• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

12 llojet e këpucëve që do t’i veshim gjatë stinës së vjeshtës

Jetmira

Antarë i Respektuar

Po i afrohemi sezonit të ri dhe ne po ju ofrojmë mundësi që t’i përcjellni modelet më të reja që do të jenë në modë gjatë stinës së vjeshtës…

Një shumëllojshmëri e këpucëve të shtëpive të ndryshme të modës hidhen çdo sezon, duke nxjerrë në pah modele të reja që janë hit dhe mbushin rrugët gjatë javës së modës në shtator.

Duke u bazuar nga tendencat që kemi përcjellë në pasarelat e modës, sigurisht do të veçohen modele me material pelushi, sidomos çizme deri në kyçin e këmbës si dhe këpucë Mary-Jane Gianvito Rossi në ngjyrë vishnje dhe gjelbër të errët.

Nuanca e gjelbër është një hit i madh këtë vjeshtë, kështuqë nëpër sirtaret e përcjellësve të modës do të gjeni këpucë me take nga Gucci me logo metalike si dhe çizme prej lëkure nga Isabel Marant.

Një tjetër tendencë metalike – çizme Balenciaga me detaje metalike, pothuajse sikur efekt qelqi, sigurisht që do të keni mundësinë t’i shikoni në rrugët e qendrës së modës.
Nuk duhet harruar as shtëpinë e famshme Chloe që këtë vjeshtë ka prezantuar modelin e saj të famshëm të çizmeve me lidhëse në ngjyra dhe nuanca të reja, por edhe modele të reja të këpucëve dhe çizmeve me detaje të valëzuar në skaje, si adhuruesja Alexa Chung.

Kur bëhet fjalë për çizme të gjata, modeli mbi gjunj edhe sezonin e ardhshëm do të jetë në modë, që përveç modelit të Balenciaga-s, mund të shihni në rrugë edhe modele të tilla nga Stuart ثeitzman në ngjyrë lëkure.

E fundit, por ndoshta më tërheqëse, janë edhe modeli i këpucëve nga linja Yeezy Kanye ثest, të cilët janë të mveshur me pëlhurë dhe lëkurë të ndritshme.

Të gjitha këto lloje të këpucëve që do godasin sezonin e vjeshtës, mund t’i gjeni në galerinë tonë…

Chloe


Zara


Balenciaga



Isabel Marant


Saint Laurent



Yeezy



Gucci



Chloe
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: 12 llojet e këpucëve që do t’i veshim gjatë stinës së vjeshtës

Ato movet te Zaras te kendshme.
 

Endrra

VIP
Titulli: 12 llojet e këpucëve që do t’i veshim gjatë stinës së vjeshtës

Balenciaga sssssssssss
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Titulli: 12 llojet e këpucëve që do t’i veshim gjatë stinës së vjeshtës



kto me pelqejne edhe pse modeli pak a shume aty vertitet
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: 12 llojet e këpucëve që do t’i veshim gjatë stinës së vjeshtës



Pervec ketyre e vecanta e modes qe do vije
Psh veshjet cow girl, vathet ndryshe nga nj tj, dopio canta apo te kombinuara komplet me kapoton apo corapet e leshit
Kryesisht kepuce/cizme shume te gjata,veshjet sh komode madje duke filluar nga fustani siper bluzes me menge te gjata
dhe gjerat me push si keto psh
 
Top