Partitė politike shqiptare, ekspertėt dhe analistėt politik kanė qasje tejet kritike lidhur me diskriminimin nė sferat dhe shtyllat kryesore tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Maqedoni. Pas tetė viteve, shqiptarėt akoma nuk gėzojnė tė drejtėn e pėrdorimit tė garantuar dhe tė avancuar tė simboleve kombėtare dhe gjuhės sė tyre amtare.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisė si njė nga organet mė tė larta shtetėrore ka kontestuar edhe atė ligj diskriminues pėr simbolet kombėtare, i cili parashikonte pėrdorimin e simbolit kombėtar aty ku shqiptarėt janė mbi 50 pėr qind. Ndėrsa, pėrdorimi i gjuhėve nė bazė tė njė ligji tė miratuar pėr "gjuhėt", ku nuk potencohet gjuha shqipe, por si "gjuha e popullsisė qė ka mbi 20 pėr qind", akoma nuk ka gjetur pėrdorimin praktik dhe nė nivele institucionale.
Partia shqiptare nė pushtet BDI, kėto dy ēėshtje i sheh tė rregulluara dhe qė nuk paraqesin problem pėr ta apo pėr shqiptarėt. Ndėrsa nga ana tjetėr, PDSH insiston qė tė miratohen ligje tė reja qė plotėsojnė tė drejtat themelore tė shqiptarėve, as mė shumė sesa serbėt qė gėzojnė tė drejtat e tyre tė pėrdorimit tė simboleve kombėtare apo gjuhės sė tyre nė territorin e Kosovės, edhe atė si njė popull rreth 8 pėr qind nga popullsia e pėrgjithshme shqiptare.
Kontradiktat mes PDSH dhe BDI
"Dy ligjet kryesore i kemi miratuar sa i pėrket pėrdorimit tė gjuhės dhe simboleve kombėtare. Ne nuk kemi patur deri tash ankesa nga askush pėr kėto dy ēėshtje dhe nuk kemi patur edhe vėrejtje konform ligjit qė ėshtė miratuar", ka theksuar deputeti i BDI-sė, Tahir Hani. Sipas tij, edhe pse ėshtė abroguar nga Gjykata Kushtetuese, ligji pėr pėrdorimin e simboleve, prapė se prapė sipas tij, nuk ka ankesa se ėshtė penguar pėrdorimi i simboleve kombėtare. "Ėshtė ēėshtje tjetėr ajo qė ne nuk jemi aq kėmbėngulės nė nivele tė ndryshme institucionale qė tė kėmbėngulim e them edhe njėherė pėr kėto dy gjėra tė lartpėrmendura", ka theksuar Hani.
Por nga ana tjetėr, nėnkryetari i PDSH-sė, Iljaz Halimi ka theksuar pėr agjencinė e lajmeve INA se kėto dy ligje qė janė miratuar nuk janė aspak nė favor tė shqiptarėve. "Ligji i pėrdorimit tė simboleve kombėtare i vė nė pozitė tė pabarabartė shqiptarėt, pasi qė pėrdorimi parashihet aty ku jeton 50 pėr qind e popullsisė shqiptare. Kėshtu qė 150 mijė shqiptarė ngelen pa tė drejtėn pėr pėrdorim tė flamurit, sepse nuk pėrfillet 20 pėr qindėshi sipas kushtetutės", ka theksuar Iljaz Halimi. Duke folur pėr pėrdorimin e gjuhės, nėnkryetari i PDSHsėka theksuar se gjuha shqipe nuk gjen aspak pėrdorim tė saj as mė
shumė se sa ishte pėrdorur para se ta sillnin ate ligj. "Edhe pse Ali Ahmeti krenohet me bashkėpartiakėt e tij pėr kėtė punė, ligji pėr gjuhėn ėshtė tejet diskriminues pėr shqiptarėt, nuk i mundėson ministrit shqiptar tė flas nė gjuhėn e tij, nuk lejon udhėheqja e Parlamentit tė bėhet nė shqip. Ajo qė ėshtė mė skandaloze kur njė ministėr shqiptar pritet me gjuhėn maqedonase nga ministrat e BDIsė dhe kjo flet sė fundi nga vizita e ministrit kosovar nė Shkup", ka theksuar Halimi, duke shtuar se kėto janė ligje tmerrėsisht diskriminuese, qė duhet tė revidohen dhe tė miratohen ligje tė reja.
Ekspertėt konfirmojnė diskriminimin
Eksperti i ēėshtjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar se pėr zyrtarizimin e gjuhės qė ėshtė miratuar paraqiten dy pengesa dhe ato janė politike dhe juridike. "Ligjin qė e solli Parlamenti nuk ėshtė gjithėpėrfshirės pėr zbatimin e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare nė nivel tė shtetit konform Marrėveshjes sė Ohrit dhe Kushtetutės. Edhe nė ato organe ku duhet tė gjejė zbatim, nuk ka asgjė dhe nuk ka zbatim tė tėrėsishėm. Qeveria ėshtė pėrgjegjėse pėr krijimin e kushteve. Ligji nė fjalė patjetėr tė plotėsohet dhe nė mėnyrė shprehimore tė sigurohet zbatimi i gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare. Pėr kėtė ēėshtje ka kėrkesė dhe vėrejtje prej strukturave relevante tė Evropės dhe BE-sė", ka deklaruar ligjėruesi universitar, prof.dr. Osman Kadriu. Ai ka shfaqur kritika edhe rreth ligjit tė pėrdorimit tė simboleve kombėtare.
"Ngel detyrė dhe pėrgjegjėsi pėr subjektet politike shqiptare tė angazhohen me njė seriozitet tė duhur , kompetencė dhe pėrgjegjėsi qė ēėshtja e simboleve dhe flamurit sė shpejti tė rregullohen dhe garantohen me Ligj konform Marrėveshjes sė Ohrit dhe Kushtetutės sė vendit", ka theksuar eksperti i ēėshtjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu.
Edhe pas abrogimit tė Ligjit pėr pėrdorimin e simboleve kombėtare nga Gjykata Kushtetuese, shumica e institucioneve komunale qė drejtohen nga shqiptarėt nuk kanė respektuar vendimin e gjykatės. (INA)
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA
Menjat flamur Perėndia
Me dorė t'vet e ka shkru
Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia
Kush e prek,qoftė mallku...!
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks