![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij
Vleresimi:
(0 votes - average)
Nga plazhi i Spillese
Vija bregdetare e Kavajes, e cila fillon tek perroi i Agait (kufiri me Durresin) e deri tek grykederdhja e lumit Shkumbin, ka njė gjatesi prej afro 35 kilometra. Relievi tepėr i larmishem i kėsaj gjatesie bregdeti, me brezin e reres qe shkon rreze kodrave, perrenjte e shumte qe e "copetojne" kėtė bregdet te bukur, brezi i paprekur i pishave qe e gjelberojne atė, etj., e bėjnė bregdetin e Kavajes njė nder pikat turistike bregdetare me te bukura nė vend, por me potenciale ende te pashfrytezuara ne nivelin e duhur. Pergjate gjithė gjatesise se bregdetit shtrihen fshatra te shumte, emrat e te cileve i kanė dhėnė emrat edhe segmenteve te caktuara te plazhit. Kėshtu, njeri pas tjetrit, shtrihen plazhi i Golemit, i Karpenit, ai i Bagose, plazhi i Spillese dhe i Grethit. Plazhi i Spillese dhe i Grethit, me njė gjatesi prej afro 8 kilometra, nis nė fund te zones shkembore te Bardhorit dhe zgjatet deri ne grykederdhjen e lumit Shkumbin. E gjithė gjatesia e plazhit pershkohet nga njė brez i gjelber pishash. Ndėrkohė, masivi i vargut kodrinor te Kryevidhit e ndan plazhin e Spillese nga zonat urbane (fshatrat dhe qyteti i Kavajes). Plazhi i Spillese gjendet afro 20 kilometra larg nga Kavaja. Plazhi i Spillese me studim urbanistik Pas zones turistike te Golemit, edhe zona e Spillese ėshtė "zyrtarizuar" si zone turistike. Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikės se Shqipėrisė (KRRTRSH) miratoi para pak muajsh termat e references pėr zhvillimin e zones turistike te Spillese. Me 7 maj 2005, KRRTRSH-ja miratoi masterplanin pėr zhvillimin e zones turistike te Spillese me siperfaqe 430 hektare. Miratimi i master-planit e kategorizon zonen turistike te Spillese si "zone turistike e nivelit te mesem", duke ruajtur kėshtu te njėjtin nivel me zonen turistike te Golemit dhe Malit te Robit dhe duke sjelle ne kėtė mėnyrė njė vazhdim te llogjikshem ne rritje pėr nga ana cilesore, krahasuar me zonen turistike te nivelit masiv te plazhit te Durresit. Masterplani ndalon kategorikisht ndertimet ne brezin e reres dhe ne brezin e gjelber te pishave. Ne kėtė mėnyrė, ndertimet me karakter turistik do tė kryhen vetėm ne thellesi te territorit duke mundėsuar edhe integrimin e fshatrave te zones ne zhvillimin turistik te bregdetit.
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
|
|
Lexime: 115
|
|
|
|
#2 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,973
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Monumentet e natyres ne Kavaje
Ne vitin 2002, territore tė ndryshme ne zonen e Kavajes u shpallen "monumente te natyres". Ndonėse ato shtrihen pergjate gjithė territorit te rrethit te Kavajes, ato janė te vizitueshem dhe perbejne njė domosdoshmeri pėr t'u pare nga pushuesit. Monumente te natyres u shpallen fosilet detare te Thartorit, burimet sulfurore te Fliballijes, burimet e kripura te Golemasit, masivi me dafina i Kalase se Turres (ne plazhin e Spillese), etj. Burimet e kripura te Golemasit ndodhen ne lindje te fshatit Golemas, afro 110 metra mbi nivelin e detit. Uji ėshtė i ėmbėl, por kthehet ne ujė te kripur teksa kalon nėpėr shtresat e kripes se gurit ne masivin shkembor te Golemasit. Ne njė siperfaqe prej 2 hektaresh gjenden dhjetra e dhjetra pika, nga ku uji del ne ajėr me njė zhurme karakteristike pėr shkak te perzieries se trashe me argjile, duke krijuar kratere nga ku buron edhe "llave" prej argjile. Burimet konsiderohen te kenė qenė njė vend kulti i besimeve te lashta pagane pasi, edhe sot, vizitohen nga gratė qe nuk kanė fėmijė apo vajzat qe duan te martohen. Ndonėse rrugėt ekzistojne pėr t'i vizituar thuajse tė gjitha monumentet natyrore te Kavajes, ne pjesen me te madhe tė tyre ato janė te paasfaltuara dhe u mungon sinjalistika. Njė komune e rrethit te Kavajes, njė plazh buzė detit Adriatik me pisha te buta te mbjella ne kohėn e komunizmit e me disa hotele te ndėrtuara vitet e fundit. Spilleja ėshtė fare pranė Durrsit e Golemit plazheve te mbipopulluara nga pushues te mbarė trojeve shqipėtare. Mė poshtėė ne vijė bregdetare shtrihet Divjaka. Por Spilleja ngjan se ėshtė fshehur ne hartėn bregdetare te vendit pasi shumė njerėz nuk dinė se egziston. Dhe shkak pėr kėtė ėshtė njė gjatsi rrugė prej reth 15 kilometrash sa del nga ruga nacionale. Ruga e pashtruar dhe me shumė probleme e bėn te vezhtire udhėtimin drejt plazhit Spille por jo pak familje nga Elbasani, Kavaja dhe Tirana vine gjithsesi pėr te pushuar ne plazhin e qetė tė Spillese. Qetėsia e njė plazhi ndryshe nga pjesa tjetėr e plazheve te vendit tėrheq jo pak persona qe do tė pėlqenin atė qe mund te quhet njė plazh i stilit tė viteve para nėntėdhjetės. Mund te shijosh largėsine e ēadrave nga njera tjetra, freskine pishave te buta e nėse je tip tradicional do ndjehesh mirė ne te vetmin plazh te vendit ku degjon vetėm muzikė shqiptare kryesisht te Shqipėrisė se mesme, ku mund te konsumosh fruta e perime te fshatit e jo te arkave te inportuara. Por nėse kureshtja te nxit te eksplorosh gjatė vijen bregdetare te Spillese mund te zbulosh plazhin me te veēantė te vendit. E kėtu nuk bėhet fjale pėr ndonjė plazh privat luxsoz apo pėr ndonjė zonė ku vajzat e kohės do tė guxonin tė bėnin plazh toples njėsoj si kudo nė plazhet e vendeve fqinje nė Itali, Greqi apo Mal tė Zi. Kėsaj radhe dy vajza nga Tirana duke shėtitur pak larg zonės pėrballė hoteleve zbuluan atė qė mund tė pagėzohet si "Plazhi i ferexheve". Plazhi i Ferexheve... Nė njė gjatėsi vijė bregdeti prej 2 deri 3 kilometrash mes Spillesė dhe Karpenit, nuk shtrihen ēadrat e zakonshme tė djellit por disa tenda tė sajuara nė formė dhomash katrore. Disa prej tyre me ngjyra tė errta. Dhe pėrreth ēadrave shikon burra me mjekrra dhe me kostume banjo tė zeza deri poshtėė gjurit e gra me ferexhe tė zeza qė fillojnė pak milimetra lart vetullės e pėrfundojnė tek maja e thoit te kėmbės. Ndryshe nga ferexhetė qė shikohen nė Tiranė apo nė ambjentet e zakonshme te vendit ferexhetė kėtu janė jo vetėm tė zeza por edhe mė izoluese pėr trupin e njė gruaje pasi ekspozojnė pėr djellin vetėm sytė dhe gishtat e dorės. Por uniforma e zezė nuk i pengon kėto vajza apo zonja tė reja tė privuara nga dielli ti gėzohen sėpaku detit. Tė shoqėruara nga bashkėshortėt apo nėn shoqėrinė e njėra-tjetrės shikon secilėn prej tyre tė lahet nė det madje edhe duke notuar si ndonjė vajzė e mėsuar prej vogėlisė me detin apo tė marin pjesė nė lojrat e ujit. Ndėrsa me shumė kujdes nė momentin e mbėrritjes nė breg bashkėshortėt qe presin gratė me ferexhe pėr ti mbuluar me peshqirė qė pengojnė pasqyrimin e formave tė trupit nėn rrobėn e lagur. Me pak humor mund tė pėrcjellėsh edhe ndonjė moment ku ndonjėra pėr shkak tė rrobės rrėzohet nga dallgėt, dhe bashkėshorti vrapon tė ndihmojė gruan e tij. Me kuriozitetin e njė reportereje mbajta pak vesh se nė cilėn gjuhė flisnin pushuesit e "Plazhit tė ferexheve" dhe e folura mes tyre me tingellonte e njėjtė me gjuhėn e Tiranės. Tė njėjtin fakt mė konfirmojnė edhe targat e makinave qė mbartin kėta pushues tė veēantė tė Spillesė. Nuk kisha parė kaq shumė ferexhe as ne ditėt e premte pranė xhamive tė kryeqytetit. Por njė ndryshim qė tė bie nė sy ėshtė ngjyra e zezė e ferexheve tė ndryshmė nga ferexhetė me ngjyra tė ēelėta qė veshin besimtaret qė jemi mėsuar tė shohim zakonisht. Gratė kanė tė mbuluar plotsisht trupin madje mėnga e veshjes mbulon deri afėr gishtavem pjesėn e duarve, ndėrsa kėmbė kėto gra megjithse nė plazh mbajnė ēorape dhe kėpucė. Krejt uniforme duken edhe veshjet e meshkujve. Kostume banjo tė zeza deri poshtėė gjurit, mjekrra tė zeza qė i bėjnė tė dallueshėm kėta persona. Rreth kėtyre ēifteve nė mosha tė reja ka edhe fėmijė tė cilėt i gėzohen normal plazhi si bashkėmoshatarėt e tyre nė ēdo plazh tė vendit me kostume banje me ngjyra e me tė njėjtat lojra tė detit e rėrės. Spilleja mund tė konsiderohet njė plazh tradicional. Me pak njėrėz, pa shumėvizitorė nga rrethe tė tjera tė vendit pa ambjente luksoze si nė plazhe tė tjera tė shqipėrisė. Ruga e keqe pėr tė mbėrritur deri kėtu e bėn kėtė plazh pak tė populluar. E mesaduket familjet myslimane e kanė zgjedhur kėtė vend pikėrisht pėr tė pushuar nė qetėsi pa shumė kureshtarė pėrreth e pa ndonjė incident. Nė fakt zona ėshtė e populluar nga popullsi myslimane pėr tė cilėn plazhistėt me ferexhe nuk pėrbėjnė aspak ēudi. Por nga vinė ferexhetė e zeza!!!! Ferexhetė e zeza i mbajnė njė rrymėė e Islamit qė njihen si Selafi, brėnda gjirit tė Synitėve. Meshkujt mbajnė mjekrra tė gjata e pantallona treēerekshe. Femrat janė komplet tė veshura e nė disa raste tė mbuluara edhe tek sytė. Kjo lloj ryme ėshtė e shtrirė nė Arabi, Jemen, Oman e sėfundmi e pėrhapur edhe nė Irak. Nė Europė besimtarė tė kėsaj rrymėė janė pėrhapur edhe nė Britani, Francė, Hollandė, Gjermani, Bosnje e mesaduket sėfundmi edhe nė Shqipėri.
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,973
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
“Plazhi i Gjeneralit”, njė pikė e veēantė turistike nė zonėn e Kavajės
Turizmi nė zonėn bregdetare tė Kavajės rezervon edhe njė pikė tepėr tė veēantė turistike, “plazhin e Gjeneralit”. Megjithėse nuk ėshtė njė plazh shumė i njohur, krahasuar me plazhet tradicionale tė Golemit dhe tė Spillesė, ai nė kėto dy vitet e fundit pėr vetė specifikėn qė ai ka po tėrheq gjithmonė e mė shumė pushues, jo vetėm nga zona e Kavajės, por edhe nga shumė qytete tė tjera tė vendit, tė cilėt duke parė bukuritė dhe resurset natyrore qe ofron ky plazh, e kanė kthyer atė ne njė adresė tepėr tė lakmueshme. Me njė vijė bregdetare prej tre kilometrash, plazhi i Gjenerali gjendet nė komunėn e Synejt. Ai ka njė harmonizim perfekt mjedisor, ku janė tė ndėrthuruar peisazhi malor me atė bregdetar, ēka e bėn tė dallueshėm kėtė plazh nga tė tjerėt, nė zonėn e Kavajės. Pjesa shkėmbore dhe ajo ranore janė nė simbiozė mė njera-tjetrėn duke ia shtuar sė tepėrmi bukuritė natyrore kėsaj zone, gjė e cila ka qenė edhe shkaku kryesor i frekuentimit nga pushuesit e shumtė, gjatė stinės turistike. Me kėtė objektiv ėshtė punuar edhe sivjet nga drejtuesit e Komunės Synej, pėr tė tė shėnuar njė rritje tė konsiderueshmė tė pushuesve qė do tė preferojnė t’i kalojnė pushimet aty. Mjedisi i pastėr, uji i kristaltė, gjelbėrimi i kodrave pėrreth i japin kėtij plazhi njė imazh tepėr interesant. Ata tė cilat i kanė shijuar bukurit e Plazhit tė Gjeneralit, jo pak herė i janė rikthyer atij pėr tė kaluar aty njė pjesė tė pushimeve, ku plazhistėve tė shumtė u shtohen edhe shumė emigrantė qė vijnė pėr tė kaluar pushimet pranė familjeve tė tyre. Me tė drejtė ky plazh ėshtė kthyer nė njė pelegrinazh pėr ta, kjo sepse bukuritė qe posedon tė joshin duke u shfaqur si njė pjesė e rivierės joniane nė brigjet e Adriatikut. “Pėr t’i dhėnė zhvillim turizmit nė plazhin e Gjenerali, pohon kryetari i komunės, zoti Pėrparim Caca, ne me anė tė fondeve tona, kemi ndėrhyre ne rehabilitimin; si tė infrastrukturės rrugore, ashtu edhe tė mjediseve tė kėtij plazhi, duke e bėrė atė funksional pėr turistėt. Frekuentuesit ditorė, sipas statistikave qė ne kemi nga viti i kaluar i kalon tė pesė mijė vetat dhe nė fundjave kjo shihėr vjen duke u rritur, si pasoje e ardhjeve tė pushuesve, jo vetėm nga qyteti i Kavajės por edhe nga Durrėsi, Tirana e qytetete te tjera. “Plazhi i Gjenerali dikur i panjohur, tashmė nuk e ka mė kėtė epitet, sepse frekuentimi i tij nga pushues tė shumtė e ka kthyer kėtė plazh nė njė zonė tė veēantė turistike. Ne si komune shpjegon kryetari i komunės sė Synejt jemi angazhuar pėr krijimin e kushteve sa mė komode tė pushuesve. Kėshtu kemi siguruar furnizimin me energji elektrike, ujė tė pishėm dhe tė gjithė aksesorėt e nevojshėm. Sipas parashikimeve tona, shton ai, nisur nga masat qė ne kemi marrė, shpresojmė tė kemi njė rritje tė konsiderueshmė tė pushuesve”. Gazeta 55
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
kush ma vodhi diturine?!
|
shikoni avatarin tim dhe merni masat ne plazh
__________________
la vita e come l'albero di natale ce sempre qualquno che rompe le pale antari17 ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
||
|
|
|