![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Kalaja e Beratit |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Kalaja e Beratit
Vleresimi:
(0 votes - average)
Kush e di se pėrse vendosim qė ta ngjisim nė kėmbė tė pėrpjetėn qė tė ēon nė Kalanė e Beratit. Sigurisht, shumė shpejt e kuptojmė qė kemi gabuar. Ndėrsa ngjitemi me mund nėn zhegun e korrikut, i shikojmė me zili makinat qė ngjiten lehtė-lehtė drejt mureve tė gurta. Kėshtu qė, tė lodhur e tė djersitur, qėndrojmė njė copė herė tė pushojmė e tė pimė ujė te Qafa e Kalasė. Tashmė jemi fare afėr mureve tė vjetra dhe qė nga poshtėėė e shohim edhe mė mirė madhėshtinė e kėsaj ngrehine mijėravjeēare.Njė lapidar u kujton kalimtarėve njė betejė tė ashpėr qė ėshtė zhvilluar kėtu nė nėntorin e 1943-it. Gjatė saj nė luftė me gjermanėt janė vrarė shumė partizanė shqiptarė dhe italianė tė batalionit "Antonio Gramshi". Si tė gjitha historitė edhe atė tė Luftės sė Dytė Botėrore e ka tė veēantė ky qytet. Kur italianėt lanė qytetin
nė shtatorin e 1943-it, qyteti pėrjetoi njė periudhė tė shkurtėr paqeje tė pazakontė. Partizanė, civilė, ballistė, zogistė tė gjithė bashkėjetonin nė qytet pa e vrarė mendjen pėr luftėn qė zhvillohej vetėm pak kilometra mė tej. Gjermanėt ishin vendosur nė aeroportin e Kuēovės.Ata vinin herė pas here nė qytet, pėrshėndeteshin pėrzemėrsisht me shqiptarėt me yll tė kuq nė ballė, bėnin pazar, apo pinin ndonjė birrė dhe ktheheshin sėrish tė pashqetėsuar. Berati, qytet i mėsuar me pushtues lloj-lloj gjatė mijėra vjetėsh, nuk kishte se pėrse ti shtonte historisė sė gjatė edhe njė luftė tjetėr. Kjo luftė-paqe e ēuditshme vazhdoi pėr dy muaj derisa, nė nėntor, i shkoi nė vesh Enver Hoxhės, i cili duhet tė jetė zemėruar keq. Me urgjencė i mbėrriti urdhri Gjin Markut, komandantit partizan: Duhet tė godisni gjermanėt menjėherė! Sapo ndodhi kjo, gjermanėt e egėrsuar vėrshuan nė qytet. Kalaja ishte objektivi kryesor, prej saj mund tė kontrollohej e gjithė zona rreth e rrotull. Me qindra vetė u vranė dhe shumė shtėpi tė kalasė u rrafshuan. Paqja e shkurtėr pati fund tė pėrgjakshėm. Inatin e parė ndaj Gjin Markut, duket se Enver Hoxha e mbajti mend gjatė. Ish-komandanti legjendar, gjenerali i paqes, Gjin Marku, vdiq vite mė vonė nė burgjet e diktaturės.Nė lokalin ku ndalojmė pėr tė blerė ujė duhet tė presim njė copė herė. Kėtu po zhvillohet njė takim, njė seminar a njė gjė e ngjashme dhe kamerierėt janė fort tė zėnė. Nga brenda sallės copėzat e diskutimeve sikur na e heqin mendjen nga historitė e vjetra dhe nga pamja e mureve tė lartė. Dikush po u flet nė anglisht tė ftuarve pėr avantazhet e bujqėsisė sonė. Oratori ishte i bindur se nėse tė ftuarit do tė merreshin mė shumė me prodhimin e perimeve, gjizės, dhallės e kėshtu me radhė, atėherė tė gjithė do tė jetonin mė mirė. Speci i pjekur doli tė ishte njė nga pėrparėsitė e ekonomisė nė tė ardhmen. "Dhe ju lutem tė mos e shohim gjendjen me pesimizėm. A e dini ju se prodhimi i shalqirit ėshtė rritur njė mijė herė gjatė kėtyre viteve tė fundit?", dėgjohet nga brenda. Me kėtė shije optimiste rinisim udhėtimin tonė nė historinė e Kalasė sė Beratit.
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
|
|
Lexime: 119
|
|
|
|
#2 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,970
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Brenda madhėshtisė
Madhėshtinė e kalasė e ndiejmė sapo mbėrrijmė te porta. Na duket vetja shumė tė vegjėl para kėtyre mureve dhe harqeve tė larta. Mbi harkun kryesor tė portės dallojmė njė mbishkrim tė bėrė me tulla tė kuqe nė murin e bardhė. M.K. shkruhet nė tė dy anėt e njė kryqi tė kuq. Janė inicialet e Mihal Komnenit, njeriut qė e fortifikoi edhe mė tej kalanė. Kur Konstandinopoja u godit keq nga kryqtarėt francezė nė 1204, Perandoria Bizantine u shpėrbė. Beratit asokohe i takoi tė bėnte pjesė nė Despotatin e Epirit me kryeqytet Artėn. Mihal Komneni ishte sundimtari i kėtij desėpotati, Berati, qė asokohe quhej Belegradon, qyteti i dytė mė i rėndėsishėm. Komneni duket se e ka pasur fort pėr zemėr kėtė kala pėrderisa vendosi tė jetonte pikėrisht brenda kėtyre mureve. U vra brenda nė kala nė vitin 1216, viktimė e luftės sė egėr pėr pushtet.Kemi kaluar njė portė, por ende nuk kemi hyrė nė kala. Njė oborr katėrkėndėsh me mure tė larta ėshtė bazamenti i kullės kryesore tė kalasė, "Tabes sė Portės sė Madhe" sikurse e quajnė vendasit e vjetėr. Pastaj vjen Porta e Madhe shumė herė mė hijerėndė se ajo qė porsa kemi lėnė pas. Kėtu e dallon sakaq vijimėsinė e fazave tė ndryshme qė ka kaluar kalaja. Nė fillim, krejt nė bazė, duken muret antike me blloqet gjigante tė gurėve tė lidhur me njėri-tjetrin pa llaē, pastaj vijojnė muret tipike bizantine me rripat e tullave tė kuqe dhe mė vonė muret mesjetare me gurė tė ērregullt tė lidhur me llaē. Para nesh njė grup turistėsh nuk rresht sė bėri fotografi. Kush e di se sa njerėz kanė kaluar nėpėr kėtė hark tė gurtė gjatė gjithė kėtyre shekujve. Nė doracakėt tanė lexojmė edhe njė histori tė lidhur me kėto porta. Arkeologėt kėtu kamė zbuluar dy varre fėmijėsh. Banorėt e lashtė tė Beratit besonin se dy ishin mbrojtėsit e vėrtetė tė kėtyre mureve: luftėtarėt dhe shpirtrat e fėmijėve tė vdekur. Pikėrisht prandaj fėmijė tė vegjėl janė varrosur nė anė tė mureve afėr portave.Makinat shkojnė e vijnė lirshėm nėn portėn e madhe, ndonėse njė tabelė qė varet mbi tė e ndalon qarkullimin e tyre.Pėr shekuj me radhė mjeti i vetėm i transportit kanė qenė kuajt, gomarėt, mushkat. Makina e parė nė Berat ėshtė blerė nga njė banor i kėsaj lagjeje. Nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Ajo e pėrpjeta qė sapo kaluam edhe ne ka qenė jetė e mot njė telash i madh. Vendasit e vjetėr e mbajnė mend edhe emrin e shoferit tė parė andej nga fillimi i viteve 30 tė shekullit tė shkuar. Ai quhej Taq Cylaku.Nėpėr kishat e Kalasė Askush nuk e di me saktėsi numrin e kishave qė ka pasur nė Kala. Disa thonė 25, tė tjerė 40. Sot numėrohen 21 kisha, vende tė shenjta apo rrėnoja tė tyre. Ecim pėr ca kohė pėrgjatė murit verior tė Kalasė, nga kulla, "Tabja e Bajrakut shtrihet poshtėėė nesh njė panoramė mahnitėse me Shpiragun pėrballė dhe me qytetin poshtėėė kėmbėve tona. Disa topa tė kohės sė Turqisė kanė mbetur nė frėngjitė e tyre. Askush nuk ka pasur dėshirė tė lėvizė topat e rėndė.Dhe ndėrsa jemi duke ecur nė njė kthesė rrugė, na shfaqet befas njė ndėrtesė e vjetėr me njė ballkon tė drunjtė.Ėshtė njė kishė, krejt e vjetėr, pastaj njė tjetėr, njė tjetėr dhe sėrish njė tjetėr.Vetėm nė pak metra katrorė, kalarinjtė e vjetėr, sikurse e quajnė veten vendasit, kanė ndėrtuar katėr kisha: Shėn Mėria e Vllahernės, Shėn Thanasi, Shėn Kolli, Shėn Andoni. Shėn Mėria e Vllahernės ėshtė e shekullit XIII. Mendohet se ėshtė ndėrtuar nė kohėn e Komnenėve dhe i ėshtė kushtuar fitores ndaj anzhuinėve qė lakmonin qytetin. Nikolla, i biri i Onufrit tė madh, ka lėnė kėtu disa afreske.Njė bust gjigant i Kostandinit tė Madh ėshtė vendosur ngjitur me murin e njė kishe tjetėr. Eshtė kisha e Shėn Konstandinit dhe sė ėmės, Shėn Helenės. Njė mbishkrim na jep kohėn e ndėrtimit tė saj: 1639. Krejt afėr ėshtė kisha e Shėn Kollit, ose Shėn Nikollės, tė bėrė tė njohur mė shumė si "Babagjyshi i Krishtlindjeve".Kjo ėshtė ndėrtuar nė fund tė shekullit XVI. Eshtė e njohur, sepse nė tė ka punuar njė tjetėr Onufėr i famshėm, Onufėr Qiprioti. Ca mė tej hasim nė disa rrėnoja. Forma e tyre harkore na bėn tė besojmė se mbase kemi tė bėjmė me ndonjė kishė. Nga doracakėt tanė mėsojmė se kėtu ka qenė dikur Kisha e Shėn Thanasit. Tani pamjen e saj e mbulojnė pėrforcimet qė janė bėrė pėr Shėn Kollin.Krejt nė qendėr ėshtė Katedralja e Shėn Mėrisė, njė pjesė e mirė e sė cilės ėshtė kthyer nė muzeun "Onufri". I kalojmė do kohė duke admiruar ikonat e vyera. Na duket sikur jemi nė njė botė tjetėr, nė njė botė ku jetojnė vetėm personazhe tė ungjillit. Turistė tė huaj qė vijnė duke brohoritur nga qejfi i pushimeve heshtin sakaq pėrballė mrekullisė sė ikonave. Ndalemi ca mė gjatė tek ikonat e Onufrit. Nga shumė studiues ėshtė cilėsuar si novator nė artin hermetik bizantin. Qėkurse e zbuloi pėr herė tė parė rusja Puzanova, breza tė tėrė studiuesish e admiruesish janė marrė me punėt qė ka lėnė pas. Shumė vetė nuk besojnė, por nė Berat tashmė janė krejt tė bindur se Onufri ishte "kalari", pra kishte lindur pikėrisht kėtu. Edhe nė mos qoftė e vėrtetė ai dhe i biri e kaluan pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tyre, gjatė shekullit XVI, mes kėtyre kishave. "Pėrshėndetemi" gjatė me Shėn Mėrinė e pikturuar nga mjeshtri. Eshtė krejt ndryshe nga tė gjitha ikonat nė botėn e krishterė.Ndryshe nga tė tjerat, Shėn Mėria nuk e mban fėmijėn Jezu nė krahun e majtė, por nė tė djathtin. Kush e di se ēfarė ka pasur nė mendje asokohe mjeshtri i madh.Nė majė tė Kalasė Kur osmanėt pushtuan kalanė mė 1417, gjėja mė e parė qė bėnė, pasi u rehatuan brenda mureve bizantine, ishte shndėrrimi i njė kishe nė xhami. Rrėnojat e saj janė ende tė dukshme. Vendasit e quajnė "Xhamia e Kuqe". Duket se ajo ka shėrbyer si vendfalje pėr ushtarėt e garnizonit. Fare pranė saj kanė qenė sarajet e pashallarėve. Tashmė ato janė tė braktisura. Vetėm njė depo uji - vendasit e quajnė saranxhe - mbahet ende gjysmė e mbushur nga rrėketė e shiut. Sarajet mendohet se janė ndėrtuar nė kohėn e Mihal Komnenit, mė pas kanė ndėrruar zot disa herė, Muzakėt, pashallarėt turq. Mė 1908, kur udhėtari e studiuesi Eqrem Bej Vlora kaloi kėtyre anėve i gjeti ato tė braktisura. "Mbi njė shesh tė ngritur - shkruan beu vlonjat - tė quajtur hyqymet, shihen rrėnojat e pallatit ku kanė pasur selinė pashallarėt e Beratit deri nė vitin 1845. Kėtu, nga ana e qytetit gjendet ende njė minare gjysmė e rrėzuar, ndėrsa nė mes hyrja e njė stereje tė stėrmadhe e tė ruajtur shumė mirė. Njė palė shkallė guri tė ēojnė poshtėė, nė brendėsi tė saj. Muret dhe dyshemeja janė veshur me Ēimento. Me gjithė braktisjen stereja ka ende njė gjysmė metėr ujė. Aty pranė kaushėt e dikurshėm: sot ata shėrbejnė si depo pėr armatimet e vjetra. Sheh aty, tė hedhura njėra mbi tjetrėn tyta, rrota, shtretėr tė sistemeve nga mė tė ndryshme si edhe gjyle tė panumėrta tė kalibrave tė ndryshėm.Depoja e armėve gjendet rrėzė mureve tė kalasė, pėrmbi lagjen "Murat Ēelepije" dhe nuk ėshtė veēse njė ndėrtesė e vjetėr qė ruhet nga dy ushtarė tė leckosur. 5000 pushkė Mauser, bashkė me municionin pėrkatės janė lėnė kėtu pėr tu bėrė pre e sulmit tė parė tė njė lėvizjeje revolucionare. Po a do tė ndodhė vallė njė gjė e tillė? Autoritetet duket se e njohin mirė grigjėn e tyre, gjersa i sheh tė jenė kaq tė shkujdesur".Rrotullohemi edhe ca nė sheshin e faltores sė Shėn Mitrit, i hedhim edhe njė herė njė sy doracakėve tanė dhe marrim rrugėn teposhtė. Ende nuk i kemi parė mirė shtėpitė e "kalarinjve". Me "kalarinjtė" Beratasit krenohen. "Kemi tė vetmen kala qė ėshtė ende e banuar", thonė ata duke harruar Elbasanin, apo Drishtin e Postrribės.Megjithatė, krenaria e tyre ėshtė e ligjshme. Tė vizitosh kėtė lagje, e aq mė shumė tė banosh nė tė duket sikur hyn nė njė kohė tjetėr, nė njė kohė qė ėshtė e mbushur me rrėfime tė vjetra, liturgji, festa pagane e fetare, zejtarė kokulur dhe priftėrinj tė heshtur, gra besimtare qė ndezin kandilin pėrballė ikonės sė Shėn Mėrisė me Krishtin nė dorėn e djathtė me njė fjalė nė njė kohė qė duket sikur ka ngrirė. Heshtja sundon rrugicave tė ngushta tė lagjes. Vetėm nga ndonjė portė gjysmė e hapur vjen era e mirė e gatimit, qė na bėn tė kuptojmė se nė kėtė shtėpi gruaja po bėhet gati tė presė burrin qė vjen i lodhur nga vapa dhe nga e pėrpjeta e fortė.Duhet tė jetė fort e pėrzier popullsia e kėtushme, nė fillim kanė banuar bashkė kėtu bizantinė, bullgarė, arbėr, tė gjithė tė krishterė.Pastaj u ka ardhur radha migrimeve nga fshatrat e krahinat rreth e rrotull, fshatarė qė nuk kishin ndėrmend tė ndėrronin fenė, voskopojarė tė ikur nga rrėnimi, vllahė tė mėrzitur me jetėn endacake, tė gjithė kėta krijuan kėtė popullsi qė jeton nė kėtė atmosferė tė veēantė.Veēse njėsoj sikurse kanė rrahur, edhe kanė ikur. Kjo lagje i ka caqet e pėrcaktuara.Muret nuk e lejojnė tė shtojė shtėpia dhe kėshtu pjesa e tepėrt e familjeve shkonte poshtėėė nė lagjet nė fushė ose nė qytete tė tjera. "Kalarinjtė" janė dalluar kaherė si njerėz tė qetė, besimtarė tė mėdhenj dhe zanatēinj tė pėrsosur.Duket sikur kanė marrė nga kalaja dhe nga historia e saj e gjatė atė stoicizmin pėr ti pėrballuar hallet me njė qetėsi stoike.Ka ardhur koha pėr tė bėrė pushimin e dytė. Nė vapėn e korrikut, mes gurėve tė tejnxehur njė birrė e ftohtė tė duket ėndrra mė e madhe e jetės.Atė e pimė te Koēo, njė "kalari" tipik qė ka njė lokal tė gurtė fare afėr Katedrales sė Shėn Mėrisė. Koēua ėshtė nė kulmin e punėve. Autobusėt me turistė nuk rreshtin sė ardhuri. Shumica janė tė moshuar qė u merret fryma nga vapa. Koēo nuk rresht sė shituri ujė tė ftohtė dhe pėrgjigjet nė tė njėjtėn kohė nė tri gjuhė tė ndryshme.Ja ku mbėrrin edhe njė grup plakash italiane qė kėrkojnė pėr tė ngrėnė. Lumturohen kur mėsojnė se Koēo ka mish keci tė pjekur. "Capretto!? Ma e buonissimo", ngazėllehen ato dhe e shtyjnė edhe pėr pak vizitėn te muzeu i ikonave. Nė kthim jemi mė mirė. Rruga ėshtė tatėpjetė. Nė afėrsi tė Portės sė Madhe, atje ku gratė e kalasė nxjerrin nė shitje qėndismat e tyre, rrimė e bėjmė muhabet njė copė herė me njė plakė tė shtyrė nė moshė. Nuk e di ta thotė mirė moshėn e saj. "E di se si - na thotė - mbasi kam mbushur 60 nuk i mbaj mė mend vitet. Mė duken tė tėra njėsoj".Plaka na kujton histori tė vjetra. I ka mbetur ndėrmend 1967 dhe mbyllja e kishave. Atė e konsideron "gomarllėkun mė tė madh qė kam parė ndonjėherė". "Mirė qė i mbyllėn dyert e kishave, ato prej guri janė - thotė me pezmatim - po pėrse i qethėn priftėrinjtė? Dy priftėrinjtė qė patėm pėrfunduan njėri rrobaqepės e tjetri marangoz. Ky qe mallkim i madh.Plaka gėzohet kur mėson se kemi ardhur qė tė shkruajmė pėr lagjen e saj. "Kalaja ėshtė e mirė vėrtet, por po tė mos kesh punė poshtėėė. Unė vetė kam disa vjet pa shkuar poshtėėė - pastaj kujtohet - njė porosi kam pėr ju. Shkruani pėr Kalanė, pėr kishat e pėr historitė, por shkruani edhe pėr njerėzinė. Ja askush nuk e kujton mė Agatangjel Mbricėn.Ka qenė njeri i mrekullueshėm po se po, por edhe mjeshtėr i madh.Kryqe tė arta, shkopinj tė peshkopėve, kupa, kapakė tė argjendtė ungjijsh tė gjitha Agatangjeli i bėnte. Tani askush se kujton". "E paske kushėri mė duket", e ngacmon plakėn njėri prej nesh. "Jo, more jo nuk e kam gjė", buzėqesh plaka kalarie duke treguar dhėmbin e vetėm qė i ka mbetur. Gazeta Shqip
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
tifoz i cmendur i INTERIT
Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Atje ku prania ime eshte e domosdoshme.
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 403
Rrespekti: 2
![]() |
qe e paske qejf historin nuk e ve ne dyshim, por edhe qe je beracake as kete
me behet qejfi
__________________
Remember to keep yourself alive there is nothing important than that.
![]() |
||
|
|
|