Duke shfaqur rezultatet 1 nga 5 e 5

Temė: Gjirokastėr, 215 mijė lekė nė muaj pėr tė ruajtur flamurin shqiptar

  1. #1
    VIP Avatari i Jeta
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    28
    Postime
    1,171
    Rrespekti
    37

    Gabim Gjirokastėr, 215 mijė lekė nė muaj pėr tė ruajtur flamurin shqiptar

    Ngrihej ēdo mėngjes dhe hidhte sytė nė qytet, por nuk shihte asnjė flamur shqiptar tė valėvitej. Sytė pėrballeshin vetėm me flamurin e shtetit fqinj, i cili ngrihej nė ndėrtesėn e konsullatės greke. Konsullata, me kėrkesėn e palės greke, vite mė parė, ėshtė ngritur nė qendėr tė qytetit. Tajarin nuk e dėshpėronte prania e kėtij flamuri. Ėshtė normal, thoshte ai. Flamuri i tyre valėvitet nė godinėn ku ata kanė konsullatėn. Dhe kjo ėshtė gjė e mirė. Po pse tė mos ketė dhe njė flamur shqiptar nė njė vend tė dukshėm. Kjo e mundonte shumė. Ndaj njė ditė, profesori i gjimnazit tė Gjirokastrės, Tajar Kokalari, mori njė flamur shqiptar kuq e zi, me shqiponjėn dykrerėshe, dhe e vendosi nė cep tė ēatisė sė lokalit tė tij, njė tip kafeneje, ngritur pėrballė konsullatės greke. Disa ditė ishte lumturuar duke parė pėrditė kėtė flamur tė valėvitej, krahas flamurit bardh e blu. Por njė ditė gjithēka ishte pėrmbysur. Herėt nė mėngjes ai vjen tė hap lokalin, por nuk i bėri dora tė fuste ēelėsin nė bravėn e derės. I mungonte simboli i kombit tė vet. Flamurin e tij tė dashur, jo vetėm qė ia kishin hequr nga vendi ku valėvitej, por e kishin hedhur nė pėrrua.



    Tajar Kokalari, ky burrė i fortė rreth tė shtatėdhjetave, mėsues nė vite dhe njeri qė i dhimbset ky vend, interesat e tij, njeri qė ndjen dhimbje pėr tė gjallė e tė rėnė tė kėtij kombi, atė ditė pėsoi njė trishtim tė madh. U ul buzė trotuarit, vuri tė dy duart mbi ballė dhe e lėshoi kokėn mbi to, sikur qafa tė mos kishte mė fuqi ta mbante kokėn sipėr vetes. Qėndroi ashtu disa ēaste, i pėrhumbur e zhytur nė mendimet e veta. Kushedi sa kohė do tė kishte qėndruar nė atė pozicion, sikur tė mos i afrohej i vėllai, Nuri Kokalari, i cili vuri re shqetėsimin dhe e pyeti me merakun e vėllait, se ēfarė kishte qė nuk po hapte lokalin. Tajari u shkund sikur tė zgjohej nga ndonjė gjumė i thellė dhe me sy tė pėrlotur i thotė tė vėllait se i kishin hequr flamurin. Nuriu e kishte venė re mungesėn e simbolit kuq e zi, por pėr ta qetėsuar Tajarin i thotė:



    - Mos u mėrzit, ore vėlla, se gjejmė njė flamur tjetėr dhe e vendosim prapė kėtu.

    - Mirė, po e vendosim prapė, po kush e ruan? Flamurin grek e ruan polici shqiptar, por flamurin shqiptar kush e ruan? Ata e ruajnė nga shqiptarėt mos e heqin, gjė qė nuk bėn vaki. Po ne kush na e ruan flamurin nga grekėt, apo ata qė janė kokė e kėmbė nė shėrbim tė tyre? Nuk them, nė Shqipėri jemi, mes shqiptarėve jetojmė, por paska prej tyre qė nuk e duan Shqipėrinė. Puna ėshtė ta gjejmė se cili ėshtė ai qen bir qeni qė ka hequr flamurin. Pėrse tėrė kjo armiqėsi? Ne duam tė jetojmė nė paqe, nė harmoni, por pa prekur njėri tjetrin nė interesat kombėtare.



    - Nuk ėshtė nevoja ta ruajmė. Ne jemi nė vendin tonė, - shton Nuriu.

    - Po tė ishim nė vendin tonė, pėrse na hiqet flamuri? Dhe u ngrit rrėmbimthi, ftoi tė vėllanė pėr ta ndihmuar dhe po vėshtronin pėr rreth, mos gjenin ndonjė gjurmė. Pas rreth njė ore e gjejnė tė hedhur nė njė pėrrua, aty pranė dhe u hidhėruan edhe mė shumė. E mori flamurin nė dorė, e puthi dhe vuri re se ishte dėmtuar.



    - Do ta rivendosim, por do tė marrim masa pėr ta ruajtur, - tha ai, pa e parė tė vėllanė nė sy. Hapi lokalin dhe nė ēast dhjet vet qė prisnin nė kėmbė dhe shihnin hutimin e pronarėve, u futėn brenda. Atė ditė nė qendėr tė bisedės ishte flamuri. Tajari u kėrkonte ndihmė pėr tė financuar nė ruajtjen e flamurit. Dikush nga tė pranishmit habitej me kėtė kėrkesė, ndonjė tjetėr i jepte tė drejtė, pasi sipas tij, ka shumė njerėz qė nuk e duan vatanin, qė u shėrbejnė tė huajve. Njerėzit shtoheshin njė e nga e njė dhe pas dy ore lokali nuk kishte mė vend pėr t’u ulur. Ranė dakord, kush 5000 lekė nė muaj, kush 3000 lekė, Tajari 100.000 lekė dhe mundėn tė grumbullonin 215 mijė lekė. U vendos qė kjo shumė do tė paguhej nga tė gjithė pėr ēdo muaj, pasi do tė paguanin njė person, i cili do tė pėrgjigjej pėr ruajtjen e flamurit. Tajari u tha se do tė vazhdonin tė kėrkonin ndihma edhe nga tė tjerė dhe po u gjetėn mė shumė burime, kuota mujore do tė pakėsohej, sidomos pėr ata tė moshuar qė i hiqnin nga pensioni i vogėl qė marrin nė muaj.
    Sikur te ishte cdo njeri-njeri, do te zvogelohej shume numri i bagetive...!
    ®®€ъ€Li©ą°

  2. #2
    I perjashtuar Avatari i prodigious
    Anėtarėsuar
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirana
    Mosha
    27
    Postime
    841
    Rrespekti
    39

    Gabim

    Si me qen mbesa e Kadarese e ke shkrujt kete artikull. ))
    Te jetosh me limite kur je pjese e nje egzistence qe nuk ka fund, eshte vertete per te ardhur keq. Sinqerisht nuk e kuptoj perse disa njerez jane te lumtur. Por perfundimisht mendoj se lumturia eshte injorance sepse vetem injoranca ju ben te mendoni se inegzistenca egziston...

    Always remember that you are connected to all you see and know.


    Dont judge me based on your ignorance.

  3. #3
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    29
    Postime
    3,428
    Rrespekti
    66

    Gabim

    Shume e trishte, e dhimbshme, autori/ja ?
    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  4. #4
    Anėtar i Respektuar Avatari i sabah
    Anėtarėsuar
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Neper Shqiperi
    Mosha
    27
    Postime
    1,093
    Rrespekti
    44

    Gabim

    Ska ofendim me te madh se te hiqet flamuri shqiptar dhe ai grek te valvitet brenda kufijve te republikes se shqiperise.Njerez qe kryejne veprime te tilla si hajdute naten jane te lehte ne gjykimin e tyre,por provokimi i tyre eshte shume i madh ne ndjenjat tona.Keto lloj kafshesh po te kapen duhen lincuar.
    Ėshtė kėnaqėsi dhe nder tė vdesėsh pėr atdhe! Edhe mė kėnaqėsi ėshtė tė jetosh pėr tė.
    Horaci


  5. #5
    Ado
    Ado nuk ėshtė nė linjė
    FISEBILIL-LAH Avatari i Ado
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Prishtinė/Republic Of Kosova...
    Mosha
    23
    Postime
    3,002
    Rrespekti
    122

    Gabim

    jo shane turkun ju qe e keni me kilometra larg , e greku nvend tjuajin spo jau len flamurin a tmdhej jeni ju shum trima uhuhuh
    Qur'an Is Not A Book Of SCIENCE. It's a Book Of SIGNS.

    All-llahu Ekber .
    La ilahe il-Allah.

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tema Tė Njėjta

  1. Reagon Bleona: Do dal me flamurin shqiptar nė skenė
    By BoOoMBaStiCk in forum Te fundit nga Bota e Spektaklit
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-07-11, 15:15
  2. Presidenti, rritje page 5 mijė lekė
    By eGo0sTyle in forum Aktualiteti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-07-11, 13:24
  3. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-06-11, 07:29
  4. Ndihma ekonomike, 6340 leke ne muaj
    By evi3 in forum Ekonomi & Biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-09, 05:03
  5. Bollano, njė vit burg dhe 500 mijė lekė gjobė
    By Bilderberg in forum Aktualiteti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-09, 19:58

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  
Single Sign On provided by vBSSO

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163