• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A duhet mbajtur teshtima?

A duhet mbajtur teshtima?


Më shumë se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Teshtima konsiderohet si jo elegante, veçanërisht kur je në shoqëri. Por, gabim nga këndvështrimi mjekësor.



Në këtë mënyrë krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush teshtin me një ‘apshu’ të fortë, shporr mikrobet nga hunda. Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe viruset lëshohen si raketë për disa metra në dhomë.


Mjekët këshillojnë të vërehen mire sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial. Atëherë duhet mjeku. Shfryrjen e hundës bëjeni lehtë, pa shumë presion. Mbani një vrimë të hundës mbyllur. Duhen larguar sekrecionet që mund të largohen lehtë, pa ushtruar shumë presion. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë, drejt sinuseve.

Fatkeqësisht, kalimi i një viroze nuk të bën imun ndaj të tjerave.

Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktar sëmundjesh. Nëse trupi sapo ka luftuar me sukses një virus, mundet që teorikisht, të ndjekë menjëherë një infeksion tjetër me një lloj tjetër virusi.

Mbrojtja më e mirë nga riinfektimi është forcimi i sistemit imunitar. Dhe kjo arrihet me anë të një ushqimi të pasur me vitamina dhe sa më shumë lëvizje.ekonomisti.net
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: A duhet mbajtur teshtima?

Sa teshtine nje femer,zakonisht gjithe kthejne koken ose ndonjehere shoqerohet me ndonje shprehje te tipit : - Si mace teshtin,se dine sa lirim eshte:p
 

ReNdEx

Interist Forever
Pe: A duhet mbajtur teshtima?

hhahahah lool goolm mbase ke dhe te drejt :D

Une er vete ja fus teshtimes si te me vi e ku do qe te jem largohem pak per kultur te pergjithshme dhe pastaj e shkrep :p:p:p
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: A duhet mbajtur teshtima?

E kur ke ndonje alergji pranverore, qe teshtin 10 here rjesht, si do ishte te beje Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu e te nderprisje tere aktivitetin... sepse kur ndodh nje zhurme tere vemendja e degjueseve kthehet ne direkcionin e zhurmes...( njejt kur te ze lemza).

Gjithsesi edhe nqs e di qe nuk eshte mire te "teshtishe ne heshtje" prap ashu teshtij...
 
Redaktimi i fundit:

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: A duhet mbajtur teshtima?

Mua kur me vjen te teshti , edhe po te dua nuk e mbaj dot , madje nganjehere kur do te vije e nuk vjen dot
me bezdis shume .Eshte knaqsi te teshtish thelle .
Tingulli qe leshoj qenka ndryshe nga ai i zines .
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Pe: A duhet mbajtur teshtima?

Jo nuk duhet sepse me teshtim nxerren shum mikrrobe , edhe pasi te teshtit duhet me thon Elhamdulilah .
Nuk e lexova shkrimin sepse e di para mjekve :p .
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: A duhet mbajtur teshtima?

Jo nuk duhet sepse me teshtim nxerren shum mikrrobe , edhe pasi te teshtit duhet me thon Elhamdulilah .
Nuk e lexova shkrimin sepse e di para mjekve :p .
Po spo kuptoj, si perfundim duhet apo sduhet ta mbash teshtim, se ti thua "nuk duhet se nxjer shume mikrobe", pra duhet ta mbash.... Apo e kuptoj une gabim?
Gjithsesi, njerzit e edukuar vene doren/shamine ne goje kur teshtine... qe mos i "infektojne" dhe te tjeret me mikrobet e tyre

Ps: Elhamdulilah eshte perkthimi i "shendet"?
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Pe: A duhet mbajtur teshtima?

Sweet un e tregova ne postimin tim qe nuk e kam lexu shkrimin por vetem titullin .
Pra JO NUK DUHET ..... eshte per titullin A DUHET MBAJTUR TESHTIMA , dmth JO NUK DUHET MU MBAJT .
Ska lidhje me edukat ketu asgje , nuk don me thon qe kur te teshtin duhet te teshtish ne fytyr te tjetrit , kjo eshte per 99 % te rasteve ke hapsir qe ske njerz perpara .
Por kur je ne nje vend te mbyllur dhe ka me shum njerz at'her mundesh ta vesh doren apo shamin (facoleten).
Elhamdulilah : "Hamd" eshte fjale qe perdoret per t'falenderuar Zotin, nuk ka perkthim ne asnje gjuhe te botes. Arabet per falenderim, perdorin fjalen "SHUKREN", qe dmth "Flm". Por, kur eshte puna te Zoti, nuk i thuhet Shukren Allah psh, por Elhamdulilah, qe dmth "hamdet/falenderimet" i takojne vetem Allahut
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: A duhet mbajtur teshtima?

Ado, nuk te thash qe ske lexuar artikullin, te thash qe nuk kuptoj ca konkluzioni ke nxjer sepse the "jo nuk duhet mbajtur, se nxjer shume mikrobe", pra se mban tamam te nxjeresh mikrobet apo si? Kete skisha te qarte.
Edhe nje gje, 99% rasteve nuk ri vetem, besoj... e nqs nuk je i shoqeruar me njerez te njoftur, prap njerez jane prandaj besoj qe doren tek goja eshte e domosdoshme gjithmone.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ado

Didi

C'est la vie.
Titulli: A Duhet Mbajtur Teshtima? Ja Pasojat:

Kur isha ne leksion zakonisht e mbaja...jo per gje por ngrija klasen ne kemb.lol
Plus mesuesit me shikonin dhe keq..sikur te thonin "Pse nuk e mbajte?" Lol
 

MasteR

I'm offline
Pe: A Duhet Mbajtur Teshtima? Ja Pasojat:

Un sembaj dot,marr dhe cik hov me shume madje lol
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Pe: A duhet mbajtur teshtima?

E kur ke ndonje alergji pranverore, qe teshtin 10 here rjesht, si do ishte te beje Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu Apshu e te nderprisje tere aktivitetin... sepse kur ndodh nje zhurme tere vemendja e degjueseve kthehet ne direkcionin e zhurmes...( njejt kur te ze lemza).

Gjithsesi edhe nqs e di qe nuk eshte mire te "teshtishe ne heshtje" prap ashu teshtij...
hahha... po imagjinoj ate teshtimen me 10 apshu-sh :p. kam nje kusherire qe teshtin ashtu pa pushim. gje me te shpifur ska :p. haha..

Sa i perket temes, po e kam degjuar qe s'duhet mbajtur dhe nuk e mbaj asnjeher te jem ku te jem, pasi se kam te shemtuar, dhe ne pergjithsi teshtij me ze te ulet :).. Problem kam vetem lemzen, gje te cilen nuk e has tek vendasit. Kur me kap ndonjeher ne pune tgjithe me thone cproblem ke? Lol...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: A duhet mbajtur teshtima?

Jo se duke e mbajtur para munde te te kris mbrapa :yep:
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Pe: A duhet mbajtur teshtima?

hahha... po imagjinoj ate teshtimen me 10 apshu-sh :p. kam nje kusherire qe teshtin ashtu pa pushim. gje me te shpifur ska :p. haha..

Sa i perket temes, po e kam degjuar qe s'duhet mbajtur dhe nuk e mbaj asnjeher te jem ku te jem, pasi se kam te shemtuar, dhe ne pergjithsi teshtij me ze te ulet :).. Problem kam vetem lemzen, gje te cilen nuk e has tek vendasit. Kur me kap ndonjeher ne pune tgjithe me thone cproblem ke? Lol...
Kur te kesh lemzen , mbushe nje gote me uje ! mbaje mbyll hunen me doren e majt dhe pije ujt ashtu me hund te mbyllur me doren e djatht , dhe ndoshta do te ndalet te une ka sukses nje gje e tille :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: A duhet mbajtur teshtima?

Qe teshtima s'qeka elegante une se kam degjuar ndonjehere. Mua me duket i cik si e pabesueshme te arrish ta mbash teshtimen, mbase ngaqe vet se mbaj dot...vetem kur te vjen ndonjehere per te teshtire dhe pastaj largohet vet, pa kontrollin tend se kshu ta ndalosh vete me duket e pamundur.
 
Top