Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Lajme nga Shqiperia , Lajme nga Vendi , Lajme nga Kosova , Analizė-Opinion , Zgjedhjet Parlamentare 2009 , Zgjedhjet Vendore 2011 , Zgjedhjet Parlamentare 2013 , Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare , Lajme kulturore , Tė fundit nga Bota e Spektaklit: Gara pėr kreun e PD-sė, kjo ėshtė kandidatura e parė zyrtare!

  1. Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,064
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    7804

    Jump to Comments

    Gara pėr kreun e PD-sė, kjo ėshtė kandidatura e parė zyrtare!

    1 Comments by Monique Published on 28-06-2017 08:28
    Gara pėr kryetarin e Partisė Demokratike ėshtė hapur menjėherė pasi ditėn e djeshme kryetari i kėsaj partie deklaroi ngrirjen e funksioneve tė tij nė parti, ndėrsa i pari qė ka shpallur kandidaturėn ka qene Eduard Selami.
    Ai ka bėrė me dije kandidimin e tij pėrmes njė shkrimi nė rrjetet sociale.

    "Demokrate te nderuar, me ndjenje pėrgjegjėsie dhe synim pėr t’i rikthyer se bashku PD, lavdinė e merituar, shpall kandidaturėn pėr Kryetar!", - shkruan Selami.

    Ai ėshtė njė ndėr kritikėt e kryetarit tė PD*sė Basha dhe nuk u pėrfshi nė listat e PD-sė pėr deputetė. Eduard Selami ėshtė i martuar me gazetaren Ilva Tare.




    Si mendoni, do ishte Selami nje kanditure e denje per postin e kryetarit te PD?

  2. Total Comments 1

    Comments

  3. #2
    VIP
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,064
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    7804

    Selami i thotė tė gjitha: Humbja prej listės personale tė Bashės, pse jam i zhgėnjyer

    Kandidati pėr kryetar tė PD, Eduard Selami, i ftuar nė emisionin “Top Story” nė Top Channel ka deklaruar se humbja e PD nė zgjedhjet e 25 qershorit ishte e pritshme.

    Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarit Sokol Balla, Selami ka nėnvizuar se disfata ka ardhur sė pari pėr gabime tė brendshme tė PD dhe lidershipi i saj, qė sipas tij shkelėn statutin e partisė.

    Zoti Selami, a ishte i papritur ky rezultat i dobėt i Partisė Demokratike?

    Shenjat dukeshin, kishte njė qetėsi qė nuk mė pėlqente. Nė 2013-n ne dolėm nė opozitė dhe nuk e morėm mesazhin e popullit. Ishim njė opozitė me kokėn prapa dhe rezultati nuk ėshtė befasues.

    Ėshtė thėnė se Basha nuk i shpėtoi dot hijes sė rėndė tė Berishės dhe ndikimi i tij duket se ishte lista e 25 qershorit, ku u latė jashtė ju dhe figura tė tjera historike tė PD. A ndikoi lista e Bashės nė humbje?

    Si mund ta quash dalje nga hija kur lista u hartua nė mėnyrė personale? Nuk u zbatua statuti. Unė e kam mbėshtetur listėn sepse ishte shumė vonė. Kur ne tė vendosim meritokraci dhe konkurrencė do tė mund tė ndryshojmė dhe tė sjellim njė frymė tė re. Basha e kishte kėtė rast dhe nuk e pėrdori, prandaj jemi kėtu. Duhet ta vendosė baza listėn, jo demokrati, as socialisti.

    Ju morėt pjesė nė fushatė. Sa e vėshtirė ishte tė merrje pjesė kur ju e dinit qė nuk do tė ishit pjesė e Kuvendit?

    Aspak. Problem nuk ėshtė kjo, problemi ėshtė kultura. Po guxove tė kundėrshtosh kryetarin je jashtė. Kjo ėshtė njė histori e shėmtuar sepse nuk ėshtė ēėshtje personash, por ēėshtje demokracie. Nėse ia pret dikujt, je nė autoritarizėm dhe jo nė demokraci.

    Ju jeni pėrfaqėsuesi i parė i PD qė flisni pas humbjes. Ata qė e njohin PD thonė se ėshtė njė makineri e vėrtetė elektorale. Pra, baza e PD ėshtė ndėr mė aktivet tė saj. Pėrse nuk funksionoi?

    Tė mos harrojmė se 20 kryetarė tė degėve rajonale tė PD u hoqėn pa u lajmėruar fare. Kėto janė probleme qė kemi prej 20 vjetėsh. Marrim rastin tjetėr me pushtetin lokal. Zgjedhja e kandidatėve pėr kryetarė bashkie ėshtė kompetencė e bazės, nuk u bė kėshtu. Prandaj duhet njė debat i pastėr, jo pėr t’i drejtuar gishtin njė njeriu, por pėr tė bėrė gjėrat mė mirė.

    Mungojnė 200 mijė vota dhe ka njė pėrputhje mes 200 mijė votave qė i mungojnė PD-sė dhe 200 mijė qė mungojnė nė shkallė kombėtare. Duket sikur 95 pėr qind e atyre qė nuk kanė shkuar nė votime janė mbėshtetės tė PD. Basha tha dje se rezultati u cėnua nga shit-blerja e votave, por ato vota thjesht kanė ndenjur nė shtėpi. A e besoni kėtė tezė tė Bashės?

    Nuk mund tė mohosh njė fenomen tė shėmtuar si shit-blerja e votave qė ekziston nė Shqipėri dhe kėtu ėshtė fajtore edhe PD, edhe PS, edhe LSI. Kėto janė disa probleme qė vetėm duke zgjidhur problemet e brendshme do tė mund t’i zgjidhim. Por kjo nuk mund tė pėrdoret si alibi. Nėse ne duhet tė kthehemi nė forcė shprese, ne duhet tė vendosim mė parė rregull nė shtėpinė tonė.

    Keni qenė kritik…

    Kemi njė bllokim partiak, qė ėshtė rasti mė i keq. Ēadra pėr shembull ishte njė marrėzi kolosale, ishte vendimi ekstrem pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje. Si mund ta bėsh kėtė? Duhet tė fshihet ky mentalitet.

    Ju thatė se Basha duhet tė kishte dhėnė dorėheqjen, pėrse?

    Sepse gara (pėr kryetar) duhet tė bėhet e barabartė. Megjithatė, ky ėshtė njė sugjerim. Po tė isha nė vend tė zotit Basha, unė do ta kisha dhėnė dorėheqjen. Por ky ėshtė vendimi i tij.

    Ju keni pasur njė thyerje pėrballė zotit Basha, kur nuk u zgjodhėt sekretar i pėrgjithshėm…

    Jo, unė nuk e shoh kėshtu.

    A jeni penduar pėr vendimin tuaj nė vitin 2013?

    Jo. Aspak. Ishte e vetmja mėnyrė pėr tė bėrė njė jetė politike.

    Mendoni se gara pėr sekretar tė pėrgjithshėm ishte e ndershme?


    Them qė po.

    Mendoni se Arben Ristani, qė fitoi kundrejt jush, mund tė jetė garant i njė gare tė tillė?

    Zoti Ristani e kishte nisur qė prej 6 muajsh kėtė synim, kurse unė u futa nė sekondėn e fundit.

    Mendoni se hyrja juaj nė garė ishte mė tepėr njė zbukurim?

    Jo, nuk mendoj kėshtu.

    Ēfarė mund tė ketė ndikuar kaq shumė nė kėtė rėnie drastike tė PD nė 25 qershor, marrėveshja Basha-Rama? Apo ēfarė tjetėr…

    Kam bindjen se ishte pėrplasja me Perėndimin. Them se zoti Basha, me mungesėn e eksperiencės luajti pak mė shumė se ē’duhej. Gjithashtu, PD ndjek njė model qė duhet tė eleminohet: ‘kush kundėrshton kryetarin, hiqet’. Kjo duhet tė ndryshojė.

    Zoti Basha tha se do tė dalė nė bazė. Nėse ky model dėshtoi nė shkallė kombėtare, si mund tė vazhdohet kėshtu?

    Kam bindjen se do tė kem mundėsi tė bashkėpunoj me bazėn dhe kam shpresėn se ky problem do tė zgjidhet.

    Ju keni qenė shumė kritik ndaj qėndrimit tė PD nė lidhje me reformėn nė drejtėsi, por kur vjen puna tek aktiviteti juaj publik shumė rrallė kujtojmė qė ju tė keni folur nė Parlament. Dikush mund tė pyesė, cila ėshtė pjesa e aksionit tė zotit Selami nė kėto 4 vite opozitė tė PD?

    Kam edhe unė pjesėn time. Por, duke mos qenė pjesė e lidershipit tė grupit parlamentar rrjedhimisht je jashtė. Pėrse duhet t’u bashkohem unė atyre sherreve? Kjo ėshtė natyra ime, kam tė mirat dhe tė kėqijat.

    A i druheni njė ndėrhyrjeje tė Berishės nė procesin e zgjedhjes sė kryetarit?

    Jo, nuk i druhem.

    A do ta takoni?

    Po.

    Ėshtė pak a shumė e njėjta situatė kur kandiduan Basha me Olldashin, kur Berisha e shprehu hapur mbėshtetjen pėr Bashėn…

    Nėse zoti Berisha mendon se zoti Basha ėshtė personi qė duhet tė vazhdojė drejtimin e PD, kjo ėshtė e drejta e tij dhe mua nuk mė mbetet qejfi.

    Nėse Berisha del dhe thotė se demokratėt duhet tė votojnė Bashėn, ju mendoni se keni ende shanse tė zgjidheni?

    Po. Pėr mendimin tim kjo ėshtė ēėshtje vizionesh. Zoti Berisha ka preferencat e tij dhe nuk ka pse ta fshehė mbėshtetjen pėr Bashėn.

    Nuk mendoni qė ka ardhur koha qė PD duhet tė ēlirohet nga tutela e Berishės?

    Nėse PD nuk ēlirohet nga tutela e kujtdo, atėherė kjo do tė jetė e gabuar.

    Ju e quajtėt marrėzi ēadrėn, ēfarė e vlerėsoni Republikėn e Re?

    E kam quajtur njė marrėzi pėr faktin se vendosi pėr tė mos shkuar nė zgjedhje, por kauzat e saj ishin tė drejta. Unė u shkėputa kur u vendos bojkoti i Parlamentit.

    Si e gjykoni marrėveshjen e 17 majit?

    Unė e kam pėrshėndetur marrėveshjen, sepse hymė nė zgjedhje.

    Ēadra humbi pėr kauzat e saj, apo u ngrit pėr tė mbrojtur papėrgatitjen e lidershipit tė PD nė zgjedhje?

    Nuk e shoh kėshtu, por kur ēadra doli pėr tė bllokuar Parlamentin, atėherė unė humba kontaktin me ēadrėn sepse ėshtė turp tė bojkotosh parlamentin.

    Disa nga kėrkesat e ēadrės u plotėsuan. Pra, praktikisht u arrit qėllimi pėr tė ndryshuar qeverinė por jo kryeministrin. Nė njėfarė mėnyre pati njė tutelim tė administratės. U zbut edhe klima e zgjedhjeve. Nuk mund t’ia mohoni kėtė meritė zotit Basha…

    Nuk po ia mohoj.

    Ē’do tė bėni ju nėse zgjidheni kryetar? A do mbani pjesė nga projekti i Republikės sė Re, duke filluar nga emri i saj?

    Nuk ėshtė ēėshtje emrash. Unė do tė mbaj ato gjėra qė janė pozitive pėr tė ēuar pėrpara Shqipėrinė. Do tė marrim mendime nga tė gjithė. Ka dy mėnyra pėr tė ecur pėrpara, duke zgjedhur tė keqen mė tė vogėl, apo tė mirėn mė tė madhe. Pėr tė arritur tė dytėn duhet punė dhe pėrkushtim.

    Mendoni se ka njė handikap nė sistemin ku po garoni?

    Ka njė anomali tė madhe nė kėtė sistem qė quhet parlamentar. Ky ėshtė njė sistem partiak, sepse anėtarėt e tij janė deputetė liste qė nuk pėrfaqėsojnė popullin. Unė nė PD do tė krijoj grupin e punės, kėshillin kombėtar, do tė vė nė punė ato departamente qė nuk funksionojnė dhe do tė bėjmė njė opozitė konstruktive pėr qytetarin, qė nuk ėshtė bėrė.

    Si do ta ndaloni ju zotin Berisha tė dalė nė skenėn Parlamentare? Apo edhe kundėrshtarėt tuaj qė i lėnė atij hapėsirė?

    Parlamenti e ka edhe kėtė anė, por puna ėshtė tė mos shkohet nė 90 pėr qind tė kėsaj. Parlamenti e ka shifrėn e miratimit 22 pėr qind, shumė e ulėt. Mosqenia aty ėshtė handikap, por nuk ėshtė e pakapėrcyeshme.

    Marrėveshja e 17 majit ka edhe njė pjesė tjetėr qė shkon pas zgjedhjeve tė 25 qershorit e qė pėrfshin administratėn, reformėn kushtetuese, etj. Tė dyja palėt duket se ranė dakord pėr tė korrigjuar disa gjėra. Ju a do t’i qėndroni kėsaj marrėveshjeje?

    Ēdo lloj marrėveshjeje qė i shėrben integrimit dhe forcimit tė institucioneve do tė pėrfshihet nė projektin tonė dhe natyrisht do tė pėrfshijmė edhe partitė e vogla.

    Pra, ju nuk e mbėshtesni bipolarizmin?

    Jo. Jam pėr njė rregullim tė sistemit.

    Ju keni pasur mundėsi tė njiheni me marrėveshjen?

    Jo.

    Nėse zgjidheni kryetar, gjatė qėndrimit nė opozitė do tė keni kontakte me LSI?

    Sigurisht qė po.

    Ē’mendim keni pėr Ilir Metėn?

    Jam i zhgėnjyer nga deklaratat e tij tė fundit. Njė presidenti nuk i takon.

    Ē’do tė bėni nėse humbisni?


    Do tė vazhdoj tė jap kontributin tim nė PD. Ka shumė gjėra qė mund tė bėhen dhe jam optimist se do tė arrijmė t’i kthejmė PD dinjitetin dhe ditėt mė tė mira. Unė e ndjej kėtė gjė dhe jam i bindur se do ta bėjmė dhe jo kundėr kėrkujt.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •