• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

15 fakte interesante për Shqipërinë, sipas medias suedeze

Hera

Βιβλίο φάγος
[h=1]15 fakte interesante për Shqipërinë, sipas medias suedeze[/h]

PRISHTINث | 16 QER 2018 | 13:08 | Nga

“Swedish Nomad” një media suedeze ka renditur 15 fakte interesante për Shqipërinë.

“A po kërkoni fakte për Shqipërinë? Ja një listë me 15 fakte interesante për Shqipërinë që ndoshta nuk e dinit”, nis artikulli i medias suedeze.
  1. Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit se në Shqipëri
A e dini se ka më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se brenda? Komunitetet më të mëdha të diasporës shqiptare janë gjetur veçanërisht në Itali, Argjentinë, Greqi, Kroaci, Turqi, Skandinavi, Gjermani, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara.

Dhe sigurisht Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

  1. Nuk ka McDonald në shqipëri
Nëse jeni duke kërkuar për një McDonald’s në Shqipëri, ju do të duhet të kërkoni për një kohë të gjatë, sepse nuk ka një restorant të vetëm McDonald’s në vend. Megjithatë, ka një zinxhir të ngjashëm me ushqim të shpejtë të quajtur Kolonat.
  1. Gjuha shqiptare është shumë unike
Nuk ka gjuhë tjetër të ngjashme me gjuhën shqipe. Por është ende e njohur si një gjuhë indo-evropiane, edhe pse ka një degë të pavarur në pemën e gjuhës. Ka shumë dialekte, por dy kryesore janë Tosk dhe Geg.
  1. Xhiro në mbrëmje
Shqiptarët kanë traditë të shëtitin në mbrëmje në rrugët kryesore, kjo është një mënyrë e mirë për të biseduar.
  1. Kishte vetëm 3000 automjete në vend pas rënies së komunizmit
Në fund të epokës komuniste, në vend kishte rreth 3 milion njerëz, por kishte vetëm 3000 vetura. Kjo ndodhi për shkak se makinat private ishin të paligjshme gjatë sundimit komunist.



  1. PO do të thotë JO dhe JO do të thote PO
Kjo të konfuzon disi, kur shqiptarët thonë jo tundjen e kokës e kanë PO, kur thonë po me kokë e kanë JO. Mbajeni mend këtë sepse zakonisht ata i përgjigjen pyetjeve me kokë.
  1. Zyrtarisht 70% të shqiptarëve janë musliman, por numri që praktikon fenë është më pak.
Këto janë numra zyrtarë, por në realitet, ka shumë më pak që praktikojnë në mënyrë aktive fenë. Kjo është edhe për faktin se feja u ndalua gjatë epokës komuniste. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ishte ateiste nën sundimin e Enver Hoxhës.
  1. Kultura e kafeve është shumë e madhe
LEXO DHE : Këto foto të shkrepura mbi Kinë do t’ju lënë pa frymë!

Sidomos ekspres. Ju do të shihni njerëz të ulur në bare dhe kafene gjithandej. Shumë prej tyre fillojnë ditën e tyre duke pirë një filxhan të bukur të kafesë turke.
 
Top