Duke shfaqur rezultatet 1 nga 3 e 3

Temė: Doni tė na njihni!

  1. #1
    VIP Avatari i *deliza*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    ,,In your dreams making you happy'' :)
    Mosha
    22
    Postime
    3,823
    Rrespekti
    261

    Gabim Doni tė na njihni!

    Doni tė na njihni!


    Kim MEHMETI

    Shqiptarėt e Maqedonisė janė si fėmija qė ka prindėr tė ndarė e i cili fėmijė bėn ēmos qė mos ta humbė as dashurinė e nėnės - Shqipėrisė, as atė tė babit - Kosovės. Por njėkohėsisht duke u kujdesur tė jetė i respektuar nė familjen multietnike shtetėrore tė Maqedonisė, ku ka bashkuar me tė tjerėt pronėn e trashėguar nga prindėrit e vet. Duke qenė i tillė, duke u pėrpėlitur mes dėshirės qė prindėrit tė mos e harrojnė dhe duke u orvatur qė bashkėshtetasit me tė cilėt bashkėjeton tė mos e pėrbuzin, ashtu siē ndodh nė kėtė Ballkan me fėmijėn e ndarė nga prindėrit, shqiptarėt e kėtushėm shpesh vuajnė mallin pėr prindėrit dhe duan ta dinė se ē‘mendon pėr ta mėmėdhe Shqipėria dhe atdhe Kosova. Dhe kuptohet, nuk ndjehen mirė kur Tirana e Prishtina dėgjojnė vetėm vajin e tyre, kur Shqipėria e Kosova interesohen pėr ta vetėm kur ndodh ndonjė Brodec ku vriten dhe burgosen shqiptarė tė pafajshėm, apo kur botohet ndonjė Enciklopedi ku pėrbuzet ēdo gjė shqiptare.
    Andaj, pėr shqiptarėt e Maqedonisė mund tė thuhet se ata janė njė pjesė e popullit tonė, qė bėn ēmos ta mbrojė vetveten nė shtetin ku jeton, e ku jo rrallėherė pėrballet me urrejtjen e qendrave sllave, dhe njėkohėsisht mundohet t‘ia dalė nė krye me mendjemadhėsinė e Prishtinės qė mendon se shqiptarėt e kėtushėm janė njė grup vajtuesish qė nuk dinė t‘i dalin zot vetvetes dhe arrogancės sė Tiranės, e cila mendon se matanė Qafė-Thanės jeton pjesa injorante e popullit shqiptar, ajo pjesė e kombit qė nuk di tė lexojė kalendarin e shekullit tė ri.

    Cili ėshtė portreti i vėrtetė i shqiptarėve tė Maqedonisė?

    Mbase ai portret ėshtė i njėjtė me atė tė shqiptarėve nė hapėsirat e tjera ku jeton populli ynė. Pra, edhe shqiptarėt e kėtushėm janė nevrikė, njėsoj si ata tė Shqipėrisė, e tė cilėt kur vozisin, njėsoj i nevrikos edhe rruga monotone pa kthesa, si edhe ajo qė ngjitet maleve e tė bėn tė ndjehesh thuajse tė sillesh rreth vetvetes. Shqiptarėt e kėtushėm, njėsoj si ata tė Shqipėrisė, xhindosen kur ua shan liderin e adhuruar partiak, thuajse ua ke sharė mamanė. Por, kur bėhet fjalė pėr pėrcaktimet partiake, pėrpos liderin e tyre tė dashur vendor, ata kanė edhe nga njė tė adhuruar nė Tiranė e Prishtinė. Andaj, nėse u ka ftuar nė drekė ndonjė shqiptar i kėtushėm, para se tė uleni tė drekoni, informohuni mirė se cili ėshtė i preferuari i tij, Berisha apo Rama, Hashim Thaēi apo Ramush Hajredinaj, sepse mund tė ndodhė ta paguani drekėn vetė nėse do ofendoni liderin e dashur tė tij nė Tiranė apo Prishtinė. Pra, duhet tė mbani llogari se shqiptari i kėtushėm jeton nė trininė e vet partiake dhe ka edhe partinė e vet tė preferuar nė dy shtetet shqiptare. Kėshtu qė shqiptari i Maqedonisė, me tė njėjtėn zjarrmi pėrjeton zgjedhjet e kėtushme dhe ato qė mbahen nė Prishtinė e Tiranė dhe shpeshherė, i mllefosur nga parregullsitė zgjedhore qė ndodhin atje dhe kėtu, ngushėllohet me atė se edhe kėto parregullsi vetėm dėshmojnė sa jemi tė njėjtė, se ēdokund ku votojnė shqiptarėt, vlen i njėjti rregull: nuk janė tė rėndėsishėm votuesit, por numėruesit e votave.

    Dhe shqiptarėt e Maqedonisė mburren me kėtė trini partiake qė u ka rėnė nė hise ta jetojnė. Por mbi tė gjitha ata mburren me trininė religjioze qė ka populli i tyre. Andaj ata i ofendon rėndė kur debatues tė ndryshėm nga Tiranė, shqiptarėt e kėtushėm i shohin si njerėz qė edhe kokėn e kanė nė formė tė minares sė xhamive. I ofendon kjo, sepse ata e duan fenė myslimane qė dominon te shqiptarėt e kėtushėm, por ata mburrshėm e bartin nė qenien e vet edhe ylberin trengjyrėsh tė religjioneve qė ka populli i tyre. Duke qenė tė tillė, ata e dinė pse nuk u pėlqen shtėpia pėrkujtimore qė qeveria e kėtushme ia ndėrtoi shenjtores Nėnė Tereza, e tė cilėn shtėpi disa nė Tiranė e marrin si shenjė nderimi tė shtetit maqedonas ndaj shenjtores sonė.

    Ata pra e dinė pse ky shtet nuk e rindėrtoi shtėpinė e lindjes sė Nėnė Terezės mbi themelet ku ajo ka qenė, por e zhvendosi atje ku dikur ka qėndruar kisha katolike ku Gonxhja e re i ishte pėrkulur Zotit. Pra shqiptarėt e kėtushėm e dinė se shtėpia pėrkujtimore e shenjtores sonė u ndėrtua aty ku ndodhet tani, vetėm qė Shkupit t‘i shlyhen tė gjitha shenjat e shqiptarisė, vetėm qė pėrnjėherė tė shlyhen tri shenja shqiptare tė kryeqendrės sė sotme tė Maqedonisė, tė humben gjurmėt pėr prezencėn e madhe tė dikurshme tė komunitetit katolik shqiptar, tė cilėt, nė vitet ‘60 tė shekullit tė shkuar, u davaritėn nė Kroaci dhe atje humbėn ēdo gjė tė vetėn etnike. Njėsoj siē humbėn ēdo gjė tė vetėn edhe qindra mijėra shqiptarė myslimanė qė braktisėn vendlindjen dhe u shpėrngulėn nė Turqi, siē humbėn gjuhėn dhe pėrkatėsinė etnike edhe ortodoksėt shqiptarė nga Reka e Epėrme nė afėrsi tė Dibrės. Pra, shqiptarėt e Maqedonisė u vunė nė mbrojtje tė shtėpisė sė Nėnė Terezės dhe kishės ku ajo ishte lutur, njėsoj sa edhe tė Burmali Xhamisė, sepse e dinė se trinia religjioze ėshtė begatia pėr tė cilėn tė gjithė ia kanė zili.

    Por dėnesja e shqiptarėve tė kėtushėm pėr atė qė u bė me shtėpinė e Nėnė Terezės dhe pronės sė shqiptarėve tė kėtushėm, thuajse nuk u dėgjua nė Tiranė e Prishtinė. Njėsoj siē nuk dėgjohet as zėri i tyre kur thonė se tė kėqijat qė i ndodhin Shqipėrisė dhe Kosovės ata i pėrjetojnė njėsoj dhembshėm sa ato qė u ndodhin kėtu ku jetojnė. Mbase kjo dhembje vjen nga vetėdija se shtrirja e degėve varet nga forca e trungut kombėtar, se degėt e trungut tė lėnduar shpejt veniten.
    Shqiptarėt e Maqedonisė e dinė se mėmėdheu ata nuk i njeh sa duhet. Andaj ndoshta do ishte mirė qė televizionet e Tiranės tė kishin nga njė emision tė llojit: "Njėqind leksione pėr fillestarėt qė nuk i njohin shqiptarėt e Maqedonisė".

    Mbase kėshtu Tirana do e kuptonte pse shqiptarėt hidhėrohen kur nė mediat e atjeshme dikush ata i quan maqedonas, mbase debatuesit e shumtė nėpėr televizionet e mėmėdheut do e merrnin vesh se emėrtimi "maqedonas" nuk pėrcakton pėrkatėsinė shtetėrore, por atė etnike, dhe se pėr kėtė nuk janė fajtorė shqiptarėt, por disa qarqe politike dhe shkencore maqedonase qė besojnė se edhe qielli mbi Maqedoni, edhe toka mbi tė cilėn qėndron ky shtet, kanė pėrkatėsinė e tyre etnike. Andaj shqiptarėt e kėtushėm hidhėrohen kur disa opinionistė tė Tiranės, e tė cilėt sa nuk i kėrcejnė nė gojė bashkėbiseduesit tė ardhur nga Maqedonia, shesin kozmopolitizėm si tė ishin nė ndonjė treg perėndimor, e jo nė kėtė tregun ballkanas, ku ēdonjėri do qė brirėt e dashit tė t‘i shesė si tė ishin qiri qė tė bėn dritė.

    Ēka duan nė tė vėrtetė shqiptarėt e kėtushėm t‘i tregojnė Tiranės arrogante? Mbase jo vetėm atė se qysh nė mesditė ata e dinė se ēka i ka thėnė Rama Berishės nė mėngjes, jo edhe atė se pa kaluar java e botimit ata e kanė nė duar librin e cilitdo krijuesi nė Tirana, por duan t‘ia pėrcjellin porosinė: mundohuni ta dėgjoni rrėfimin tonė se si dukemi, sepse kėshtu do e shihni mė mirė se ē‘pamje ka portreti ynė grupor.

    Mbase ka ardhur koha kur shqiptarėt e Maqedonisė do kenė gjithnjė e mė shumė hapėsirė qė mėmėdheut t‘i rrėfejnė pėr vetveten. Dhe jo pse kėtė ua mundėsoi shteti ku jetojnė, apo pse u ndihmoi pėr kėtė Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinė e vet qė shqiptarėve tė kėtushėm t‘u mundėsojė vetė tė rrėfejnė se kush janė. Dhe tė dėshmojnė se jetojnė sipas bindjes se ai qė nuk di tė kujdeset pėr familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nėnēmojnė tė tjerėt dhe s‘ka si tė jetė i dobishėm pėr vendbanimin e pėrbashkėt evropian dhe botėror. Pra, tė dėshmojnė se e kanė kuptuar se duhet ta njohėsh vetveten qė tė mund mė lehtė tė tė njohin e t‘i njohėsh tė tjerėt.

    Tė dėshmojnė se ata nuk janė ata qė ngandonjėherė i mendon Tirana arrogante: nacionalromantikė tė vonuar tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, por popull qė jeton kalendarin e internetit, popull qė e di se para se tė bashkohesh me familjen evropiane, duhet tė bashkosh familjen tėnde tė ngushtė kombėtare. Edhe atė jo duke prishur kufij shtetėrorė, por duke i rrėnuar muret mentale qė na i vulosi ndasia disadekadėshe, muret qė na pengojnė tė shohim mė qartė vetveten.
    _______________
    Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.


    ...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen ...(Lajbnic)

  2. #2
    Anetar Avatari i fshatari
    Anėtarėsuar
    Aug 2009
    Vendndodhja
    A thua valle ?Ky ishte ligji i mashtrimit
    Mosha
    19
    Postime
    918
    Rrespekti
    23

    Gabim

    *deliza* neve ketu nuk na johin mendojn se jemi maqedon cka dime te flasim shqip ne ketu gjithmon i hame ato cka duhet ti ha shqipria dhe kosova ne duke ulur zerin qe mos ta pengojm shqipria te futet ne nato kosova te behet shtete e humbem vatanin e humbem ftyren tone kombetare kemi ngritur MINARE sikur raketa te iranit kemi vrare masakruar maqedone te pafajshem kemi ofenduar kombin maqedone perse e hoqi enciklopedine antishqiptare por ne shqiptaret nuk vlejm as sa nje QENE per shqiptaret e shqipris dhe kosoves ne ishim ato ne vitin 1999qe i hapen kufite per te pranuar vllezrit dhe motrat tona duke ikur nga plumbat e serbis eshe perse maqedonet kundershtonin nje gje te tille dhe ne perseri e hengrem lorene keqe por sote ase qe mendojn se jemi edhe ne shqiptare ketu na therasin maqedonet shqiptare por ato cka na masakruan neve duke vrare babe e bire per nje mobile kurse bombe duke shkuar ne brodec duke na vrare vllezrit tone kurse jane terorista a e ngriti zerin nena shqipri per kete gje babi kosove qendronin sikurse ne jemi serbe ose greke por ne jemi ato cka jemi me atdhetare ma te zote ma te fuqishem edhe pse jemi nene 1.500.000.00 maqedone nuk e japim kriqitetit e dikurshem te shqiprise etnike te nenes tereze nuk e japim tetoven nuk e japim komanoven strugen etj shpresoj se nje dite edhe ato do te duan shqipri etnike do te na duan si vllezer e motra e jo si kundershtar gjakederdhes
    Ai qė ėshtė i pasur, jep nga teprica, ai qė nuk ėshtė i pasur jep nga zemra

    Ai qė ėshtė nė fuqi bėhet se din ēdo gjė

    Ai qė han hudėr nuk e ndien erėn e vet, por ia ndijnė tė tjerėt

    Ai qė i mbėshtetet pemės sė madhe, gjen hijė gjithmonė

  3. #3
    Ado
    Ado nuk ėshtė nė linjė
    FISEBILIL-LAH Avatari i Ado
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Prishtinė/Republic Of Kosova...
    Mosha
    23
    Postime
    3,002
    Rrespekti
    122

    Gabim

    Citim Postimi origjinal ėshtė bėrė nga fshatari Shiko postimin
    *deliza* neve ketu nuk na johin mendojn se jemi maqedon cka dime te flasim shqip ne ketu gjithmon i hame ato cka duhet ti ha shqipria dhe kosova ne duke ulur zerin qe mos ta pengojm shqipria te futet ne nato kosova te behet shtete e humbem vatanin e humbem ftyren tone kombetare kemi ngritur MINARE sikur raketa te iranit kemi vrare masakruar maqedone te pafajshem kemi ofenduar kombin maqedone perse e hoqi enciklopedine antishqiptare por ne shqiptaret nuk vlejm as sa nje QENE per shqiptaret e shqipris dhe kosoves ne ishim ato ne vitin 1999qe i hapen kufite per te pranuar vllezrit dhe motrat tona duke ikur nga plumbat e serbis eshe perse maqedonet kundershtonin nje gje te tille dhe ne perseri e hengrem lorene keqe por sote ase qe mendojn se jemi edhe ne shqiptare ketu na therasin maqedonet shqiptare por ato cka na masakruan neve duke vrare babe e bire per nje mobile kurse bombe duke shkuar ne brodec duke na vrare vllezrit tone kurse jane terorista a e ngriti zerin nena shqipri per kete gje babi kosove qendronin sikurse ne jemi serbe ose greke por ne jemi ato cka jemi me atdhetare ma te zote ma te fuqishem edhe pse jemi nene 1.500.000.00 maqedone nuk e japim kriqitetit e dikurshem te shqiprise etnike te nenes tereze nuk e japim tetoven nuk e japim komanoven strugen etj shpresoj se nje dite edhe ato do te duan shqipri etnike do te na duan si vllezer e motra e jo si kundershtar gjakederdhes


    vllau jem mos u bazo ti ndo fjal te disave tash qe te gjith jan te njejt sidomos ne kosove kan shum respect po flas per shumicen per shqiptaret ne maqedoni
    Qur'an Is Not A Book Of SCIENCE. It's a Book Of SIGNS.

    All-llahu Ekber .
    La ilahe il-Allah.

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tema Tė Njėjta

  1. Doni ta njihni Shkupin???????
    By *deliza* in forum Viset shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 03-09-11, 16:58
  2. Si tė njihni peshkun e freskėt
    By ida angel in forum Kuzhina Shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-06-11, 11:49
  3. A e njihni kėtė njeri?
    By MasteR in forum Besimtaret musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-11, 18:24
  4. A e njihni kete njeri?!
    By sabah in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-07-09, 01:47
  5. Sa mirė e njihni njėri-tjetrin
    By sweetzzinna in forum Psikologjia
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-09, 21:38

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  
Single Sign On provided by vBSSO

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163