![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Vlora, parajsa e kėnaqėsisė dhe vendi pėr biznes |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Vlora, parajsa e kėnaqėsisė dhe vendi pėr biznes
Vleresimi:
(0 votes - average)
Tė lėvizėsh ėshtė mirė. Ndryshimi i ambientit stimulon pozitivitetin nė mendim, fillon tė ndihesh mirė duke u shkėputur nga monotonia e vendit ku jeton. Mendja lė pas pėrditshmėrinė, sytė ēlodhen duke kullotur nėpėr pamje qė i ke parė, por prapė se prapė duken tė reja. Shtėpitė dhe ndėrtesat parakalojnė tek xhami i makinės dhe fillon tė mendosh se si ndihen njerėzit qė banojnė aty, si jetojnė, me ēfarė merren, a janė tė kėnaqur me jetėn e tyre, gjithmonė duke projektuar vetveten tek ata.
Nė fakt, ne, qeniet njerėzore operojmė nė bazė steriotipesh tė krijuara pikėrisht nga pėrgjigjet e pyetjeve tė mėsipėrme. Pėr kėtė arsye mund tė ndodhė qė largimi nga habitati i zakonshėm tė mos jetė eksitues. Ka vende ku tė gjithė mezi presin tė shkojnė. Janė ato qė ne i quajmė ekzotike, dhe kryesisht vende qė tė ofrojnė det tė pastėr e tė thellė, palma, diell tė fortė, njerėz miqėsorė, restorante, kafene, qytetari, spontanitet, qetėsi dhe intimitet. Ndoshta habitati i zakonshėm nuk ia ofron dhe ia ndrydh secilit prej nesh tė gjitha kėto ndjenja, prandaj kėrkojmė tė arratisemi. Pėr tė gjitha kėto vende guidat turistike nuk hezitojnė aspak qė tė pėrdorim frazėn "perlė e turizmit dhe e kėnaqėsisė", pavarėsisht se pėr profesionistėt e tė shkruarit pėrdorimi i mbiemrave dhe superlativave tė tilla nuk kėshillohet. Zoti na ka dashur shumė, besoj, sepse ne shqiptarėve na ka falur njė pasuri tė kėtij lloji. Dhe nuk ndodhet larg. Perla e kėnaqėsisė dhe e turizmit nis nga mė pak se 200 kilometra larg nga Tirana, nė qytetin e Vlorės. Udhėtimi Parimisht pėr tė pėrshkruar njė distancė prej 200 km nuk duhet ndonjė mjet i veēantė transporti. Dua tė them se parimisht, pėr njė distancė tė tillė, nuk duhet ndonjė mjet me volum dhe fuqi tė madhe motorike qė tė ofrojė komoditet pėr distanca tė mėdha, sepse kjo nuk ėshtė njė distancė e madhe. Do tė thotė se nuk ėshtė i domosdoshėm Benz-i apo BMW-ja. Mjafton njė skuter 150cc-400cc. Megjithatė, ne ende nuk e kemi luksin pėr tė paguar pak pėr transportin. Kėtė luks nuk e ka pasur as Sulltan Mehmeti. Sipas historianit austriak Franc Barbinger, ai u nis tė nėnshtronte kryetarin e shqiptarėve, Skėnderbeun. Mori me vete shumė taborė. Ushtri e madhe me njerėz, kuaj, topa, gjeneralė e komando. Me pak fjalė, NATO-ja e vitit 1400 pas Krishtit, u nis tė nėnshtronte aleatin e kaurėve, Gjergj Kastriotin. U nis nga Stambolli, kaloi nėpėr Bullgarinė e sotme, shkoi nė Shkup dhe u ndal diku nga Dibra. Nuk u ndal se u lodh, por sepse vendi nė tė cilin do tė hynte nuk kishte rrugė dhe logjistika e NATO-s sė atyre viteve nuk mbėrrinte dot deri ne fushėn e Albanopolisit. Sulltani mori vendim: "Tė rehabilitohet politikisht gjenerali shqiptar i dėnuar pak kohė mė parė. Tė dėrgohet njė skuadėr jeniēere pėr tė ekzekutuar vendimin". Ata nxorėn patriotin tonė nga burgu dhe ky i fundit e ndihmoi sulltanin tė mbėrrinte nė Fushė-Krujė. Mehmeti u mėrzit shumė. Braktisi ushtrinė dhe mori me vete pėr nė Stamboll vetėm haremin dhe SealTeam-in. U mėrzit jo vetėm ngaqė nuk mundi Gjergjin, por pėr mė tepėr sepse besonte se kėtė tė fundit nuk e mundi dot, ngaqė nuk kishte rrugė dhe ai ishte lodhur tej mase nga udhėtimi, saqė kjo lodhje kishte ndikuar nė pėrpilimin e strategjisė qė do t'i garantonte nėnshtrimin e ēetės sė "diversantėve tė Gjergjit", - siē thoshte vetė sulltani. Marin Selimollari u mėrzit mė shumė se Sulltan Mehmeti. Natyrisht kushdo tjetėr do tė ishte nė njė mendje me pronarin e karrotrecit dhe nuk do ta justifikonte mėrzinė e Marinit, sepse tek e fundit, ai prishi vetėm njė amortizator, dy goma, dy koka zbarash dhe njė kokė paraleli, ndėrsa sulltani humbi ushtrinė. Por Marini ka versionin e vet: "Nuk kam as lekėt dhe as haremet e sulltanit". Vlora Stresi ėshtė armiku kryesor i njeriut. Bota e mjekėsisė harxhon pėr tė gjetur pilulėn antistres. Unė besoj se mjekėt pėrpiqen mė kot, sepse pilula antistres ėshtė prodhuar nga dora e Zotit. Ajo nis qė nga Narta pėr tė vazhduar, besoj, deri nė jug, nė Butrint. Rruga gjarpėron nėpėr fushė dhe kodra dhe rrezet e diellit tė pėrplasen nė fytyrė me faza njė herė po, njė herė jo, pėr shkak tė hijes qė bėjnė pemėt. Nė njė krah blertėsi e pafund. Vreshta rrushi, portokalle, limona, mandarina, ullinj tė mėdhenj dhe tė vegjėl, tė rinj dhe tė lashtė, shumė tė lashtė. Njerėzit punojnė, madje punojnė shumė. Ata janė edhe tė urtė. Doktori qėndroi kėtu nė verėn e 2005-ės dhe u foli pėr pėrfitimet e tyre nga zbatimi i programit tė tij. Ata nuk ia varėn, thua se nuk po fliste pėr lekėt e tyre, por shpėrthyen gati me ekstazė nė britmat "Sali Berisha! Sali Berisha!", sapo ky u tha: "Unė do tė vij prapė t'ju vizitoj ju kėtu". Duket qartė se ndihen mė mirė kur presin e pėrcjellin miq. Nė krahun tjetėr ka prapė vreshta, ullinj, agrume dhe pėr mė tepėr det. Ėshtė njė det shumė i pastėr, i kaltėr, si sytė e asaj bjondes. Ullinjtė vazhdojnė pėrgjatė kodrave, tek tė cilat, pavarėsisht pozicionit nė tė cilin ndodhesh, tė ofrojnė gjithmonė njė pamje tė detit. Kulmi i kodrave ėshtė krejt tjetėr gjė. Marini shprehu dėshirėn pėr tė ndėrtuar njė shtėpi aty. Normale! Gjithkush do tė dėshironte. Nė majė, syri skanon vreshtat e rrushit dhe tė ullinjve, qytetin me ndėrtesat e larta, detin qė duket sikur fillon tek parmakėt e oborrit, Sazanin dhe vėshtrimin e ndal vetėm pakėz mjegull, pasi pėrndryshe do tė pėrshėndesje me sy Papėn nė Vatikan. Ėshtė njė pozicion qė tė bėn tė ndihesh i pushtetshėm dhe realisht mund tė gabosh dhe tė thuash: "E ku ka pushtet Xhorxh Bushi para meje!". Vėrtet, besoj se kėtu mund tė gjejmė edhe shpjegimin pse vlonjatėt shquhen pėr respekt tė vetvetes. Dhe tė mendosh se kėto kodra janė tė paprekura, pra, nuk ka bėrė ende askush shtėpi nė to. Po sikur tė bėjnė?! Do tė jenė tė shumtė ata qė do tė mendojnė se janė presidentė tė planetit. Sidoqoftė, nė minimum shtėpia nė kėtė ambient tė garanton qetėsinė, intimitetin, pavarėsinė, shijimin e natyrės ashtu siē e ka krijuar Zoti pa ndėrhyrjen e dorės sė njeriut. Bulevardi nga Sheshi i Flamurit nė skelė nuk ka semafor. Ėshtė i gjerė dhe pėrballon trafikun e fundprillit, ndėrkohė qė nė tė dy krahėt e tij qė prej fillimit tė prillit qarkullojnė plazhistėt. Pallate tė reja, qendra biznesi, kafe ku ndalohet dhe ku nuk ndalohet duhani, restorante, disko,pub-e, dyqane tė tė gjitha llojeve, gjithēka qė mund tė ofrojė njė metropol. Hotelet janė tė panumėrta, kanė funksionuar pėrgjatė tė gjithė dimrit me turistė shqiptarė dhe tė huaj, ndėrkohė qė janė tė pritje tė fillimit tė sezonit tė plotė. Vendi ėshtė qartėsisht i pastėr. Duket se komuniteti dhe autoritetet kanė investuar nė mbajtjen pastėr tė vendit. Ka pak zhurmė, kryesisht makinash dhe pothuajse askush me pėrjashtim tė turistėve qė dallohen qė larg, nuk shėtit i paqėllimtė. Kamarierėt janė tė veshur mirė, komunikojnė qetė dhe duket se kanė pėrvojė nė punėn e tyre. Ushqimi ka pėr bazė peshkun e egėr tė detit, qė ėshtė traditė pėr kėtė qytet. Ndėrsa restorantet tė cilėt janė rritur nė numėr, janė duke investuar fuqishėm si nė punėsimin e kuzhinierėve profesionistė dhe fantazistė, ashtu edhe nė investimin pėr krijimin e njė imazhi sa mė tė mirė publik. Konkurrenca ka bėrė tė vetėn. Shoqėria dhe modelet Qytetaria e Vlorės ka vuajtur nė momente tė vona tė historisė sė vendit tonė nga ngjarje tė pakėndshme pėr ēdo qytetari. Megjithatė koha ka bėrė tė vetėn duke e sjellė shoqėrinė nė normalitet. Sot mund tė thuhet me bindje dhe pa frikė se nė kėtė qytet ka perėnduar koha e bandave dhe e tregtarėve tė mallrave tė ndaluar. Vendimi pėr tė ndaluar qarkullimin e skafeve i ka dhėnė efektet e tij, ndėrkohė qė si njė kamarier i thjeshtė, ashtu edhe njė biznesmen, kėmbėngulin nė akuzėn e tyre se kundėrshtimi i ligjit nuk ka ardhur aspak nga qytetarėt e Vlorės, por mė shumė nga mediat. Personazhet e botės sė paligjshme kanė humbur dhe nuk ndihen aspak. Nė sytė e opinionit publik vendin e tyre e kanė zėnė modele tė reja, modelet qė ekzistojnė nė tė gjithė botėn. Njerėzit e punės, profesionistė dhe specialistė nė punėn qė kanė marrė pėrsipėr. "Ata qė bėjnė atė punė qė kanė marrė pėrsipėr janė njerėz tė moralit", - thotė Ferdinand Ēobo, tregtar nė Vlorė. Historia e Nandit, siē e thėrrasin tė njohurit e tij, pėrbėn historinė e tė gjithė atyre qė sot pėrfaqėsojnė modelin e njė qytetari tė Vlorės dhe vetė kėtė qytet. Ferdinandi, 45 vjeē, ėshtė njė njeri qė nė fėmijėrinė e tij ėndėrronte tė merrej me hipizėm. Nė kushtet e atėhershme kėtė dėshirė qė e lidhte me sportin, e kanalizoi duke u aktivizuar me skuadrėn e basketbollit tė qytetit. Ka punuar qė nė fėmijėri duke ndihmuar nė riparimin e biēikletave nė dyqanin e babait tė tij. Nė 1990-ėn fillon tė merret me tregti. "Jo vetėm lekėt qė fitoja mė jepnin kėnaqėsi, por edhe fakti qė punėsoja njerėz dhe isha i dobishėm pėr tė tjerėt mė jepte kėnaqėsi", - thotė ai. Ēdo vit e nga pak ai fuqizohet gjithmonė duke mos iu frikur sfidave tė biznesit, duke shtuar listėn e aktiviteteve qė kryen kompania e tij e themeluar nė vitin 1990. Nė njė kohė kur vendi ynė ka notuar nė informalitet, Nandi tė vė ballė filozofinė e tij: "Nuk mund tė jesh biznesmen, nėse nuk paguan taksat. Mė mirė tė heqėsh dorė dhe tė punėsohesh diku. Pa taksa nuk ka shtet, pa shtet nuk punon dot asnjė biznesmen. Jam biznesmen i vogėl dhe nuk trembem nga fuqia e biznesit tė huaj. Ata po erdhėn, do tė punojnė me ne vendasit, do tė kėrkojnė njerėzit mė punėtorė nė vend". Nėse dikur dukej se filozofia e qytetit ishte shpenzimet e paqėllimta me tė ardhurat nga tregtitė e paligjshme, sot ėshtė filozofia e Nandit motori qė prodhon aksionin e qytetarėve tė Vlorės. Ėshtė filozofia e punės, e tregtisė dhe marrėveshjeve. Tė gjithė tė mirėpritur, tė gjithė tė hapur. Biznesi Pėrveē natyrės sė bukur, qyteti i Vlorės ka njė pozicion tė favorshėm gjeografik, nė funksion tė zhvillimit ekonomik jo vetėm tė vetvetes, por edhe tė vendit, madje edhe tė rajonit. Vlora ėshtė projektuar si porta hyrėse dhe dalėse e korridorit tė 8-tė paneuropian. Ajo ėshtė vetėm 70 kilometra lart jugut tė Italisė. Deti ėshtė i thellė. Ky fakt i jep asaj mundėsinė e krijimit tė njė porti tė aftė tė pėrpunojė anije tė tonazhit tė madh. Nė kėtė sens, duket se Vlora pėr nga rėndėsia portale, do t'i marrė njė pjesė tė tortės sė tregtisė portit mė tė madh nė vend, atij tė Durrėsit. Paralelisht nė kėtė vend ėshtė vendosur dhe po vazhdojnė punimet pėr ngritjen e Petroliferės. E testuar brenda nė qytet, rezistenca ndaj kėtij investimi ėshtė pothuajse zero. Paralelisht opinioni publik qytetar ėshtė nė pėrkrahje tė ēdo investimi nė qytetin e tyre, duke pėrkrahur idenė e njė qyteti me profil industrial. Ndėrkohė, parku energjetik i Shqipėrisė qė pritet tė realizohet shpejt, ndodhet shumė pranė Vlorės. Mungesa e rezistencės dhe mbėshtetja qė opinioni publik u bėn investimeve, janė testuar nga institucionet financiare, tė cilat kėtyre dy elementėve u kanė shtuar dhe mundėsitė gjeografike qė ofron ky qytet pėr biznes. Kjo ėshtė arsyeja qė nė kėtė vend janė tė pranishme tė gjitha bankat ndėrkombėtare qė operojnė nė tregun shqiptar. Ky ėshtė njė element tė cilin e gėzojnė pak qytete nė Shqipėri dhe pėrveē Vlorės, tė gjitha bankat bashkė gjenden nė Tiranė dhe nė Durrės. Tregues tjetėr i potencialeve ekonomike qė paraqet Vlora ėshtė tregu i pasurive tė paluajtshme. Nė Vlorė ēmimi i njė metri katror tokė varion nga 50 deri nė 150 euro. Kjo ėshtė njė vlerė qė gjendet vetėm nė Tiranė dhe nė Durrės. Po ashtu, kompanitė qė marrin pėrsipėr realizimin e ndėrtimeve nė marrėveshjet me pronarėt e trojeve ofrojnė midis 28-40%. Edhe kjo ėshtė njė vlerė qė gjendet vetėm nė kryeqytet, nė Tiranė. Ndėrsa ēmimi i blerjes sė apartamenteve ėshtė i njėjtė me vlerėn e shitjes sė tyre qė gjendet vetėm nė kryeqytet apo nė Durrės. Nė ndryshim nga qytetet e mėsipėrme, hapėsirat pėr shfrytėzim nė fushėn e pasurive tė patundshme janė akoma mė tė mėdha pasi ka hapėsira tė bollshme si pėr apartamente, vila dhe hotele, rezidenca, tė cilat pėr shkak tė detit ka shumė shanse tė shiten me ēmime tė kripura, krahasimisht me pjesėt e tjera tė vendit. Besoj se kėta janė faktorėt me anė tė tė cilėve mund tė shpjegosh praninė e shtuar tė individėve dhe agjencive imobiliare nga shtetet e veriut tė Evropės. Dy vjet mė parė, ndėrkohė qė po udhėtoja me njė francez pėrgjatė segmentit Durrės-Berat, ai vazhdimisht pyeste se sa kushtonte toka nė pjesė tė ndryshme tė rrugės. Pėrveē ēmimit, ai gjithmonė pyeste se sa larg nė vijė ajrore ndodhej toka nga bregu i detit. Pas ēdo pėrgjigjeje, madje edhe nė Berat tha: "Shumė afėr me detin". Kur mbėrritėm nė Berat, e pyeta mbi shkaqet e interesit tė tij. Ai tha: "Spanja u shit. Iku koha kur nė Spanjė mund tė ndėrtoje. Tani aty mund tė blesh vetėm vilėn e ndonjė gjermani apo francezi. Ėshtė koha pėr tė blerė tokė dhe pėr tė ndėrtuar vila nė Shqipėri. Deti ėshtė pranė. gazeta standard
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
Lexime: 95
|
|