![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Qyteti i Bylisit kjo dėshmi antike dhe mesjetare e Shqipėrisė ! |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Qyteti i Bylisit kjo dėshmi antike dhe mesjetare e Shqipėrisė !
Vleresimi:
(0 votes - average)
Sapo del nga qyteti i vogėl i Ballshit, 5-6 km larg tij, diku nė krahun e djathtė tė rrugės, gjithkujt i bie nė sy njė varg kodrash tė larta, tė cilat duke pėrthyer butėsisht relievin lartėsohen nė formė tė zgjatur nė drejtimin veri- jug. Mbi grumbullin e gjatė tė tyre ėshtė dhe kodra e Hekalit, ku nė pikėn mė tė lartė tė saj shihen rrėnojat e njė qyteti antik, tipik ilir. Eshtė qyteti i Bylysit, njė ndėr qytetet antike me shtrirje mė tė madhe dhe me vazhdimėsi tė gjatė, jetė kjo e cila shtrihet deri nė periudhėn e mesjetės.
Zbulimet arkeologjike nė kėtė qytet kanė nxjerrė nė dritė objekte tė ndryshme, tė cilat pėrbėjnė fondin e pasur tė vlerave, qė mbart ky qytet dhe njėkohėsisht njė terren mbikqyrje pėr restauruesit shqiptar. Fillesat e kėtij qyteti i takojnė fundit tė shekullit tė IV tė p.e.s. Qyteti antik, i cili plotėsonte tė gjitha kushtet optimale, u bė nė atė kohė vendbanimi i popullsisė qė jetonte nė qytetin e hershėm antik tė Nikojės, pasi terreni i kėtij tė fundit ndodhej vetėm gjysėm ore larg Bylysit dhe nuk kishte mundėsi zgjerimi pėr shkak se ngrihej nė njė kodėr tė pjerrėt. Burime tė ndryshme historike tregojnė se vendbanimi i ri me sipėrfaqe tė sheshtė dhe shumė mė tė madhe nga ajo e qytetit prej nga lindi, muret rrethuese tė tė cilit kishin gjatėsi 2200-2300 metra, u shndėrrua shumė shpejt nė njė qendėr kryesore ekonomike dhe politike pėr fisin e bylynėve. Fuqinė ekonomike dhe politike tė kėtij qyteti e tregon dhe fakti se nė vitin 220- 260 p.e.s ai pret monedhėn e vet. Sipas burimeve historike nė fund tė shekullit tė II tė e.s qyteti e humb rėndėsinė dhe jeton si njė qytet i zakonshėm, madje kthehet nė gjendjen e njė fshati ku mendohet tė kenė ndikuar luftrat iliro- romake.Ndėrsa nė shekullin e VI tė e.s sipėrfaqja e qytetit reduktohet nė njė tė tretėn e sipėrfaqes sė tij, e cila rrethohej me mure tė ndryshme nga ato tė periudhės mesjetare. Gėrmimet e para arkeologjike nė kėtė qendėr e kanė zanafillėn e tyre nė vitin 1976. Zbulimet e mureve rrethuese flasin pėr njė gjendje tė dėmtuar tė tyre. Nė inventarin e kėtij qyteti numėrohen rrėnojat e 5 bazilikave paleokristiane, 5 mozaikė me motive tė ndryshme gjeometrike, floreale, zoomorfe, tė cilat i takojnė shekullit tė 5- 6 e.s, monumente tė larmishme antike, si mure rrethuese, teatri i rrėnuar, tri shėtitore, njė sterė pėr ambiente publike, e cila shėrbente pėr grumbullimin e ujit etj. Edhe pse ėshtė njė qytet, i cili huazon nė ndėrtimet e tij kulturat greke dhe romake, ai ėshtė nė vetvete njė qytet tipik ilir ku ndėrthuren tė tria kulturat sė bashku. Qyteti antik krahas vlerave kulturore qė mbart nė vetvete shtrihet nė njė peisazh tė mrekullueshėm natyror. Vizitorė tė huaj dhe vendas i japin gjallėri qytetit nė periudha tė ndryshme tė vitit. Gazeta Albania
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
|
|
Lexime: 78
|
|