Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tė njihemi me njėri-tjetrin > Viset shqiptare

Bogova, kjo perlė nėn Tomor!



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 03-09-08, 15:04   #1
Bogova, kjo perlė nėn Tomor!
 
Avatari i braziljania
braziljania
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Postime: 5,969

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
braziljania braziljania nuk ėshtė nė linjė 03-09-08, 15:04
Vleresimi: (0 votes - average)

Pasi lė qytetin “e hekurt” mes malesh, Poliēanin, do tė ndalosh njė copė herė nė njė fshat qė shtrihet poshtėė kėmbėve tė malit Tomor, nė Bogovė. Kjo ėshtė ndėr komunat qė shpesh i ngjan njė vendi tė shenjtė, ku vizitorė tė shumtė nga e gjithė Shqipėria, vijnė dhe celebrojnė festat fetare, ditėlindjet dhe argėtohen. Uji i ftohtė qė rrjedh nga thellėsitė e Tomorit plak e tė madhėrishėm, mish i viēit dhe i qengjit, rritur nė barin plotė trėndelinė, rakia e fortė dhe e mirė, mikpritja dhe bujaria e kėtyre njerėzve, ka bėrė qė ky vend, jo vetėm tė mos braktiset asnjėherė nga banorėt e kėsaj zone, por edhe tė vizitohet ditė pas ditė nga njerėz tė shumtė. Pikėrisht kėtė simbiozė tė pikėtakimit tė kėtyre njerėzve nga qytete e zona tė ndryshme, ndjen ēdo vizitor kur shkel pėr herė tė parė nė kėtė vend, sepse ai ėshtė njė vend mitik, pasi si madhėshti tė tij ka malin e Tomorit, ku dhjetėra e dhjetėra pelegrinė ēdo vit shkojnė festojnė me ditė tė tėra, duke shijuar mrekullitė dhe shenjtėrinė e kėtij mali. Kėtu nė kėtė zonė me njė bukuri tė rrallė natyrore, me njė gjelbėrim tė pėrjetshėm stinor, gjen ritet, vdekjet gjė qė janė lidhur nė mėnyrė tė pazgjidhshme.

Jetesė nė gėzim

Kur udhėton nėpėr kėtė zonė tė komunės Bogovė, duke u ngjitur nė fshatin Bargullas, Nishovė, Sirakė e Selan, menjėherė ėshtė e prekshme dhe e ndjeshme, bujaria, fisnikėria dhe shpirti i mirė i kėtyre njerėzve. Tek fjalėt: Mirė se erdhėt; Bujrum; Na ka ardhur miku;… ndihet kultura, mirėsjellja dhe afrimi i njerėzve, njė kulturė e dukshme kjo, tepėr njerėzore qė i lidh ata me njėri-tjetrin. Qendra e komunės ėshtė aty buzė rrugės, ku njerėzit pleksen me banorė vendas, por edhe me kalimtarė, qė ndalojnė zbresin nga makinat, pinė njė kafe, njė gotė ujė tė ftohtė, pastaj vazhdojnė……

Jeta e kėtyre njerėzve tė gėzon, pasi tė gjithė janė mirė dhe tė gjithė e duan njėri-tjetrin. Njė pjesė e fshatrave, punojnė tokėn, njė pjesė merren me tregti, nė lokale ku presin e pėrcjellin njerėz tė shumtė dhe njė pjesė tjetėr merret me tregtimin e pllakės sė gurit nė lartėsitė e malit Tomor.

Kėtu ka ende intelektualė, mėsues qė mėsojnė rreth 300 nxėnės. Ka ambulancė, me rreth 13 pika shėndetėsore, ku nė ēdo fshat shėrbejnė infermiere e mami.

Natyra pėrveē...

Si nė njė ishull interesant jetojnė disa familje nė Jaupas, aty kanė tokat, pyjet, blegtorinė. Njė vend qė i lidh si njė urė pasarele prej kohėsh, ėshtė njė vend interesant, tė cilin e kanė lakmuar deri edhe biznesmenė nga Tirana pėr tė blerė ca tokė, pėr ta kthyer nė njė fshat turistik. Po shpesh aty ėshtė hedhur ideja pėr njė hidrocentral, ku nėpėrmjet ujit tė lumit Osum, mund t’i japėsh energji gjithė Skraparit. Skraparllinjtė dhe njė central elektrik qė kanė, nuk e kanė braktisur, por pėrkundrazi i kanė dhėnė jetė. Ėshtė njė fakt i vėrtetė, qė nė zonat malore, jeta ėshtė boshatisur, por nė Bogovė ndodh e kundėrta, popullsia kėtu ndryshon, ajo ėshtė nė shtim, sepse dhe fėmijėt qė lindin, ata rriten aty dhe mėsohen me dashurinė pėr vendin e tyre.

Dikur “mollė e ndalueme”

Ēfarė i mban njerėzit nė Bogovė

Ėshtė ky mal i madh, Tomori, qė ushqen gjithė kėta njerėz me bekimin e madh pėr Zotin, por dhe me tokėn e tij bujare ku rriten, ēaji, sherebeli, kėrpudha shumė e shtrenjtė, salepi, trėndelina, rigoni e bari i shijshėm pėr bagėtinė, mishi e qumėshti, qė jo rrallė herė i shohim nė tregje nė tė gjithė Shqipėrinė. Vetėm me sherebelin qė prodhon ky mal janė punėsuar disa punėtorė nė njė punishte nė Poliēan. Ky “monument” i madh i jep jetė komunės Bogovė dhe fshatrave pėrreth. Dikur Bogova ishte njė mollė “e ndalume” ku i ishte hedhur njė vello dhe bukuritė ia shihnin vetėm qeveritarėt e mėdhenj. Ish-kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, kishte tė drejtėn tė ishte gjahtari special nė pyllin e madh e tė bukur tė Bogovės.
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
Lexime: 83
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-09-08, 15:07   #2
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 5,969
Rrespekti: 23 braziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to behold
Gabim

Investimet

Realizohen njė sėrė projektesh nga mbledhja e taksave

Ndėrsa informacionin e saktė tė kėsaj komune e merr nga kryetari i komunės Jonuz Gorezi. Ai ėshtė njė ndėr intelektualėt e kėsaj zone qė i njeh mirė punėt nė komunė. Kėtu do tė jetoj thotė kryetari, mė pėlqen vendi im. “Ėshtė djali jonė, - thonė ata, por mbi tė gjitha ėshtė i thjeshtė dhe i pėrkushtuar pėr punė, na i di mirė hallet”! Kėtu jo ēdo gjė ėshtė e lehtė, bėhet dhe njė jetė e vėshtirė, por gjithsesi pa shumė kokėēarje sepse vetė natyra i mban gjallė ata. Pėr ta do tė ishte kėnaqėsi e veēantė po qe se nė njė ēast do tė harrohej politika. Por ajo qė ėshtė e ēuditshme, ėshtė se kėtu edhe politika bėhet ndryshe. Njė politikė me njerėz mė tė thjeshtė, njė politikė e paqshme.

Edhe pse shumica e banorėve deri tani ndihen tė kėnaqur, kanė mendimin, se shteti duhet tė mendojė mė shumė pėr fshatin qė ai tė mos braktiset. Nė fakt nė zonė janė bėrė disa investime, si sistemimi i ujėrave tė zeza, edhe pse mė parė ishte bėrė njė investim i dobėt nė kėtė drejtim. U sistemuan varrezat e fshatit, erdhi uji i pijshėm nė ēdo shtėpi dhe tė gjitha kėto me kontributin e komunės. Njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe investimet nė rrjetin rrugor. U rregullua rruga e fshatrave Dobrushė–Pėrparim, si dhe rruga Bogovė–Sirakė-Novaj, qė lidhin gjithė fshatrat e kėsaj zone. Ėshtė mirėmbajtur ujėsjellėsi i Bargullasit qė ka patur shumė defekte. Puna e administratės thotė kryetari i komunės ėshtė pėrqendruar tek mbledhja e taksave rreth 7 milionė lekė tė vjetra. Ndėrsa nė Bogovė u arrit tė grumbullohen 4.2 milionė lekė tė reja, tė cilat u shpėrndanė pėr infrastrukturėn e rrugės sė Bogovės.

Bogovė, njė prehje nė vendin

ku erėrat fryjnė tė lira

Banorėt e kėsaj komune kanė filluar tė punojnė me projekte nė bujqėsi, ku po pėrfitojnė ndihmė dhe kredi nė krijimin e vreshtave me rrush dhe pemė frutore. Pėr 2008 kėtu do tė ketė investime mė tė mėdha sidomos pėr fshatin Kakrukė, ku niveli ekonomik ėshtė mė i dobėt. Bogova dhe gjithė linja urbane ėshtė bėrė me ndriēim si dhe investime tė tjera pėr ta bėrė kėtė njė qendėr sa mė funksionale pėr vizitorėt dhe turistėt e ndryshėm.

Sapo kaluam buxhetin pėr 2008-n thotė kryetari i komunės, por na vjen keq, sepse grandi na ėshtė pakėsuar. Ne na duhen fonde pėr rrugėn Pronovik-Nishovė qė lidh fshatrat dhe inkurajon biznesin e kėsaj zone. Biznesi dhe infrastruktura kėrkojnė mbėshtetjen e shtetit pėr investime edhe mė tepėr, pėr njė infrastrukturė sa mė eficiente. Ka qenė shqetėsim i vazhdueshėm pėrroi i Bogovės, i cili shpesh ka pėrmbytur fshatin dhe ka prishur infrastrukturėn.

Pushteti lokal i kėsaj komune, vazhdimisht ėshtė shqetėsuar pėr kėto probleme dhe ka marrė vendime tė drejta, duke patur dhe mbėshtetjen e Kėshillit tė Komunės me kryetar z. Zalo Qato.

Dhe largohesh prej kėtej dhe pėrsėri ndjen dhe duket sikur njeriu pėr njė ēast harron jetėn e vet tė mistershme, sikur gjithēka nuk lėviz ose ecėn shumė ngadalė, por nuk ndodh kėshtu, nė tė vėrtetė ata ecin me shumė shpejtėsi qė tė ngjallet mė shumė se njė shpresė! Njerėz qė jetėn e pėlqejnė qoftė dhe tė shkurtėr, por tė ashpėr si kėto lartėsi dhe me pėrgjegjėsi ndaj vetvetes. Kėtu ndjen vėrtetė bukurinė, misterin dhe mrekullinė, ėndrrėn dhe ashpėrsinė e jetės midis ngjyrave tė shkėlqyera tė natyrės, kėtu fryjnė erėrat e lira! Ndaj kėta njerėz meritojnė dhe mė shumė...

Kastriot Caka Gazeta Metropol
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-08, 00:01   #3
tifoz i cmendur i INTERIT
 
Avatari i Brigadieri
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Atje ku prania ime eshte e domosdoshme.
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 403
Rrespekti: 2 Brigadieri will become famous soon enough
Gabim

mos u merzit nuk i njohin keto gjera keta prandaj nuk kthejne pergj
__________________
Remember to keep yourself alive there is nothing important than that.
Brigadieri nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-08, 16:49   #4
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Brigadieri Shiko postimin
mos u merzit nuk i njohin keto gjera keta prandaj nuk kthejne pergj
Ja u beme 3!
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:47.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual