• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

7 vendet europiane të cilat mund ti vizitoni brenda një dite

Nuk keni shumë ditë pushimi për ta eksploruar një vend plotësisht? Mos u shqetësoni!

Kur bëhet fjalë për shtetet më të vogla në botë, një ditë është kohë e mjaftueshme për ti vizituar ato.

Më poshtë po ju listojmë 7 mikro-shtetet europiane, të cilat mund ti eksploroni brenda një ditë.

1. Vatikan



Vatikani është vendi më i vogël në botë. Si qendra e Kishës Katolike, ai është mjaft i rëndësishëm nga ana historike dhe ajo kulturore. Aty ju do të gjeni shumë muzeume, të cilët do ju mbajnë të zënë gjithë ditën.



2. Monako



Monako është vendi i dytë më i vogël në bot dhe mund të jetë një vend i lezetshëm për tu vizituar. Aty ju mund të vizitoni “Grand Casino”, të bëni shëtitje në rrugët e bukura, historike të Monakos ose të shkoni në “Larvotto Beach” pranë Monte Karlo.



3. Luksemburg



Luksemburgu njihet si qyteti që ‘vjedh’ zemrat e shumë udhëtarëve. Qyteti i vjetër është tepër magjepsës dhe me disa pedonale (rrugë për këmbësorë) për ju që të shëtisni. Por në veçanti do të dëshironi të vizitoni kështjellën Vianden, e cila mund t’ju kujtojë kalanë Neuschëanstein të Gjermanisë. Ju mund të kaloni kohën duke provuar edhe verërat lokale të këtij vendi, të cilat definitivisht nuk mund të harrohen.



4. Andora



Andora është e njohur për resortet e skive dhe mundësive për të udhëtuar më këmbë duke qënë se është e vendosur në zemër të vargut malor, Pyrenees. Dhe kjo nuk është aspak një gjë e keqe! Ky vend është pak më i lirë se sa homologët e tij më të mëdhenj europianë.



5. Malta



Malta është një perlë e historisë evropiane, arkitekturës dhe kulturës. Tempujt e saj megalitike janë konsideruar si më të vjetërit në botë. Nëse ju jeni duke kërkuar për muzeume, kafene, plazhe apo ndonjë gjë tjetër, të jeni të sigurt se keni për ta gjetur atë.



6. Lihtenshtein



Ky vend i vogël, i cili gjendet mes Austrisë dhe Zvicrës do ju ofrojë pamje të mrekullueshme alpine. Ai ju ofron gjithashtu mundësi shumë të mira për ski, çiklizëm dhe hiking (ecje për një distancë të gjatë, sidomos në të gjithë vendin ose në pyje).



7. San Marino



San Marino është një tjetër vend piktoresk për tu vizituar. Ashtu si Vatikani, ai është i rrethuar plotësisht nga Italia. Ju mund të shëtisni nëpër rrugë e tij të ngushta, gjarpëruese dhe të vizitoni fortesat në malin Titano.
 
Top