• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

10 kuriozitete

v2-pope-francis-wine-905x395.jpg


Këto 10 kuriozitete të mbledhura nga horizonti.al ndoshta nuk i kini dëgjuar kurrë. Disa prej tyre janë të pabesueshme, disa të tjera thjesht zbavitëse. Shijojini:

1-Të gjitha mjelmat e Anglisë i përkasin Mbretëreshës.

2-Qyteti i Vatikanit është vendi që pi më shumë verë, 74 litra për person në vit.

3-Emri i plotë i Minnie Mouse është Minerva Mouse.

4-Një ligj në Alaskë ndalon shikimin e një dreri që nga avioni.

5-Ajo që quhet puthja franceze në botën ku flitet anglisht njihet si puthja angleze në Francë.

6-Asnjë copë letre katrore nuk mund të paloset më shumë se 7 herë përgjysmë.

7-Kryeqyteti argjentinas ka shëtitoren më të gjerë në botë, atë të 9 korrikut me 140 metra.

8-Vendi më i thatë në botë është shkretëtira e Atakamës në Kili.

9-Në çdo moment rreth 0,7% e popullatës botërore është e dehur.

10-Meqë metali mungonte, çmimet Oskar dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin prej gipsi.

b.m. / dita


PS-Titulli origjinal i modifikuar nga postuesi i temes!
 

Comments

Top