• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

1494 ditë pritje për lejet greke! Tortura e emigrantëve në Greqi, më së shumti vuajnë shqiptarët

Hera

Βιβλίο φάγος
1494 ditë pritje për lejet greke! Tortura e emigrantëve në Greqi, më së shumti vuajnë shqiptarët




Pamjet qe tregojne dhjetera emigrante dhe homogjene duke pritur ne radhe per ore te tera, nderkohe qe mbizoterojne temperature te uleta, jane te perditshme para zyrave te sherbimit per te huajt ne Prefekturen e Selanikut.

Shumica e tyre,emigrante shqiptare qe presin per te rinovuar lejet e qendrimit deshmojne per vonesa te medha ne procedura.
“Ne radhe. Shikoni se c’behet ketu. Duhet te zgjohesh qysh ne oren nje te nates te vish ketu te shkruash emrin dhe te zesh radhen”, shprehet Ermal Gjura, emigrant shqiptar.
Opozita greke e ka cuar kete ceshtje ne parlament duke sjelle si shembull raste kur vonesa e nje kerkese te nje shtetasi shqiptar per marrjen e nenshtetesise greke ka shkuar ne me shume se shtate vite, ndersa nuk mungojne rastet kur ata shfrytezohen nga zyra juridike duke paguar shuma te medha per sherbime qe duhet te beje vete shteti.
“Nje element qe te shokon: koha e pritjes nga momenti I depozitimit te kerkesave dhe dokumentave bashke me intervisten,per Selanikun ,qytet ku jam deputet, eshte 1494 dite. Nese e ktheni ne vite ,do tmerroheni . Per kete njeri qe merr pjese ne shoqerine greke, ne ekonomine e tij , qe femijet e tij linden dhe u rriten ketu” , u shpreh Christos Giannoulis deputet Syriza Selanik.
“Ka filluar tashme kontrolli te sherbimi i Ministrise per emigrantet ne Selanik ne menyre qe te perpilohet nje dosje hetimore per kete rast. E konsideroj te paperceptueshme ekzistencen e cfaredolloj qarqeve, te cilat luajne me dhimbjen dhe nevojen e qytetareve duke perfituar prej tyre dhe duke kerkuar para per te kryer procedurat”, deklaroi Theodoros Livanios zevendesminister i Brendshem.
Qeveria e re greke nga ana e saj eshte zotuar te pershpejtoje keto procedura dhe te luftoje burokracine, ndersa ligji per marrjen e neshtetesise konsiderohet nga emigrantet si teper i rrepte. Prej vitit 2010 deri ne 2018 jane dorezuar 230.000 kerkesa per marrje nenshtetesie, por nderkohe 60.000 mbeten ende pa pergjigje.
Kategoria me e prekur qe vuan vonesat eshte ajo e brezit te dyte te emigranteve, shume prej te cileve megjithese te lindur dhe arsimuar ne Greqi, pasi mbushin moshen 18 vjec humbasin lejen e qendrimit prej prinderve dhe duhet te rinisin procedurat nga e para duke pritur per shume muaj apo vite.



Top Channel
 

Drejtori

Shkapallatauuuu....✌️✌️✌️
Kur te kemi shtet ne atehere nuk do vuani as ju andej.
 
Top