500 vjet Kapela Sistine vepër e mjeshtrit Michelangelo

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për të shënuar këtë përvjetor jubilar dhe papa Benedikti XVI mbajti nëj shërbesë fetare.

500_vjet_kapela_sistine_veper_.jpg



Kapela Sistine në Vatikan, një nga monumentet më të njohura në botë, shënon 500 vjetorin.

Më 31 tetor 1512, vetëm 20 vjet pas zbulimit të Amerikës, Papa Julius II, përmes një shërbese përuroi dhomën ku Michelangelo punoi për katër vjet, për të përfunduar afresket në tavan.

Për ët shënuar këtë përvjetor jubilar dhe papa Benedikti XVI mbajti nëj shërbesë fetare.

Kupola e mbushur me afreske u porosit nga Papa Sixtus IV, emrin e të cilit mban dhe sot.

Ajo është projektuar të jetë, dhe ende është, vendi ku kardinalët katolikë mbajnë konklavën e shenjtë për zgjedhjen e një Papë të ri dhe është përdorur për herë të parë për këtë qëllim pas vdekjes së Sixtus në 1484.

Papa gjithashtu përdor Kapelën çdo vit në janar, kur ai pagëzon foshnjat e porsalindur për të shënuar festëm e Pagëzimit.

Michelangelo Buonarroti pikturoi afresket e famshme, tani të konsideruara pjesë e Muzeut të Vatikanit, në dy periudha midis 1508 dhe 1541. Ende dhe sot kapela sistine mbetet një nga thesaret më të famshme në botë të artit të Rilindjes./Yllpress

500_vjet_kapela_sistine_veper_.jpg
500 vjet Kapela Sistine veper e mjeshtrit Michelangelo



500_vjet_kapela_sistine_veper__1.jpg
500 vjet Kapela Sistine veper e mjeshtrit Michelangelo
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: 500 vjet Kapela Sistine vepër e mjeshtrit Michelangelo

Kjo eshte nje veper e pakrahasueshme, dhe nese shikoni me kujdes mantelin me te cilen eshte mbeshtjelle Zoti ajo ka formen e TRURIT ..... 800px-Michelangelo_-_Creation_of_Adam.jpg



pse truri duhet te kete formen e Zotit apo Zoti te kete formen e Trurit????????????
 
Top