë është se si mundet universi të ketë ekzistuar gjithmonë?

Ne të gjithëve na pëlqen të besojmë se çdo gjë ka një fillim dhe një fund. اdo lloj koncepti tjetër e lëndon mendjen tonë.
اdo gjë është e kufizuar dhe asgjë nuk zgjat përgjithmonë.
Por, po sikur kjo të jetë thjeshtë në imagjinatën tonë, që ky koncept të jetë i gabuar?
Po sikur të jetë thjeshtë imagjinata jonë dhe të rezultojë se çdo gjë zgjat përgjithmonë, pasi energjia nuk vdes kurrë, siç thoshte Ajnshtaini?


Nëse ndodh që - dhe kjo nuk ka pothuajse aspak gjasa - të kenë të drejtë ata që mendojnë se kjo jetë është vetëm një ëndërr, atëherë me siguri është duke ndodhur diçka tjetër. Interesant është fakti sikur çdo gjë që ne mendojmë se e dimë, të jetë e gabuar.

Ligjet e fizikës do të ishin krejt të gabuar, pasi nuk do të kishte një botë fizike dhe madje ndoshta as edhe një univers fizik, por në vend të kësaj diçka tjetër që do të ishte kokë e këmbë një mister për ne.

Kohët e fundit, disa shkencëtarë kanë deklaruar se besojnë që ka një dimension tjetër që përmban energji. Të paktën janë shpikës. John Hutchinson ka punuar në këtë drejtim dhe ai pretendon se ka mundur të sigurojë burimin e kësaj energjie të pafund, por vetëm në mënyrë jo të rregullt.

Me fjalë të tjera, ndonjëherë eksperimentet funksionojnë dhe ndonjëherë jo. Por një gjë e tillë nuk e ka ndalur ushtrinë e SHBA që të interesohet për punën e tij.

A mund të ketë dimensione të tjerë përveç atij që ne besojmë se jetojmë dhe që të gjithë ata të jenë energji e një lloji apo një tjetri, gjë që na çon ne në teorinë se dimensioni ynë është në të vërtetë një dimension energjie dhe që ne thjeshtë mendojmë se është një dimension materie?

Sidoqoftë, ka një anë ku ngec kjo teori, pasi si mund të besojmë ne çfarëdolloj fakti që do të gjejmë në kërkimin tonë, nëse i gjithë ky ku jetojmë është iluzion?
Kjo do të nënkuptonte se ndoshta nuk ka dimensione të tjerë dhe që ndoshta ne jetojmë në të vetmin dimension.
Këto janë gjëra që me të vërtetë e ngatërrojnë mendjen tonë. Ndoshta mund të hyjnë në kategorinë e paranormales.
Ndoshta ata njerëz që besojnë se kanë parë shpirtëra mund të kenë parë, ndoshta, se si dukemi ne në të vërtetë?
Nuk është fjala për qenie të vdekura, aspak, por për qenie të përbëra në tërësi prej energjisë.

A mund të ndodhë që një formë më e lartë jete është duke na testuar me iluzione për të parë cila është natyra jonë e vërtetë?
Kjo qenie supreme do të njihej si Perëndia. Ne dëgjojmë shpesh rrëfime për rimishërimin. Shumë fëmijë nën moshën 5-vjeçare duket sikur kujtojnë gjithfarësoj informacionesh për jetën e mëparshme.
A mundet që ato të mos jenë thjeshtë jetë të mëparshme, por ëndrra të mëparshme?

Sa shumë njerëz që investigojnë këto lloj gjërash do të besonin se kjo është e mundur?
Eshtë kjo ndoshta një teori për të mos u dashur, pasi do të nënkuptonte që i gjithë progresi që ka bërë njeriu nëpër shekuj do të ishte hiçgjë.

Shanset më të mëdha janë që kjo teori të mos jetë asgjë më shumë se sa një falsitet, por gjithsesi nga ana tjetër, gjithmonë ekziston ai shans minimal që një gjë të jetë e vërtetë, sado e çuditshme të tingëllojë ajo. Ndoshta një copëz shumë e vogël e teorisë mund të jetë e vërtetë, le të themi ajo pjesë që thotë se ne jemi qenie energjie.

Ne e dimë se trupi i njeriut funksionon me elektricitet. Dimë gjithashtu se shumica e besimeve fetarë thonë që kemi një shpirt.
A mos ndoshta shpirti është i përbërë nga energjia dhe kjo çlirohet kur vjen vdekja? Shumica e botës beson se shpirtërat tanë çlirohen pas vdekjes.

Nëse ne jemi duke ëndërruar, a ndodh që diku, dikur të zgjohemi dhe të shohim se si qëndrojnë gjërat në realitet?
Ndoshta e gjithë kjo duhet harruar.

Ndoshta duhet të vazhdojmë të besojmë se jetojmë një jetë reale, me njerëz realë dhe ngjarje të vërteta. Deri kur të bindemi për të kundërtën, ndoshta duhet të vazhdojmë të mendojmë kështu.

Përndryshe, cili do të ishte kuptimi i jetës, i marrëdhënieve...?
EXPLORER UNIVERS
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Pe: A është jeta vetëm imagjinatë ?

......shume i bukur ky shkrim shume interesante......
...faktikishte shume pyetje qe ngrihen ketu, objektivishte kane zgjuar imagjinaten e njerezimit ne te kaluaren.....po une mendoj se perderisa ekziston materia dhe antimateria ,realja dhe surrealja ,iluzioni dhe e verteta...shume koncepte qe kane te kunderten e tyre ....
atehere pse mos te ekzistoje normalja dhe paranormaja?......
...ashtu si edhe universi qe eshte i pakufishem....nje dimension qe, sa me shume ta explorosh aq me shume te habite per pafundesine e ligjeve dhe eventeve qe e perbejne ate.....
.....ne i referohemi gjithmone botes qe arrijme ta prekim...dhe i shikojme me skepticizem fenomenet qe nuk arrijme ti shikojme.....
po kjo eshte jeta ,munde te jete vetem nje iluzion qe mendja jone e ka shpikur....midis imagjinates dhe realitetit....
per fat te mire ...me mire qe eshte keshtu....sepse eshte shume me e bukur ...sepse edhe endrrat tona kane nje domethenie....dhe i japin jetes nje kuptim...duke e motivuar ate per te arritur horizonte te reja, te cilat nuk i kemi prekur ende....ato behen propulsion i vertete , per te guxuar ,exploruar nje bote qe nuk e njohim....
....do te ishte shume i merzitshem mendimi te jetojme pa endrra ....te paten ato na cojne ne nje tjeter dimension, edhe pse te paprekshem konkretisht...per te harruar dicka nga realiteti dhe rutina e perditshme.....
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Jo,se besoj se eshte imagjinate,ne prekim gjera i perjetojme ska si te jete nje imagjinate....Jeta ska fund eshte e vetmja gje ne kompleks qe si gjendet fundi...Sikur te ishte imagjinate atehere i bie qe ne ''te jetojme por sjemi gjalle''....Edhe pse cdo njeri ne afatin kohor 24 oresh e ka nje 5 minutesh budallallek,por nqs e mendojme jeten thjesht nje imagjinate i bie te quhemi skizofren te gjithe....
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Pe: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Jo,se besoj se eshte imagjinate,ne prekim gjera i perjetojme ska si te jete nje imagjinate....Jeta ska fund eshte e vetmja gje ne kompleks qe si gjendet fundi...Sikur te ishte imagjinate atehere i bie qe ne ''te jetojme por sjemi gjalle''....Edhe pse cdo njeri ne afatin kohor 24 oresh e ka nje 5 minutesh budallallek,por nqs e mendojme jeten thjesht nje imagjinate i bie te quhemi skizofren te gjithe....
....haahahaaha GLOOM ke frike se kthehesh ne nje vizion, nje spekter?????....sipas teje ata qe kane imagjinate , na qenkan skizofren????....po imagjinata e ka ndihmuar njeriun te zhvillohet, dhe te arrije ne kete nivel zhvillimi qe eshte sote.....sepse pa ate, do te jetonte akoma neper pyje, ne maje te drureve....
kurse une them ,qe ata qe nuk posedojne imagjinaten ,hyjne ne nje kategori tjeter, po eshte nje term , qe nuk me vjen mire qe ta permende....
po jeta nuk eshte vetem imagjinate ,kjo eshte e vertete, sepse eshte edhe ajo qe ne prekim....por ekziston edhe ky dimension tjeter, qe duhet te merret ne konsiderate....
ka rreth 1 vite qe shkencetaret arriten te vertetojne me prova...dhe e kane prodhuar edhe ne laborator, ekzistencen e antimateries....qe eshte e kunderta e materies...eshte e kunderta qe ti shef dhe prek cdo dite....pra e shikon qe edhe ky fenomen eshte pjes e jetes ...ashtu si edhe gjithe fenomenet e tjere qe e perbejne ate.....
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Scorpion29,me duket se isha shume e qarte me lart,gjithsesi po ti bej nje sqarim me te gjate...Po flasim ta mendosh jeten nje imagjinate dhe jo te kesh imagjinate''te theksuar''...Imagjinata te largon nga realiteti eshte dicka e bukur por me kufi cdo gje...E kuton ca pasojash ka ne mendjen e njeriut te mendohet jeta e tera nje imagjinate???Dmth ne kot perpiqemi se cdo gje qenka thjesht ''pjelle''e mendjes tone????Ke permend me lart ti jo shkenca ka bere kete,jo imagjinata ka bere kete,te gjitha keta dihen por ata persona e kane menduar jeten imagjinate,qe kane vepruar ashtu??Imagjinata duhet por jo kur humbet sensin e realitetit,aq me shume ta cilesosh jeten imagjinate....Spo mohon askush ekzistencen e imagjinates,por imagjinate eshte thjesht nje krijim asgje me shume,realiteti eshte ajo qe perpiqemi dhe me te qendrojme,eshte dicka qe si humbet vlera...Gjithsesi mendoj se isha mese e qarte,dhe sado u shpjegova me aq sa munda...
 

ricky_ch

******
Titulli: A është jeta vetëm imagjinatë ?













[video=youtube;-v003HYY5q0]http://www.youtube.com/watch?v=-v003HYY5q0&feature=related[/video]
 

Zana1

Braveheart
Titulli: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Do thoja proces , por qe nuk arrij te kuptoj per c'fare arsye jemi k'tu.....

Si/pse lindim...... dhe si/pse vdesim, te ndalosh vetem 1 min te vetem dhe ta mendosh thelle e thelle, nuk ka kuptim.....Mister qe asnje si jep dot kuptim/pergjigje/fakt
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Per ti rene shkurt ksaj here se s'po me premton koha, do thoja qe e para mendja jone eshte e limituar te perceptoj cdo gje, sidomos te perjetshmen, prandaj dhe ne besojme tek ajo qe ka fillim e mbarim. Jane ca dije qe jane te fshehta dhe kapaciteti yne sado te mundohemi s'do arrije ti kuptoje dot 100%.

E dyta, a eshte imagjinate apo reale, perderisa ne e prekim cdo gje qe na ndodh ateher ka vetem nje emer, Realitet, mund te jete dhe imagjinate, por c'po me intereson perderisa une ne ket jete, vuaj, qaj, qesh,ndjej dhimbje, lumturi etj... pra perjetoj cdo cast.

Dhe per ta mbyllur, pse u krijuam? si? ku do shkojme?kush na krijoi?a eshte e vertete qe ps vdekjes te perfundoj cdo gje rreth ekzistences tone, etj, pyetjet qe rendojne cdo mendje, s'ka mundur ti ktheje pergjigje askush pervec fese...
 
Redaktimi i fundit:

Zana1

Braveheart
Titulli: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Dhe per ta mbyllur, pse u krijuam? si? ku do shkojme?kush na krijoi?a eshte e vertete qe ps vdekjes te perfundoj cdo gje rreth ekzistences tone, etj, pyetjet qe rendojne cdo mendje, s'ka mundur ti ktheje pergjigje askush pervec fese...

Pse feja c'fare ka sjelle si fakt ne k'te rast?
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Une thjeshte di qe "jetoj" ne nje hapsire - kohe tredimensionale.

Ka shume spekullime per boten qe jetojme per vete universin nese eshte reale apo irreal duke filluar nga folozofia, feja, metafizika, fizika, astrofizika, astrobiologjia etj, por, per momentin njeriu eshte akoma i vogel qe te njoh misteret e kozmosit vetem atehere njeriu mund te dije fatin e tij, kur te njoh misteret e kozmosit....

Tani per tani t'ia leme ne dore imagjinates dhe perceptimit te cdo njeriu qe ka per gjithesine, kjo eshte me e bukur.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: A është jeta vetëm imagjinatë ?


Jeta është sprovë për njeriun, të cilës si krijesë e Zotit iu dha te jetoj kohëshkurtë dhe me të te njohe dhe të adhuroje Zotin. Pasi kjo botë është kaluese (me dite e vite te numeruara) e asgjë më shum, në fund mund te themi shum njerez janë mashtruar dhe në fund janë zhgenjyer nga jeta, per arsye se skanë dashur te jetojnë duke besuar në Zot, porse kane then ne jetojmë dhe vdesim liberal, asgje s`eshte mbinatyrë. Dhe kjo i ka sjellur në dëshprim.

Njeriu është krijuar të besoje/adhuroje Zotin, të mirret sadopak si mbizoterues i jetës në tokë, të bëhet njeri i ndershëm në jetë, jo të bëhet barbar... pasi siq ka thën një i ditur, Hasan el Basri: çdo ditë që kalon, kaloi një ditë e jetës sate. Jetojmë fizikisht dhe shpirtërisht (në këtë botë), pastaj vdesim vetëm fizikisht, dhe vazhdon jeta shpirtërore në botën tjetër, dhe kthehet njeriu perseri tek Zoti.

Kjo jetë në këtë botë është fluska dhe në fund mbetet, kështu: siq ke vepruar, ashtu e gjen. Prandaj njeriu edhe thirret që të besoj e të bëj vepra të mira, (kurse ata qe marrin humor apo asgjë besimin në Zotin, ata kur të vdesin zgjohen).




Jetesa
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mendoj qe jemi trupa racional te mbushur me shenderrime energjish,ku keto energji here pas here ne dimensionin KOHE-UNIVERS...shenderrohen misherohen,pa humbur ose zhdukur asnjehere.
 
Do thoja proces , por qe nuk arrij te kuptoj per c'fare arsye jemi k'tu.....

Si/pse lindim...... dhe si/pse vdesim, te ndalosh vetem 1 min te vetem dhe ta mendosh thelle e thelle, nuk ka kuptim.....Mister qe asnje si jep dot kuptim/pergjigje/fakt

Arsyen duhet ta kerkosh zonjush ! Vete jeta jone ka nje qellim ne vete . Sikur ka pergjigje pse vishesh bukur , pse ushqehesh mire , pse meson , pse punon , normalisht se ka pergjigje edhe pse jeton . Pergjigjen nese nuk e kupton kete jete , do ta kuptosh pasi te vdesesh !
 

Passion

Banned
Arsyen duhet ta kerkosh zonjush ! Vete jeta jone ka nje qellim ne vete . Sikur ka pergjigje pse vishesh bukur , pse ushqehesh mire , pse meson , pse punon , normalisht se ka pergjigje edhe pse jeton . Pergjigjen nese nuk e kupton kete jete , do ta kuptosh pasi te vdesesh !

You are very intelligent :)
Ka noj pergjigje sa te jem gjalle ?
Kur te vdes do shkoj te 72virgjereshat.
S'do kem kohe. :(
 
You are very intelligent :)
Ka noj pergjigje sa te jem gjalle ?
Kur te vdes do shkoj te 72virgjereshat.
S'do kem kohe. :(

O plako pergjigja me e mira eshte per ty , te rrish tek femija apo familja jote nese ke , sesa te sorollateshj andej e kendej kot ne forum !
 

Passion

Banned
O plako pergjigja me e mira eshte per ty , te rrish tek femija apo familja jote nese ke , sesa te sorollateshj andej e kendej kot ne forum !

Pa pun ceni :(

Na fol pak per pergjigjen pas vdekjes se do mbytem nga kureshtja. :(
Si duket nga aty ?
 
Pa pun ceni :(

Na fol pak per pergjigjen pas vdekjes se do mbytem nga kureshtja. :(
Si duket nga aty ?

Si ta kupton pergjigjen per jeten , kur nuk ke nje pergjigje per papunsine tende apo sorllatjet e tua !
Ngo cenin , shko futja gjume , pergaditu per diten e neserme , sepse jeta nuk eshte e kote .
Me kaq po e perfundoj me ty sante .
 

Odeon

Relax
Inteligjenca e tepert te budalleps, prandaj sdo desha ta di kete pergjigje.

Te tjerat do i mesojme ne momentin e duhur. Asgje nuk humbet thjesht ndryshon forme.
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Imagjinate gjate nates, realitet gjate dites...;)
Po deshet nderrojini Po eshte e njejta...:)
 

KAON

Anëtar Aktiv
Egziston nje hendek i madhe nga imagjinata deri tek realiteti,ashtu sikurse dhe nje fije e vogel floku mund ti ndesh keto te dyja ne nje duel egzistence midis te qenurit apo te sajuarit.Faktikisht e verteta qe shohim te gjithe cdo dite eshte se mendojme se imagjinojme gjysmen tjeter te fundit te dites.Keshtu duke e quajtur imagjinat pjesen e gjumin i kemi zgjidhur problemet se si ,se qysh apo se cfare.Duke bere kete kemi krijuar nje imagjinat per realitetin tone gjate kohes zgjuar dhe asaj kur flem.Praktikisht ne imagjinojme dhe krijojme ate shabllon qe deshirojme me vetedijen tone apo edhe pa te.Imagjinata ne kete bote teknologjike ka nje damkosje barbare,ajo shihet si nje iluzion te cilin njeriu e krijon per ti mbijetuar mungeses se plotesimit te deshirave qe ka.Ne te vertet eshte e kunderta,sepse baza e eksperiences njerezore eshte imagjinata, pa dinamiken e saj nuk do kishte krijimtari e si rrjelloj as deshire per te egzistuar. Imagjinata eshte esenca e Uni-t , pa te sdo egzistonte as vete zoti. Realiteti eshte thjeshte prova e faktuar,qe konceptohet nga kendeveshtrimi i cdo kuj sipas vizionit imagjinar qe ka!
 
Top