• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

20 sëmundjet që shërohen nga banania .

PiNkY

Anëtar i Nderuar



Banania ndihmon të mbetemi të shëndoshë. Ajo gjithashtu ndihmon apo parandalon një mori sëmundjesh dhe gjendjesh, duke u bërë kështu diçka që duhet shtuar në dietën tonë ditore
Bananet përmbajnë tri lloje natyrale të sheqernave – sukrozë, fruktozë dhe glukozë të kombinuar me fibër. Banania jep energji të shpejtë, të qëndrueshme dhe substanciale. Hulumtimet kanë vërtetuar se vetëm dy banane ofrojnë energji të mjaftueshme për 90 minuta ushtrime të vështira.
S’është për t’u çuditur që banania është fruti numër një për të gjithë atletët kryesorë të botës. Por energjia nuk është gjëja e vetme që banania na ndihmon të mbetemi të shëndoshë. Ajo gjithashtu ndihmon apo parandalon një mori sëmundjesh dhe gjendjesh, duke u bërë kështu diçka që duhet shtuar në dietën tonë ditore.

Nervat
Bananet janë të pasura me vitaminë B që ndihmojnë në qetësimin e nervave. PMS (Sindromi Primenstrual). Vitamina B6 që përmban dhe rregullon nivelet e glukozës në gjak, të cilat mund të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale.

Anemi
E pasur me hekur banania mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu ndihmon në raste të anemisë.

Depresioni
Sipas një studimi të kryer nga “Mind” në mes të njerëzve që vuajnë nga depresioni, shumë prej tyre janë ndier më mirë pasi kanë ngrënë banane. Kjo është për shkak se bananet përmbajnë triptofan, një lloj i proteinës që trupi e shndërron në serotonin që njihet si relaksues, përmirësues i gjendjes emocionale dhe në përgjithësi të bënë të ndihesh më i kënaqur.

Shtypja e gjakut
Ky frutë unik tropikal është ekstremist i pasur me potasium dhe me sasi të vogël të kripërave, duke e bërë të përsosur për të mundur shtypjen e gjakut. Aq është e mirë sa që industria amerikane e ushqimit dhe e barnave e ka lejuar industrinë e bananes të deklarojë lirshëm për mundësinë e frutit të ulë rrezikun nga shtypja lartë e gjakut dhe nga ndonjë goditje eventuale si pasojë e shtypjes së lartë të gjakut.

Dhimbjet e kokës
Njëra prej mënyrave më të mira të shërimit të dhembjes së kokës, pasi keni pirë shumë është përgatitja e një “milk shake” me banane duke e përzier atë edhe me mjaltë. Banania e qetëson stomakun, kurse me ndihmën e mjaltës rrisni nivelet e zvogëluara të sheqerit në gjak gjersa qumështi zbut dhe rihidron sistemin tuaj.

Sëmundja e mëngjesit
Kjo manifestohet në fillim të shtatzënisë ku gratë kanë të vjella në mëngjes. Me ngrënien e bananeve në mes të ushqimeve ditore ndihmon që nivelet e sheqerit në gjak të rrinë në nivel dhe kështu shmang sëmundjen e mëngjesit.

Pickimet e mushkonjës
Para se të aplikoni kremin kundër pickimit të mushkonjës, provojeni të fërkoni të brendshmen e lëkurës së bananes përmbi vendin ku jeni pickuar. Shumë njerëz kanë treguar se është shumë e suksesshme në zvogëlimin e të ënjturës dhe irritimit.

Truri
200 studentë në shkollën “Twickenham” në Angli janë ndihmuar në provimet e tyre gjatë vitit duke u shërbyer banane në mëngjes, pushim të gjatë dhe gjatë darkës, duke mundur kështu që të shtojnë fuqinë e trurit të tyre. Hulumtimet tregojnë se ky frut i pasur me potasium mund të ndihmojë mësimin, duke i bërë nxënësit më syhapur.

Tretja
Banania e pasur me fibër. Nëse e përfshini edhe bananen në dietën tuaj, ju ndihmon që të ktheni aktivitetin e jashtëqitjes në gjendjen e rregullt dhe kështu ju e kaloni problemin e kapsllëkut pa pasur nevojë për laksative.

Ulcerë
Banania përdoret si ushqim dietar kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të materies së butë të saj dhe lejueshmërisë. ثshtë i vetmi frut që mund të hahet pa shkak të shqetësimit në rastet tejet kronike. Gjithashtu, neutralizon aciditetin e tepërt dhe zvogëlon irritimin e mbështjellësit të stomakut.

Kontroll të temperaturës
Shumë kultura të tjera e shikojnë bananen si frut freskues që mund të ulë si temperaturën fizike ashtu edhe atë emocionale tek nënat që presin të lindin. Për shembull në Tailandë nënat shtatzëna hanë banane për të siguruar që fëmijët e tyre lindin me temperaturë “të freskët”.

اrregullimet
ثshtë një formë e depresionit që ndodh tek ca njerëz gjatë ndonjë sezoni veçanërisht kur janë më pak të ekspozuar në diell. Bananet ndihmojnë ata që vuajnë nga kjo për shkak se ato përmbajnë triptopan, rregullues natyral i gjendjes emocionale.

Duhanpirja
Bananet gjithashtu ndihmojnë ata që provojnë të lënë duhanin. Vitaminat B6 dhe B12 që përmbajnë e gjithashtu edhe potasiumi dhe magneziumi ndihmojnë trupin të shërohet nga shkëputja e efekteve të nikotinës. Mos pini duhan, hani banane!

Stresi
Potasiumi është një mineral vital, i cili ndihmon në normalizimin e të rrahurave të zemrës, dërgon oksigjen në tru dhe rregullon balancën e ujit në trup. Kur jemi të stresuar ritmi i metabolizmit shpejtohet kështu duke zvogëluar nivelet e potasiumit. Këto mund të ribalancohen me ndihmën e bananeve që janë shumë të pasura me potasium.

Goditjet
Sipas hulumtimeve në “The Neë England Journal of Medicine”, të hani banane si pjesë normale e dietës mund të zvogëloni dukshëm rrezikun e vdekjes nga goditja (pika në tru) për gati 40%!

Lythat
Ata të cilët ndjekin alternativat natyrale përbetohen se nëse doni të vrisni një lyth merrni lëkurën e bananes dhe vendose në lyth duke e lënë pjesën me ngjyrë të verdhë të lëkurës përmbi. Shtrëngoje lëkurën në vend me plastër apo me shirit ngjitës (izolues) dhe shërohu nga lythat!

Djegiet e stomakut
Bananet kanë efektin natyral antiacid në trup e nëse vuani nga thartira provo të hash banane për t’u çliruar.
/tryeza.org/
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 20 sëmundjet që shërohen nga banania .

e vertete, me pelqejne bananet :)
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 20 sëmundjet që shërohen nga banania .

Nuk i han ti xhan :D
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 20 sëmundjet që shërohen nga banania .

Bananine?Jo

Bananja..e ndoshta bananen edhe po :p

Mos e hidh e mos e shkel nananan
Naaa nanana :p

e han apo se han , se s'te kuptova :D :p
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: 20 sëmundjet që shërohen nga banania .

E mire me lexo prap nga fillimi ku e kisha fjalen une :D
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 20 sëmundjet që shërohen nga banania .

dmth si han :D

provoji se te bejne mire per shendetin dhe mendjen sic thote edhe artikulli , erm :p
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: 20 sëmundjet që shërohen nga banania .

O Zana1 ti ose ben sikur nuk kupton me vertete
Oj cupe problemin e kam tek fjala banania duhet shkruaar bananja plus qe i ha.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 20 sëmundjet që shërohen nga banania .

Po sa rendesi qe i ve moj aman , 1 gabim autoshkrim eshte :)

per pak me dhe pershtypjen qe si han, Good Good :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: 20 sëmundjet që shërohen nga banania .





Depresioni
Sipas një studimi të kryer nga “Mind” në mes të njerëzve që vuajnë nga depresioni, shumë prej tyre janë ndier më mirë pasi kanë ngrënë banane. Kjo është për shkak se bananet përmbajnë triptofan, një lloj i proteinës që trupi e shndërron në serotonin që njihet si relaksues, përmirësues i gjendjes emocionale dhe në përgjithësi të bënë të ndihesh më i kënaqur.


/tryeza.org/
Po Depresionin e sheron vetem te femrat apo edhe te meshkujt????? :teleskop::fiu:

Tani me keto rezultate do na kapi gripi i Bananomanise ku secili do kete xhepat plot me banane. :vetull::gjuhe: Hej beni kujdes mos u futni mbrapa, ne xhepin prapa po mendoj se harroni uleni vaj halli, per garderoben :p;)
 
Top