• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

100-vjetori i pavarësisë, TKOB e nis me "Lulja e kujtimit"

ReNdEx

Interist Forever

TIRANE - Rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, pas shumë vitesh, opera shqiptare "Lulja e Kujtimit". Kjo vepër, e cila është vënë për herë të parë në vitin 1961, është kompozuar nga Kristo Kono sipas romanit të Foqion Postolit.

"Lulja e Kujtimit" karakterizohet nga dy linja, ajo lirike e ajo patriotike. Për regjisorin Mehmet Xhelili dhe dirigjentin Eno Koço, vepra vjen e ripërpunuar, por asaj sipas tyre nuk i është prekur thelbi. Opera ka në qendër dashurinë e dy të rinjve, Olimbisë dhe Dhimitrit, e cila nuk flet vetëm për lidhjen e tyre, por edhe për dashurinë që ata kanë për atdheun e tyre.

Në rolet kryesore interpretojnë Armando Likaj dhe Ramona Tullumani. Disa prej këngëtarëve lirikë do të mbajnë të veshur kostumet që janë përdorur në vitin 1961. Shfaqja do të jepet në datat 28, 29, 2 dhe 3 mars, në skenën e Teatrit të Operas. Libreti i operas është shkruar prej shkrimtarëve Andon Mara dhe Aleko Skali. Autorët e libretit përgjithësisht i kanë qëndruar besnikë subjektit, karakterit të personazheve dhe frymës patriotike të dramës dhe romanit.

Opera "Lulja e Kujtimit" është padyshim një nga veprat më të rëndësishme të kompozitorit tonë të njohur, Kristo Kono (Artist i Popullit) dhe laureat i اmimit të Republikës. Në këtë opera janë pasuruar dhe kanë gjetur një zhvillim më të plotë shumë karakteristika të muzikës së kompozitorit. Ajo është mjaft e pasur në melodi dhe përshkohet nga një frymë lirizmi, që shpeshherë kalon në momente dramatike dhe patriotike.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 
Top