![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 23
Postime: 1,074
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Nga 670 tė burgosur qė rezultojnė tė sėmurė, 384 janė tė sėmurė kronikė, ndėrsa 291 prej tyre shfaqin probleme nė shėndetin mendor
Njė ndėr gjashtė tė dėnuar nė vendin tonė ėshtė i sėmurė. Pas tė sėmurėve kronikė, qė janė nė masėn mė tė madhe tė pranishėm nė burgje, personat me probleme tė shėndetit mendor renditen tė dytėt. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burime zyrtare tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve, nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp. Sipas kėtij burimi informacioni, mes tė burgosurve qė aktualisht vuajnė dėnimin nė vendin tonė, mbi 670 persona kanė probleme shėndetėsore, nga tė cilėt gati 300 persona vuajnė nga ērregullime tė ndryshme psikike. Numri mė i madh i pacientėve qė shfaqin simptoma tė qarta tė sėmundjeve psikike aktualisht ėshtė nė spitalin e burgut nė kryeqytet, ku 71 tė dėnuar marrin mjekim tė detyrueshėm, ndėrsa 16 janė tė shtuar pėrkohėsisht. Pjesa mė e madhe e tė dėnuarve me probleme nė shėndetin mendor shfaqin simptoma tė dukshme tė skizofrenisė dhe kurohen pėr kėtė sėmundje. Tė sėmurėt nė shifra Nė sistemin e burgjeve janė evidentuar gjithsej 675 persona me probleme shėndetėsore. 384 prej tyre janė tė sėmurė kronikė, nga tė cilėt 225 janė me probleme kardiake, 41 persona janė me diabet, 19 persona janė tė sėmurė rėndė dhe pjesa tjetėr janė me sėmundje tė ndryshme, si polmunare, reumatizmale dhe me probleme traktit urinar. Ndėrsa persona me probleme tė shėndetit mendor janė 291, 74 prej tė cilėve i nėnshtrohen mjekimit tė detyruar. Nė kėtė pasqyrim nuk janė tė pėrfshira sėmundjet gastrointestinale, si ulcera, kolitopatitė dhe gastritet, tė cilat janė tepėr evidente dhe tė kurueshme. Shėrbimi Cilėsia e shėrbimit shėndetėsor nė burgjet shqiptare ėshtė nė rritje. Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve ka bėrė njė strukturim tė ri tė stafit shėndetėsor, me qėllim ofrimin e njė shėrbimi sa mė tė mirė tė komunitetit me liri tė privuar. Nė strukturėn e njė institucioni penal ka mesatarisht njė mjek tė pėrgjithshėm, njė stomatolog, njė farmacist dhe katėr infermierė, organikė e cila ndryshon nė varėsi tė kapacitetit tė burgjeve. Tė dėnuarit dhe tė paraburgosurit janė tė pajisur me kartela mjekėsore dhe stomatologjike dhe u ofrohet asistencė mjekėsore e specializuar nė vendin e vuajtjes sė dėnimit. Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve nė bashkėpunim me OBSH-nė, po bėn pėr herė tė parė depistimin e tė dėnuarve pėr sėmundjen e tuberkulozit. Ky depistim ka filluar pėr herė tė parė nė burgun e Lezhės, ku janė depistuar 400 veta nė bashkėpunim dhe me dispanseritė e rrethit tė Lezhės. Ėshtė planifikuar qė ky depistim tė realizohet pėr 4 mijė persona, gjithmonė duke respektuar vullnetin e lirė tė personit. Nė ndryshim nga tė gjithė vitet e tjerė, stafi shėndetėsor ėshtė trajnuar dhe po trajnohet mbi sėmundjen e sidės nga shoqata Stop Aids. Qėllimi kryesor i kėtij trajnimi ėshtė sensibilizimi i stafit mediko-social dhe policor mbi sėmundjen e AIDS-it. Ky trajnim realizohet edhe pėr tė dėnuarit dhe paraburgosurit, ku dhe ata trajnohen dhe sensibilizohen mbi masat profilaktike tė kėsaj sėmundjeje. Pėr krijimin e niveleve sa mė tė mira tė shėrbimit shėndetėsor nė burgje, DPSH-ja ka lidhur edhe marrėveshje bashkėpunimi me institucione mjekėsore nė varėsi tė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Kėto marrėveshje janė bėrė me Autoritetin Shėndetėsor Rajonal, i cili konsiston me asistencė mjekėsore gjinekologjike nė paraburgimin Jordan Misja dhe burgun Ali Demi pėr regjimin e grave. Gjithashtu edhe me Drejtorinė e Shėndetit Publik nė Krujė, ku ofrohet ndihma e mjekut psikiatėr, si dhe me Spitalin Universitar Nėnė Tereza, i cili ofron trajtime specifike mjekėsore. Shėrbimi, mė i mirė se njė vit mė parė Nė krahasim me vitin 2007, ku ishin akorduar 11 milionė lekė pėr medikamente, pėr kėtė vit ėshtė akorduar njė fond prej 18.5 milionė lekėsh pėr sistemin e burgjeve. Pėr materiale stomatologjike nė vitin 2007 u akorduan 1 milion lekė tė reja, ndėrsa pėr kėtė vit janė akorduar 2.5 milionė lekė. Pėr aparaturat mjekėsore nė 2007 u akorduan 4.5 milionė lekė, ndėrsa pėr kėtė vit janė akorduar 9 milionė lekė. Gjithashtu, janė nė proces tenderimi edhe aparaturat mjekėsore, qė do tė shėrbejnė pėr realizimin e njė reparti reanimacioni nė spitalin e burgut. Korrieri
__________________
Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja! |
|
|
|