![]() |
|
|||||||
| Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kalendari | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
10 arsye PĖR dhe KUNDĖR pilulės
Vleresimi:
(0 votes - average)
10 arsye PĖR dhe KUNDĖR pilulės
A ėshtė e mundshme qė edhe pas 30 vjetėsh tė paraqitjes sė pilulės nė treg, ende ekzistojnė dyshime? Ndonėse askush nuk konteston veprimin kontraceptiv tė saj, shumica kontestohen rreth efekteve pėrcjellėse. Thonė se shkakton trashjen, vepron keq nė qarkullimin e gjakut, shkakton krijimin e celulitit... cila ėshtė e vėrteta?1. Gjakun e bėn mė tė dendur Pilula shton koagulimin e gjakut, pėr ē'gjė ai bėhet i dendur. Te femrat qė kanė qarkullim tė dobėt, mund tė shkaktojė qarkullim tė dobėt tė gjakut nė vena, ndėrsa nė raste shumė tė rralla madje edhe trombozėn. Patjetėr ndėrprejeni pirjen e duhanit, sapo tė filloni tė pini pilulėn, posaēėrisht po qe se jeni mė e vjetėr se 30 vjeē, sepse, krahas plakjes, shtohet edhe shtypja nė arterie. Ushqimi i rregullt dhe i drejtė do t'ju ndihmojė nė nivelin e kolesterolit dhe shtypjen e gjakut do ta mbani nė kufijtė e lejueshėm. 2. Zbut dhembjet gjatė menstruacioneve Shtrėngimet nė bark, dhembja e kėmbėve, kokėdhembja, janė simptoma tipike te ciklet e ērregulluara tė menstruacioneve. Pilula e pengon aktivitetin e kėtillė - vezoret pushojnė tė prodhojnė vezė, andaj humbet edhe prostaglandina, prandaj shkaktohen dhembjet. 3. Zvogėlimi i puērrave dhe i yndyrės sė tepėrt Pilula, e cila pėrmban hormone femėrore ndėrprenė prodhimin e hormoneve mashkullore dhe nė kėtė mėnyrė zvogėlon prodhimin e yndyrės dhe krijimin e puērrave. 4. Shton punėn e mėlēisė Mjeti kontraceptiv shton punės e mėlēisė, e cila patjetėr duhet tė punojė shumė, nė mėnyrė qė tė metabolizojė. Nė qoftė se mėlēia ėshtė nė rregull, pilula nuk do tė ketė kurrfarė veprimi pėrcjellės. Mirėpo, nė qoftė se jeni e sėmurė nga hepatitisi, shtimi i punės sė mėlēisė do tė mund tė shkaktojė probleme. 5. Rrit gjinjtė Gjinjtė janė organ i cili mė shumė se tė gjitha organet e tjera reagon nė praninė e hormoneve femėrore. Gjatė muajve tė parė tė pirjes sė pilulave, gjinjtė rėndom rriten ngadalė dhe forcohen. Kjo dukuri pėrcjellėse kryesisht ėshtė e kėnaqshme, sepse grave me gjinj tė vegjėl i "pasuron" pėr ndonjė centimetėr mė shumė, ndėrsa ato me gjinj tė mėdhenj, kėnaqen me faktin se gjinjtė u forcohen. Mirėpo, pas njė kohe gjinjtė fillojnė tė mėsohen me praninė e hormoneve dhe shkaktohet pėrshtatja graduale e gjėndrave qumėshtore, tė cilat fitojnė sėrish madhėsinė e tyre natyrale. 6. Ngadalėson rritjen e qimeve Pėrdorimi i pilulės nė bazė tė hormoneve femėrore zvogėlon numrin e atyre mashkullore dhe nė kėtė mėnyrė ngadalėson rritjen e qimeve. Mirėpo, shtimi i qimeve nė kėmbė dhe nė duar nuk ėshtė pėrherė pasojė e sasisė sė tepėrt tė hormoneve mashkullore, mė sė shpeshti ėshtė trashėgimi. 7. Zvogėlon gjakderdhjen menstruale Gjatė javės kur nuk pėrdorni pilulėn, shkaktohen gjakderdhje, mirėpo ajo rėndom nuk ėshtė e vėllimshme, dhe nuk shkakton dhembje. Femrave anemike pilulat mund t'u preferohen pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė pėrgjithshme shėndetėsore, sepse me humbje tė vogėl tė gjakut zvogėlohet edhe sasia e hekurit tė humbur. Gjakderdhja ėshtė mjaft me rregull, rėndom fillon dhe mbarėn nė tė njėjtat ditė. Nė qoftė se, pėr shembull, pilulėn e fundit e keni pirė tė hėnėn, gjakderdhja do tė fillojė nė afat prej dy-tri ditėsh dhe do tė pėrfundojė nga fundi i javės. 8. Shpejton krijimin e celulitit Marrja e estrogjenit me anė tė pilulės mund tė shkaktojė mbajtjen e lėngut nė indet jashtėqelizore, dobėson lehtė qarkullimin e gjakut, posaēėrisht nė kėmbė. Te disa gra kjo mund tė shkaktojė krijimin e celulitit, edhe pse pilula gjithsesi nuk ėshtė shkaktari kryesor i paraqitjes sė celulitit. 9. Pilulėn nuk bėn ta pėrdorin gratė tė cilėt vuajnė nga diabetesi Estrogjeni nga pilulat shkakton shtimin e nivelit tė sheqerit nė gjak, gjė qė te gratė e shėndetshme nuk krijon kurrfarė pengese. Por, te gratė tė cilat vuajnė nga diabetesi, mund tė keqėsohet sėmundja. Andaj, gratė tė cilat vuajnė nga diabetesi, patjetėr duhet zgjedhur ndonjė mėnyrė tjetėr kontracepsioni. 10. Shkakton shtimin e apetit Disa gra thonė se kanė fituar disa kilogramė qė kur kanė filluar tė pėrdorin pilulėn. Pilula, ndėrkaq, nuk pėrmban kalori dhe si e tillė nuk shkakton trashjen. Nė disa raste shkaktohet ndryshim nė qendrėn e cila rregullon ndjenjėn e urisė, andaj paraqitet nevoja e shtuar pėr ushqim. Njė grup biologėsh gjermanė ka zbuluar edhe njė dukuri pėrcjellėse, e cila deri tani nuk ėshtė vėrejtur: pilula ndryshon ekuilibrin e disa materieve nė organizėm, pėrkatėsisht shkakton mungesė tė betakrotenit (substancė e domosdoshme pėr prodhimin e vitaminės A), ndėrkaq shton nivelin e kolesterolit. Betakaroteni ėshtė i mirė pėr organizėm sepse pengon ērregullimet nė qarkullimin e gjakut dhe disa lloje tė kancerit. Ėshtė e njohur se kolesteroli duhet tė jetė patjetėr nėn kontroll tė vazhdueshėm, nė mėnyrė qė tė eliminohen problemet me zemrėn dhe me enėt e gjakut. Andaj, ē'duhet bėrė? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: duhet ndėrruar ushqimin, sepse tė gjitha ato ērregullime mund tė zbuten ose madje tė eliminohen tėrėsisht po qe se ushqimi ėshtė i pėrshtatshėm! * Pa yndyrė! Po qe se, me gjithė ushqimin e kujdesshėm, kolesteroli edhe mė tej ėshtė i lartė, duhet eliminuar yndyrat me origjinė shtazore, posaēėrisht gjalpin, dhe duhet tė zėvendėsohen me vaj ulliri. Organet e brendshme, siē janė gjėndrat, veshkat, mėlēia, nė tėrėsi duhet eliminuar nga ushqimi, ndėrsa sallamet lejohen vetėm kohė pas kohe. Mishi i kuq mund tė pėrdoret nė ushqim mė sė shumti dy herė nė javė. Ditėve tė tjera duhet ngrėnė mish pule, mish lepuri, mish gjeldeti apo bishtajoret, siē janė fasulja, qiqra. * Perimet - patjetėr! Perimet zvogėlojnė mungesėn e betakarotenit: mjafton qė gjellėve ēdo ditė t'u shtohen karota, speci, domatja, korja dhe misri (pėrafėrsisht 100 gramė). Veē kėsaj, perimet ulin shkallėn e sasisė sė kolesterolit, sepse pėrmbajnė penj, tė cilėt zvogėlojnė absorbimin nga ushqimi. Prandaj, pos krundeve dhe drithėrave, sė paku njė herė nė ditė duhet ngrėnė perime me fletė tė gjera, siē janė sallatat dhe spinaqi. Gratė, tė cilat pėrdorin pilulat, dy herė nė vit duhet kontrolluar kolesterolin. * Shumė ujė! Tė ushqyerit e rregullt mund tė zgjidhė edhe njė dukuri pėrcjellėse tė pilulės kontraceptive: ruajtjen e lėngjeve. Disa persona gabimisht besojnė se mosmarrja e lėngjeve do tė zbusė mbufatjen. Nė tė vėrtetė ėshtė e kundėrta: duhet pirė sa mė shumė ujė, sepse uji nxit punėn e veshkave dhe pastrimin e organizmit. Pėrmirėsohet edhe mikroqarkullimi. Perimet kanė shumė ujė, mirėpo gjatė ditės duhet pirė edhe sė paku njė litėr e gjysmė. Pijet e gazuara dhe pijet alkoolike duhet shmangur, sepse ngarkojnė veshkat dhe vėshtirė lirohen nga organizmi. Telegrafi |
|
|
Lexime: 51
|
|
|
|
#2 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 23
Postime: 657
Rrespekti: 1
![]() |
sdua te te behem i tepert por me te vertete teme perfekte qe jo shpesh sillen ne forum
Respekte sweet!
__________________
O sa mirė me qenė shqiptar! Chameria is next... |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Anetare e Re
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 672
Rrespekti: 1
![]() |
5. Rrit gjinjtė
Kam lexuar dhe une per kete,po ky fenomen dmth rritja, eshte vetem ne fillim se me pas shkojne ne madhesine origjinale. + Dobeson kockat...:s
__________________
Besoj tek dielli, edhe kur ai nuk ndriēon. TI OFROSH MIQESI ATIJ QE DO DASHURI? ESHTE SI TI JAPESH BUKE ATIJ QE VDES NGA ETJA. |
|
|
|
|
|
#4 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 2,306
Rrespekti: 3
![]() |
baby angel pilulat duhen marre vetem mbas keshillesh nje doktori [gjinekollogu] sepse kan perberje hormonale e cila nuk ndikon gjithmon pozitivisht mbi organizm....
ate qe the qe dobson kockat? pse?? mos merni ilace mbas veshit....pyesni nje x doktorin ca ka pro dhe kundra.... cdo vajze eshte ndryshe dhe ka shume lloje pilulash qe jan te pershtatcme ne funksjon te organismit qe ke! |
|
|
|
|
|
#5 | |
|
Anetare e Re
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 672
Rrespekti: 1
![]() |
Citim:
Tani,per te dyten, Sweet une doktorresh sjam ,por shkruajta ca kam lexuar dhe nese futesh kerkon do e shikosh qe eshte e vertete. PS: Tani skam kohe po ndoshta ta sjell dite tjeter artikullin.
__________________
Besoj tek dielli, edhe kur ai nuk ndriēon. TI OFROSH MIQESI ATIJ QE DO DASHURI? ESHTE SI TI JAPESH BUKE ATIJ QE VDES NGA ETJA. |
|
|
|
|
|
|
#6 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: ku rrafsha mos u vrafsha
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 21
Postime: 358
Rrespekti: 1
![]() |
Pilula ka shume efekte pozitive dhe negative qe i sjell ne te njejten kohe!
Pervec atyre qe ka cituar bebi im, pilula sjell tharjen e lengut te syve, aritmi, ndryshim humori, ulje te deshires seksuale megjithate sigurisht ndihmon ne rregullimin e ciklit hormonal, ndihmon ne uljen e tumoreve beninj ne vezore (fibromat) etj.
__________________
...Amor nihil possit amori denegare... "Legis virtus haec est: Imperare, vetare, permittere, punire!"
|
|
|
|
|
|
#7 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 2,306
Rrespekti: 3
![]() |
duke i shtuar postimit briciolines time....pilulat jan te perdorura dhe ne kurrimin e disa semundjeve si psh : akneea , kist ovarian [sjam e sigurt qe i thone keshtu shqip]...gjithsesi ndikojne mbi aktivitetin hormonal ne organizm
dhe nqs nuk jan te mara korekt mund te kene efekte shume negative....mund tju crregullojne ter metabolismin e mund te krijojne semundje te tmershme keshtu qe eshte sh mire te keshilloheni me nje gjinekollog ![]() ps:baby ang kur te kesh kohe na e posto artikullin do me bente sh qejf ta lexoja nje x |
|
|
|
|
|
#8 |
|
Anetare e Re
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 672
Rrespekti: 1
![]() |
Efektet dytesore:
-Rriy rrezikun e trombozes venoze (phlebite)dhe emboli te mushkrive. - Rrit rrezikun e aksidenteve koronare dhe te eneve te gjakut te trurit. - Ne raste te rralla mund te nxise hipertension arterial. - Influencon kancerin e gjirit dhe te qafes se mitres (vetem ne rastet e marrjes ne kohe te gjate dhe ne doza te medha). - Mbron nga kanceri i vezoreve. -Mund te shkaktoje tek melcia : modifikime te moderuara te enzimave hepatike,rritje te shpeshtise se litiazes te fshikeze dhe te disa kancereve beninj te vecante (adenome,hemangiome,hepatome. Te tjerat dite tjeter . ![]()
__________________
Besoj tek dielli, edhe kur ai nuk ndriēon. TI OFROSH MIQESI ATIJ QE DO DASHURI? ESHTE SI TI JAPESH BUKE ATIJ QE VDES NGA ETJA. |
|
|
|
|
|
#9 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 2,306
Rrespekti: 3
![]() |
e ku jan kockat?
|
|
|
|