• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A duhet test droge për zyrtarët e lartë dhe kandidatët që synojnë poste publike?!

A duhet test droge për zyrtarët e lartë dhe kandidatët që synojnë poste publike?!

1580131450415.png


Shqipëria mbetet ndoshta vendi i vetëm në evropë e më gjerë, parlamenti i të cilit ka hartuar e miratuar një ligj për të dekriminalizuar vetveten.

Në fakt ngjan shumë paradoksale, sepse në parim kuvendi është insitucioni që duhet të përbëhet nga njerëz elitë e intelektualë ndërsa ne po mundohemi të krijojmë mekanizma për ta pastruar atë nga njerëz me të shkuar kriminale.
I ashëquajturi “ligji për dekriminalizimin” u miratua në parlament në vitin 2015 me propozim të Partisë Demokratike, dhe kishte si qëllim që të pamundësonte përfshirjen dhe kandidimin e personave me të shkuar kriminale për poste publike.

Largimi i disa dhjetërave drejtuesve nga administrata publike, dhe shkarkimi deri më tani i dy kryebashkiakëve nga posti për fsjehje të dënimeve të tyre të mëparshme mund të themi që e bëri këtë ligj efektiv për fushën në të cilën ishte destinuar të funksiononte.
Por mesa duket as ky ligj nuk do të ishte i mjaftueshëm.
Thirrja e përsëritur e ish drejtuesve të PD-së gjatë kohës që ishin në parlament, që përfaqësues të qeverisë aktuale të bënin një test droge, nxiti edhe opinionin publik të mendonte se realisht ky test qenka i nevojshëm.
E këtë bindje e nxiti akoma më shumë edhe videoja e publikuar para pak ditësh e një kryebashkiaku në të cilën ai shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike. Kjo video tashmë duket se e ka bindur opinionin publik,dhe ka përforcuar nevojën e përmbushjes së kërkesës së opozitës për zhvillimin e testit të drogës.
Kjo mbase të duket jo normale për një shtet demokratik që në kye të insitucioneve publike, në parlament dhe në drejtim të strukturave të tjera është e pamendueshme që të ketë njerëz që përdorin e konsumojnë lëndë narktorike në ambiente publike.
Por kjo nuk është e pabesueshme për një vend si Shqipëria ku çdo gjë mund të ndodhë.
Ndaj edhe nevoja për zhvillimin e testit të drogës për të gjitha ata funksionarë që janë sot në krye të insitucioneve, në parlament, apo të tjerë që pretendojnë të vijnë mbetet tashmë një kërkesë aspak e çuditshme dhe shumë me vend.
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Private conversations
Help Users
    Top