• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A duhet të jeni miq me ish-ët e partnerit? Ekspertët japin këtë përgjigje

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
A duhet të jeni miq me ish-ët e partnerit? Ekspertët japin këtë përgjigje

Mbetet një pyetje “universale” kur vjen fjala tek ish-at e partnerit: “Nëse në një mënyrë ose tjetër ish-at janë ende pjesë e jetës së partnerit tuaj, çfarë duhet të bëni?” Duhet të shpresoni që ata të largohen vetë apo duhet të reagoni kundër tyre? Apo thjesht duhet t’i bëni miq?
Ekspertët e marrëdhënieve kanë një përgjigje. Ata janë mbledhur së bashku për të shpjeguar se çfarë duhet të bëni në një trekëndësh ku qëndroni ju, partneri juaj dhe ish-i. Më poshtë lexoni 4 këshilla se si të veproni në këto raste.
  1. Një marrëdhënie e shëndetshme dhe pozitive
Nëse ju dhe ish-i i partnerit keni një marrëdhënie pozitive, ku nuk ka asnjë lloj inati apo keqdashje nga ana e dy palëve, atëherë nuk ka asnjë problem që ju të jeni miq. Si në çdo marrëdhënie tjetër, edhe te kjo mund të dalloni qartazi se kur ju ofron pozitivitet dhe kur ju shkakton vetëm mërzitje. Këtë balancë ju duhet ta bëni personalisht vetë dhe në mënyrë objektive.
2. Nëse jeni miq të mirë me partnerin
Marrëdhënia me ish-in e partnerit varet edhe nga komoditeti që ju keni në radhë të parë me partnerin tuaj. Nëse jeni të hapur bashkë dhe flisni për çdo gjë, të ftoni ish-in e njërit apo tjetrit në një drekë apo darkë nuk ka asnjë të keqe. Nëse e shikoni që mes partnerit tuaj dhe ish-it nuk ka më asnjë ndjenjë dashurie por atyre u pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit, më mirë të përshtateni me këtë në mënyrë që të bëheni edhe ju pjesë e grupit sepse në të kundërt do të lodheni shumë ta luftoni atë marrëdhënie.
3. Nëse fëmijët janë gjithashtu pjesë e trekëndëshit
Nuk do të donit të ishit njerka e keqe e Borëbardhës dhe as ish-i i partnerit tuaj të ishte njerkë e keqe për fëmijët tuaj, ndaj duhet të keni kujdes në raste të tilla. Nëse doni që fëmijët tuaj të rriten në qetësi dhe me pozitivitet afër dhe zgjedhjet tuaja të mos ndikojnë keq tek ata, ruani balancat!
4. Ekzistojnë kushte specifike për të mbetur miq:
  • Partneri juaj është dakord që ju të shoqëroheni me ish-in e tij.
  • Nuk ekziston xhelozia në këtë trekëndësh.
  • Keni qëllime të mira ndaj kësaj marrëdhënieje.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Nuk kam pse te kem miqesi nese ish partneri/ja nuk ka femije me partnerin tim.
Nese ka femije ne mes ne duhet te krijojme nje ambjent sa me komunikues dhe tolerues.
Ne rastet e tjera pervec se nje respekt komunikues ne distanc nese eshte e novojshme.
Nuk shoh arsye te kete miqesi .
 
Last edited:

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
duhet te jemi. perderisa jemi dashur kemi qene afer njeri tjetrit . duhet ruajtur respekti. eshte e turpshme te perdoresh cdo gje qe keni kaluar bashke ne tallje e ofendime
 

dangerous

Moderatorë
Kur ka dal në qarkullim ky artikull se më ngjan se i ka dal boja.

Më teper info që ta ken parasysh njerzit.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Neqoftese eshte nje femije ne mes, normale qe partnerin duhet te mbaj nje far marredhenie me ishin dhe do e kuptoja. Por une te kem nje marredhenie shoqerore me ishin e partnerit, se di domethene, se konceptoj dot. Neqoftese vertete ka pasur dashuri midis te dyve dhe neqoftese nga njera ane mund te ket akoma ndjenja, si mund te mbeten miq?!
 
Top