• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

20 trashëgimtaret më interesante të botës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dikur, trashëgimtaret vetëm drekonin, bënin shopin dhe shkonin nëpër festa. Por 20 trashëgimtaret e zgjedhura nga revista “Forbes” nuk ngjajnë me një stereotip të tillë. Ato kanë arritur sukses në biznes, sporte dhe arte. Edhe pse revistat e thashethemeve i ndjekin ato njësoj si yjet e Holluvidt, këto femra dallojnë prej tyre nga këmbëngulja dhe arritjet që i kanë bërë prindërit e tyre, njerëzit më të fuqishëm të botës. Redaktorët e “Forbes” kanë përpiluar një listë me trashëgimtaret që kanë baballarët më të pasur në botë sipas “Forbes”. Ivanka Trump është një prej tyre. Vajza e miliarderit Donald Trump është konsideruar si përzierja perfekt e paraqitjes dhe esencës. Ish-modelja është diplomuar me pikët maksimale në Universitetin e Pensilvanisë dhe tashmë punon në organizatën “Trump” si anëtare e bordit të zhvillimit. Aktualisht ajo po ndihmon për eksportimi ne markës “Trump” në Dubai dhe në Panama. Edhe vajza e Richard Branson ndodhet në listë. Biondja që ka për baba manjatin e “Virgin”, Richard Branson punon si doktoreshë në Londër, pasi është diplomuar për pediatri. Ajo është mike e vjetër e princit Ulliam të Anglisë, me të cilin ka kaluar dhe pushimet vitin e kaluar. Sipas sondazheve të ndryshme në media, ajo është zgjedhur me 43 për qind vota si bashkëshortja më e përshtatshme për princin e Anglisë. Stërmbesa e botuesit legjendar William Randolph Hearst është një prej vajzave të shtresës së lartë të Nju Jorkut. Në një intervistë të dhënë në revistën “Harper’s Bazaar” ajo ka deklaruar se shuma e parave që i duhen për kujdesin vetjak në vit kap shifrën 136,360 dollarë. Ajo është dhe anëtare e organizatës ambientaliste “Riverkeeper”. Nuk mungon as trashëgimtarja franceze, Delphine Arnault. Vajza elegante e francezit të pasur të artikujve të luksit, Bernard Arnault, është diplomuar për Ekonomi në Londër dhe ka punuar në firmën e menaxhimit “McKinsey” përpara se t’i bashkohej kompanisë të të atit “Louis Vuitton”, duke u bërë femra e parë e bordit në moshën 28 vjeç. Ajo ka bashkëpunuar me John Galliano dhe ka punuar tek Christian Dior

Ivanka Trump
Vajza e Donald Trump: 3 miliardë dollarë
SHBA
Vajza e miliarderit Donald Trump është konsideruar si përzierja perfekt e paraqitjes dhe esencës. Ish-modelja është diplomuar me pikët maksimale në Universitetin e Pensilvanisë dhe tashmë punon në organizatën “Trump” si anëtare e bordit të zhvillimit. Aktualisht ajo po ndihmon për eksportimi ne markës “Trump” në Dubai dhe në Panama.

Holly Branson
Vajza e Sër Richard Branson: 3.8 miliardë dollarë
Angli

Biondja që ka për baba manjatin e “Virgin”, Richard Branson punon si doktoreshë në Londër, pasi është diplomuar për pediatri. Ajo është mike e vjetër e princit Ulliam të Anglisë, me të cilin ka kaluar dhe pushimet vitin e kaluar. Sipas sondazheve të ndryshme në media, ajo është zgjedhur me 43 për qind vota si bashkëshortja më e përshtatshme për princin e Anglisë.


Amanda Hearst
Vajza e Anne Hearst, mbesa e Patty Hearst dhe stërmbesa e William Randolph Hearst: 8.7 miliardë dollarë
SHBA
Stërmbesa e botuesit legjendar William Randolph Hearst është një prej vajzave të shtresës së lartë të Nju Jorkut. Në një intervistë të dhënë në revistën “Harper’s Bazaar” ajo ka deklaruar se shuma e parave që i duhen për kujdesin vetjak në vit kap shifrën 136,360 dollarë. Ajo është dhe anëtare e organizatës ambientaliste “Riverkeeper”.


Tamara Ecclestone
Vajza e Berndard Eccelstone: 3.6 miliardë dollarë
Angli
Vajza e miliarderit të Formula 1, Bernie Ecclestone dhe modeles kroate Slavica, Tamara Ecclestone është versioni anglez i Paris Hilton. Ajo ka mundur të bëhet e famshme si prezantuese e garës televizive “Red Bull Air”. Ajo gjithashtu ka formuar dhe kompaninë e saj të produksionit me motrën e saj Petra.


Delphine Arnault Gancia
Vajza e Berndard Arnault: 28 miliardë dollarë
Francë
Vajza elegante e francezit të pasur të artikujve të luksit, Bernard Arnault, është diplomuar për Ekonomi në Londër dhe ka punuar në firmën e menaxhimit “McKinsey” përpara se t’i bashkohej kompanisë të të atit “Louis Vuitton”, duke u bërë femra e parë e bordit në moshën 28 vjeç. Ajo ka bashkëpunuar me John Galliano dhe ka punuar tek Christian Dior

Dylan Lauren
Vajza e Ralph Lauren: 4.7 miliardë dollarë
SHBA
Vajza e ikonës së modës amerikane, Ralph Lauren ka vendosur të mos shpenzojë paratë e babait, por të krijojë diçka me to. Kështu, Dylan ka krijuar një linjë dyqanesh ëmbëlsirash “Dylan’s Candy Bar” në gjithë vendin. Dyqanet përmbajnë dhoma ku mund të organizohen festa, llixha ëmbëlsirash dhe bluza dhe jastëkë prej ëmbëlsirash.
Aerin Lauder Zinterhofer
Vajza e Ronald Lauder: 3.2 miliardë dollarë
SHBA
Ikona e modës, e cila është një figurë e përhershme në sfilatat e modës në Nju Jork, krahasohet shpesh herë me gjyshen e saj legjendare, Estee Lauder. Ajo është anëtare e bordit të kompanisë kozmetike dhe merret me gjithë aspektet vizuale të saj. Babai i saj miliarder është president i laboratorëve të produkteve kozmetike “Clinique”.


Georgina Bloomberg
Vajza Michael Bloomberg: 11.5 miliardë dollarë
SHBA
Vajza më e vogël e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloombert është një kalorëse e garave me kuaj, e cila synon të kapë një vend shumë të mirë në Lojërat Olimpike 2008 që po zhvillohen në Pekin. Ajo ka themeluar fondacionin “Rider’s Closet” për kalorësit ndëruniversitarë.


Marta Ortega Perez
Vajza e Amancio Ortega: 24 miliardë dollarë
Spanjë
Vajza e banorit më të pasur të Spanjës, e cila jeton një jetë të qetë dhe larg syve të njerëzve, po mëson nga i ati s’i të marrë në dorë frerët e kompanisë së tij. Bëhet fjalë për gjigandin e modës “Inditex”, i cili përfshin tre mijë dyqane “Zara” në gjithë botën.


Charlotte Casiraghi
Mbesa e princit Albert II: 1.2 miliardw dollarw
Monako
Charlotte është një prej atyre vajzave të famshme, por gjithashtu ka dhe gjak blu. Ajo njihet për shijen e saj në veshje dhe pamjen fotozhenike, të cilën ia atribuojnë gjyshes së saj, Grace Kelly dhe mamasë, princeshës Caroline të Monakos. Edhe pse ka lindur në Francë, ajo mbetet e katërta në vijën e fronit të Monakos.


Vanisha Mittal Bhatia
Vajza e Lakshmi Mittal: 51 miliardë dollarë
Indi

Ashtu si vëllai i saj, vajza e më të pasurit të Indisë është aktive në kompaninë e të atit. Ajo është diplomuar në Universitetin Evropian të Ekonomisë dhe është pjesë e drejtuesve të bordit. Në vitin 2004, babai i saj i organizoi asaj dasmën më të shtrenjtë në histori, me një vlerë prej 60 milionë dollarësh.


Samantha Kluge
Vajza e John Kluge: 9.5 miliardë dollarë
SHBA
Vajza rebele e miliarderit të komunikacionit, John Kluge, i cili dikur ka qenë njeriu më i pasur i Amerikës, ka 12 tatuazhe dhe ka anuluar dy dasma. Ajo ka punuar si redaktore stili në revistën “Glamour” dhe tani ka linjën e saj të bizhuterive në Los Anxhelos.


Alannah Weston
Vajza e Galen Weston: 7.9 miliardë dollarë
Kanada
Vajza e njeriut të dytë më të pasur në Kanada është drejtoreshë krijuese e “Selfridges”, rrjetit të dyqaneve britanike, të blera nga i ati në vitin 2003. Këtë vit ajo u martua me arkitektin e lindur në Angli, Alexander Cochrane.


Josie Ho Chiu Yi
Vajza e Stanley Ho: 7 miliardë dollarë
Vajza e njeriut më të pasur në Hong Kong, “mbretit” të kazinove, Stanley Ho është një këngëtare dhe aktore, e cila ka interpretuar në shumë filma dhe reklama. Bashkëshorti i saj është Conroy Chan, këngëtari i grupit rok “Alive”.


Hind Hariri
Vajza e Rafik Hariri: 5.5 miliardë dollarë
Liban
Vajza më e vogël e kryeministrit të vrarë libanez, Rafik Hariri, ka një vlerë prej rreth një miliard dollarësh. Në vitin 2006 ajo ishte personi më i ri në listën e revistës “Forbes” të miliarderëve, me një pasuri personale 1.4 miliardë dollarë.


Anna Getty
Stërmbesa e John Paul Getty; mbesa e Gordon Getty: 2.4 miliardë dollarë
SHBA
Stërmbesa e J. Paul Getty është arsimuar në Sorbonë përpara se të ndiqte karrierën e aktrimit. E paplotësuar nga mënyra e jetesës hollivudane ajo filloi të praktikojë jogën dhe sot shkruan dhe jep mësim mbi këtë subjekt.

Liesel Pritzker
Vajza e J. Robert Pritzker: 2.7 miliardë dollarë
SHBA

Në vitin 2002 trashëgimtarja që aspironte të bëhej aktore hodhi në gjyq të atin pasi pretendonte se ai kishte hequr para nga trusti i saj. Së bashku me vëllain e saj Matthew, ajo arriti të merrte 500 milionë dollarë në vitin 2005.


Anna Anisimova
Vajza e Vassily Anisiov: 2 miliardë dollarë
Rusi
Vajza e vogël e miliarderit rus të metaleve ka debutuar së fundmi në tregun e pronave të paluajtshme në Manhatan, kur bleu zyrat e Diane Von Furstenberg për 23 milionë dollarë në vitin 2005. Së fundmi ajo ka blerë sërish zyra në “Time ثarner Center”.


Allison Sarofim
Vajza e Fayez Shalaby Sarofim: 1.5 miliadë dollarë
SHBA

Vajza e investitorit teksan të lindur në Egjipt e ka transformuar shtëpinë e saj në Uest Villixh, në një sallon të vërtetë. اdo vit ajo bën mbrëmje dhe organizon pritje me njerëz të shtresës së lartë.


Paige Johnson
Vajza e Robert dhe Sheila Johnson: 1 miliard dollarë
Prindërit e saj e kanë bërë pasurinë duke themeluar “Black Entertainment Televison”. Vajza, Paige është një kampione hipizmi, e cila e kalon kohën në femrën e saj në Virxhinia. Ajo është e pranishme në Lojërat Olimpike në Pekin.

TO
 
Top