![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Kruja turistike, mes shenjtėrisė, historisė dhe lavdisė |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Kruja turistike, mes shenjtėrisė, historisė dhe lavdisė
Vleresimi:
(0 votes - average)
Skėndėrbeu, ka "shkruar" nė Krujė simfoninė e pavdekshme tė lirisė si mbrojtėsi i qytetėrimit.............
Ylli XHAFERRI Rruga fėrfėllonte si njė balerinė elegante, hollake dhe gjelbėroshe, ngjitej butė e ėmbėl, midis njė peizazhi tė thepisur malor. Shkonim drejt vendit tė shenjtė, Sari Salltėkut tė Krujės qė ndodhej nė Majėn e Liqenit nė lartėsinė 1724 metra tė Malit tė Skėnderbeut. Me ne shkėmbeheshin makina qė ktheheshin nga vizita e bekuar, njerėzit uronin pa na njohur: "Ju ndihmohtė"! Ishte njė pėrshėndetje miqėsie, paqeje, harmonie, dashurie dhe solidariteti njerėzor qė se kisha hasur kund. Me kėtė formė dėshiroreje tė pėrshėndesnin pleq, vajza, turistė tė huaj, fėmijė, emigrantė tė malluar, djem, plaka tė veshura me kostumin e zonės pėrreth, por edhe tė Zadrimės sė largėt, burra, misse, kosovarė, gjimnazistė, tė fejuar, gra, cilido qė kishte bėrė nijet pėr t'u ngjitur nė vendin e shenjtėruar. Ndjeheshe mirė e ngrohtė mbėshtjellė nga ky urim sa njerėzor aq edhe religjioz. Me siguri kėtyre anėve kishte dalė njeriu qė pati thėnė i pari: "Pa miq, bota ėshtė e shkretė". Kėtu tė bėheshin miq zot e njerėz, shkrepa dhe rrėpira, pėrrenj dhe humnera, mali i Skėnderbeut, luginat e Drojės dhe Gallatės poshtėė nė fushė, gurė graniti dhe frashėr, panja, shkoza, ahe e pisha, deri lumi i Hurdhazės qė derdhej nė Mat dhe ai i Zezės qė vėrshonte nė Ishėm. Peizazhi ishte njė grishje pėr nė lartėsim shpirtėror, moral dhe atdhetar. Poshtė gurgullonte si baladė krutane lumi i Drojės, nė tė cilin ishin hedhur nga Shkėmbi i Vajės plot 90 vajza, lulja e bukurisė krutane, qė mos tė bėheshin robinja tė pushtuesit turk. Peizazhi formė ndryshonte, ndėrsa ēatitė e qytetit shpaloseshim si shami feste, valviteshin si flamuj tė kuq, uronin ardhėsit e shumtė si tė qe pelerina e purpurt e kryekėshtjellarit legjendar, Vrana Konti. Pas kishim lėnė guroret, kėto dinosaur tė egėr tė natyrės, shpėrthimet tronditėse tė dinamitit, pluhurin e zhultė qė ngrihej si tym djegiesh, duke i dhėnė peizazhit parajsor krutan njė hije tė pėrzishme. Ullinjtė, kumbullat, pishnaja nė hyrje tė qytetit, mbjelljet nėpėr kodrina, vreshtat, gjithēka e gjallė, dukej si e thinjur. Njė gri e egėr, asfiksuese. Ishte shfrytėzimi pa kriter i shkėmbinjve tė Krujės, kėtyre karakollėve tė lirisė dhe monumenteve tė gjalla, ku "Atleti i Krishtėrimit", Skėnderbeu, kishte shkruar simfoninė e pavdekshme tė lirisė si mbrojtėsi i qytetėrimit europian. Vetėm Krujės nuk i shkonin ato thinja pluhurore dhe ato tymtarė gėlqeresh, ndaj tė cilėve duhej bėrė patjetėr diēka nė mbrojtje tė ekosistemit tė krahinės. Krutanėt janė punėdashės, pėrgjegjėsia e saj ndjehej ngado, natyra sikur thonte: pėr ēdo njeri ka njė lloj pune me tė cilėn bėhet i dobishėm pėr familjen, qytetin dhe shoqėrinė, duke gjetur aty njėkohėsisht edhe lumturinė e vet. Vėshtrimi nuk kishte ku tė ndalej mė parė, mrekullia e natyrės harmonizohej me ditėn e kthjellėt, qiellin e kaltėr, ku si qengja tė bardhė luanin disa re tė vogla. Nėpėr kthesa tė rrugės, treteshin nga errozioni furrat e shuara tė gėlqeres, dėshmi e resurseve tė pashembullta tė kėtij masivi shkėmbor jetėdhėnės. Jo mė kot, kronikanėt turq e kishin quajtur "Qyteti i bardhė". Gėlqerja e Krujės, graniti i saj, guri i bardhė, pse jo rėra, granili, ēimentoja, janė me emėr nė fushėn e ndėrtimtarisė pėr tė gjitha viset shqiptare. Makina i vinte rrotull Malit tė Skėnderbeut, si t'i blatonte njė valle, njė rit, njė baladė tė kohės. Isa Halili, pėrqendruar nė timon, nuk mungonte tė shijonte magjinė e peizazheve alpine qė ēeleshin me spektrin e plotė tė ngjyrave tė ylberit. Tė bėhej sikur mėma natyrė po shfletohet para nesh njė album tė rrallė. Kruja, vizitorėt e shumtė, tė huaj dhe vendas, i grish nė dilema dhe mrekulli. Cilėn rrugė tė marrin, cilėn relike tė pėrzgjedhin, cilėn monumet historik apo kulturor tė vizitojnė? Ku mė sė pari tė shkrepin foton e rrallė! Ē'objekt etnografik, folklorik, gdhendje nė dru a alabastėr, bakėr tė rrahur apo veshje tė endur nė vegjė, qėndisur me gjergjef e larė nė arė, tė blejnė. Me njė shtrirje intime, epike, familjare, lirike dhe origjinale, frymėmerr e gjallė, ku shenjtėria me historinė bashkėjetojnė nė paqe pėrjetėsisht. Vargu i njerėzve dhe makinave qė vijnė pėr peligrinazh zgjatet si gjerdan mirėsie, derdhet si lum i kthjellėt nė dy drejtime, drejt Muzeut "Gjergj Kastriot Skėnderbeut", dhe Sari Salltėkut, vendit tė bekuar. Kruja e bardhė i mirėpret njėlloj zemėrhapur, si ato qė vijnė pėr hall e nevojė, pėr tė pėrfituar shėrbesat e shenjtit Sari Salltėk, ashtu dhe ata qė vijnė pėr kėrshėri, kulturė turistike apo njohje tė vlerave historike qytetare. Arritėm nė Sari Salltėk. Legjendat flasin pėr njė njeri tė shenjtė, figurė gojėdhėnash bektashiane, pėr tė cilin mendohet tė ketė qenė dervish nė oborrin e Sulltan Orhanit (1326-1360) dhe dishepulli i drejtpėrdrejtė i Haxhi Bektash Veliut, themeluesit tė Bektashizmit. Gjurmėt arkeologjike dhe lashtėsia e tyre tregojnė se mė shumė gjasa ka qė Sari Salltėku tė ketė qenė njė figurė ballkanase e agimeve tė historisė, tė cilėn bektashinjtė e shfrytėzuan, pėr popullaritetin qė gėzonte, si simbol tė sinkretizmit dhe toleancės fetare islame, pėr pėrhapjen e doktrinės sė tyre. Pėr herė tė parė, Sari Salltėku, pėrmendet nga gjeografi maroken Ibn Battuta, (1304-1377) i cili pohon se pėr tė ka patur shtatė varre, nė ēdo njėrin prej tė cilėve gjendej njė pjesė e trupit tė martirit. Varr pėr Sari Salltėkun nuk ka vetėm nė Krujė, por edhe nė majėn e malit tė Pashtrikut nė Has, nė kishėn e Shėn Naumit nė brigjet jugore tė Liqenit tė Ohrit, etj. Studiusi holandez, Machiel Kiel, ka zbuluar sė fundmi nė njė regjistėr perandorak Osman tė viteve 1567-1568, njė shėnim pėr ndreqjen e rrugės qė ēonte nga qyteti i Krujės pėr tek varri i Sari Salltikut, ku thuhet: "Nė malin e Krujės ėshtė varri i Sari Salltėkut, ku njerėz nga trevat pėrreth vijnė pėr peligrinazh. Rruga e pėrmendur ėshtė mjaft e pjerrėt dhe e mundimshme pėr t'u ngjitur nga vizitorėt"...,"...disa vendas me tė dhjetat...janė ngarkuar tė shtrojnė, tė sheshojnė e tė ndreqin rrugėn kurdo e kudo qė ajo tė prishet"... Ndjehesh i mrekulluar. Tė bėhet vetja si nė ballkonin e pėrėndive. Syri rrokte gjithė Shqipėrinė. Tiranėn. Detin. Tomorrin. Kepin e Rodonit. Rrugėn e Arbrit. Malin e Shėngjinit. Malin me Gropa. Lagunėn e Patokut. Ishmin e piktorit tė shquar, Ibrahim Kodra, etj. Njė arrė e madhe, ēuditėrisht e vetme, gjallonte si monument qindravjeēar. Kujtesa e kohėrave. Miku im. Lumtori, mė tregoi se aty, kishte qenė bazė e raketave nė kohėn e diktaturės. Vėrtetė pėr t'u ēuditur! Ishte njė antitezė e mahnitshme me historinė, namin dhe simbolikėn e vendit. Sari Salltėku, dėshmonte legjenda, kishte qenė njė dervish i thjeshtė, kishte mbėrritur nė Krujė nė kohėn kur njė kuēedėr qė e kishte shtėpinė nė shpellėn majė malit, kėrkonte nga qyteti t'i blatonin pėr tė ngrėnė ēdo ditė njė burrė dhe njė grua. Dervishi i moshuar, me mjekėr tė bardhė, ishte dukur tė ecte kalldrėmeve tė qytetit me njė degėz qiparisi nė dorė, kurse nė brez kishte ngjeshur njė shpatė druri, dėshmi e misionit paqėtues. Legjenda thotė se i kishte ardhur radha vajzės sė bukur tė princit, e cila sypėrlotur po i ngjitej malit pėr t'u flijuar. Aty ndeshi dervishin, qė edhe pse veshur me zdranga e zhele nuk e trembi vajzėn. Pasi dervishi mori vesh gjėmėn qė priste vajzėn, e shoqėroi pėr tek Kuēedra. Vendi ishte tharė e pėrcėlluar nga fryma e pėrcėllimtare e Kuēedrės. Vajza digjej nga etja. Dervishi plak kishte ngulur shkopin nė shkėmb, nga ku kishte gurgulluar uji i freskėt. Fati i betejės dihet, me shpatėn e drunjtė, dervishi plak, i preu Kuēedrės shtatė kokėt qė villnin kob e gjėmė. Nuk pranoi ta merrte pėr grua bijėn e re tė princit, por kėrkoi si shpėrblim tė jetonte nė shpellėn majė malit. Legjenda vazhdon se me mushkėn e tij, dervishi Sari Salltėk, vetėm me katėr hapa arriti Korfuzin. Gjurmėt duken edhe sot e kėsaj ditė nė Fushė-Krujė, Shijak dhe Durrės... Edhe Sari Salltėku kishte pėrjetuar tmerrin ateist-komunist. Mė 1967 ishte shembur vendi i shenjtė, por krutanėt nuk ishin shkėputur nga besimi. Netėve, merrnin tė pėrpjetėn e mundimshme me dashin nė krah, bėnin kurbanin dhe ktheheshin pa iu trembur rrokullimės pėr nė zgafellat e thella tė malit. I ruante dhe printe Sari Salltėku. (Tė ndihmohtė!) Bektashinjtė i pėrbahen formulės: "Eline, diline, beline sahip ol", qė do tė thotė "...tė mos vjedhėsh, tė mos gėnjesh, tė mos flasėsh kot dhe tė mos bėsh tradhėti bashkėshortore...". Pėr tė mbrojtur kėtė besim ėshtė masakruar martiri i besimit, Baba Myrtezai i Krujės, i cili, pasi u turturua dhe gjymtua nga zelli ateist, u hodh nga dritarja e burgut nė vitin 1946. Ky martir i kohės sonė, se ē'mė kujtoi rilindasin tonė tė madh, Naim Frashėrin, qė nė veprėn "Fletore e Bektashinjėt", shprehet: "Besa e Bektashinjve ėshtė udha e gjerė qė ka pėrpara dritėn, urtėsinė, vėllazėrinė. Miqėsinė, dashurinė, njerėzinė dhe gjithė mirėsitė. Me njė anė ka lulet e diturisė, mė anėn tjetėr tė sė vėrtetės. Pa dituri e pa tė vėrtetė dhe pa vėllazėri, s'mund tė bėnetė njeriu bektashi i vėrtetė"... Vendi ishte si njė ballkon gjigand. Ballkoni i Krujės, ballkoni i shenjtėrisė dhe historisė. Ballkoni i bukurisė. Prej aty, syri shkonte larg nė horizonte, hynte thellė nė histori. Shpella edhe pse zbriste nė zemėr tė shkėmbit, ngjitej pėr nė lartėsim shpirtėror, pastrim moral, qetėsi tė amėshuar. Shkallėt edhe pse uleshinin, krijonin imazhin e fluturimit. Qetėsi. Harmoni divine midis shpirtit dhe trupit. Natyrės dhe hyjnores. Gurgullimė uji. Freski. Qirinj tė ndezur. Stalaktide dhe stalakmide, dėshmi e lotėve tė mpiksur tė pelegrinėve halleshumtė qė nuk mungonin tė vinin pėr tė qetėsuar dhimbjet e trupit, zemrės dhe shpirtit. Nėpėr mure emra, dėshira, iniciale, gdhendje, skicime, foto tė zbardhura nga koha. Vetėm dashuri. Dashuri dhe aspak urrejtje. Varret, mbuluar me pelerinėn e gjelbėrt, dėshmonin gjethimin, ringjalljen, pavdeksinė e kėtij shenjti qė nuk mungonte tė shėronte plagėt e njerėzve modern, pėr tė cilin qe sakrifikuar nė antikitetin e largėt... Dolėm nga shpella dhe ndjeheshim tė lehtėsuar. Nė trup e shpirt sikur mė pėshpėriste njė lajm i mirė... Pllaja nė majė ishte e bukur. Ujdhesė. Kullotė alpine. Bredh. Ah. Pishė. Panjė. Lerat e ujit pėr bagėtitė. Stane. Disa lokale. Tufa bagėtish. Makina tė shumta qė pushonin nėn hijen e shenjtėrisė. Nėpėr livadhe gėzoheshin lulet e stinės, lulebleta, ēaji, luledelet, luleakulli, manushaqet, luleshtrydhet... Pelegrinė dhe turistė. Ta kishte ėnda tė pushoje. Njerėzit ishin pėrhapur nėpėr punėt e ditės. Tek i shihja me merakun e punės nė sy, nė mend mė erdhi njė thėnie e artė e Mit'hat Frashėrit, "Shpresa ėshtė bijė e punės!"... Kėta njerėz patjetėr qė besonin nė tė ardhmen. Ato shpresonin nga puna e tyre, djersa e ndershme, pėrpjekjet e duarve, natyra e mrekullueshme. Ato kishin pasur dhe do tė kishin tė ardhme. Jetonin nėn hijen e shenjtėrisė, historisė sė lavdishme, bukurisė sė natyrės, madhėshtisė sė vendit dhe institucionit tė punės dhe meritės. Me mund e sakrifica kishin ngritur tempullin e pėrjetėsisė, Krujėn e tyre. Rilindjademokratike
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
|
|
Lexime: 92
|
|
|
|
#4 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Kruja kete vit thithi edhe numrin me te madh te turisteve te huaj nga lindja si dhe perendimi, kryesisht Anglia.
I cuditshem ishte edhe interesi i turqve rreth Kalase qe i perballoi 3 rrethimeve te Perandorise me te madhe te kohes.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Al calduccio nel cuore della mia famiglia....
Seksi:
Mosha: 21
Postime: 2,317
Rrespekti: 12
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Une mund ta kem vizituar me 10 here,e gjithmone gjej ndonje gje te re...
__________________
....Errare humanum est, perseverare diabolicum.... ....Excusatio non petita, accusatio manifesta.... ...Beati monoculi in terra coecorum...
|
||
|
|
|
|
|
#6 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: gjithandej
Seksi:
Postime: 370
Rrespekti: 5
![]() ![]() ![]() |
Ky artikulli fliska me shume rreth Sari Salltekut. Pike se pari, shyqyr, qe ta mesojne edhe te tjeret se here tjeter kur te betohem krutanet ne Sari Salltek, te pakten t'i besojne, lol.
![]() Gjyshi mua me tregonte disa gojedhena rreth tij, dhe duke lene elementin fetar menjane, i pelqeja shume sepse ishin 'letersi orale,' folklor, e lene brez pas brezi. Gjithmone kur me thone njerezit qe kane vizituar Krujen, u them qe eshte ndryshe te kesh nje dite te tere dhe ta vizitosh me nje vendas. Ahh, pjesa ime e preferuar eshte rruga e mbrapme e kalase, pak e rrezikshme me kalldrem, me nje tunel te vogel rruges, dhe poshte nje krua dhe nje peme te madhe. Ky vend te jep nje pamje fantastike, dhe nje freskim qe duket si flori ne ditet e nxehta te veres.
__________________
I like people who shake other people up and make them feel uncomfortable. - Jim Morrison Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga krutonja : 08-10-08 nė 16:58. |
||
|
|
|