N
Nė kohėn kur po festohej 100 vjetori i Alfabetit tė gjuhės shqipe, mbi dy mijė familje shqiptare janė shkelur nga ēizmet dhe thundrrat e njėsive speciale maqedonase. Nė kohėn kur po hapej muzeu i lirisė, shqiptarėt arrestohen, bastisen dhe maltretohen nė forma tė ndryshme nga dhuna policore, deklaroi kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi gjatė njė takimi me qytetarėt nė Kumanovė. Sipas tij, gjithė revolta e shqiptarėve do tė jetė e organizuar nė formė demokratike nėpėrmjet protestave, demostratave dhe formave tė tjera demokratike.
Ai tha se ėshtė e pakuptimtė se si policia e Maqedonisė burgosė mbi 200 shqiptarė, mė pas lirohen 160 veta dhe ndėrkohė sėrish i arreston 40 prej tyre, pa dhėnė asnjė llogari, pa kėrkuar falje apo pa shpjeguar pėrgjegjėsi.
Thaēi njoftoi se shqiptarėt janė degraduar tejmase nga ana e faktorit politik maqedonas nė qeverisjen aktuale.
Nė ēdo qytet me shumicė shqiptare dhe nė vendbanime tė tjera janė shkarkuar shqiptarėt nga funksionet e tyre dhe nė vend tė tyre emėrohen maqedonas. Buxheti i shtetit favorizon Universitetin e Shtipit, ndėrsa diskriminohet tejmase dhe i shkurtohet buxheti Universitetit tė Tetovės, deklaroi kryetari i PDSH-sė, duke shtuar se ministrat shqiptarė janė tė injoruar nga partneri i tyre qeveritar VMRO-DPMNE. Ai tha se i vetmi shpėtim pėr BDI ėshtė qė tė tėrhiqet nga Qeveria, ndėrkohė konfirmoi se ėshtė i gatshėm pėr t`u ulur me Ali Ahmetin, vetėm e vetėm nėse do tė merren pėr bazė gjashtė kėrkesat e PDSH-sė, qė kanė tė bėjnė me ligjin e ri pėr gjuhėn shqipe, anėtarėsimin nė NATO, ligji pėr amnesti dhe mbyllja e rasteve tė kthyera tė Hagės, ligji pėr UĒK-nė dhe pėrfaqėsimi nė institucione,etj.
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks