Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tė njihemi me njėri-tjetrin > Viset shqiptare

Pėrmeti, qyteti i mrekullueshėm i luleve



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 01-09-08, 20:28   #1
Pėrmeti, qyteti i mrekullueshėm i luleve
 
Avatari i braziljania
braziljania
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Postime: 5,976

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
braziljania braziljania nuk ėshtė nė linjė 01-09-08, 20:28
Vleresimi: (0 votes - average)

Autori i Lajmit: Klodiana Bufi
Pėrmeti pėrmendet pėr herė tė parė nė kronikat e shek. 15. Ai ėshtė njė vendbanim i lashtė i historisė, por i pazbuluar mirė. Ai u rrit si njė qendėr e vogėl administrative e tregtare e osmanėve dhe ishte qytet pėrkrahės i lėvizjeve nacionaliste shqiptare qysh herėt, nė shek e 19. Ai ishte qendėr rezistence e sulmeve greke nė fund tė shek 19. Shoqata nacionaliste "Bashkimi" u formua nė Pėrmet nė 1909. Nė 24 maj 1944 Kongresi Antifashist Nacional ēlirimtar u mbajt nė kėtė qytet, gjithmonė i njohur nė Shqipėri si Kongresi i Pėrmetit, i cili shtroi themelet pėr komunistėt qė morėn pushtetin nė fund tė atij viti.

I vendosur rrėzė malit tė Dhembelit dhe nė njė pellg malor tė pyllėzuar, me dimėr tė ftohtė dhe reshje tė shumta pėrgjatė pranveres, Pėrmeti pėrbėn njė nga zonat mė tė pėrshtatshme tė kultivimit tė hardhisė. Por nėse vite mė parė ky rreth pėrmendej nė Shqipėri pėr rakinė dhe verėn e tij mjaft tė dėgjuar, sot njė udhėtar i rastit qė mund tė provojė njė gotė verė nė ndonjė pijetore tė Pėrmetit, vėshtirė se do tė gjejė kėnaqėsinė e kėrkuar qė dikur ta jepte lėngu i Merlotit. Tė njėjtat lloje pijesh, toka e njėjtė, klima po ashtu, por ēfarė ka ndryshuar atėherė qė ky kalimtar nuk e pėrfundon gotėn e tij tė verės? Punishtja mė e madhe e verės nė kėtė rreth, ajo e Kėlcyrės, njeh njė prodhimtari tė madhe dhe cilėsore tė verės e rakisė, sigurisht jo tė pėrmasave tė dikurshme. Sipas specialistėve tė vreshtarisė, nė rrethin e Pėrmetit mund tė kultivohen gati tė gjitha varietetet e rrushit si Muskati, Riesling, Merlot e deri te kultivime tė tjerė si Afuzali, Sulltanina (rrush pa farė shumė i preferuar nga konsumatorėt) etj. Por, pa dyshim, mė i pėrshtatshėm pėr klimėn e Permetit ėshtė varieteti Merlot.

Kėlcyra
Kėlcyra ishte njė fshat ilir nė shek. e 4 p. K, pjesė e fiseve qė ishin pėrreth kodrave tė Trebeshinės. Nė kohėt romake gryka ishte rrugė transporti dhe njė vendbanim i vogėl u rrit. Nė 1272-shin pėrmendej nė kronikat mesjetare me emrin Klausura. Erdhi nėn sundimin arbėresh nė 1335. Mbas 1431-shit mori pjesė nė luftėn e Skėnderbeut kundėr Turqisė. Kėlcyra ishte vendi i heroit shqiptar nė Luftėn Civili Spanjolle, Musa Fratari, i cili luftoi dallueshėm nė Betejėn e Ebros. U vra nga fashistėt nė 1938. Qyteti gjithmonė ėshtė varur nga cilėsia e lartė e frutave dhe rrushit me prosperitetin e tij ekonomik dhe qendėr pėr raki.

Qyteti i trėndafilave
Pėrveē kulturės sė hershme nė kultivimin e rrushit dhe prodhimit tė verės, njė tjetėr traditė pėrmetare ėshtė edhe mbjedhja e luleve. Nė ēdo shtėpi pėrmetare ka gjithmonė lule tė freskėta dhe kryesisht trėndafila shumėngjyrėsh. Kjo traditė e rritjes sė luleve shtėpiake daton herėt nė kėtė qytet, qė me ndėrtimin e tij shekuj mė parė. Atėherė lule tė ndryshme mbulonin muret rrethuese tė shtėpive, ndėrsa kopshtet e vegjėl zbukuronin pamjen me freskinė e luleve tė ndryshme. Njė tjetėr karakteristikė e kėtij qyteti ėshtė edhe kuzhina e tij. Njė kuzhinė tradicionale, e shijshme dhe me njė emėr tė mirė, ka kohė qė qėndron nė kulturėn kėtij vendi. Megjtihatė, ėshtė e kotė tė flitet pėr tė, pasi ai qė e ka provuar e di ēdo tė thotė kuzhinė tradicionale pėrmetare.

VERA
Merloti i famshėm i Pėrmetit
Vetitė e kėtij varieteti si pėrmbajtja e lartė e alkoolit etilik, vjetėrimi i shpejtė, pėrqindja e lartė e sheqerit dhe pėrmbajtja e lartė e lėndėve ngjyruese, e bėjnė verėn e prodhuar tė Merlotit nga mė tė degustuarat e mė tė preferuarat nė tė gjithė vendin dhe konkurruese dinjitoze me verėrat e importit. Pėr herė tė parė nė Shqipėri ky varietet rrushi ka hyrė nė vitin 1959 dhe qė prej atij viti ai ka gjetur njė pėrhapje tė gjerė nė rrethin e Pėrmetit, i cili zė edhe vendin e parė nė Shqipėri pėr kultivimin e Merlotit.

PERSONALITETET
Vėllezėrit Frashėri

Naimi
Figura qendrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori te hoxha e fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Naim Frashėri vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm nė luftėn e saj pėr liri e progres. Naimi krijoi traditėn e letėrsisė patriotike, qytetare. Ai solli nė letėrsi botėn shqiptare, aspiratat jetike tė popullit. Dashuria pėr atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombėtare dhe besimi nė tė ardhmen, ideja e madhe e ēlirimit, formojnė thelbin romantik tė veprės sė tij.

Samiu
Rilindės i shquar, ideologu kryesor i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e lindjes. Mė 1865 sė bashku me pesė vėllezėrit e tij dhe dy motrat u vendos nė Janinė. Kėtu sė bashku me Naimin, Sami Frashėri kreu shkollėn e mesme greke "Zosimea". Mė 1872 u vendos nė Stamboll, ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte njė ndėr organizatorėt kryesorė tė "Komitetit qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

Abdyli
Ka qenė patriot e demokrat i shquar dhe njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Lindi nė Frashėr (Pėrmet) mė 1839 nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė deklasuar. Pjesėn e parė tė jetės e kaloi nė fshatin e lindjes. Nė moshėn 18-vjeēare u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet politik qysh mė 1877-n. Nė fund tė kėtij viti (1877), kur ishte deputet i Janinės nė parlamentin e dytė osman, Abdyl Frashėri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare qė u formua nė Stamboll. Dha njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pėrpunimin e platformės politike tė Lėvizjes Kombėtare, sidomos pas nėnshkrimit tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Ai mori pjesė aktive nė pėrpjekjet pėr themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe u shqua si udhėheqės, organizator e diplomat i saj. Veprimtarinė e tij kryesore e zhvilloi sidomos nė viset e vilajetit tė Janinės dhe tė Kosovės. Nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit tė punėve tė jashtme tė saj.

Marrė nga G.Integrimi
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
Lexime: 102
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-09-08, 20:29   #2
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 5,976
Rrespekti: 23 braziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to behold
Gabim

Pėrmeti, ana e panjohur

Reportazh nga Fatos Baxhaku

"Shushurima e Vjosės mė mėsoi t‘i bie klarinetės". Usta Laver Bariu njė ditė mė parė na kishte thėnė se Vjosa e kishte frymėzuar nė "bluzin" e tij ballkanik. Vjosa nė kėmbėt tona ėshtė kėsaj here e heshtur. Duket si e lodhur nga vapa e gjatė. Disa pika shiu qė kanė rėnė ditė mė parė, vetėm se ia kanė shtuar etjen. Por vetėm kaq. Nėn kėmbėt e urės qė tė ēon nė Pėrmet, ajo ėshtė e kaltėr vėrtet, por e heshtur, krejt e heshtur njėsoj sikur tė dojė tė mendohet. Nė tė gdhirė lumit mė tė famshėm tė Jugut i afrohen disa silueta tė ndrojtura. Janė peshkatarėt e Vjosės. Njerėz qė jetė e mot kanė kėrkuar mė shumė se peshkun, qetėsinė prej valėve tė saj.

Janė nga ata pėrmetarėt e vėrtetė tė qėmotit. Njėrin prej tyre do ta takojmė vetėm pas pak orėsh. Eshtė Kristaq Cullufja, lindur e rritur nė Buhal, banues, "i pėrkohshėm si tė gjithė nė kėtė jetė", sikurse thotė vetė, nė Pėrmet. Kiēo ėshtė hidraulik. Tė paktėn kėshtu ėshtė zyrtarisht, porse nėn shtatin e tij tė zhdėrvjellėt fshihet njė pasion i madh: historia. Me Kiēon bashkė do tė ndėrmarrim njė udhėtim jo nė atė Pėrmetin qė ėshtė njohur deri mė tani, atė tė 24 majit, tė glikove, tė rakisė, tė njerėzve tė paqtė e tė luleve. Pėr kėto ju folėm njė javė mė parė. Me Kiēon do tė udhėtojmė nė njė tjetėr Pėrmet, nė atė qė ka nisur tė harrohet.

Njė muzeum privat? Pėrse jo!

Kiēo nuk i ka qejf gazetarėt. Mė saktė ai nuk dėshiron tė mburret. Pa imagjinoni pak! Ai ėshtė nga ata qė refuzojnė edhe celularin. Megjithatė, ai i ka qejf njerėzit qė merren me histori tė vjetra. Mbase mustaqet e rralluara tė ndonjėrit prej nesh, apo disa emra tė njohurish tė pėrbashkėt, qė pėrmenden nė njė darkė tė thjeshtė te lokali i Gjergjit, e bėjnė ta ndiejė veten disi mė mirė. E kur jemi thuajse nė tė ndarė, atėherė kur tė gjithė kemi nė gojė atė pėrshėndetjen shpėtuese: Natėn e mirė, pikėrisht nė kėtė kohė Kiēo na fton nė "perlėn" e tij tė panjohur. Bashkė me Nikon dhe Aleksin, dy miqtė tanė pėrmetarė, shkojmė pas Kiēos, nė rrugėn qė tė ēon andej nga gjimnazi, pastaj njė kthesė e beftė dhe mė pas shtėpia e tij, nė dukje krejt e zakonshme, njėsoj sikur tė kishim shkuar nė cilėndo shtėpi tė re tė kėtyre anėve. Porse befasia fillon qė nė oborrin e ngushtė.

"E shikoni kėtė gur? - na pyet Kiēo qė nė hyrje - a nuk ju ngjan me dėborėn nė mal?" Dhe vėrtet, nėn ndriēimin e zbehtė tė llambės sė Kiēos, njė gur ēezme na ngjan si i lyer me dėborė. Pastaj Kiēo na tregon me radhė: "Ky ėshtė gur nga Dėshnica, ky tjetri qė nga kėtu afėr, kėtė e kam marrė nga Vjosa poshtėė shtėpisė sime tė vjetėr…". Njė galeri e tėrė me gurė na e largon disi atė ndjenjėn se duhej tė ishim ndarė tashmė me hidraulikun e njohur tė Pėrmetit. Por befasia vazhdon akoma.

"Ejani kėtej - thotė Kiēo me zė tė ulėt, sikur tė dojė tė na rrėfejė njė tė fshehtė tė madhe - kėtė nuk ua tregoj tė tėrėve". Hapet drita dhe ne befas e gjejmė veten nė njė muzeum tė improvizuar. Gėrshėrė tė ēdo lloji, mjete pune tė muratorėve tė vjetėr, yzengji, me tė cilat tregtarė tė vjetėr karvanėsh shponin vithet e kuajve tė tyre, foto pa fund - "kjo ėshtė tetoja e mamasė, kjo ėshtė mamaja vetė, ky kėtu ėshtė xhaxhai i babait…, nuk rresht sė foluri Kiēoja - makina tė vjetra qepėse, pastaj kazanė, tepsi, ibrikė, takėme tė argjendta, tabaka, tė gjitha janė tė mbyllura nė dhomėn-muze tė Kiēos.

Na duhet njė copė herė sa ta marrim veten nga moria e sendeve qė befas na kanė dalė pėrpara syve nė kėtė natė pėrmetare. Kiēoja e kupton. Ka ardhur koha pėr njė kupė raki. "Pijeni kėtė dhe flasim sėrish kur tė doni. Eshtė raki pjergulle. Nga ky rrush nuk ka mbetur gjėkundi". E hedhim me fund atė kupėn e rakisė tė rrethuar nga qindra vjet histori dhe lėmė takim me Kiēon tė nesėrmen
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-09-08, 20:30   #3
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 5,976
Rrespekti: 23 braziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to behold
Gabim

Nė Buhal, mes historive

"Buhali, fshati im nuk ėshtė larg, vetėm pesė kilometra nga Pėrmeti", thotė Kiēo, ndėrsa bėhemi gati pėr rrugė qė nė orėt e para tė mėngjesit. Por "pesė kilometrat" e Kiēos janė gjithnjė relative. Njė shteg qė kėndej e quajnė udhė, ende tė ēon nė njėrin prej fshatrave mė tė dėgjuar tė krejt zonės. Nė fillim nuk e kuptojmė mirė ku jemi. A jemi nė periferi tė Pėrmetit, apo nė fillimin e fshatrave tė tij? Kiēo qėndron stoik nė sediljen e pasme. Vite mė parė, kėtė rrugė e ka bėrė shumė herė nė kėmbė. Duket sheshit se ėshtė fort i kėnaqur qė po dėrgon shokėt e tij - tashmė kėshtu na quan - nė shtėpinė e tij tė lindjes. Pas njė reje pluhuri dhe pas njė fushe nė anė tė lumit, duket se u jemi afruar shtėpive tė para tė Buhalit. "Do ecim edhe ca mė lart", thotė Kiēo me sytė e ngulur majė njė kodre.

E kuptojmė se kemi mbėrritur. Njė ēezmė e lyer kush e di se prej kujt me gėlqere, na kujton se kėtu dikur ka qenė njė qendėr ku mblidheshin zakonisht njerėzit e kėtij vendi. Tani ēezma, qė ka dy gryka, nuk duket se sjell shumė ujė. "Kėtu merrnim ujė, ne tė lagjes Golem - thotė Kiēo sikur tė flasė me vete - kėtu ishte plot gjallėri". Ca metra mė tutje na duhet tė bėjmė kujdes tė madh. Grumbujt e gurėve tė bashkuar me do ferra tė mėdha janė bėrė gati tė pakalueshėm. Dikush prej nesh rrėshqet frikshėm. Pas gurėve dėgjohet njė e qeshur fėmijė. Njė gajasje pa fund, njėsoj sikur tė vinte nga njė botė e harruar nė kėtė vend, ku ende nuk kemi takuar banorė. Mė vonė do tė njihemi me "zėrin" e panjohur. Eshtė Andre, njė nga tė paktėt fėmijė tė fshatit, i cili shumė shpejt do tė bėhet miku ynė.

Kemi mbėrritur nė shtėpinė atėrore tė Kiēos. "Shtėpi" nuk ėshtė termi i duhur qė duhet tė pėrdorim nė kėtė rast, sepse kjo ngrehinė qė shohim pėrpara, ėshtė njė kullė e gurtė trekatėshe, qė na kujton sakaq kohėt e shkuara. Miku ynė gėrmon do kohė ndėr xhepa sa tė gjejė ēelėsin e duhur, nė njė tufė qė ka marrė me vete qė nga Pėrmeti. Pas njė gėrvime tė gjatė qė bėn porta kryesore, mė nė fund jemi nė shtėpinė e vjetėr. Prej tė zotit tė saj mėsojmė se ka kohė qė ėshtė njohur si Monument Kulture, por duket se qė prej po aq kohėsh vetėm Kiēo i mbarė kujtohet pėr tė. Vetėm hapat tanė dėgjohen tani nė ndėrtesėn e vjetėr.

I zoti i shtėpisė na shpjegon me radhė: "Kjo ėshtė dhoma ku mblidheshim tė tėrė. Ime mė ka jetuar deri vonė nė kėtė dhomė. I shikoni dantellat? Pastaj kjo ngjitur ishte dhoma e miqve. Kėta ishin tė shumtė pėrherė. Poshtė ishin qilarėt e zahireve…". Kiēo flet e flet pėr histori tė vjetra e tė reja. "Ky kėtu nė foto ėshtė gjyshi i mamasė, kjo e shoqja e tij. Kėta dy tė tjerėt askush nuk i mban mend, por qė janė tanėt, tanėt janė…". Disa lakuriqė nate bezdisen nga ne, tė panjohurit dhe lėshohen nė njė fluturim kėrcėnues drejt hatllave tė vjetra. Sėrish dėgjojmė gajasjen e bukur tė Andresė. "Mos kini merak", na thotė duke shfaqur dhėmbėt e bardhė - kėta janė shokėt e mi".

E kalojmė njė copė herė duke u sjellė vėrdallė nėpėr shtėpinė e vjetėr. "Hė, si thoni? - pyet Kiēo - a ėshtė mė mirė kėtu, apo nė qytet?" Ne vetėm sa rrudhim supet, pa ditur t‘i kthejmė pėrgjigje. Kush e di se sa breza vendasish e kanė bėrė kėtė pyetje para mikut tonė. Pėrgjigjja ėshtė heshtja qė kemi pėrballė.

Njė gazetare e re dhe njė mace e verbėr

Kuriozė, sikurse na e do puna, fusim hundėn nė njė oborr tė heshtur. Kuptohet qė shtėpia ėshtė e banuar. Eshtė dritė e pastėr. Nuk kalon shumė dhe nga brenda dėgjohet njė zė fėmijė: Kush ėshtė? Ky ėshtė Sokrati, njė dhjetėvjeēar. Sokrati ėshtė i vetmi mashkull qė ka mbetur nė shtėpi. Babai ka shkuar nė arė pėr punė, porse e bėn tė gjithė zakonin. "Urdhėroni brenda - thotė me pėrzemėrsi - babi nuk vonon shumė". E kėshtu pėrfundojmė nė shtėpinė e fqinjėve tė Kiēos.

Sokrati ka dy motra mė tė mėdha se ai. Glikoja dhe rakia nuk vonojnė tė vinė nė tryezė pėr miqtė. Kiēo pyet mbarė e prapė pėr emra qė vetėm ai dhe njerėzit e shtėpisė i njohin. Sokrati dhe tė motrat na rrėfejnė se sa orė rrugė u duhet qė tė shkojnė nė shkollė, nė mes tė dimrit e tė shiut, apo tė vapės pėrcėlluese. Mė e madhja nga motrat gėzohet kur mėson se jemi gazetarė. "E kam ėndėrr - thotė - sapo kam mbaruar maturėn dhe do tė konkurroj pėr gazetare". Janė tė kota mėsimet tona pėr orėt e gjata tė punės, pėr shefin qė inatoset, pėr tė ngrėnit vetėm njė herė nė ditė, pėr vėshtirėsitė e tė qenit gazetare femėr nė Shqipėri. Vajza e Buhalit e ka ndarė mendjen: O do tė bėhet gazetare, o s‘ka.

Njė mace na vėrtitet nėpėr kėmbė. Hera-herės pėrplaset me kėmbėt e mobilieve. "Mos ia vini re - thotė kolegia jonė e ardhshme - ėshtė verbuar, sepse ėshtė e moshuar tashmė. Jemi rritur bashkė. Njerėzit e shtėpisė donin ta hiqnin. Madje bėnė edhe njė shaka tė hidhur me mua. Mė thanė se e kanė dėrguar diku larg. Vetėm kur panė lotėt e mi pafund, vetėm atėherė e sollėn sėrish. Jam e lidhur me tė. Kemi kaluar shumė gjėra bashkė". Ndahemi me kolegen dhe njerėzit e saj nė njė sofat tė gurtė. Tashmė ajo ka fituar shumė pikė nė konkursin qė e pret. "Zemra e mirė, a nuk duhet tė jetė kjo njė pikė e fortė e gazetarėve?" - pyet miku ynė Kiēo. Kėsaj here e tundim kokėn tė gjithė me bindje.
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-09-08, 20:30   #4
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 5,976
Rrespekti: 23 braziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to behold
Gabim

Kishat e Buhalit dhe Aliu i Tepelenės

Fare pranė ēezmės dhe shtėpisė sė Cullufajve ndodhet njė kishė e gurtė. Duket sikur ėshtė e pjerrėt, njėsoj si trualli qė e mban. Eshtė Kisha e Shėn Dhimitrit. Kėtu dikur, kur fshati ishte i populluar, mblidheshin burrat e gratė jo vetėm pėr festa, por edhe pėr tė diskutuar pėr hallet e pėrbashkėta. Tani ėshtė e heshtur si krejt Buhali. Me Kiēon vėrtitemi njė copė herė brenda e jashtė kishės. Nė njė kėnd tė kambanores lexojmė njė date tė fundit tė shekullit XIX. Me siguri ėshtė date e rindėrtimit tė saj, sepse kisha e vogėl duket fort e vjetėr pėr nga konstrukti i saj qė tė kujton kishat e ngjashme bizantine tė pėrhapura nė krejt Jugun e Shqipėrisė.

Ca mė poshtėė, nė drejtim tė lumit Kiēo, na tregon njė tjetėr ndėrtesė tė gurtė. Nė fillim presim ca sa t‘u hapim udhė disa lopėve kapriēioze, qė nuk para pyesin pėr historitė e kishave dhe tė shenjtorėve. Njė dem i madh, qė i prin kopesė, shikon me ėndje nga njėri prej nesh, qė pėr dreq ka veshur bluzė tė kuqe. Sido qė tė jetė, e kupton se nuk kemi qėllime djallėzore ndaj kopesė sė tij dhe na lėshon udhė. Kėshtu mbėrrijmė nė njėrėn prej mrekullive tė kėtij vendi, nė Kishėn e Shėndėllisė sė Buhalit, dikur manastir i fortifikuar. Pėrbri disa varreve janė ende nė kėmbė muret e asaj qė duhet tė ketė qenė dikur njė kishė e armatosur. Disa frėngji shikojnė ende andej nga rrjedh Vjosa e kaltėr. Pastaj futemi brenda. Eshtė njėsoj sikur tė hysh nė njė botė qė tashmė nuk ekziston, nė njė botė shenjtorėsh e legjendash tė vjetra. Historianėt thonė se themelet e kėsaj kishe janė fort tė vjetra, qė nė mesin e shekullit XII.

Pastaj, po sipas kronikave, historia e rindėrtimit tė saj lidhet me njėrin prej emrave mė emblematikė tė Shqipėrisė sė Jugut, me vetė Ali Pashė Tepelenėn. Buhali, jetė e mot ka qenė njė fshat mjekėsh popullorė, "xherahėsh", sikurse i thoshin deri vonė. Nė tė gjithė Ballkanin e nė Turqi, fama e tyre si mjekė ishte fort e madhe. Njė ditė prej ditėsh edhe njeriut mė tė pushtetshėm tė kėtyre anėve, Aliut tė Tepelenės, iu sėmur djali, sundimtar asokohe i Pėrmetit. Vetėm njė "xherah" nga Buhali arriti ta mbante atė nė jetė. Dhe atėherė Aliu i pyeti fshatarėt se me se mund t‘ua shpėrblente kėtė nder tė veēantė. "Na rindėrto kishėn o Pasha, nuk duam gjė tjetėr", thuhet se i kanė thėnė buhaliotėt. E kėshtu ka mbėrritur deri nė ditėt tona kjo kishė e stėrlashtė. Si pėr ēudi "Shėndėlli" ėshtė fjala popullore pėr Shėn Ilian. Ilia dhe Aliu janė shumė afėr nė tė gjitha librat e fesė.

Nė Leusė te Shėn Mėria

Nė Jug tė Pėrmetit, fare nė periferi, nė mes tė gjelbėrimit tė arrave dhe rrepeve "fle" njė tjetėr mrekulli. Eshtė Kisha e Fjetjes sė Shėn Mėrisė nė tė dalė tė fshatit Leusė. Nė fillim pėrshėndesim njė grup fshatarėsh qė po shtyjnė me zor njė viē tė vogėl, qė me sa duket e ka kuptuar destinacionin e tij tragjik. Kėta nuk e kanė shumė mendjen tė na rrėfejnė se ku ndodhet kisha. Pastaj na ndihmon njė nėnė besimtare, qė po shkon pikėrisht nė kishė. E kėshtu, bashkė me nėnėn ndodhemi shpejt para njė porte tė vogėl tė drunjtė. Nuk e dinim, dhe as nuk kishim se si ta dinim, se pas saj fshihej njė ndėrtesė e gurtė dykatėshe, krejt e veēantė, njė nga mė tė rrallat nė vend, pėr nga dekoracioni i brendshėm dhe i jashtėm, pėr nga ikonostasi krejt i ruajtur, pėr nga froni i peshkopit krejt origjinal. Kėto tė gjitha do tė na i tregojė Xha Mihali, kujdestari i kishės, tashmė 88-vjeēar.

Pasi kalojnė pyetjet e para, nga, si e qysh e tek xha Mihali pranon tė hapė derėn e kishės me njė ēelės tė cilin nuk ia dorėzon askujt. Dhe atėherė ne ndodhemi para njė atmosfere qė rrallėkush mund ta provojė. Njė kishė e lartė, e mbushur me afreske nga Dhjata e Vjetėr dhe e Re, por sidomos me historitė e Shėn Mėrisė. Ekspertėt e historisė sė artit thonė se ėshtė e Shekullit XVIII dhe mendojnė se mbase autori i mrekullisė nė rrėzė tė Dhėmbelit mund tė jetė Terpoja, i biri i Konstantin Korēarit, qė ka qenė dikur i njohur nė kėtė zonė. Kushdo qė tė ketė qenė e tė ketė punuar kėtu, ka qenė i madh nė llojin e tij, pa asnjė dyshim. Xha Mihali e vėrtit edhe njė herė atė ēelėsin e madh nė derėn e kishės dhe ne largohemi nga ajo atmosferė e pazakontė.
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-09-08, 20:31   #5
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 5,976
Rrespekti: 23 braziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to behold
Gabim

Nė Bėnjė

Kemi vendosur prej kohėsh qė rrugėn e kthimit ta bėjmė nga ana e Leskovikut, andej nga udha qė tė shpie mė pas nė Ersekė, nė Korēė e me radhė. Mirėpo tė gjithė miqtė pėrmetarė ngulin kėmbė: Nuk vajtėt nė Bėnjė! Po atje ėshtė edhe plazhi? E kėshtu vendosim qė tė kthejmė njė copė herė nė Bėnjė, nė anė tė pėrroit me tė njėjtin emėr qė derdhet mė pas nė Vjosė. Nė fillim ndalojmė njė copė herė nė anė tė ca rrepeve. Disa punėtorė fytyrėnxirė na pėrshėndesin me mirėsjellje. Janė qymyrxhinj qė kanė ardhur pėr t‘u pastruar te burimet e shumta tė kėtyre anėve. Pas pak minutash ata janė tė pastėr e mė tė bardhė se ne dhe ia nisim njė muhabeti qė shoqėrohet me gliko, shalqi, djathė e raki vendi. Qymyrxhinjtė kėrkojnė leje me mirėsjellje dhe ne vazhdojmė mė tej pėrgjatė pėrroit tė Bėnjės.

Lart shikojmė fshatin me kishėn e tij tė vjetėr, edhe kjo e Shėn Mėrisė. Porse puna na e do qė tė vazhdojmė udhėn tutje. Thuajse papritur shfaqet para nesh njė hark i gurtė, elegant. Eshtė krejt i ngjashėm me urat e kohės osmane tė ndėrtuara anė e kėnd Jugut, sidomos nė kohėn e sundimit tė Aliut tė Tepelenės. Ndryshe nga ne njerėzit, qė kalojnė poshtėė saj, tashmė tė mėsuar me heshtjen e saj tė gurtė, nuk e kanė edhe aq mendjen te historia. Kanė ardhur kėtu pėr t‘i shpėtuar vapės dhe aq. Bėnja ėshtė e njohur pėr burimet e saj ēudibėrėse. Miqtė tanė na i tregojnė me radhė: ky pellgu kėtu ėshtė pėr ata qė vuajnė nga stomaku, ky tjetri pėr ata me reumatizėm, ky pėr ata me mushkėri… e kėshtu me radhė. Gjejmė njė pellg qė nuk ėshtė i lidhur me asnjė sėmundje dhe kridhemi poshtėė kėmbėve tė urės sė vjetėr. Pėr njė copė herė na duket se edhe njė pjesė e jona, e kėtyre kujtimeve dhe e kėtyre radhėve, do tė shkojė poshtėė, drejt Vjosės, lumit tė madh, tė kaltėr tė Jugut tonė. Gjatė rrugės pėr nė Leskovik kanė nisur tė mblidhen retė. Ndahemi me Vjosėn nė njė kthesė tė beftė pėrballė Nemėrēkės tė mbuluar tashmė nga retė.

Fėmijėt e Buhalit

Mė i pari nuk ėshtė njė fėmijė. Neve, nė fillim, na duket si njė hije. Eshtė njėsoj sikur tė kesh prekur njė rrjetė merimange, por nga ato qė nuk tė zhduken kurrė nga fytyra. Ai edhe ėshtė, edhe nuk ėshtė. Njėlloj si njė hije, ne dėgjojmė vetėm zhurmėn e gurėve qė ai rrokullis nė kalldrėmin tashmė tė shkatėrruar, derisa dėgjojmė njė tė qeshur. Mė mirė me thėnė njė tė gajasur tė gjatė, aq tė gjatė, sa qė tė gjitha rrėnojat na duken sikur befas kanė marrė jetė. Ka marrė jetė edhe mani i vjetėr, qė e kishte ndarė mendjen qė tė ikte nga kjo botė bashkė me ata qė e lanė tė vetmuar, edhe ēezma, e cila ėshtė tashmė e grykosur me zorrė plastike, edhe kisha e Shėn Mitrit, qė hapet vetėm kur vjen dita e shenjtit. Fshati i gurtė, gjysmė i braktisur, Buhali, ka marrė befas jetė vetėm nga njė e gajasur e ēiltėr fėmijė. Vetėm kaq mjafton nganjėherė qė tė shijosh shijen e veēantė tė jetės.

Ky njeriu "hije" ėshtė njė djalė i imėt, nuk e ka qejf qė ta thėrrasin me emrin qė ne e cilėsojmė: Andrea. "Jo - na thotė - unė, e kam Andre me theks nė fund". Gajasja e tij ka ardhur nga njė gjė fare e thjeshtė. Nė rropamėn e gurėve ėshtė fare e kollajtė tė tė rrėshqasė kėmba. Njėri prej nesh nuk e mban dot ekuilibrin dhe shkon teposhtė, duke bėrtitur nga frika, pėrmes njė grumbulli gurėsh. Ky ėshtė momenti kur Andre nga njė "hije" u shndėrrua nė njė fėmijė tė paqtė, qė na buzėqesh nga maja e njė grumbulli gurėsh. Andre bėhet sakaq miku ynė. Tashmė e kishte kuptuar se njerėzit qė mbajnė tela, llamba tė ēuditshme, mikrofona tė errėt dhe tė frikshėm, aparate po aq tė zinj, nuk janė gjė tjetėr veēse nga ata qė frikėsohen kur rrėshqasin mes gurėve. Andre nuk ka frikė, pėrkundrazi.

Eshtė i pari qė na ēel udhėn nė shtėpinė e vjetėr tė Cullufėve. Lakuriqėt e natės nuk ėshtė se janė qenie shumė paqėsore. Andre vazhdon tė buzėqeshė me frikėn tonė. "Nuk bėjnė gjė jo, i njoh unė mirė", bėn shaka, ndėrsa marrim udhėn tė shkojmė nė njė shtėpi tjetėr tė gurtė. Kėtu do takojmė Sokratin, njė shokun e tij. Ai mban njė bluzė futbolli, shenjė e ėndrrės sė tij tė vjetėr qė tė bėhet i njohur si ata yjet qė sheh nė televizor. Porse fshati ėshtė i heshtur dhe i pjerrėt, aq i pjerrėt sa qė tė dy shokėt duhet tė shkojnė poshtėė nė anė tė Vjosės qė tė mund tė ėndėrrojnė sėrish.

Tė dy bashkė na shoqėrojnė deri poshtėė. "Bėni kujdes - na thonė - fshati ynė ka gurė shumė". Sokrati e Andre kanė tė drejtė. Fshati i tyre vėrtet ka shumė gurė.

Gazeta Shqip
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 15:22.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual