• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

7 Këshilla për mposhtjen e etjes gjatë agjërimit

Arfenilla

Themelues i Forumit


Lloji i ushqimit që konsumon agjëruesi është themeli i çështjes në përballimin sa më mirë të etjes gjatë agjërimit.
Ja disa këshilla të vlefshme për këtë qëllim:
1.Mos konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të madhe erëzash, sidomos në vaktin e syfyrit.
2.Pirja e sasive të vogla dhe të shpeshta të ujit pas ngrënies së Iftarit.
3.Konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe në syfyr, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha uji dhe fibrash që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në zorrë, dhe kjo ul ndjesinë e urisë dhe të etjes gjatë ditës.
4.Largimi nga konsumimi i ushqimeve të kripura dhe turshive në kohën e Iftarit, sepse këto e rrisin nevojën e organizmit
për ujë. Në vend të këtyre preferohen perimet e gatuara. Preferohet gjithashtu konsumimi i mishit të zjerë apo të pjekur për lehtësinë e tij në tretje (në Iftar).
5.Shtimi i lëngjeve që ndihmojnë në lagështinë e trupit, si lëngu i Jamballit dhe Hurmes Indiane, sepse këto vrasin disa lloje mikrobesh në aparatin tretës.
6.Shtimi i konsumittë sallatës, sepse ajo përmban një numërtë madh elementesh ushqimorë zbutës dhe të dobishme e të pasura me fibra, minerale dhe vitamina që i sigurojnë organizmit gjallëri, fuqi dhe sasinë e nevojshme të ujit. Sallata me vlerat më të plota ushqyese duhet të përmbajë majdanoz trangull (kastravec), selino, domate, qepë, lulelakër, e lloje të tjera të panumërta perimesh.
7.Ekspertët theksojnë se shalqini është nga frutatverore shumë të dobishme për agjëruesit, madje ai zëvendëson dhjetëra lloje perimesh bashkë me mishin, për efektet e tij të zbutëse për stomakun, plus faktit që ai është i pasur me një sërë elementesh që i plotësojnë njeriut nevojën për ujë, vitamina dhe minerale, gjatë gjithë ditës së agjërimit, e sidomos në ditët e nxehta të verës
b tetova
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: 7 Këshilla për mposhtjen e etjes gjatë agjërimit

Me kujtove nje shoqe time.
Mcon sms: Ca po ben?
I them- Po behem gati t'iki n'pun. -Ti?
-Po bej syfyrin.-thote
-E ca po gatuan? -e pyes
-Pul me patate n'tave-ma kthen.
lol
 
Top