Komitėt rrahėn banorėt e Nerezit
Qytetarėt nga lagja e Nerezit sot u keqtrajtuan nga njė grup i tifozėve tė quajtur Komiti. Sipas banorėve para ndeshjes fudbollistike Makedonija Gj. P dhe Vardar rreth orės 3 tifozėt kanė kaluar urėn OKB-sė dhe kanė filluar tė gjuajnė me gurė dhe sende tjera, drejt qytetarėve dhe makinave. Sipas dėshmitarėve okularė vandalėt kanė hyrė nėpėr shtėpi dhe oborret dhe fizikisht kanė sulmuar banorėt tė cilėt kryesisht janė shqiptarė.
Unė kam qenė duke fjetur nė shtėpi, tani erdha dhe nuk di se ēka ka ndodhur, tregon njė qytetarė.
Sulmuesit, kanė dėmtuar edhe njė pjesė tė madhe tė makinave nė kėtė lagje.
Unė nuk isha kėtu. Mė thanė qė ta largojė makinėn qė mos ta thyejnė. Por jam vonuar dhe ma kanė thyer njė dritė dhe njė pasqyre. Ne, nuk kemi pasur kėsi lloj probleme. Jetojmė 100 vjet kėtu. Me siguri kėto janė fėmijė qė kanė shkuar pėr tė pėrcjellė ndeshje fudbollistike., rėfen njė qytetar tjetėr.
Nuk di nė detaje se ēkishte ndodhur. Por, di se policia ka qenė e detyruar ta kontrolloj masėn dhe MPB-ja ėshtė pėrgjegjėse pėr kėtė sepse ky vend ėshtė i qetė dhe asnjėherė nuk kanė ndodhur incidente tė tilla. Nė komunė ka njė bashkėjetesė tė shkėlqyer ndėrmjet maqedonasve dhe shqiptarėve. U habita kur mėsova se ka pasur njerėz edhe nga lagjet tjera, tė cilėt kanė ardhur kėtu dhe kanė shkaktuar incidente, tha Stefēe Jakimovski, kryetar i komunės sė Karposhit.
Rreth orės 15 nė qendrėn urgjente tė spitalit janė pranuar 7 persona me lėndime tė lehta trupore. Nga policia pohuan se grupi i tifozėve kanė qenė komitėt. Nga MPB-ja thonė se rreth orės 15 ata prishur rendin. Sipas MPB-sė policia punon nė zbardhjen e rastit.
alsat-m
_______________
Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen...(Lajbnic)
DR dėnon rrahjen e shqiptarėve tė Nerezit nga "Komitėt"
Demokracia e Re, reagon ashpėr ndaj akteve vandale tė grupit tė tifozėve KOMITĖT tė cilėt nė mėnyrė brutale rrahėn sot disa banorė tė Lagjes Nerez tė Shkupit.
Ėshtė e pa logjikshme se si ky grup vandal edhe pas ardhjes tė forcave tė rendit, kanė vazhduar tė keqtrajtojnė dhe tė ushtrojnė dhunė mbi qytetarėt shqiptarė tė Nerezit, ndėrsa policėt e uniformuar nuk kanė reaguar aspak, por kanė qenė pasiv ndaj gjithė kėsaj dhune, thuhet nė reagimin e DR-sė.
Kjo parti kėrkon nga Ministria e Punėve tė Brendshme qė tė gjejė persona qė kanė terrorizuar dhe keqtrajtuar popullatėn shqiptare tė Nerezit dhe ti nxjerrė para organeve drejtėsisė.
alsat-m
_______________
Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen...(Lajbnic)
Dhjetra shqiptarė tė lėnduar dhe disa vetura tė dėmtuara. Ky ėshtė bilansi qė tė dielėn tifozėt e quajtur ‘Komiti’ shkaktuan nė lagjen Nerez tė Shkupit.
Gjithēka ka nisur rreth orės 15;00 kur tifozėt maqedonas kanė filluar tė gjuajnė me gurė dhe sende tjera, drejt qytetarėve shqiptarė tė Nerezit. Sipas pohimeve tė banorėve, vandalėt maqedonas kanė hyrė nėpėr oborret e shtėpive shqiptare dhe fizikisht i kanė sulmuar. Banorėt e Nerezit, thonė se policia ka qenė prezente kur ka ndodhur ngjarja por nuk ka ndėrmarr masa t’i pengojė huliganėt qė kanė rrezikuar jetėn e qytetarėve. Policia ka konfirmuar se vandalėt qė kanė shkaktuar kėtė incident janė tifozėt e klubit fudbolistik “Vardar” tė quajtur “komiti”. MPB-ja bėnė tė ditur se janė marr masat pėr zbardhjen e rastit me ē’rast dhjetėra persona janė thirur nė biseda informative.
shqipmedia
_______________
Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen...(Lajbnic)
Tetė kallxime penale kundėr tifozėve tė Vardarit
Policia vazhdon edhe metej hetimet rrerth incidentit tė djeshėm nė lagjen Nerez, ku njė grup huliganėsh, tifoz tė klubit fudbollistik Vardar, tė njohur si Komitėt, sulmuan banorėt e kėsaj lagje duke mos kursuer as gratė e as fėmijėt. Deri tani janė ngritur tetė kallxime penale pėr antarėt e grupit tė tifozėve, tė cilėt akuzohen pėr ushtrim dhune dhe prishje tė rendit dhe qetėsisė publike. Jankullovska ka paralajmėruar se do tė ndėrmeren masa edhe ndaj pjestarėve tė policisė nėse vėrtetohet fajsia e tyre nė mos parandalimin e incidentit.
"Pėrderisa ndonjėri nga policėt tė cilėt kanė qenė tė detyruar tė sigurojnė vendin ku dhe ka ndodhur incidenti dhe mė gjėrė, nuk kanė reaguar se si duhet dhe me kohė, edhe kundėr tyre do tė shqiptohen masa pėrkatėse", paralajmėron Gordana Jankullovska, ministre e Punėve tė Brendshme.
Jankullovska para mediave sot doli me verzionin tė cilėn e mbronin dje kryesia e klubit Vardar dhe tifozėt e saj, se situatėn e kanė provokuar pikėrishtė banorėt shqiptarė tė Nerezit, 7 prej tė cilėve pėrfunduan nė spital me lėndime trupore. Janė paralajmėruar padi edhe ndaj tė gjithė tė pėrfshirėve nė incidentin e djeshėm pėrfshirė edhe banorėt e Nerezit.
"Gjithsesi se jemi duke punuar deri nė zbardhjen e plotė tė rastit, dokumentimin e tij dhe nė fund tė fundit, nxjerrjen e tė gjithė pjesėmarrėsve nė kėtė incident, para gjykatės. Megjithatė, bėhej fjalė pėr njė situatė, ku ishin tė pėrfshirė njė numėr i madh i personave dhe ishtė ēėshtje minutash dhe mos tė them sekondash kur duhej tė bėhet analizė dhe tė reagohet", premtoi Gordana Jankullovska.
Edhe avokatja e grupit tė dyshuar si thyes tė rendit publik Rozita Xhartovska pohon se Komitėt nuk kanė provokuar incidentin.
"Ėshtė filluar me gjuajtje tė gurėve nė drejtim tė Komitėve, dhe kėta tė fundit reaguan nė mėnyrė tė njėjtė", tha Rozita Xhartovska, avokate e Komitave.
Ky grup tifozėsh nė reagimin e tij identifikon veten si mbrotėsit e fundit tė nderit dinjitetit kombėtar maqedonas nė kėtė shtet. “Ne si grup tifozėsh vazhdojmė tė pėrkrahim antarėt tanė gjithmon dhe gjithkundi. Pėr ne Maqedonia dhe nderi kombėtar maqedonas janė tė shenjta, kėshtu ka qenė dhe kėshtu do tė mbetet, kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmė, thuhet nė reagimin e grupit tė tifozėve tė quajtur Komitėt.
_______________
Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen...(Lajbnic)
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks