BDI e gatshme tė braktisė qeverinė
Anėtari i lartė i kryesisė sė BDI-sė, Rafiz Haliti deklaroi tė hėnėn se funksionarėt e kėtij subjekti politik janė tė gatshėm ta braktisin qeverinė, nėse kėshtu vendos kryetari, Ali Ahmeti.
Kėtė vendim e marrin organet e partisė, para sė gjitha kėto kompetenca i ka lideri i partisė, Ali Ahmeti. Nėse ai urdhėron ose kėrkon tė sillet vendimi pėr braktisjen e koalicionit, e ka mbėshtetjen e tė gjithė funksionarėve dhe deputetėve tė BDI-sė, theksoi Rafiz Haliti.
Dy partnerėt e koalicionit Ali Ahmeti i BDI-sė dhe Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE nuk janė takuar gjatė fundjavės, edhe pėrkundėr njė takimi tė paralajmėruar mes tyre.
Paralajmėrimet pėr njė takim tė pėrbashkėt pėr tė sqaruar pozicionet e tyre lidhur me botimin e Enciklopedisė Maqedonase, ishin bėrė nga kreu i BDI-sė, i cili ka kėrkuar qė kryeministri Nikolla Gruevski dhe Qeveria tė distancohen nga botimi i kėsaj vepre kontroverse pėr shqiptarėt. Dy liderėt e partive tė koalicionit qeveritar nė Maqedoni nėpėrmjet mediave kanė drejtuar mesazhe dhe qėndrime lidhur me debatin e ndezur pėr enciklopedinė.
Lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti ka vlerėsuar se prononcimet e deritanishme tė kryeministrit Gruevski pėr enciklopedinė janė tė pamjaftueshme. Acarimi i marrėdhėnieve midis dy partive tė koalicionit ėshtė ndjerė edhe nė mbledhjen e javės sė kaluar tė Qeverisė, ku ka patur reagime dhe mospajtime midis ministrave shqiptarė dhe atyre maqedonas. (INA)
**********************************************
Haliti: Pėr largimin eventual tė BDI-sė nga qeveria, vendosė vetė Ahmeti
Situata e krijuar pas publikimit tė Enciklopedisė maqedonase dukshėm ka ndikuar nė marrėdhėniet ndėretnike si dhe nė marrėdhėniet mes partnerėve tė koalicionit qeveritar. Por, pėr largimin eventual tė BDI-sė nga ekzekutivi fjalėn e fundit e ka lideri i kėsaj partie Ali Ahmeti. Kėshtu shprehet nėnkryetari i kėsaj partie, Rafis Haliti, sipas tė cilit pėr situatėn e krijuar do tė debatohet nė organet kryesore tė partisė.
Gjithsesi se vet ajo qė u nxor si njė enciklopedi e cila mė pak merret me shkencė mė tepėr ėshtė marr me politik ditore gjithsesi se nuk ka reflektuar mirė edhe tek qytetarėt e Maqedonisė edhe nė koalicionin qeveritar. Sa i pėrket braktisjes sė koalicionit gjithsesi se ato vendime i merr kryesia qendrore, kuvendi qendror, por fjalėn e fundit ēdoherė e ka lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti. Nėse ai nesėr thotė se duhet tė lėshohet koalicioni, funksionarėt e BDI-sė, deputetėt gjithsesi se e pėrkrahin nė kėtė drejtim ēdoherė ia kanė dhėnė dhe ia japin pėrkrahjen, kryetarit tė partisė. Zatėn edhe statuti i BDI-sė kompetencat e plota nė kėtė drejtim ia jep kryetarit Ali Ahmeti, deklaroi Rafis Haliti, nėnkryetar i BDI-sė.
Haliti vlerėson se kjo qė ndodhi me publikimin e enciklopedisė nuk i nevojitej aspak Maqedonisė pikėrisht tani kur duhej pėrqendrimi nė zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinė. Sipas tij akademia ka punuar nė interes tė dikujt tjetėr e mė sė paku nė interes tė qytetarėve tė Maqedonisė.
Pėr mua parashtrohet njė pyetje krejt tjetėr, pėr kė ka punuar Akademia e Shkencave gjatė kėtyre viteve, ose pse nė kėtė moment shpalos enciklopedinė me aq tė pavėrteta qoftė pėr historinė e Maqedonisė, qoftė pėr historinė e shqiptarėve nė Maqedoni. Por gjithsesi se parashtrohet pyetja nė interes tė kujt ėshtė qė Akademia e Shkencave nė kėtė rast tė ndikon nė prishjen e marrėdhėnieve ndėretnike tė ndikon me ato tė pavėrteta tė krijon njė ambient jo tė volitshėm pėr Maqedoninė, shtoi Haliti.
Edhe pėrkundėr mesazheve tė Ahmetit tė dėrguara sė fundi edhe nga nė Tirana se pret ftesė nga Gruevski qė tė debatohet rreth enciklopedisė, nga BDI-ja thonė deri tani nuk kanė marrė asnjė sinjal pėr takim nga ana e Gruevskit. Kryeministri dje pranoi se shqiptarėt janė fyer me enciklopedinė, por ai vet nuk u distancua nga ky botim i Akademisė qė shkaktoi reagime jo vetėm nga shqiptarėt edhe nga pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar.
alsat-m
_______________
Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen...(Lajbnic)
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks