Doli nga shtypi libri "Maqedonia Shqiptare",kundėrpėrgjigje ndaj Enciklopedisė Maqedonase
Vula e turpit dhe e barbarisė historiografike
Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėherė, vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė, kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe. " A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Enciklopedia maqedonase, qė trazoi njė rrėmet dhe turbullirė opinionesh nė Maqedoni dhe mė gjerė, nga pjesa mė e madhe e debatuesve tė saj thuajse u kuptua vetėm si njė rrufe e rėnė nga qielli i paqtuar, si njė aksident i trazuar nga ca mendje tė matufosura dhe tė robėruara qė kanė bėrė emėr si shkrues tė pėrhėnur tė kronikave mbi hanet e eklipsuara tė udhėve tė historisė; nė tė cilat udhė, ata, me moral tė zvetėnuar shkencor, kanė ngritur njė histori tė paqenė, tė shpėrfytyruar dhe duke bėrė rrėnojė historinė e tė tjerėve, kanė pėrvetėsuar paturpėsisht tėrė atė rrugėtim historik tė tė tjerėve, tė cilėn e gjejmė tė faktuar nė njė det tė pamasė veprash historike tė tė gjitha kohėrave.
Kjo sipėrmarrje ishte menduar qė tė jetė vepra e fundme e radhės, e cila i shkon gjer nė fund zhbėrjes sė faktit historik tė shqiptarėve kėtu dhe njėkohėsisht ishte e menduar tė dalė para lexuesve nė njė kohė qė do tė provonte edhe njėherė pėrgjumjen dhe anestezinė e ndėrgjegjes kombėtare dhe historike ndėr shqiptarėt aktualisht. Dollia konsensuale qė u ngrit nė orėt e para mes autorėve dhe cerberėve tė eklipseve historike shqiptare, u pėrballė pastaj me zemėratėn e opinionit shqiptar tė esėlluar, si njė fakt qė dėshmoi se dollibashėt e kishin gabuar kohėn e konstatimit tė vdekjes totale nė vuajtje dhe nė heshtje tė ndėrgjegjes kombėtare shqiptare . Ata mbase kishin hamendėsuar se poshtėrimi i radhės i bėrė me kėtė enciklopedi, nga tė ardhurit nga mali do tė shpallej prapė si njė pajtim historik, sikundėr u prit poshtėrimi i gjuhės nė Kushtetutė. Por, ishte reagimi i njėzėshėm dhe i pėrshqiptarshėm qė e pėrgėnjeshtroi kėtė hesap dhe kalendar tė lajthitur tė autorėve tė enciklopedisė.
Ndėrkaq, ndanė kėtyre reagimeve tė pėrshqiptarshme, u imponuan zėshėm, si ca herė gjer mė tash, edhe ca bufatori melankolike tė hanxhinjve tė tavernave shkencore, qė paraprakisht, tok me autorėt e kėsaj zezone, kishin ecur tinėzisht dhe maje-gishtash mbi punėn rrėnuese tė enciklopedistėve. Dhe, nga errėtira ku i kishin sosur kėto pazare kobheshtura, ky rrėmet i trazoi tė dalin vetėm pėr ca kohė nė bregun e shpėtimit, ku kėta parathėnės pėrfitues kėrkonin qė edhe njėherė tė shfaqin rishkėlqimin mashtrues si apologjet tė tė vėrtetave historike, tė cilat nuk shkojnė mė larg se hyrja nė vath dhe nė pazar tė ri nė kėtė intrigė tė vazhduar.
Ndėrgjegjefjeturit e kobeve tė heshtura qė hiqen si dijetarė legjitim tė shqiptarėve, zhvendosen gjithė kėtė reagim nė njė banalizim dhe amnestim tė kėtij projekti si veprim rastėsor i njė akademiku dhe ca njerėzve rrotull tij. Pas mehjes sė tė buēiturave tė tyre, fajbėrėsit tinėzar bėnė qė gjithė ky ortek reagimesh tė mbarojė me njė paqtim dhe me ca korrigjime dhe eufemi semantike tė poshtėrimeve dhe shkretnimeve, qė i kishte bėrė botimi i kėsaj enciklopedie. Ata u kujdesėn qė ky pakt i brishtė mendjelehtėsie i kėsaj intrige historike maqedonase, nga tė poshtėruarit e pėrhershėm tė pėrshpallej si njė ngadhėnjim mbi mendjekrisjen e molepsur akademike tė autorėve tė kėsaj enciklopedie.
Dhe ky ngadhėnjim doli fare e kuptuar se ėshtė ndreqje e poshtėrimit nga tė tjerėt me vetėposhtėrimin pėr hir tė tjerėve, duke u bėrė bashkautorė tė vullnetshėm dhe legjitim tė fajėsisė si njė recidiv fatal me shtrat tė thelluar nė mendėsinė e tyre tė vetėskllavėsisė sė pėlqyer tė orkestruar tinėzisht nė Olimpin e pazareve shkencore pėr ta vazhduar mė tej intrigėn.
Dalja nga eklipsi
Njė pjesė e ndriēuar e opinionit publik shqiptar, qė kishte njė perceptim tė esėlluar mbi kėtė ndodhi qė ishte pjellė e ligė e njė trajektoreje tė pashkėputur mbi njė gjysmėshekulli tė autorėve qė e kishin ngritur kėtė historiografi mbi themele tė shtrembėruara, doli mė e prerė nė qėndrimet e tyre, se ēfarė pėrgjigjeje meritore duhej dhėnė njė enciklopedie tė kėtillė tė nxirė me falsifikime, shkretnime, poshtėrime dhe zhbėrje tė epokave, tė hartave, tė personaliteteve dhe tė ndodhive historike qė i kanė dhėnė emėr dhe prani popullit tonė nė kėtė vend.
Duke injoruar paktin e intrigės sė vazhduar, qė trumbetohet si zgjidhje civilizuese dhe konsensuale ndėrmjet rrufjanėve tė tė poshtėruarve dhe mesėsve tė poshtėruesve , mori mbėshtetje nisja pėr tė dalė me njė kundėrpėrgjigje mendjepeshuese mė efektive dhe mė pėrmbajtjesore ndaj njė stive tė molepsur tė 300 zėrave qė poshtėrojnė shqiptarėt dhe historinė e tyre nė kėtė enciklopedi .
Kjo vepėr nė dy vėllime, vėllimin e parė tė sė cilės tashmė e keni nė dorė, ndjek dhe zhbiron udhėn mbi gjysmėshekullore tė shkrimeve historiografike tė kėsaj lagjeje historianėsh, tė cilėt biografinė e tyre shkencore e kanė ngritur mbi njė stivė shtrembėrimesh, fyerjesh dhe mohimesh tė historisė sonė, dhe me kėtė po ashtu kanė ngritur biografinė kėrkimore tė njė institucioni qė tash e zbulon realisht dhe mė keqazi faqen e zezė tė saj tė njohur.
Ne, me kėto dy vėllime, pėrmes faktesh mbi historinė tonė tė shkruar nga autorė emblematikė, tė huaj dhe shqiptarė, tė cilėt i kanė dhėnė denjėsi kuptimplote dijes sė historisė, kemi bėrė pėrpjekje tė pėrvujtun qė tė japim njė pamje mė tė qartė mbi shtyllat e historisė sonė kombėtare, tė cilat i ka goditur vazhdimisht dhe ėshtė pėrpjekur ti rrėnojė pėrfare optika e ideologjizuar bizarisht e historiografisė maqedonase, nga fillimet e ngritjes sė saj dhe gjer mė tash.
Ne prandaj nuk e quajtėm tė denjė tė bėjmė polemikė pėr ndreqje tė shtrembėrimeve nė zėrat e enciklopedisė, sepse historia e popullit tė autorėve tė Enciklopedie maqedonase ėshtė faktuar si e paqenė nė ato rrjedha dhe procese historike nė kėtė vend. Do tė ishte e gabuar fare tė hyhej nė njė polemikė me tė paqenėt nė ato kohėra . Duke njohur faktin se, gjithė ky mal shtrembėrimesh, falsifikimesh dhe poshtėrimesh ndaj historisė sonė ėshtė ngritur jo nga realiteti historik, por nga heshtja e dhunshme e historiografisė sonė mė se gjysmėshekulli dhe nė njė fare dore edhe nga heshtja e turpshme e njė pjese tė saj sot, ne menduam qė kėto vėllime ti japin pėrgjigje gjithė kėsaj kohe tė heshtur nė raport me agresionin qė shkrimet historike tė kėsaj lagjeje akademikėsh maqedonas ia kanė bėrė historisė dhe historiografisė sonė.
Nė fakt, nė kėto dy vėllime, pėrmes shkrimeve qė ruajnė denjėsisht rrafshin e trajtimit tė njėmendshėm shkencor dhe etikės akademike, jepet pėrgjigjja e parė, deri tash e munguar e historiografisė shqiptare ndaj kėtyre shtrembėrimeve, trillimeve tė historiografisė maqedonase. Njohėsit e vėmendshėm tė trajektores sė deritashme tė historiografisė maqedonase e kanė shumė lehtė ta ēkodizojnė burimin e frymėzimit tė pėrhershėm tė kėsaj historiografie qė nga fillimet e saj dhe gjer mė sot. Ajo ėshtė ngritur nė linjat e historiografisė tė ca qarqeve serbe dhe mbi projektet e tyre kundėr shqiptarėve. Nė 50 vjetorin e deritashėm tė ekzistimit tė saj, kjo historiografi ka zhbėrė historinė e shqiptarėve nė ato shtylla tek tė cilat ka qenė e pėrqendruar kundėr shqiptarėve edhe historiografia serbe. Le tė krahasohet mė kėtė rast, ku nisi Ēubrilloviqi dhe ku kanė shkuar pėrtej tij, nė vijimėsi konstante historianėt maqedonas dhe politika shtetėrore maqedonase nga viti 1945 e gjer mė sot, nė zhbėrjen e pykės shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore:
Nga harta e bashkėngjitur del e qartė se cilat rajone duhet tė pastrohen. Ato janė: Dibra e Epėrme, Pollogu i Poshtėm, Pollogu i Epėrm, Malet e Sharrit... Midis kėtyre rajoneve, qė pėrbėjnė tė gjithė bashkė pykėn shqiptare, mė tė rėndėsishmit pėr ne tani janė: ...Dibra e Epėrme dhe dy Pologėt nė jug dhe Malet e Sharrit. Kėto janė zona kufitare qė duhet tė pastrohen nga shqiptarėt me ēdo ēmim. Kolonizimi i Pollogut (i Epėrm dhe i Poshtėm) dhe i Dibrės me kėta paupers (varfanjakė), si dhe dhėnia e kullotave atyre dhe jo shqiptarėve, do t'i bėjė ata qė ta ndjejnė se ky ėshtė shteti i tyre dhe do t'i mbrojnė kufijtė e tij...
...Pėrveē atyre, kolonizimi nė jug tė Maleve tė Sharrit dhe tė Malit tė Zi tė Shkupit mund tė bėhet me serbė nga Vranja, Leskovci, Piroti dhe Blasenica, sidomos me ata qė janė nga fshatrat malore pasive. E pėrsėrisim se dinarikėt nuk do tė lejohen tė shtrihen nė jug tė vijės sė formuar nga Mali i Zi i Shkupit dhe Malet e Sharrit...
...Nuk ka dyshim se institucionet tona mė tė larta shkencore kanė filluar tė humbasin prestigjin e tyre tė dikurshėm. Shkaku kryesor pėr kėtė ėshtė se universiteti dhe Akadamia e Shkencave po largohen gjithnjė e mė shumė nga jeta reale dhe janė duke neglizhuar detyrėn Themelore qė kanė ata nė njė vend relativisht tė prapambetur si ky i yni, duke hapur rrugėn pėr zbatimin e realizimeve shkencore tė shekullit XX-tė. Nė radhė tė parė, Akademia Mbretėrore Serbe e Shkencave e Beogradit duhet tė marrė iniciativėn tė organizojė njė studim tėrėsor shkencor pėr tė gjithė problemin e kolonizimit tė vendit...
Vėllimi i dytė i pėrgatitur nga ne, e pėrfshin nė detaje kundėrpėrgjigjen ndaj projektit tė vazhduar tė Ēubrilloviqit nė trajtimet historiografike tė autorėve maqedonas dhe pėrkimet e plota ose eufemike tė trajtimeve tė tyre dhe politikės shtetėrore maqedonase me kėtė projekt historikisht zėkeq.
E gjithė historiografia maqedonase, mjerisht pa ndonjė zė tė veēuar, ka kryer misionin e eklipsit total tė Maqedonive etnografike brenda Maqedonisė dhe me kėtė dhe tė Maqedonisė shqiptare. Dy vėllimet e para, duke filluar nga pėrmendja e parė saj nė Gjeografinė e C.Ptolomeut dhe nė njė sėrė fjalorėsh enciklopedikė, tė librave tė gjeografisė evropiane, tė pėrmendur me emra tė ndryshėm dhe mė tė shpeshtė si Maqedoni Ilirike, e qesin nga eklipsi historik shtrirjen gjeografike dhe etnografike tė Maqedonisė shqiptare, si djep i lashtėrishėm i autoktonisė sė shqiptarėve nė tė, dhe njėherėsh si djep i formimit tė unicitetit kombėtar, tė kulturės dhe tė gjuhės sė shqiptarėve.
Tetovė, nėntor 2009
Nijazi MUHAMEDI
Bardhyl ZAIMI
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA
Menjat flamur Perėndia
Me dorė t'vet e ka shkru
Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia
Kush e prek,qoftė mallku...!
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks