• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

15 shuplaka te merituara

15 SHUPLAKA TË MERITUARA QË NA
DHA COVID-19

1586441147100.jpeg

Nga Bledi Mane-Public Enemy
1️⃣-Qurret nuk shfryhen në rrugë ndërsa gishtat me qurre nuk fshien te shtylla
2️⃣-Edhe lekët që ke vjedhur, edhe eurot që ke bërë me kurva e me drogë janë bartëse të Coronavirusit
3️⃣-Pistoletën dhe kallashin që mban në shtëpi futi në bythë se Coronavirusi nuk ka frikë nga armët
4️⃣-Trashja e zërit në lagje dhe gangsterllëku në qytet nuk kanë vlerë te Spitali Infektiv
5️⃣-Nuk i laje duart 3 herë në ditë dje se të dukej vetja si homo, sot që i lan duart 11 herë ditë si te duket vetja?
6️⃣-Mos mbill përçarje krahinore se Coronavirusi ishte për qokë edhe në Tropojë edhe në Vlorë
7️⃣-Mos mbill urrejtje fetare, këtë muaj keni Pashkët dhe Ramazanin ndaj Coronavirusi ua mbylli kishat edhe xhamitë
8️⃣-Tentoni të bëni sot zgjedhje parlamentare dhe do ta shikoni kush do marrë më shumë vota Luli, Edi, Mona apo Corona?
9️⃣-Coronavirusi nuk ka nevojë për silikon te bythët dhe te cicat, ai u bë i famshëm brenda 3 muajve në gjithë botën
1️⃣0️⃣-Bëre vrasje, i dhe 100 mijë euro gjykatësit, të fali 25 vjet burg, dole në rrugë takove shokët...
Erdhi Coronavirusi pa asnjë lekë dhe ta mori jetën. Po të ishe në burg do kurseje edhe eurot, do ishe ende gjallë
1️⃣1️⃣-Gjyshet dhe gjyshërit sakrifikojnë gjithmonë për ne, ata i dolën para Coronavirusit dhe po mbrojnë brezat e rinj
1️⃣2️⃣-Coronavirusi nuk ka më besim te Ministria e Arsimit, në komisionin për përzgjedhjen e studentëve të mjekësisë kryetar dhe anëtar do jetë vetë virusi
1️⃣3️⃣-Në mënyrë taksative dhe të prerë Coronavirusi vendosi ti heqë titullin "Doktor" pensionistit Sali Berisha
1️⃣4️⃣-Pasi tentoi të vizitonte qytetin e Gjirokastrës Coronavurusi u largua i lebetitur. Nuk qëndroi as gjysëm ore kur pa raftet e supermarketeve plot për plot me letra higjenike
1️⃣5️⃣-Mbrëme në një motel në Sauk kishin fjetur katërshe në një krevat Petrit Vasili, Andi Bushati, Corona Virusi dhe Fatos Lubonja. Në mëngjes herët pastrusja e motelit njoftoi policinë pasi u gjet i vdekur Coronavirusi
B.M
Nga Bledi Mane-Public Enemy
 

Comments

Top