Shqiptar te Bashkuar
Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    34,671
    Post Thanks / Like fv
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    10

    Shqipėria mund tė parakalojė Serbinė ne Integrimin Europian

    E PLOTĖ/ “Financial Times”: Integrimi Europian, Shqipėria mund tė parakalojė Serbinė!



    “Shqipėria mund tė parakalojė Serbinė, duke u anėtarėsuar mė shpejt se tė gjithė vendet e tjera ballkanike nė Bashkimin Europian”.

    Ky ėshtė njėri prej pėrfundimeve nė tė cilėn arrin gjigantja “Financial Times”, nė njė analizė tė publikuar me titullin “BE pėrpiqet tė rifitojė infuencėn e tij nė Ballkan”.


    Nė qendėr tė kėsaj analize mbetet dokumenti strategjik i prezantuar nga Komisioni Europian javėn e shkuar.

    “Ėshtė nė interesin e tė gjithėve, qė BE t’a shndėrrojė integrimin njė perspektivė tė realizueshme pėr vendet e Ballkanit, shumė prej tė cilave janė tė prirura pėr tė dyshuar nė sinqeritetin e BE-sė, sidomos pas shumė vitesh tė mbetura nė vendnumėro duke pritur pas derės”, komenton “FT”.

    Sipas “Financial Times”, pėrcaktimi i njė date pėr zgjerimin e ardhshėm nė Ballkan, viti 2025 nė skenarin mė pozitiv, do tė shėrbejė pėr t’i dhėnė njė shtysė tė rėndėsishme reformave tė domosdoshme qė duhen ndėrmarrė.

    “Komisioni ka bėrė mirė qė ka theksuar se ēdo progres do tė vlerėsohet nė mėnyrė objektive dhe nė teori, ēdo shtet mund tė parakalojė favoritėt e tanishėm. Njė deklaratė e tillė shpėrblen nė veēanti pėrpjekjet e njė vendi si Shqipėria dhe gjithashtu, i pėrgjigjet dyshimeve pėr favorizimin e Serbisė”, shkruan mė tej “Financial Times”.

    Gjigantja e specializuar nė analiza ekonomike, gjithashtu mirėpret negociatat “e vėshtira” qė po ndodhin midis shumė vendeve, si negociatat Serbi-Kosovė apo ato tė Maqedonisė me Greqinė.

    “Pėr BE-nė do tė ishte e pakonceptueshme importimi i kėtyre konflikteve, e bashkė me konfliktet edhe etno-nacionalizmi i flaktė qė i motivon ato. Nė tė shkuarėn, Brukseli e ka vendosur gjithmonė theksin tek integrimi ekonomik, me shpresėn se bashkėpunimi politik do t’a pasojė. Tanimė, me tė drejtė i ka vendosur njė “ultimatum” kėtyre vendeve, ose tė zgjidhin me negociata mosmarrėveshjet qė kanė ose tė pranojnė arbitrimin e jashtėm”, komenton “Financial Times”.

    Artikullin e plotė mund ta lexoni nė linkun : https://www.ft.com/content/70c4b524-...d-41ca06376bf2

    Bashkangjitur, pėrkthimi integral i kėtij artikulli nė shqip

    Pas njė pauze tė gjatė, BE ėshtė sėrish e gatshme t’ia nisė bisedimeve pėr zgjerimin e kufijve tė saj. Vitin e shkuar, Jean-Claude Juncker i premtoi gjashtė vendeve tė Ballkanin Perėndimor njė perspektivė “tė besueshme” integrimi.

    Kėtė javė, presidenti i Komisionit Europian prezantoi njė strategji qė shpjegon se ēfarė nėnkupton ai me “besueshmėri”, tė paktėn pėrsa i pėrket disa prej vendeve qė mund tė bėhen anėtarė deri nė 2025-n.

    Nuk ka fjalė tė shpenzuara pėr idealizmin nė kėtė dokument. Ndienja e domosdoshmėrisė qė udhėhoqi zgjerimin e vitit 2004 nė Europėn Qėndrore dhe atė Lindore ėshtė venitur.

    Lodhja nga zgjerimi ka pėrfshirė BE-nė, me votuesit e nxehur nga emigracioni brenda kufijve dhe zyrtarėt e lartė tė BE-sė, tė pasigurtė mbi kapacitetin e Unionit pėr tė pėrballur gjithēka pėrtej problemeve ekonomike imediate.

    Ėshtė e qartė pėr tė gjithė se disa vende janė lejuar qė t’i bashkohen BE-sė pėrpara se tė korrigjonin mangėsitė nė lidhje me zbatimin e ligjit. Sė fundmi, rritja e frymės iliberale, nė qeveritė nacionaliste tė Hungarisė dhe Polonisė, ka treguar se ėshtė e vėshtirė pėr BE-nė qė tė kundėrveprojė nėse parimet demokratike shkelen pas integrimit.

    Megjithatė, “pėrqafimi” nga Brukseli i vendeve post-komuniste tė lindjes pėrbėn njė prej arritjeve mė tė mėdha tė BE-sė. Dhe ėshtė nė interesin e tė gjithėve, qė BE t’a shndėrrojė integrimin njė perspektivė tė realizueshme pėr vendet e Ballkanit, shumė prej tė cilave janė tė prirura pėr tė dyshuar nė sinqeritetin e BE-sė, sidomos pas shumė vitesh tė mbetura nė vendnumėro duke pritur pas derės.

    Nė fund tė ditės, vendet e Ballkanit Perėndimor janė gjeografikisht tė rrethuara nga vendet anėtare tė Bashkimit Europian. Stabiliteti i fituar me shumė mund, pas konflikteve tė viteve 1990, nuk mund tė merret si i mirėqėnė dhe bashkėpunimi me kėto vende ėshtė shumė i rėndėsishėm edhe nė pikėpamjen e pėrpjekjeve tė BE-sė pėr tė kontrolluar emigracionin.

    Premtimi i BE-sė pėr anėtarėsim ka qenė njė nxitės kryesor pėr shumė qeveri qė tė marrin vendime tė vėshtira. Serbia ka bėrė disa koncensione tė rėndėsishme ndaj Kosovės, sa pėr tė dhėnė njė shembull.

    Megjithatė, mbetet njė rrugė e gjatė pėrpara dhe influence e BE-sė ėshtė zbehur. Tanimė, vetėm 26% e serbėve mendojnė qė integrimi nė BE do tė ishte diēka e mirė. E nėse BE-ja do tė tėrhiqet, tė tjerė, si Rusia apo Turqia janė tė gatshėm qė tė mbushin vakumin.

    Thėnė kjo, do tė jetė njė sfidė e jashtėzakonshme pėr tė gjashtė vendet qė tė plotėsojnė kushtet pėr anėtarėsim. Strategjia hodhi gjithashtu “disa shuplaka”, duke nėnvizuar se tė gjitha vendet tregojnė “shenja tė kapjes sė shtetit”, me lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin nė ēdo nivel tė qeverisjes dhe ndėrhyrje tė vazhdueshme tė shtetit nė media.

    Asnjė prej tė gjashtėve nuk mund tė klasifikohet si ekonomi funskionale tregu. Zoti Junker thekson se 2025-sa ėshtė pėr momentin “njė datė tejet optimiste”, por pėrsėri pėrcaktimi i njė afati mund tė shndėrrohet nė njė motivues tė qartė reformash, sidomos nėse vullneti i Brukselit shoqėrohet me fonde shtesė dhe afate kohore tė mirėpėrcaktuara.

    Komisioni duhet tė fillojė tė flasė tani me gjuhėn e tij tė shkoqur, e tė sigurohet qė qeveritė e kėtyre vendeve tė mos kalojnė thjesht ligje tė mira, pa i zbatuar ato mė pas.

    Gjithashtu, Komisioni ka bėrė mirė qė ka theksuar se ēdo progres do tė vlerėsohet nė mėnyrė objektive dhe nė teori, ēdo shtet mund tė parakalojė favoritėt e tanishėm.

    Njė deklaratė e tillė shpėrblen nė veēanti pėrpjekjet e njė vendi si Shqipėria dhe gjithashtu, i pėrgjigjet dyshimeve pėr favorizimin e Serbisė.

    Gjithashtu e mirėpritur ėshtė kėmbėngulja pėr tė mos lejuar asnjė vend tė anėtarėsohet pa zgjidhur problemet me fqinjėt e tij, qoftė ky vend Serbia qė refuzon tė njohė Kosovėn apo Maqedonia, qė pėrplaset me Greqinė rreth emrit tė saj.

    Pėr BE-nė do tė ishte e pakonceptueshme importimi i kėtyre konflikteve, e bashkė me konfliktet edhe etno-nacionalizmi i flaktė qė i motivon ato. Nė tė shkuarėn, Brukseli e ka vendosur gjithmonė theksin tek integrimi ekonomik, me shpresėn se bashkėpunimi politik do t’a pasojė.

    Tanimė, me tė drejtė i ka vendosur njė ultimatum kėtyre vendeve, ose tė zgjidhin me negociata mosmarrėveshjet qė kanė ose tė pranojnė arbitrimin e jashtėm.

    Mbetet ende pėr t’u parė nėse Brukseli ka nė dorė mjetet pėr tė udhėhequr nė kėtė proces ripajtimi. Megjithatė, nė pritje, ėshtė vendimtare qė BE t’i mbajė dyert tė hapura pėr fqinjėt qė janė realisht tė pėrkushtuar ndaj vlerave europiane.(TemA)
    Heren e fundit u redaktua nga NeVertiti; 5 Dite me Pare ne 17:03.

  2. #2
    Braveheart fv Avatari i Zana1
    Antarėsuar nė
    Feb 2013
    Postime
    15,937
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    2126
    E kjo per arsyen qe serbet nuk e leshojne kollaj copen e tyre , e pse jo edhe ate qe nuk ju perket k'tyre... ndryshe nga Shqiptaret, qe po i shesin edhe ato pak qe ju kane ngelur, e si e si te kapin Europen... a thua se Europa do te ju japi buke falas . loool
    Some people feel the Rain, others just get Wet,

    All i wanna be is a , Dj .

  3. #3
    Anėtar i ri fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i ✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧
    Antarėsuar nė
    Jan 2018
    Postime
    231
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    208
    Nevertiti as mora mundimin ta lexoj kete artikull pasi me mjaftoi titulli te shqyeja syte nga habia dhe mosbesimi.

    Ne nuk jemi shtet, ne jemi ēiflig i cili nderron here pas here pronar.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •