• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

10 profeci te realizuara gjate historise

Shumë prej profecive që janë bërë gjatë historisë, janë realizuar. Ja dhjetë prej tyre, nga Lufta e Parë Botërore, tek 11 shtatori.


Edhe pse, deri më tani, shumë profeci, duke përfshirë sidomos ato rreth fundit të botës, ende nuk janë realizuar, në histori janë shënuar disa raste, kur parashikuesit kanë pasur të drejtë.

Rastësi?! Vlerësojeni vetë!.

11 shtatori

Tragjedia që ndodhi më 11 shtator të vitit 2001 kur, sipas versionit zyrtar, terroristët e Al Kaidës rrëmbyen avionët e udhëtarëve dhe i përplasën ata në Kullat binjake, mori shumë jetë njerëzish. Por, kishte mbijetuar Barret Naylor, i cili derisa ishte duke shkuar në punë, në njërën prej Kullave binjake, ndjeu një nevojë të madhe që të kthehej në shtëpi. Duke dëgjuar zërin e tij të brendshëm, ai i iku vdekjes, e kur shkoi në shtëpi, pa vendin e tij të punës në flakë.

Abraham Lincoln

Abraham Lincoln me saktësi e kishte parashikuar vdekjen e vet. Ish presidenti i SHBA-së kishte parë ëndërr sesi merrte pjesë në një varrim në Shtëpinë e Bardhë. Kur kishte pyetur kë po e varrosnin, i kishin thënë: “Presidentin”. Nuk vonoi shumë e kjo ëndërr e tij profetike u realizua.

Rrëzimet e avionëve

Shumë parashikime të filozofit francez, Nostradamus, mendohet të jenë realizuar. Parashikimet e tij të bëra me shkrim janë interpretuar në mënyra të ndryshme, por shumë mendojnë sesi ai kishte paraparë edhe rrëzimin e avionëve. Në fakt, vjershat e tij, në të cilat flet rreth objekteve të zjarrta, që bien në tokë, mund të interpretohen si parashikime të rrëzimit të avionëve, shumë kohë para se të ekzistonin avionët.

Lufta e parë botërore

Psikoanalisti Karl Jung kishte parashikime tmerrësisht të sakta të Luftës së parë botërore. Në ëndërr kishte parë një det me gjak dhe llogoret që shtriheshin nga Alpet deri te deti verior. Lufta kishte filluar një muaj pas ëndrrës së tij. Hitleri Nostradami thuhet ta kishte paralajmëruar edhe Hitlerin. Sikur që thuhet në parashikimet e tij, nga varfëria do të ngritet një njeri i fortë në Lindje, i cili kishte jetuar dhe kishte pasur një rol të madh në Luftën e madhe

Bombat bërthamore

Nostradami kishte parashikuar edhe hedhjen e bombave bërthamore në Hiroshimë dhe Nagasaki, si dhe mungesën e ushqimeve që, më pas, do të mbretëronte në Japoni.

Fluturimi “American Airlines DC-10 191”

Njëfarë David Buti, në vitin 1970, dhjetë net me radhë kishte parë ëndërr rrëzimin e avionit të “American Airlines”. Kjo ëndërr e kishte përndjekur aq shumë, saqë e kishte kontaktuar këtë kompani dhe ia kishte tërhequr vërejtjen për rrezikun. Por, në ëndërr nuk e kishte parë datën e fatkeqësisë, prandaj nuk mund të bënte asgjë për ta penguar tragjedinë, e cila ndodhi dhjetë ditë pas ëndrrës së tij të parë. Me rastin e rrëzimit të avionit vdiqën 272 njerëz.

Titaniku

Janë të shumtë njerëzit, që pohonin ta kishin parandier fatkeqësinë e Titanikut. Midis tyre ishte edhe An ëord, një shërbëtore, e cila nuk kishte pranuar që të hipte në anije, meqë ndjente se do të ndodhte diçka e keqe aty. Kjo ia shpëtoi asaj jetën.

Zjarri i madh në Londër

Edhe një parashikim i Nostradamit kishte të bënte me zjarrin e madh në Londër. Ai kishte parashikuar edhe vitin në të cilin ai do të ndodhte – 1666. Sipas versionit të tij, në atë zjarr do të duhej të vdisnin me qindra njerëz, por një gjë e tillë megjithatë nuk ndodhi. /Sot
 
Top