• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

10 gjëra që ju bëjne përshtypje dhe ju pëlqejne të huajve në Shqipëri

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
10 gjëra që ju bëjn përshtypje dhe ju pëlqejne të huajve në Shqipëri



Të huajt që vijnë në Shqipëri, teksa përpiqen të integrohen në kulturën tonë, hasin në disa gjëra që iu pëlqejnë dhe në disa të tjera që i bezdisin. Sipas të dhënave qyteti që ka numrin më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje pune është Tirana me rreth 50% të lejeve të punës.

Në Shqipëri janë rreth 9.500 të huaj me leje qëndrimi.
Shumë prej tyre kanë krijuar bizneset e tyre, ose janë punësuar diku duke krijuar kështu edhe familjet e tyre me shtetase të huaja ose me shqiptare. Më poshtë janë të listuara disa nga përshtypjet e të huajve në raport me shqiptarët:

10 gjërat që u pëlqejnë të gjithë të huajve në Shqipëri:


1. Shumë shoferë taksie dhe kamerierë flasin gjuhë të huaja
2. Edhe në fshatin më të humbur mund të pish një ekspres të mirë
3. Domatet kanë shijen e dikurshme
4. Njerëzit janë miqësorë
5. Ha shumë mirë dhe shumë lirë në restorante
6. Koha është e ngrohtë dhe me diell pothuajse gjatë gjithë vitit
7. Gjen gjithçka në kaq pak vend: male, fusha, det, lumenj
8. Shumica e popullsisë është e re në moshë
9. Femrat janë të bukura
10. Kujtdo që i drejtohen për ndihmë, është i gjindshëm

10 gjërat që i habisin të huajt në Shqipëri:

1. Këmbësorë që kalojnë rrugën sipas nevojës, pa ua vënë veshin semaforëve. Shoferë të shpejtë që i japin edhe më shumë gaz makinës te vijat e bardha. Garat “Kush është më i shpejti” mes këmbësorëve dhe makinave kur semafori u jep të dyja palëve të drejtën për të kaluar në të njëjtën kohë.
2. Toni i zërit. Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur
3. Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj.
4. Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. P.sh nëse një apo dy punëtorë janë duke punuar në rrugë për të hapur një kanal, rreth e rrotull mblidhen shumë të tjerë duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali.
5. Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë
6. Gatimet me të brendshmet e kafshëve (Pse, hahen këto?!)
7. Takimet e punës në kafene
8. Sherret për të paguar faturën në tavolinë
9. Vajzat që dalin xhiro duke kapur për dore njëra-tjetrën
10. Burrat që puthen në faqe kur takohen

(gazeta-Shqip.com)
 
Last edited:

Zana1

Braveheart
Ne te dyja rastet pika 9 - te ,qenka vertet interesante.... me ngjan si pershtypje , imagjinate mashkullore . Loool
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
5. Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë.
Ku ka mengjes me te shijshem sesa nje mengjes i till lol :D
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
10 gjëra që ju bëjn përshtypje dhe ju pëlqejne të huajve në Shqipëri



Të huajt që vijnë në Shqipëri, teksa përpiqen të integrohen në kulturën tonë, hasin në disa gjëra që iu pëlqejnë dhe në disa të tjera që i bezdisin. Sipas të dhënave qyteti që ka numrin më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje pune është Tirana me rreth 50% të lejeve të punës.

Në Shqipëri janë rreth 9.500 të huaj me leje qëndrimi.
Shumë prej tyre kanë krijuar bizneset e tyre, ose janë punësuar diku duke krijuar kështu edhe familjet e tyre me shtetase të huaja ose me shqiptare. Më poshtë janë të listuara disa nga përshtypjet e të huajve në raport me shqiptarët:

10 gjërat që u pëlqejnë të gjithë të huajve në Shqipëri:


1. Shumë shoferë taksie dhe kamerierë flasin gjuhë të huaja
2. Edhe në fshatin më të humbur mund të pish një ekspres të mirë
3. Domatet kanë shijen e dikurshme
4. Njerëzit janë miqësorë
5. Ha shumë mirë dhe shumë lirë në restorante
6. Koha është e ngrohtë dhe me diell pothuajse gjatë gjithë vitit
7. Gjen gjithçka në kaq pak vend: male, fusha, det, lumenj
8. Shumica e popullsisë është e re në moshë
9. Femrat janë të bukura
10. Kujtdo që i drejtohen për ndihmë, është i gjindshëm

10 gjërat që i habisin të huajt në Shqipëri:

1. Këmbësorë që kalojnë rrugën sipas nevojës, pa ua vënë veshin semaforëve. Shoferë të shpejtë që i japin edhe më shumë gaz makinës te vijat e bardha. Garat “Kush është më i shpejti” mes këmbësorëve dhe makinave kur semafori u jep të dyja palëve të drejtën për të kaluar në të njëjtën kohë.
2. Toni i zërit. Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur
3. Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj.
4. Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. P.sh nëse një apo dy punëtorë janë duke punuar në rrugë për të hapur një kanal, rreth e rrotull mblidhen shumë të tjerë duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali.
5. Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë
6. Gatimet me të brendshmet e kafshëve (Pse, hahen këto?!)
7. Takimet e punës në kafene
8. Sherret për të paguar faturën në tavolinë
9. Vajzat që dalin xhiro duke kapur për dore njëra-tjetrën
10. Burrat që puthen në faqe kur takohen

(gazeta-Shqip.com)


Kete praktike e kane edhe vende te europes , intervista pune qe i bejne neper dreka apo kafe pune....
te importuar e kemi po he....
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
1. Këmbësorë që kalojnë rrugën sipas nevojës, pa ua vënë veshin semaforëve.


hahahahahahahaha kjo vec ne shqiperi ndodh.
Se si nuk ndalojne as makinat as kembesoret,vetem me shqiperine time mem ndodh.
Me forta askush nuk vritet hahahahahahaha.
 
Top