53 deputetët që ulen për herë në parë në Parlament

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Capture-146.png
Nga Erneta Shevroja

Janë 53 deputetë që këtë legjislaturë do të ulen për herë të parë në radhët e karrigeve të Parlamentit. Rezultati përfundimtar tashmë është mbyllur dhe partia fituese është PS-ja. Partia më e madhe që me gjasë nuk do të bëjë koalicion me parti të tjera, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate deputetësh, Partia Demokratike është tkurrur krahasuar edhe me rezultatin e zgjedhjeve 2013, duke shkuar nga 45 mandate në 43, ndërsa LSI-ja jashtë koalicioneve arriti të merrte 19 mandate. PDIU, po ashtu është penalizuar në rezultat, nga 5 që ka pasur në legjislaturën aktuale, është përgjysmuar në 3 mandate deputetësh.

Në këto zgjedhje ka pasur edhe shumë emra të rinj në lista. Edi Rama largoi pothuajse të gjithë figurat e vjetra, si Namik Dokle, Arta Dade, Valentina Leskaj etj. Këtë model të spastrimit të partisë nga figurat e vjetra e aplikoi edhe Lulzim Basha. Ndërkaq, LSI-ja ishte partia që futi në listë shumë kandidatë nga radhët e të rinjve për nga mosha. Një specifik ka edhe nga PDIU-ja. Nga tre deputetët fitues, i vetmi që ka qenë deputet është Aqif Rakipi, që fitoi mandat sërish me votat e qytetarëve të qarkut Elbasan. Katër kandidatët e tjerë, përfshirë edhe kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi janë jashtë Parlamentit.

Shpërndarja

Partia Socialiste ka numrin më të lartë të emrave që do të futen për herë të parë në Parlament. Gjithsej, emrat që kanë fituar mandat deputeti janë 53, nga këto 26 do të ulen në radhët e Partisë Socialiste. Nga 18 fitues në qarkun me numër mandatesh më të lartë PS-ja ka vetëm dy emra që do të futen për herë të parë në Parlament. Mes emrave që janë zgjedhur për herë të parë nën logon e Partisë Socialiste është ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, e cila ishte kryesuesja e PS-së në qarkun e Tiranës. Emri tjetër është Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë por kjo është hera e parë që ajo votohet për deputete.

Në qarkun e Durrësit janë katër emra të rinj të PS-së që do të ulen për herë të parë në sallë. Ata janë Ilir Ndraxhi, Roland Xhelilaj, Jurgis اyrbja dhe Rrahman Rraja. Nga qarku i Elbasanit ku PS-ja fitoi 7 mandate, do të ulen për herë të parë dy deputetë. Ndërsa vota e Korçës çon për herë të parë në Parlament, ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali. Një tjetër deputete është Edlira Bode dhe Ilir Xhakolli. Ndërsa në qarkun e Fierit, që për PS-në ka qenë një hambar votash, dy emra nga 10 mandate do të ulen për herë të parë në Parlament. Në qarkun Vlorë janë katër emra të rinj nga 8 deputetë të fituar, Vilma Bello, Alket Hyseni, Vullnet Sinaj dhe Fatmir Velaj. Qarku i Shkodrës ku PS-ja ka marrë 4 mandate, dy janë deputetë që janë zgjedhur për herë të parë, Senida Mesi dhe Luan Harusha.

Emrat e PD-së

Duke krahasuar numrin e përgjithshëm të mandateve që ka arritur të marrë PD-ja në këto zgjedhje, e djathta është ajo që ka çuar më shumë emra të rinj në Parlament. Nga 43 mandate që ka marrë e djathta në këto zgjedhje, 20 prej tyre do të hynë për herë të parë në Parlament. Ndryshe nga kandidatët e rinj të Partisë Socialiste, shumë prej emrave fitues të Partisë Demokratike kanë qenë funksionar të rëndësishëm të PD-së gjatë këtyre 4 viteve që PD-ja drejtohet nga Lulzim Basha. Në dy qarqe të mëdha Lulzim Basha preferoi emra të pa sprovuar, Shkodër dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë emrat janë më të shpërndarë.

Kështu, nga lista e qarkut Korçë do të ulen për herë të parë në radhët e demokratëve, Valentina Duka, Ervin Salianji, Sekretar i Aksionit Qytetar në PD, Hekuran Hoxhalli dhe Klevis Balliu. Edhe qarku Shkodër, veç Nard Ndokës, lista fituese e PD-së ishte me emra të rinj, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia. Për herë të parë në parlament do të hyjë si deputete edhe Grida Duma, kandidate në 2015 për kryebashkiake të Durrësit por që tashmë doli fituese nga listat e qarkut të Tiranës. Dy emra të tjerë nga qarku më i madh për PD-në janë Orjola Pampuri, e renditur pas Bashës në listë dhe Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit. Në qarkun e Elbasanit ku PD-ja pësoi një disfatë e vërtetë,Endri Hasa është zgjedhur për herë të parë deputet. Në Fier Luan Baçi dhe në Vlorë Agron Shehaj dhe Nadire Meçorapaj. Nga qarku i Lezhës në Parlament hyn kryebashkiaku, Andon Frrokaj dhe Lindita Metaliaj. Nga qarku Dibër, Xhemal Gjunkshi dhe Kukësi, Isuf اelaj.

Emrat nga LSI dhe PDIU

Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë 5 emra që do të ulen për herë të parë në parlament. LSI-ja fushatën e përqendroi tek radhët e të rinjve, duke premtuar 100 mijë vende të reja pune vetëm për këtë kategori, por nga lista fituese dy janë emrat që vijnë nga radhët e LRI-së, nga 5. Flodia Kërpaçi është kryetare e LRI-së dhe e renditur e katërta në listë dhe Endrit Brahimllari, i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Më pas, Nora Malaj ka mbajtur disa poste në nivel zv.ministrash. Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është zgjedhur deputete nga votat e qytetarëve të qarkut Durrës.

Një emër tjetër që nuk ka qenë në parlament është Shezai Rrokaj, aktualisht kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Rrokaj u zgjodh nga vota e qytetarëve të Vlorës. LSI në Vlorë fitoi vetëm një mandat deputeti. Në Lezhë LSI-ja ka arritur të marrë një mandat. Viktor Tushaj ka kandiduar në Lezhë për kryebashkiak në vitin 2015 por humbi përball kandidatit demokrat. Në këto zgjedhje LSI-ja e vendosi në listë për deputet. Nga radhët e PDIU-së janë dy deputetë që do të ulen për herë të parë në parlament. Ajo është deputetja e re, Reme Lala e zgjedhur në qarkun Dibër dhe biznesmeni Bujar Muça, i vendosur në dyti pas Aqif Rakipit, në qarkun e Elbasanit.shekulli
 

Attachments

  • Capture-146.png
    Capture-146.png
    604.1 KB · Shikime: 0
Top