Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tė njihemi me njėri-tjetrin > Viset shqiptare

Te shetisim neper Shqiperi!



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-08-08, 10:48   #1
Te shetisim neper Shqiperi!
 
Avatari i sweetzzinna
sweetzzinna
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Postime: 4,513

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
sweetzzinna sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė 27-08-08, 10:48
Vleresimi: (0 votes - average)

Tirana
Click the image to open in full size.


Pėr tju shoqėruar nėpėr Shqipėri apo pėr tju sugjeruar njė itinerar, ėshtė e natyrshme qė ta fillojm kėtė nga
kryeqyteti i saj, Tirana. Eshtė njė ndėrmarrje e vėshtirė ta pėrfshish tė gjithė hapėsirėn e kryeqytetit shqiptar me njė udhėtim tė vetėm, por me njė pėrzgjedhje tė vendeve mė tė bukura tė tij, do tė largoheshit vėrtet me
mbresa tė kėndshme.
Le ta fillojmė pra udhėtimin nėpėr Shqipėri, duke eksploruar mė parė kryeqytetin e saj Tiranėn.
Njihuni me Tiranėn
Tirana - sot kryeqyteti i Shqipėrisė - u themelua nė vitin 1614, nga Sulejman Pash Bargjini, njė feudal i pasur i kohės, nga fshati Mullet. Ai ndėrtoi fillimisht njė xhami dhe njė hamam, qė u bėn pastaj bėrthama e qytetit tė ardhshėm. Mendohet qė Tirana tė ketė qenė njė qendėr e banuar, qysh nė kohėn e Ilirėve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrėnojat e qytetit gjenden akoma sot nė kėmbėt e malit tė Dajtit, ku mendohet tė ketė ekzistuar njė kėshtjellė. Njė nga burimet e emrit tė Tiranė, ėshtė pikėrisht emri i kėshtjellės, Tirkan, e cila pėrmendet pėr herė tė parė nė historinė e bizantinėve nga historiani Prokopius.
Nė vitin 1920, nė Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos tė bėhej kryeqyteti i pėrkohshėm i Shqipėrisė.
Statusin e saj pėrfundimtar e mori nė vitin 1925. Sot, Tirana ėshtė njė qytet qė rritet dhe ndryshon pėrditė dhe ėshtė qendra mė e madhe tregtare dhe administrative nė Shqipėri. Eshtė njė qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argėtimi, qė mundsojn njė jet aktive dhe tė shumėllojshme pėr tė gjitha shtresat e popullsisė dhe pėr tė gjith tė huajt qė vizitojnė Tiranėn pėr arsye nga mė tė ndėryshmet.
Gjithashtu Tirana ėshtė njė qendėr aktivitetesh kombėtare dhe ndėrkombėtare tė rėnėdėsishme, seminare, simpoziume, konferenca, festivale, spektakle etj, qė e bėjnė njė qytet tashmė tė njohur dhe tė hapur me botėn.
Po tė na duhej tė bėnim njė listė tė plotė tė atraksioneve tė kryeqytetit shqiptar qė vlen tė vizitohen, kjo listė do tė ishte shumė e gjatė. Nga kjo list ne po ju shkėpusim ato qė ju kurrsesi nuk duhet t'i lini pa i parė ose vizituar:
Monumenti i heroit kombėtar, Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, nė qendėr tė Tiranė, njė sėrė ndėrtesash historike, Xhamia e Ethem Beut, Kulla e Sahatit, 35 m e lartė, ndėrtuar mė 1830. Nga maja e kullės, qė ėshtė e hapur pėr vizitorėt, mund tė shijohet njė pamje fantastike e sheshit Skėnderbej.
Urėn e Tabakve, (shek XVIII), njė fragment tė kėshtjellės sė Justinianit, Pranė Kinema Milenium 2.
Monumentin Nėna Shqipėri, nė Varrezat e Dėshmorėve, qė ndodhet nė pjesėn juglindore tė kryeqytetit.
Teatrin e Operas dhe Baletit, Teatrin Kombėtar, Galerin e Arteve Figurative, Qendrėn ndėrkombtare tė Kulturės, Pallatin e Kongreseve, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave tė Natyrės, etj.
Nė pjesėn jugore shtrihet Parku i Madh i Liqenit, me njė sipėr faqe prej 230 ha dhe liqeni artificial nė mes tė tij me njė siPėr faqe prej 55 ha. Nė pyllin e Parkut tė Madh, rriten 120 lloje pemsh dhe bimėsh dekorative dhe njė numėr i madh lulesh.
Jo shumė larg prej qytetit, mund tė ushtroni turizmin malor. 25 km nga Tirana, ngrihet Mali i Dajtit, ku mund tė kalohen pushime shumė tė bukura, tė mbushura me aktivitete, si trekking, ekskursione, ski, etj. Tashmė ju mund tė shfrytėzoni edhe transportin e teleferikut, i cili e pėrshkon hapsirėn pėr 15 min dhe ju jep mundėsinė tė shijoni pamje tė mrekullueshme tė natyrės nga lart. Kjo shkurton shumė kohėn dhe krijon mundėsi mė tė mėdha pėr tė preferuar turizmin ditor qė ofron zona e malit tė Dajtit. Nė Parkun Kombėtar tė Dajtit, rriten njė numėr i madh bimėsh dhe kafshėsh dhe ėshtė e ndaluar rreptsisht gjuetia jashtė sezonit.
Njė mundėsi tjetėr e mirė jashtė Tiranės ėshtė Mali me Gropa, ku njerėzit mund tė shkojn tė clodhen, larg zhurmave tė metropolit.
15 km nė jug tė Tiranė, ndodhet Kalaja e Petrelės, me njė moshė dymijė vjeare, e ndėrtuar nga fiset ilire tė Albanėve, me Prijės Glaukun. Kėshtjella ngrihet nė majė tė kodrės, duke ofruar njė panoram tė mahnitėshme tė tė gjithė zonės. Nė kohėn e Skėnderbeut, kėshtjella ėshtė komanduar nga Princesha Mamica, motra e Gjergj Kastriotit dhe ishte pjesė e Principatės sė Krujės.
15 km nė veriperėndim tė Tiranės, ndodhet kalaja e Prezės, edhe kjo pjesė e Principatės sė Krujės. E ndodhur pranė Aeroportit tė Rinasit, kalaja ėshtė njė pikė mjaft e frekuentuar nga turistėt, pėr pamjet unike qė ofron.
Njė tjetėr vend interesant, ėshtė Shpella e Pėllumbasit, ose “Shpella e Zezė”, e zbuluar vetėm kohėt e fundit, 18 km larg Tiranės, nė zonėn e Skoranės. Me muret e brendshme tė veshura me stalaktite dhe stalagmite, ajo ėshtė jo vetėm njė vend tėrheqės pėr vizitorėt por edhe pėr studiuesit dhe speleologėt.
Muzikė e tė gjitha llojeve pėr njė natė argėtuese
Nė Tiranė do tė gjeni me dhjetra lokale dhe klube nate tė gjinive tė ndryshme, ku mund tė shkoni tė shijoni muzikėn qė ju plqen. Klube jazz-i, pub-e, disko, kabare, bistro, ambiente orientale, muzik live, pa lėnė mėnjanė koncertet dhe aktivitetet e shumta qė luhen nėpėr sallat e teatrove dhe qendrave tė kulturės. Nė kėtė listė tė gjatė do tju sugjeronim disa prej tyre, ku aktiviteti ėshtė permanent dhe kėnaqėsia pa dyshim e garantuar. Kėshtu pėr tė kėrcyer muzikėn mė tė mirė tė momentit, mund tė shkoni nė disko Calvin, pėr tė shijuar kabare dhe spektakėl, ju sugjerojmė Rozafa Palace, pėrė tė dėgjuar live kėngėtarė tė njohur, bėni mirė tė vizitoni Venue Club, pėr njė mbrėmje tė qetė nė shoqėrinė e miqve dhe tė muzikės mė tė mirė tė viteve 60-70-80, duhet tė shkoni nė Charls Bistro. Sigurisht qė argėtimi nuk mungon nė asnjė prej vendeve tė natės por zgjedhja ėshtė njė alternativ.Shqiperia.com
__________________
Carpe Diem!
Lexime: 472
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 10:50   #2
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Tepelena

Click the image to open in full size.

Tepelena ėshtė qytet dhe kryeqenėr e rrethit me tė njėjtin emėr nė jug tė Shqiperisė dhe ka nje sipėrfaqe prej 817 km2. Tepelena ka njė popullsi rreth 55 mije banore (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tete komuna me 35 mije banore. Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet pėr larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.
Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot, Beēisht, Damės, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.
Histori
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen "paqe romake", por me tej pėr te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janė gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)...
Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet pėr rregjistrimin e popullsise dhe pėr ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore... Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene pėr 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.
Tepelena ėshtė njė vendbanim i hershem qė lidhet me ndėrtimin e njė keshtjelle nė shek IV-VI, tė ngritur nė kėtė pikė strategjike nė kryqėzimin e rrugėve tė Vjosės, grykės sė Kėlcyres, Drinosit dhe Mallakastrės. Poshtė kėshtjellės rruhen gjurmė tė njė ure tė madhe, pjesa e pare me harqe tė shekullit tė dytė. Pesė fazat e tjera janė ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman nė 1492.Nė shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenėn e shtiu nė dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e ApT. Mė 1918 u krijua Klubi Atdhetar "Bashkimi" me pjesmarrjen aktive tė patriotit Avni Rustemi, qė nė atė periudhė ishte mesues nė Tepelenė.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 10:51   #3
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Shkodra

Click the image to open in full size.Historikisht Shkodra ka qenė njė ndėr qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin mė tė madh e mori nė shekullin XIX. Mė 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorė. Historikisht Shkodra ka qenė njė ndėr qytetet kryesore shqiptare. Historikisht Shkodra ka qenė njė ndėr qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin mė tė madh e mori nė shekullin XIX. Mė 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorė. Historikisht Shkodra ka qenė njė ndėr qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin mė tė madh e mori nė shekullin XIX. Mė 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorė. U bė nyjė e rėndėsishme tregtare pėr gjithė Ballkanin, me 3500 dyqane, nė zonėn ku sot njihet si 'pazari i vjetėr'.
Qė mė 1718, Shkodra ka patur agjensi konsullore nė shumė vende tė huaja. Si port konsiderohej Oboti, por sidomos Ulqini dhe mė vonė Shėngjini. Gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit (1878), Shkodra u bė vatėr e rėndėsishme e lėvizjes kombėtare. Nė kėtė kohė, dega e Lidhjes nė Shkodėr kishte gardėn e saj, e cila ishta nga mė veprueset dhe ndihmoi nė mbrojtjen e Plavės, Gucisė, Hotit e Grudės, si dhe nė luftėn e Ulqinit.
Shkodra ka qenė gjithashtu njė vatėr kulturore mjaft e rėndėsishme. Pėrmendim kėtu bibliotekėn e Bushatllinjve dhe fototekėn Marubi, e cila njihet si ndėr mė tė vjetrat e Ballkanit dhe me vlera tė pazėvendėsueshme. Gjatė luftės ballkanike dhe luftės sė parė botėrore, Shkodra u bė pré e synimeve grabitqare tė Malit tė Zi dhe Serbisė. Popullsia shkodrane e mbrojti qytetin pėr shtatė muaj me radhė kundėr ushtrive rrethuese, por mė 23.04.1913, ushtritė serbo-malazeze hynė nė qytet pėrmes tradhėtisė sė Esat Pashė Toptanit.
Serbo-malazezėt u detyruan tė dilnin pas disa muajsh dhe Shkodra kaloi mė vonė nėn protektorat ndėrkombėtar. Qyteti i kaloi qeverisė sė Tiranės mė 1920.
Shkodra mund tė pėrmendet edhe si qendėr e katolicizmit shqiptar. Ishte qyteti i fundit shqiptar qė ra nėn sundimin osman mė 1479, dhe qyteti qė kundėrshtoi mė sė shumti ardhjen e komunizmit mė 1944. Qytetarėt shkodranė ishin tė parėt qė rrėnuan simbolet e diktaturės mė 1989. Aty filloi edhe shkėndija e parė e protestave gjithėpopullore kundėr komunizmit nė fundin e vitit 1990.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 10:52   #4
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Durrėsi

Click the image to open in full size.Durrėsi ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e mesme. Porti i Durrėsit ėshtė kryesori nė vend, gjithashtu njė port i rėndėsishėm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorė dhe njėherit ėshtė qendra e prefekturės dhe qarkut tė Durrėsit. Durrėsi ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e mesme. Porti i Durrėsit ėshtė kryesori nė vend, gjithashtu njė port i rėndėsishėm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorė dhe njėherit ėshtė qendra e prefekturės dhe qarkut tė Durrėsit.
Historia
Durrėsi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.
Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.

Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e Dardane. Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me Kryeqender Dyrrahun. Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te gjithanshem "Dere e dritare" te Europes. Ne shekujt II p.K deri X era e re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.
Gjate periudhes Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti me i rendesishem ne brigjet perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Ne kohen e Perandorit te Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pesoi transformime te ndjeshme ne strukturen urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik bizantino-kristian.

Ne shekujt VIII u formua ne Durres, Njesia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", forme vetqeverisje e qytetit me krahinat perreth. Ne vitet e para te shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", qe kishte per qellim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve te Arabeve dhe Frengeve si dhe per te perballuar presionet tregtare te Venedikut. Kjo njesi ushtarake-administrative, perfshinte trojet nga Tivari ne veri e deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne lindje kufizohej me lumin Drin. Me Durresin, si kryeqender te saj, u krijua dhe u perhap Qyteterimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne sistemin feudal dhe ne krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te rinj. Gjithe ky proces, coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote e lidhjeve te zones Durres nga Bizanti.
Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata "Kostandinopoja e Dyte", u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501. Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme. Ne reformen administrative te vitit 1888, Durresi ishte Sanxhak i vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912 qyteti me rreth 4700 banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis qendrave te levizjes kombetare.
Me 21 Nentor 1912, ne Portin e Durresit, zbriten nje grup patriotesh te kryesuar nga atdhetari I.Qemali, te cilet vinin me misionin historik qe te shpallnin mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me 26 Nentor ne Durres ngrihet flamuri i Pavaresise. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione te tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916) dhe pushtimi italian (1918).
Gjate viteve te monarkise shqiptare (1924-1939) Durresi fitoi nje frymarrje te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri qytetin e vet model te zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane dhe gjermane dhe me 14 Nentor 1944, Durresi u clirua.
Periudhes se sistemit socialist (1945-1990), i perkasin investimet ne disa dege te industrise, kolektivizimi i bujqesise, masivizimi i arsimit, ngritja e nje seri objektesh social kulturore etjer. Ne fillim te viteve '90 zune fill normat e para te sistemit demokratik me shume probleme per fazen e tranzicionit, por me perspektive per te ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qe u zbatuan ne Shqiperi dhe ne Durres pas vitit 1990, sollen transformime te ndjeshme ne jeten ekonomike.

Ne rrethin e Durresit jane aktualisht ne aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te perbashketa (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me rieksportin e konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer. Ne Durres operojne aktualisht 9 banka, pjesa me e madhe e te cilave jane te huaja.
Porti i Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra te Europes ne detin Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te komunikimit te perendimit me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte percaktuar si nje pike hyrje per Korridorin e 8-te te transportit qe fillon nga Shqiperia, kalon nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te mbrritur ne portin e Varnas dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit eshte krijimi i nje transporti te sigurt, sipas standarteve te projektimit europian dhe nderkombetare. Gjithashtu eshte porti me i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% te import-eksporteve shqiptare te mallrave dhe me i rendesishem ne transportin detar te udhetareve.
Porti i Durresit ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 1.4 km2 dhe nje akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte 9.5m i thelle, 40 ml i gjere dhe 1.2 milje i gjate. Ne port funksionojne 11 kalata operues nga 6.60 -11m te thella me nje gjatesi rreth 2.200m. Siperfaqja totale per depozitimin e mallrave eshte 270.000m2 nga te cilat 27.000m2 jane te mbuluara.
Ne portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, cimento dhe artikuj te kategorive te ndryshme. Ne port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka ne dispozicion nje kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion nga 7.40-7.90 ml. Ne kete terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683 tragete me 600.500 pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.
Terminali i konteniereve eshte ne fazen ndertimore. Pervec kalates dhe sheshit qe ka ne dispozicion, ne ndihme te terminalit te konteniereve ne portin e Durresit ndodhen edhe nje sere pajisjesh qe ndihmojne ne ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht ne portin e Durresit jane futur ne perdorim fondet e Bankes Boterore prej 23 milion USD, Programi PHARE me 11 milion USD, TDA me 1.9 milion USD investime keto qe kane si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovincave dhe makinerive per perpunimin e konteinereve etjer. Porti i Durresit ka perfituar gjithashtu nje kredi prej 17 milion Euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e teminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vellimit te transportit detar ne Shqiperi kryhet nepermjet Portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 miljon ton. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i Portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.
Ne port funksionojne rreth 75 agjensi detare spedicionere, nga te cilat 6 agjensi detare qe trajtojne 14 tragete udhetaresh dhe automjetesh. Me e madhja eshte agjensia publike “Taulantja sh.a”. Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane qe lidhin Durresin me portet e tjera te Mesdheut.

Durresi eshte nyje e te gjitha llojeve te transportit. Nese do t’i referohemi shprehjes se vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake se “Te gjithe rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi, do te ishte: “Te gjithe rruget te cojne ne Durres”. Durresi, qytet 3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne qender te tij ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik ne te gjithe Ballkanin.
Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij. Durresi i cilesuar si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet moderne, turist dhe vizitor nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte perfshire ne projekte te fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive te rendesishme Nderkombetare. Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme te zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe vizitor per te shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga afer lashtesine.
Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle ne Durres eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur sukses ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona te virgjera, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime te rrugeve te reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat ekonomike financiare lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet e tyre. Nisur nga keto: Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te Durresit eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e turizmit masiv dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike, qender kryesore per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe gezon nje cilesi jete te avancuar”.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 10:54   #5
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Korēa

Click the image to open in full size.Korēa ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore. Korēa ėshtė edhe qendra e prefekturės me tė njėjtin emėr. Ėshtė njė nga qytetet mė tė mėdha tė vendit me rreth 85.000 banorė tė regjistruar, por me 70.000 rezidentė. Korēa ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore. Korēa ėshtė edhe qendra e prefekturės me tė njėjtin emėr. Ėshtė njė nga qytetet mė tė mėdha tė vendit me rreth 85.000 banorė tė regjistruar, por me 70.000 rezidentė.
Historia
Hapėsira ku sot gjendet qyteti ėshtė vėrtetuar se ka qenė e banuar qė nė kohėt e lashta. Kėshtu nė rrethinėn e qytetit ėshtė gjetur ndėr tė tjera edhe njė kodėrvarrimi e vjetėr diku rreth 7 mijė vjetė me njė diametėr prej 10.47 metrash dhe lartėsi 114 centimetra.
Ekonomia
Ekonomia e qytetit te Korces i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqesor, por nuk mund te lihen pa permendur bizneset e medha te qytetit te cilat perfshine kryesisht sektorin e ndertimit civil dhe prodhimin e materialeve te ndertimit, sektorin ushqimor dhe ate te sherbimeve. Edhe pse Korca ofron mundesi te mira per zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shume per te bere ne kete drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet ne nje rritje kostante edhe pse duhet te sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve EU.
Kultura
Korca perben nje nga qendrat kulturore me te rendesishme te shqiperise. Vete muzeumet e shumta ne qytet pershkruajne aktivitetet kulturor nder shekuj. Eshte e mirenjohur shkolla e pare shqipe ne kete qytet qe daton ne vitin 1887, shkolla e pare ne Shqiperi per vajza si dhe liceu Francez ndertuar ne vitin 1917. Edhe pse nder vite qyteti ka qene pushtuar disa here, ndikimet e huaja perbejne nje pjese te vogel te kultures korcare.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 10:55   #6
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Elbasani
Click the image to open in full size.Qyteti i Elbasanit ndodhet nė Shqipėrinė e Mesme. Ai shtrihet nė fushėn e Elbasanit, nė krahun e djathtė tė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, i rrethuar nė lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogėl, nė veri dhe veriperėndim nga kodrat e Ullishtave, nė perėndim nga pėrroi i Zaranikės, nė jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Elbasani ėshtė qytet nė Shqipėri dhe njėherit qendėr e Prefekturės dhe rrethit me tė njėjtin emėr.
Qyteti i Elbasanit ndodhet nė Shqipėrinė e Mesme. Ai shtrihet nė fushėn e Elbasanit, nė krahun e djathtė tė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, i rrethuar nė lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogėl, nė veri dhe veriperėndim nga kodrat e Ullishtave, nė perėndim nga pėrroi i Zaranikės, nė jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Nė anėn perėndimore tė qytetit kalon pėrroi i Zaranikės dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani ėshtė i vendosur midis gjerėsive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perėndimore 19° 03' dhe ndodhet nė njė lartėsi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veēoritė klimaterike tė kėsaj zone janė: dimėr i butė e me reshje dhe verė e nxehtė dhe e thatė.
Elbasani ėshtė njė nga qytetet mė tė mėdha tė vendit me njė popullsi prej rreth 120.000 mijė banorėsh.
Historia e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e mė vonė me emrin Skampini dhe ishte nė varėsinė administrative tė Durrahut (Durrėsit). Duke qenė i vendosur nė kryqėzimin e rrugėve Veri-Jug dhe Lindje-Perėndim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qendėr urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e barbarėve, qyteti i Skampinit nuk pėrmendej mė dhe u shkatėrrua nga bullgarėt dhe ostrogotėt gjatė migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.
Elbasani u themelua nga turqit osman nė tė njėjtin vend nė shekullin XV. Pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, sulltan Mehmeti II, rindėrtoi nė kthim nė vitin 1466 kalanė e vjetėr, pėr ta pasur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Kalaja u ndėrtua pėr vetėm 25 ditė dhe nė ndėrtimin e saj ndihmuan 150,000 njerėz.
Nė hyrje tė kalasė, mbi njė pllakė, sulltani shkroi nė turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorė, unė sulltan bir sulltanėsh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do tė thotė “vura dorė”.
Me kalimin e kohės rreth Kalasė u zhvillua qyteti i Elbasanit.
Nė dokumentacionin e kohės dėshmohet se nė mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtėpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndėrrua nė qendrėn e Islamit nė Shqipėri. Pėr shkak tė pozitės shumė tė favorshme nė rrugėn Egnatia, Elbasani u kthye nė njė qendėr tregtie shumė tė rėndėsishme. Pėrkrah tregtarėve vendas dhe turq nė qytet ishin ngulitur edhe tregtarė grek dhe sllav.
Prodhimet e qytetit tė Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Kėtė e dėshmon fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare, njėra nė Paris nė vitin 1867 dhe tjetra nė Ēikago nė vitin 1894, krahas artikujve tė tjerė tė artizanatit ekspozoi edhe pushkė, pistoleta dhe silahe tė prodhimit shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i vitit 1381 i pasuar nga tė tjerė nė periudha tė mėvonshme.
Nė kėtė kohė Elbasani shquhet si qendėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegėrisht dhe toskėrisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe. Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare veēojmė Elbasanin si pėrhapės tė mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan njė sėrė shoqėrish dhe klubesh nga patriotėt elbasanas, tė cilėt detyrė kryesore kishin pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.
Mė 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit ndėr vendimet mė kryesore tė tė cilit qe hapja e shkollės Normale, e cila u realizua mė 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqėrisė Pėrparimi, e cila do tė mbėshteste financiarisht kėtė shkollė. Kjo shkollė ka qenė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar shqiptar.
Qyteti i Elbasanit konsiderohet si njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe ēlirim kombėtar. Si pika kulmore pėrmendim aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Elbasanit mė 25 Nėntor 1912, si i pari qytet i Shqipėrisė, pjesėmarrjen aktive nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, nė Lėvizjen Demokratike Antifeudale tė vitit 1921 - 1924, si dhe nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Gjatė periudhės 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korēėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik. Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e degėve tė bankave shqiptare dhe tė huaja, tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.
Nė vitin 1945 nė Shqipėri u vendos regjimi komunist. Si tė gjithė qytetet e tjerė tė Shqipėrisė edhe Elbasani vuajti pėr 45 vjet represionin e egėr komunist qė donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet mė tė shquara tė qytetit tė Elbasanit. U vu dorė mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisė sė re". Nė proceset demokratikė tė vitit 1990 edhe qytetarėt e Elbasanit morėn pjesė aktive nė to. Personalitetet mė tė shquara tė shekullit tė kaluar pėr qytetin e Elbasanit janė: Aqif Pashė Elbasani, Aleksandėr Xhuvani, Lef Nasi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, etj.
Banja e vjetėr turke, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit ėshtė restauruar dhe pėrdoret sot si restorant.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 10:56   #7
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Vlora
Click the image to open in full size.Vlora ėshtė njė qytet nė Shqipėrinė jugore. Vlora ėshtė qyteti i dyte mė i madh portual pas Durrėsit, me njė popullsi afėrsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperėndim te Shqipėrisė, nė Detin Adriatik dhe ėshte qendra e Rrethit tė Vlorės.
Vlora ėshtė njė qytet nė Shqipėrinė jugore. Vlora ėshtė qyteti i dyte mė i madh portual pas Durrėsit, me njė popullsi afėrsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperėndim te Shqipėrisė, nė Detin Adriatik dhe ėshte qendra e Rrethit tė Vlorės.
Histori
Qytet i lashtė dhe njė nga portet kryesore te Shqipėrisė. Ndodhet ne jugperėndim te vendit, buzė Adriatikut. Nė lashtėsi njihej me emrin Aulona. Gjurmėt mė tė hershme i takojnė shek. VI p.e.s. Nė shek. IV rrethohet me mure guri tė latuar.
Duke qenė njė nyje e rrugėve tokėsore e detare, i njohur pėr verėn, ullinjtė e kripėn, u bė porti kryesor i Ilirisė pas rėnies sė Apolonisė e Orikumit. Nė mesjetė fatet e qytetit lidhen me kėshtjellėn e Kaninės. Mė 1081 u pushtua nga normanet, mė 1205 nga Venediku, pastaj kaloi nė sundimin e Hohėnshtaufėve gjermanė dhe mė 1272 u pėrfshi nė mbretėrinė e Arbėrisė.
Nė shek. V. u bė njė qendėr e lulėzuar tregtare e zejtare, si despotat mė vete. Kaloi ne shek. XIV nėn sundimin e Balshajve. Ishte e dėgjuar pėr punimin e hekurit, tė shpatave, te mėndafshit, pėr nxjerrjen e kripės etj. Osmanėt e pushtuan mė 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre nė Adriatik. Nė shekujt e mėvonshėm ishte qendėr sanxhaku. Mė 1531 sulltan Sulejmani mė gurėt e Aulones ndėrtoi njė kala afėr detit (ne vendin e stadiumit te sotėm) me trajtė 8-kėndėshe, e pėrshtatur pėr artilerinė. Brėnda kishte kulla 7-kateshė e banesa. Mendohet se ėshtė projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelės. Historiani turk Evliha Ēelebiu e konsideronte Kalanė e Skelės si njė nga mrekullitė e arkitekturės osmane dhe nė tė njėjtin nivel me Kullėn e Selanikut. Zona nė tė cilėn ishte e ndėrtuar Kalaja e Skelės u deklarua Monument kulture nė vitin 1963. Nė vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorė dha leje ndėrtimi edhe pėr kėtė zonė tė qytetit. Nė vitin 2000 gjatė punimeve pėr hedhjen e themeleve tė njė pallati shumėkatėsh u zbuluan pjesė tė themeleve tė Kalasė sė Skelės. Ndėrtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjė studim i materialit arkeologjik tė zbuluar. [1] Njė ndėrtesė tjetėr qė shpreh lulėzimin kulturor ėshtė edhe Xhamia e Muradies 1542. Nė shek. XVII-XVIII qyteti u bė pėrsėri njė qendėr e rėndėsishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812.
Vlora ishte kryeqyteti i parė i Shqipėrisė sė pavarur. Me 28 nėntor 1912 kėtu Kuvendi Kombetar shpall Pavarėsinė dhe formoi qeverinė me Ismail Qemalin nė krye. Por nė dhjetor 1914 u pushtua nga italianėt. Mė 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombėtare", i cili organizoi forcat qė morėn pjesė ne Luftėn e Vlorės dhe pushtuesit italiane tė thyer u detyruan tė pranojnė tėrheqjen mė 2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi tė ishte vatėr e lėvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit tė Avni Rustemit mė 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila ēoi nė Revolucionin e Qershorit 1924. Nė nėntor u hap shkolla e mesme tregtare. U ēlirua mė 15 tetor 1944. Gjate periudhės komuniste qyteti u rrit nė sipėrfaqe dhe nė numėr.
Nė 1997, Vlora ishte qėndra e demonstratave popullore kundėr firmave piramidale (Ponzi scheme), gjė qe solli dhe rėnien e qeverisė.
Sot, Vlora ėshtė njė qėndėr e rėndesishme turistike, kjo fal edhe mjedisit tė kėndshėm bregdetar.
Transporti

Transporti rrugor
Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė vetėm 77 milje e ndajne nga Greqia. Drejt kėtyre dy pikave udhėtojnė autobuzė e mjete tė shumta,qe mundesojne perveē trasportit te njerėzve edhe shkėmbim mallrash.
Transporti hekurudhor
Trena pasagjerėsh tė Hekurudhės sė Shqipėrisė udhėtojnė gjithashtu rregullisht pėr nė qytetet e Durrėsit dhe me tej pėr nė Vlorė si dhe pėr nė Pogradec dhe pėr nė Shkodėr. Megjithe investimet qe janė bėrė pėr hekurudhat, mbetet njė sektor i transportit i cili pėrdoret shumė pak.
Transporti detar
Vlorėn e ndajnė vetėm 72 km nga Italia. Ēdo ditė nisen tragete pėr ne Brindisi. Anije te radhės e lidhin dhe me portet veriore tė Greqisė.
Transporti ajror
Nė Vlorė ndodhet dhe aeroporti, por pėrkohėsishtė nuk ėshtė gati pėr trasportim pasagjerėsh.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 10:58   #8
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Fieri
Click the image to open in full size.Fieri ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e jugut. Pėr herė tė parė emri i Fierit pėrmendet rreth vitit 1620. Kryetar i Bashkisė sė Fierit ėshtė Baftjar Zeqo.Fieri ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e jugut. Pėr herė tė parė emri i Fierit pėrmendet rreth vitit 1620. Kryetar i Bashkisė sė Fierit ėshtė Baftjar Zeqo.
Ekonomia

Fieri ėshtė njė qendėr e rėndėsishme industriale nė Shqipėri. Pėr tu pėrmendur janė Industria e Naftės, nxjerrja dhe pėrpunimi i saj. Nė Fier ndodhet fusha naftėmbajtėse me e madhe e Shqipėrisė. Gjithashtu pėr tu pėrmendur ėshtė dhe industria e transportit.
Transporti

Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorės dhe rreth 40 km larg Beratit. Eshtė njė nga nyjet kryesore tė jugut persa i pėrket transportit. Fieri ėshtė pjese e rrjetit hekurudhor shqipetar.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 10:59   #9
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Berati
Click the image to open in full size.Berati ėshtė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme shqiptare pėrsa i pėrket historisė dhe arkitekturės. Themelet e para tė qytetit datojnė rreth shekullit tė IV-tė para erės sonė.Berati ėshtė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme shqiptare pėrsa i pėrket historisė dhe arkitekturės. Themelet e para tė qytetit datojnė rreth shekullit tė IV-tė para erės sonė. Atėherė pjesė e krahinės sė Desaretėve dhe njė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme ilire, qyteti kaloi disa kohė tė vėshtira gjatė luftės Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake. Nė vitin 216 para erės sonė Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndėrsa rreth vitit 200 tė erės sonė qyteti u morr nga Romakėt. Mesjeta ishte e errėt pėr Beratin. Nė vitet 860 - 927 shikojmė invazionin e parė bullgarė. Gjatė invazionit tė dytė bullgar qytetit i vihet emri Belgrade qė do tė thotė qytet i bardhė. Pas rėnies sė Perandorisė Bizantine, Berati bėhet qendėr e rėndėsishme e Dioqezės sė Epirit. Nė 1417 qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatė kėsaj periudhe krijohet edhe Pashallėku i Beratit.
Nė nėntor tė vitit 1670, udhėtari turk, Evlija Ēelebi, vazhdoi rrugėn e tij nė Shqipėrinė e Jugut. Pas vizitės nė Ergiri (Gjirokastėr), ai udhėtoi pėr nė Tepelenė ku dy herė brenda njė dite ra nė pritėn e rebelėve nga Progonati. Pas Tepelenės, ai arrin nė qytetin e Beratit, tė cilėn ai e quan me lavdėrim krahinėn hijerėndė tė Xhihadit. Berati i pėrshkruar nga Evlijai duket njė qytet me njė zhvillim tė lartė dhe me njė nivel tė mahnitshėm qytetėrimi.
Click the image to open in full size.
Click the image to open in full size.
Click the image to open in full size.
Click the image to open in full size.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 11:00   #10
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Lushnja
Click the image to open in full size.Lushnja dallohet si njė nga rrethet me prodhim tė rėndėsishėm kulturor.Nė Lushnje kanė lindur dhe janė rritur artistikisht shumė personalitete tė kulturės shqiptare. Nė fushėn e dramaturgjisė pėrmenden veēanėrisht dramaturgu Loni Papa,aktorja Margarita Xhepa si dhe aktori-regjizor Gjergji Lala.Edhe pse me numėr tė kufizuar banorėsh,Lushnja dallohet si njė nga rrethet me prodhim tė rėndėsishėm kulturor.Nė Lushnje kanė lindur dhe janė rritur artistikisht shumė personalitete tė kulturės shqiptare. Nė fushėn e dramaturgjisė pėrmenden veēanėrisht dramaturgu Loni Papa,aktorja Margarita Xhepa si dhe aktori-regjizor Gjergji Lala(tani gjemdet nė Itali dhe vazhdon tė punojė si aktor; roli i tij i fundit ėshtė ai i ambasadorit sovjetik nė filmin "Il papa buono". Lushnja ėshtė vendlindja e kėngėtares mė tė madhe shqiptare tė tė gjitha kohrave Vaēe Zela. Nė fushėn e letėrsisė ky qytet zė njė nga vendet mė tė rėndėishme nė Shqipėri. Tė pėmendur prozatorėt Vath Korreshi, Halil Jaēellari e Lazėr Radi(figurė poliedrike). Por Lushnja ėshtė veēanėrisht vendi i poetėve.Kjo trevė vazhdon tė jetė njė shkollė e vėrtetė poezie,duke u u nisur nga perkursori i saj Faslli Haliti,pėr tė arritur tek Visar Zhiti,Fatbardh Rustemi,Bujar Xhaferri etj..
Brezi mė i rėndėsishėm i poetėve tė sotėm tė Lushnjes pėrfaqėsohet nga emra shumė tė pėrmendur shkrimtarėsh qė janė bėrė tė njohur e tė vlerėsuar lart nga kritika jashtė Shqipėrisė si Shpendi Sollaku , Jozef Radi e Gėzim Hajdari nė Itali, Ferdinand Laholli nė Gjermani , Gazmend Kapllani nė Greqi ...
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 11:01   #11
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Kavaja
Click the image to open in full size.Kavaja ėshtė qytet nė Shqipėrinė e mesme dhe ndodhet 20 km nė Jug tė Durrėsit. Qyteti ka rreth 30.000 banorė.Kavaja ėshtė qytet nė Shqipėrinė e mesme dhe ndodhet 20 km nė Jug tė Durrėsit. Qyteti ka rreth 30.000 banorė.
Histori

Pėr herė tė parė emri i Kavajės u pėrmend gjatė shekullit tė XV. Asaj kohe Kavaja shkruheshte Kavalje. Kavaja shtrihet dhe nė rrugėn e njohur tregtar romake Via Egnatia e qė vazhdon mė pas nė Durrės dhe Elbasan. Gjatė shekullit tė XVII dhe XVIII Kavaja pėrjeton njė lėvizje tė madhe administrative dhe bėhet qendėr tregtare. Mė pas, qyteti pati dy fish mė shumė shtėpi pėr dallim me Durrėsin. Njė udhėtar i asaj koheje raportoi se vendi nė vitin 1670 kishte 400 shtėpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitė, tė cilat u ndėrtuan nė vitet 1561, 1589, 1625 dhe 1652. Qė tė katėrtat u shkatėrruan nė shekullin e XX, si pasojė, disa nga luftėrat e disa nga ndryshimet infrastukturore. Ka mbetur vetėm Kulla e Orės.
Kavaja ishte e njohur pėr pėrpunimin e tenxhereve dhe qylymat/tepikėt.
Gjatė regjimit komunist, Kavaj u shndėrua nė qytet industrial si dhe qendėr e bujqėsis pėr rajonin e vet. Kavajasit ishin tė parėt qė morėn guximin nė vitin 1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Nė Mars qytetarėt e Kavajės demonstruan pėr Liri dhe Demokraci. Gajtė konfliktit me policin e asaj kohe, humbi jetėn njė i ri.
Familja e aktrorit botėror Aleksandėr Moisiu, nė fillim tė shekullit XX njihet si aktori mė i mirė nė skenėn Gjermane dhe Austriake, pra kishin prejardhjen mu nga Kavaja. Shqiptari i lindur nė Triesht, disa herė ka vizituar qytetin e vet, mbase dhe njė pjesė tė fėmijėris sė vet e kaloi nė Durrės. Gjatė regjimit komunist, shtėpija e Aleksandėr Moisiut ishte ēerdhe e fėmijėve.
Kavaja ndodhet rreth 50 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė.Perveē rrugės automobilistike aty mund tė shkohet edhe me tren.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-08, 11:02   #12
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,513
Rrespekti: 20 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Pogradeci