• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

25 librat që duhen lexuar patjetër..

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
25 librat që duhen lexuar patjetër...




Ashikë? Best seller? Libra historikë? Nuk mjafton një jetë për të lexuar të gjithë librat që janë në botë. Por për këtë ju vjen në ndihmë gazeta prestigjioze britanike “Telegraph”, e cila ka listuar 100 romanet që duhet të paktën absolutisht të lexohen një herë në jetë.
Në vendin e parë, prestigjiozja britanike ka renditur romanin “Mes Marsi” të George Eliot. Ky roman është quajtur ndryshe si “Një studim i Jetës Provinciale” dhe trajton një sërë temash që lidhen me statusin e grave, natyrën e martesës, idealizmin dhe vetë interesin, fenë dhe hipokrizinë, reformat politike dhe edukimin.
Kjo novelë është e botuar në tetë libra dhe reflekton histori të jetës reale. Ajo është konsideruar si një nga novelat më të mira të shkruara në gjuhën angleze.
Nuk kishte si të mungonte në këtë listë Ana Karenina e Leo Tolstoit. Historia klasike e Leo Tolstoit mbi një dashuri fatkeqe, është një nga novelat më të admiruara në literaturën botërore. Gjenerata të tëra lexuesish janë magjepsur nga heroina e tij e mrekullueshme dhe jo vetëm për gruan e paharrueshme që përjeton dramë në fatin e saj, por gjithashtu sepse ajo eksploron dhe hedh dritë mbi pyetjen e madhe se si duhet jetuar plotësisht jeta!

Më poshtë nuk po ju sjellim të 100 titujt e romaneve, ku përfshihet edhe romani voluminoz “Të mjerët”, por 25 titujt e vendeve të para me nga një fjali të shkurtër përshkruese, sipas vetë Telegraph:

25. “Guri i Hënës” nga Wilkie Collins. Një nga novelat detektive moderne angleze më të mira e më të gjata.

24. “Uliksi” nga Xhejms Xhojs. Kryevepra moderniste që përsërit Homerin. Përmban një nga fjalitë më të gjatë të letërsisë angleze. 4,391 fjalë.

23. “Zonja Bovari” nga Gustav Flobert. Gënjeshtrat e një marrëdhënieje dashurore që çojnë një doktor provincial drejt agonisë.

22. “Një udhëtim në Indi” nga EM Forster. Një akuzë false ekspozon shtypjen raciste të rendit britanik në Indi.

21. “1984” nga Xhorxh Oruell. Ku ka ndikim më të keq Big ¬Brother se te serialet televizive që ka inspiruar?

20. “Tristram Shandy” nga Laurence Sterne Samuel Johnson, besonte se novela eksperimentale ishte shumë e çuditshme për t’u zgjatur më tej.

19. “Lufta e Botëve” nga HG Wells. Tregimi i pushtuesve gjakpirës marsianë.

18. “Scoop” nga Evelyn Waugh Waugh e bazoi novelën mbi reporterin e vogël të pashpresë gjatë farsës gazetareske me ish¬ botuesin e Telegraph Bill Deede.

17. “Tesi i d’Erbërvilëve” nga Thomas Hardy Standardet. Motive seksuale të dyfishta mbahen ‘të ftohta’ në këtë tragjedi rurale.

16. “Brighton Rock” nga Graham Green. Novela është një triller kriminal në Brigtonin e viteve 30’.

15. “Kodi i Wooster¬ve” nga PF Wodehouse. Novela e tretë që flet për Bertie Wooster dhe shërbëtorin e saj Jeeves.

14. “Lartësitë e stuhishme”, Emily Bronte. Novela e Emily¬t rreth dashurisë së dy të rinjve, Catherine dhe Heathclif dhe ndarjes së tyre.

13. “David Koperfild” nga i madhi اarls Dikens. Borxhi dhe mashtrimi në romanin gjysmë¬biografik të Dikensit, një kryevepër botërore.

12. “Robinson Kruzo” nga Daniel Defo. Një person që përfundon në një ishull të humbur, arrin të gjejë Zotin dhe qetësinë.

11. ”Krenari dhe paragjykim” nga Jane Austen. اdo djalë i klasit të lartë meriton një vajzë të paragjykuar.

10 “Don Kishoti i Mançes” nga Migel de Servantes. Tregimi i aventurave të dy kalorësve që luftojnë me mullinjtë e erës.

9. “Zonja Dalloway” nga Virginia Woolf. Vetëvrasja e Septimus nuk e përkëdhel ndërgjegjen e heroinës sonë.

8. “Turpi” nga JM Kortez. Një profesor anglishteje nga Afrika e Jugut humbet gjithçka pasi josh një studente.

7. “Xhejn Ejr” nga Sharlot Brontë. Pavarësisht se sa e varfër dhe e vuajtur ajo është, z. Roçester dëshiron të martohet me të ilegalisht.

6. “Ne kërkim te kohës së humbur” nga Marsel Prust, shtatë volume meditimi në memorie.

5. “Zemrat e errësirës” nga Jozef Konrad. “Pushtimi i botës”, tha Konrad, ”nuk është një gjë e bukur”.

4. “Portreti i gruas” nga Henri Xhejms. Një trashëgimtare amerikane në Evropë “përballet me fatin” duke u martuar me një burrë egoist.

3. “Ana Karenina” nga Leo Tolstoy. Kurorëshkelësja e Leo Tolstoit lindi dhe e pësoi nga një ëndërr aristokratike.

2. “Moby¬Dick” nga Herman Melville. Kapiteni Ahab kërkon hakmarrje ndaj balenës së bardhë e cila i hëngri këmbën.

1. “Mes Marsi” nga George Eliot. “Një nga pak novelat angleze për të rritur”, thotë Virxhinia Woolf.

/fb
 
Shqiperia
Help Users
Staff Only
  • No one is chatting at the moment.
    Didi @ Didi: @WxP shikoje privatesine, se lexohen pa u loguar.
    Top