• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Marla

Urbi et Orbi
Enver Hoxha, diktatori i Shqipërisë, që sundoi me dorë të hekurt për afro 50 vjet, e ngriti kulitin e tij të individit nëpërmjet një propaganda mbytëse.

Përveçse eliminoi kundërshtarët politikë dhe besimet fetare, në mënyrë që të ishte ai Zot për shqiptarët, Hoxha paraqitej në të gjitha veprat e realizmit socialist si një hero i plotfuqishëm për së gjalli, e jo më pas vdekjes.

Në këto 20 piktura që pakëkush ka patur mundësi t’i shohë, mund të shihet qartë se si paraqitet me elementë megallomanë ish-udhëheqësi komunist.

(c) Mapo
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Cilen nga keto piktura e keni te vendosur ne shtepi ?!

hajduti
 
jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

ideali i sistemit komunist (flas si teori per popullin dhe barazine per zhvillimin dhe kulturen) eshte me i bindshmi ..gjynah qe ne praktikim trasformohet gjithmone ne diktatur dhe ne te vertet ne klasifikime klasesh jo vetem ekonomike por edhe mandati...
gjysem shekulli qe po na kushton aq shume..aq shume!
te mendosh jemi nder vendet me te pasura ne bote:
pasuri mineralesh(flori,baker,krom,nikelit....)
nafte...zhive e zeze ( e famshmja fabrika e cimentos amerikane afer fushkrujes ku i beri vizit bushi...... popull naiv lejojm te na shtrydhin si limonin)
pasuri ujrash
pasuri botanike.... etj etjjj
pasuri natyrore

per tu pergjigjur ty hajduti un mbaj mend ne shtepin time ate foton me grushtin lart ku pas saj ishte nje sllogan "borgjesia eshte ulur ne gjunje" ..(e vendosur nga im ate me nje qellim qe tani mendoj qe e kishte vene per ti then vetes ok je i ulur.. ske mundesi te ecesh...ske ze te therrasesh ...por je i ulur..je!!
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

E vleresoj mendimin tend Jana, kuptohet me se mire qe ecen paralel me ate qe te kane edukuar.

Ne fakt, "ironia" ime lidhet me postuesen qe solli kete teme. Nostalgjiken e atyre koheve, e cila na e servir me keto foto!

Aman o njerez na lini rehat, se dite per dite degjojme gjysherit dhe gjyshet, prinderit, qe qajne brenda ne shpirt per te zezat dhe hallet qe kane hequr, nuk ka dite mos ti shikojme me syt ne lote dhe me therje zemre se i duket se do i presekutojne.
Na lini rehat tani qe nuk kemi frike te hapim televizorin dhe te shikojme cbehet ne bote, te flasim lirshem dhe te kthehemi ne shtepi kur na ze nata, te vishemi si na do zemra e te punojme e te marim ate qe meritojme.

hajduti
 
Quku

Marakli Krapit
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Ne kohe te xhaxhit gjith injorantat ishin ne poste te rendesishme,kurse tani Edi Rama krenohet duke derguar gjith kokat e mencura ne gjermani me viza pune ;)
 
Lauri

Anunnak
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Te veshim pantallona mbi dhe poshte 25 cm ne fund dhe me xhepa mbrapa, te leme floket e gjate sipas deshires, te shesim nje shporte fiq lirshem ne rruge, te themi lirshem qe buken e pasken pjek keq sot, te zgjohemi ne oren 4 te mengjezit per te zene rradhen per 500 g qumesht, nje pako kafe ne muaj atj etj.

Ti hajdut paske pretendime, paske dasht edhe te shohesh tv Rai lol
 
Hartini

Well known member
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Ky ka qene kollos o vlla .
I vetmi qe arriti te baje te gjithe shqiptaret ne nje mendje ,
kurse sot dy shqiptar kan tre mendje lol
 
Marla

Urbi et Orbi
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

E vleresoj mendimin tend Jana, kuptohet me se mire qe ecen paralel me ate qe te kane edukuar.

Ne fakt, "ironia" ime lidhet me postuesen qe solli kete teme. Nostalgjiken e atyre koheve, e cila na e servir me keto foto!

Aman o njerez na lini rehat, se dite per dite degjojme gjysherit dhe gjyshet, prinderit, qe qajne brenda ne shpirt per te zezat dhe hallet qe kane hequr, nuk ka dite mos ti shikojme me syt ne lote dhe me therje zemre se i duket se do i presekutojne.
Na lini rehat tani qe nuk kemi frike te hapim televizorin dhe te shikojme cbehet ne bote, te flasim lirshem dhe te kthehemi ne shtepi kur na ze nata, te vishemi si na do zemra e te punojme e te marim ate qe meritojme.

hajduti
Tema eshte hapur tek arti. Kjo do te thote qe arti eshte art ne cdo kohe dhe ska te beje me nostalgjine apo me qasjen politike qe po e transformon ti. Nese ke dicka personale me mua, te lutem beje jashte temave te forumit.

Ndoshta te tjere persona i kane pasur ne shtepi, ti e di shume mire per cka flas meqe e personalizove kjo e fundit.
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

:p te personalizoj ty ?!

Po sjell ca foto te Hitlerit, e ta quajme art!!! Ma fami il piacere!

Ulu 4, here tjeter do te ngel ne klase!

Stammi bene!
 
Marla

Urbi et Orbi
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

PO lexo positimin me siper tendin ne lidhje me "ironine ndaj hapeses se temes dhe nostalgjine".

Dhe Hitleri ka qene piktor.. ka disa piktura te tij sa per info.

Kur te kesh kohe hape 1 teme pse jo skemi diktature ketu jemi te lire te hapim cte duam.

Bej palester mos pi mall Hajduto relax :p
 
Hartini

Well known member
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Mua me pelqen ajo e para , i rrethuar nga gocat dhe njeres ja ka leshuar doren biles .
Ka qen i zoti , edhe i vdekur ua fut tmerrin armiqve .
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Nga fotoja e sorres e kuptove qe jam ne palester ?! :p

Ate fjaline e fundit perdore me ndonje tjeter, jo se me djeg, ti e di me mire se kushdo tjeter ketu ;) por as ty nuk te shkon ta perdoresh!

Gjithsesi, stammi bene, behu e gjalle nese te bie rruga :)

hajduti
 
Vvetoni

Larguar
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Le te na rrojë Partia. Proletar të gjithave vendeve bashkohuni!
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

....Ka qen i zoti...
Mendo per nje moment te mos kishte ekzistuar diktatura e diktatorit Hoxha ne Shqiperi!

Niveli politik do ishte shume here me i larte se ky qe kemi sot. Nuk do kishim politikane qe bejne llogje te kota. Klasa politike do te ishte me e maturuar.

Shqiperia nuk do te kishte gjithe keto probleme qe ka tani. Duke filluar nga gjeja me e rendesishme, prona private, secili do te kishte pronen e tij dhe nuk do te ishin keto probleme shume te medha qe kemi sot me pronat. Do te ishin gjalle ose do te kishim ne dore vepra kulturore, artistike dhe ekonomike nga shume intelektuale qe per fatin e tyre te keq u pushkatuan, varen ne litar apo vdiqen ne burgje ne kohen e kryemaskarit Enver Hoxha.
Do te ishim nje vend i zhvilluar ashtu si dhe vendet perendimore.

Gjithashtu, Shqiperia do te ishte shume me e zhvilluar ekonomikisht dhe do te ishte vendi i pare Ballkanik qe do te behej pjese e Bashkimit Europian. Roli politik dhe ekonomik i Shqiperise ne Rajon dhe ne gjithe Europen Jug-Lindore do te ishte shume i madh per te mos thene kryesor.

hajduti
 
Lauri

Anunnak
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Mua me pelqen ajo e para , i rrethuar nga gocat dhe njeres ja ka leshuar doren biles .
Ka qen i zoti , edhe i vdekur ua fut tmerrin armiqve .
Per cilet armiq e ke fjalen, per ata te jashtmit apo te mbrendshmit..:)

@Marla kot fshihesh, dukesh nga ngjyra qe je komuniste ti ndoshta edhe me teste partie lol
 
Hartini

Well known member
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Mendo per nje moment te mos kishte ekzistuar diktatura e diktatorit Hoxha ne Shqiperi!

Niveli politik do ishte shume here me i larte se ky qe kemi sot. Nuk do kishim politikane qe bejne llogje te kota. Klasa politike do te ishte me e maturuar.

Shqiperia nuk do te kishte gjithe keto probleme qe ka tani. Duke filluar nga gjeja me e rendesishme, prona private, secili do te kishte pronen e tij dhe nuk do te ishin keto probleme shume te medha qe kemi sot me pronat. Do te ishin gjalle ose do te kishim ne dore vepra kulturore, artistike dhe ekonomike nga shume intelektuale qe per fatin e tyre te keq u pushkatuan, varen ne litar apo vdiqen ne burgje ne kohen e kryemaskarit Enver Hoxha.
Do te ishim nje vend i zhvilluar ashtu si dhe vendet perendimore.

Gjithashtu, Shqiperia do te ishte shume me e zhvilluar ekonomikisht dhe do te ishte vendi i pare Ballkanik qe do te behej pjese e Bashkimit Europian. Roli politik dhe ekonomik i Shqiperise ne Rajon dhe ne gjithe Europen Jug-Lindore do te ishte shume i madh per te mos thene kryesor.

hajduti
Ose do ishim nje province greke , ku i dihet !!!!
 
Hartini

Well known member
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Per cilet armiq e ke fjalen, per ata te jashtmit apo te mbrendshmit..:)

@Marla kot fshihesh, dukesh nga ngjyra qe je komuniste ti ndoshta edhe me teste partie lol

Edhe te brençmit edhe te jashtit o ti reaksjonar !
 
Marla

Urbi et Orbi
Titulli: 20 piktura të rralla të Enver Hoxhës gjatë Realizmit Socialist në Shqipëri

Mua me vjen mire qe dhe artin e ktheni ne politike. Bravo cuna rendesi ka qe shkruani pavarsisht se cfare :)
 
Futi mendje te lehte.....dhe ma le nje gote Whisky mos e pi krejt lol
 
Top