Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tė njihemi me njėri-tjetrin > Viset shqiptare

Berat



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 31-07-08, 23:10   #1
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim Berat



Berati ėshtė njė ndėr qytetet e rrallė, i cili i takon agimit tė njerėzimit.
Njė kohė, kur ujrat rridhnin tė pakontrolluara dhe shkatėrruese, nė kėtė zonė u krijua njė masiv shkėmbi, i zbuluar nga natyra nė sajė tė kėtij lumi, i cili duket tė jetė vėnė posaēėrisht pėr tė mirėpritur njė qytet ku jeta filloi tė organizohej pėr mė shumė se 2400 vjetė.
Ky qytet, rezultat i fantazisė sė rafinuar, tėrhoqi poetėt tė shkruajnė dhe piktorėt tė pikturojnė.
Qytetet si Berati kanė njė gjenezė jo tė thjeshtė. Periudha e para-qytetėrimit zgjati gati dymijė vjet. Zbulimi nė muret e kėshtjellės, i dy ēekiēėve prej guri dhe mbetjeve metalike (pėrbėrė prej bakri dhe bronzi), qė i pėrkasin fillimit tė periudhės sė bronzit (dymijė vjet para Krishtit) e provojnė kėtė.Zbulimet e mėvonshme tė shumė pjesėve prej qeramike, tregojnė shtimin e ngulimeve tė bėra nė kėtė qendėr, derisa nė shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua nė njė kėshtjellė nė kodėr djathtas lumit Osum, e cila shėnoi origjinėn e qytetit. Kėshtjella me bazamente ilire, u ruajt nė shekuj dhe nė shekujt VI, XIII, XV e XIX iu bėnė modifikime. Si i tillė ajo nuk ėshtė vėtėm njė ndėr kėshtjellat mė tė mėdha tė banuara, por edhe njė arkiv gurėsh, i cili ofron njė varietet stilesh e kontributesh tė epakave tė ndryshme, si asaj Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane.
Gjithmonė sė njejtės periudhė (shekulli IV para Krishtit) i pėrket edhe njė tjetėr kėshtjellė ajo e Goricės, e pozicionuar nė kodrėn pėrballė, krijon njė fortifikim dopio nė tė dy anėt, tė cilat zbresin drejt lumit. Rezultat e kėtij fortifikimi nuk ka qenė vetėm mundėsia pėr tė dominuar zonėn, por edhe pėr efekt dekorativ pėr pamjen: kodrat ngjajnė si mbret me kurorat mbi koka, tė fomuara nga kėshtjellat e bardha.

Historia duhet tė ketė pėrqendruar kėtu drama dhe tragjedi. Duke qenė njė nga qytetet mė tė rėndėsishėm tė mbretėrisė Ilire, u banua nga njė tribu e madhe: Dasaretėt. Gjatė luftrave Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake qyteti u mor njė herė nga maqedonasit e njė herė tjetėr nga Ilirėt. Ėshtė interesante tė dihet se nė Berat u lind Tolomeo Lagosi, i biri i Filipit tė Maqedonisė dhe themeluesi i dinastisė Tolomene nė Egjipt, e cila filloi pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh dhe qė vjen deri nė vdekjen e Kleopatrės.

Nė vitin 200 pas Krishtit qyteti u dominua nga romakėt. Qyteti i fortifikuar dhe i quajtur Antipatrea nga Polibio nė vitin 216 para Krishtit. Me tė njejtin emėr e quan mė vonė Tito Livio, qė e pėrshkruan si qytet i madh e i fuqishėm i fiksuar nė njė qafė tė ngushtė shkėmbore. Livio tregon edhe pėr ligėsinė e konsullit romak, i cili u pėrgjigjej qytetarėve tė cilėt nuk i pėruleshin me egėrsi, «…vrau tė gjithė nga gjashtėmbėdhjetė vjeē e lart, lejoi qė ushtria tė vidhte, tė shkatėronte muret e t’i vinte hekurat dhe zjarrin qytetit».
Pėr sa i pėrket emrit tė qytetit ekziston edhe njė tjetėr hipotezė: emėrtimi i qytetit antik me emrin Bargul. Ky emėr pėrmendet edhe nga Tito Livio kur flet pėr traktatin Romako-Maqedonas tė vitit 205 para Krishtit, nėnshkruar nė qytetin e Dimalit. Ky emėr, i cili nė gjuhėn Ilire do tė thotė i bardhė, mbahet mė vonė nė traditėn bizantine dhe sllave, ndėrsa emri tjetėr, Antipatrea, u pėrmend nga Dasaretėt, qė sot ėshtė zona midis Korēės dhe Pogradecit.
Romakėt e quajtėn qytetin edhe Albanorum Oppidum (Fortesa e shqiptarėve). Nė vitin 148 para Krishtit qyteti u pėrfshi nė provincėn romake tė Maqedonisė, ndėrsa gjatė Dioklezianos (shekulli II pas Krishtit) nė provincėn e Epirit tė Ri. Emri Pulcheriopolis u shfaq nė shekullin e V, nga emri i motrės sė perandorit tė Lindjes Teodosio II i riu. Ky emėr, Pulcheria, qė do tė thoshte i bukur, i fortė, i pasur, i ndritshėm, iu dha qytetit jo pa qellim : qyteti po bėhej nė fakt njė kryeqėndėr dhe shfaqte njė nivel tė lartė kulturor, dhe dėshmi siē janė kodet e famshėm tė Beratit, tė cilat i pėrkasin kėsaj periudhe.
Me kalimin nė Mesjetė, fillon njė periudhė e errėt edhe pėr Beratin. Qytete tė tjera tė vogla shqiptare zhduken. Berati mbeti vetėm njė hapėsirė e gjerė : fusha para dhe malet pas. Qyteti mbijetoi vetėm falė rrjetit rrugor tė Shqipėrisė sė Mesme rreth Beratit, por edhe pėr pozicionin gjeografik, sepse ėshtė pika nė tė cilėn bashkohet fusha me malet, pozicion i cili siguron agrikulturė dhe blegtori. Megjithė kushtet e mbylljes sė ekonomisė, Berati vazhdoi tė zhvillohej, dhe filluan tė shfaqen raportet e tipit feudal.

Nė vitin 860 nė Berat filloi i pari invazion bullgar, i cili zgjati deri mė 927, kur u kthye dominimi bizantin, i cili vazhdoi deri nė fund tė vitit 969. Pas kėsaj filloi menjėherė invazioni i dytė bullgar, i cili u largua pėrfundimisht nė vitin 1018. Invazioni bullgar, nė fazėn e dytė, e pagėzoi Beratin me emrin Belgrad, fortesa e bardhė. Pėrveē kėtij transformimi tė emrit, qyteti nuk pėsoi tė tjera transformime nga ana e bullgarėve.
Pas rėnies sė mbretėrisė bullgare (1018) qyteti luajti rolin e njė qendre tė rėndėsishme. Fakt u bė edhe letra e viteve 1096-1105 e Theofilakt i Ohrit njė ndėr dijetarėt mė tė pėrmendur tė kohės, nė tė cilėn e pėrshkruan peshkopin e Beratit si «njė njeri tek i cili shkėlqen dituria».
Me rėnien e perandorisė bizantine, Berati u bė njė prej qendrave kryesore tė autoriteteve religjioze tė Epirit. U bė rezidenca e Mikele I Angelo Komneno zotėri i Dioqezės sė Epirit. Nė hyrje tė kėshtjellės, nė portėn jugore, gjendet njė monogramė e pėrbėrė prej gurėsh, njė kryq e katėr gėrma ku shkruhet M.H.L.K., i cili ėshtė emri i dhespotit, M. (i) H. (a) L. K. (Omneni). Kjo rrėnjė e familjes sė madhe bizantine tė Angelo Komneni merr fund nė vitin 1216 por, pasardhėsit e tij do tė mbajnė kėtė emėr edhe pėr gjysėm shekulli.
Pėr perandorin bizantin, Berati ishte kaq i rėndėsishėm, saqė tėrhoqi menjėherė vėmendjen e Anxholinėve nė vitin 1271. Disfata e Anxholinėve, tė cilėt kishin zaptuar qytetin pėr gati dhjetė muaj, u festua me gėzim tė madh si nė Berat,ashtu edhe nė Kostandinopojė. Ngritja e Kishės sė Shėn Mėrisė sė Vllahernės, brenda Kėshtjellės sė Beratit (njė emėr qė tė kujton pallatin perandorak tė Kostandinopolit) lidhet me kėtė fakt. Data e krijimit tė kishės mban, nė fakt, tė njejtėn periudhė. Nė kodet antikė tė Beratit, tė vitit 1280, gjenden tė parat lajme mbi daljen e qytetit jashtė mureve tė kėshtjellės. Nga kėto tekste evidentohet qė ndėrtime tė reja filluan edhe jashtė edhe jashtė mureve.
Rėndėsia e madhe e Beratit ndihet edhe nė fillim tė shekullit XIV (1302-1320) kur qeveritarėt e Beratitmorėn detyra tė rėndėsishme nga Bizanti; njė prej tyre ishte kunati i Perandorit. Nė atė kohė nė Berat manifestohen shenjat e para tė njė revolte popullore dhe njė tendencė pėr autonomi nga ana e latifondistėvė shqiptarė.
Revolta shpėrtheu nė vitin 1336 dhe, dhe revolta pėrfshiu edhe Beratin. Pėr tė ulur revoltėn popullore erdhi nė Berat vetė Perandori. Nė tė njejtėn periudhė afrohet fundi i erės bizantine. Nė vitin 1345-1346 Perandoria Bizantine zhduket pėrfundimisht nga skena politike shqiptare. Filloi dominimi i mbretit serb Stefan Dushan, Berati u vu nėn mbikqyrjen e tij dhe u quajt Belgrad, edhe pse mė vonė u kthye nėn dominimin e Muzakajve, njė ndėr familjhet mė tė fuqushme shqiptare.
Nė vitin 1417 Berati u mor nga turqit. Heroi kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu, mori nė konsideratė rėndėsinė e qytetit, e rrethoi nė korrik tė 1455, por ardhja e papritur e 40.000 kalorėsve turq shkaktoi njė humbje tė rėndė. Gati tė gjithė ushtarėt italianė, tė cilėt ishin vėnė nė dispozicion prej Alfonsit tė V tė Aragonės pėr t’i dhėnė ndihmė Skėnderbeut nėn komandėn e Raimondo Orsatės, mbetėn tė vrarė poshtė mureve tė kalasė.

Sipas regjistrit turk tė vitit 1431, nė Kalanė e Beratit ndodheshin 227 familje, me njė total prej rreth 1500 banorė. Nė shekullin XVI Berati mori zhvillim paralelisht me rritjen e Perandorisė Otomane. Ndėrtime tė reja u bėnė jashtė mureve tė kalasė, nė momentin e parė jug e jug-lindje, dhe mė pas pėrgjatė anės sė djathtė tė lumit Osum, dhe, mė nė fund, pėrtej lumit, nė anėn jugore tė kodrės sė Goricės. Nė fund tė shekullit mund tė numėroheshin 1019 shtėpi, me njė total prej rreth 7000 – 8000 banorėsh. Njė zhvillim tė madh mori artizanati, i cili dėshmohet nga lindja, bashkėpunimi dhe tregu i lulėzuar.
Gjatė invazionit otoman Berati mbetet njė nga qytetet mė tė mėdha tė Shqipėrisė. Nė fillim u bė kryeqendra e provincės, nė shekullin XVII, qendėr e dominimit tė Pashallėkut tė Beratit, i cili mė vonė i bashkohet Pashallėkut tė Janinės. Dominimi i Pashallėkut tė Beratit u bė shumė i rėndėsishėm nėn Ahmet Kurt Pashain.
Deri nė fillim tė shekullit tė XX qyteti kishte njė infrastrukturė tė mirė. Ishte, nė fakt, njė nyje lidhėse drejt Lindjes, pėr Kostandinopolin, por edhe drejt Jugut, pėr Janinėn, e prej andej, pėr gjithė Greqinė.
Edhe Deti Adriatik u pėrdor si rrugė komunikimi e lejonte hapjen e rrugėve qė lidhnin Beratin me qytetet e tjera; mė e njohura ishte «Rruga e detit», e cila tė ēonte nė Vlorė, dhe ajo nė drejtim tė Veriut, qė bashkohej me lumin Shkumbin me rrugėn Egnatia dhe pėrfundonte nė Durrės.
Ka hipoteza se emri Berat rrjedh nga njė variant shqiptar i quajtur Belgrad, por ekziston edhe njė tjetėr supozim sipastė cilin emri spjegohet nėpėrmjet njė dekreti (Berat), i cili nė turqisht do tė thotė imunitet, privilegj. Ky dekret i sulltanit Mehmet II Fatihu, nuk e trajtonte Beratin me autoritet dhe nuk i lojonte qytetarėt tė largoheshin, nuk njihte lirinė pėr tė punuar, as dhe tė drejtėn pėr tė mbajtur kostumet dhe zakonet e tyre.

Kalaja

Eshtė monumenti mė antik, me njė sipėrfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet nė njė kodėr prej 187 m, e ribėrė nga Mėhilli I Engjėll Komneno e pastaj, nė vitin 400 , nga venecianėt, ndodhet nė pjesėn e sipėrme tė qytetit dhe ka mure tė larta rrethues tė ndara nga 24 kulla tė formave dhe dimensioneve tė ndryshme, tė ndėrtuara nė periudha tė ndryshme. Eshtė ndėrtuar me gurė gjigandė nė formė katrori. Nė periudhėn bizantine kėshtjella ndodhej nė listėn e fortifikimeve tė Justinianit., muri rrethues rrethon kodrėn, e cila dominon qytetin aktual tė Beratit dhe ka formėn e njė shigjete drejtuar nga veriu, nė fakt, mė parė formonte njė zinxhir me kodrėn pėrballė Goricės, e cila ėshtė 6 m mė e lartė.
Lumi qė kish formuar, nė kėtė pikė, njė liqen dhe shumė larg njė kaskatė gėrrehu pak nga pak shkėmbin duke formuar njė grykė tė ngushtė. Pėr kėtė motiv shpati i kėsaj ane ėshtė shumė i pjerrėt e shkėmbor, dhe plot shkėmbenj, qė vėshtrojnė drejt qiellit.
Nė pjesėn e veriore nė tė cilėn ndodhet porta kryesore, ka qėnė ndėrtuar njė oborr i fortifikuar mirė, qė ėshtė njė nga ndėrtimet e para tė kėtij lloji tė realizuar nė mesjetė me qėllim devijimin e sulmeve direkte.
Nė pjesėn jug-lindore gjendet njė ēisternė uji e ndėrtuar mjeshtėrisht, qė ishte nė gjendje tė mbante ujė tė freskėt. Pėr tė siguruar ujin nė mesjetėn e vonė, nė pjesėn jugore u ndėrtua njė tynel guri nėpėrmjet tė cilit bėhej transportimi i ujit nga lumi nė kėshtjellė..
Nė pjesėn mė tė lartė tė kėshtjellės ndodhet gjithashtu njė akropol i rrethuar nga mure, brėnda sė cilės gjėnden mbetjet e njė garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve tė pashait dhe tė Xhamisė sė Bardhė nė periudhėn otomane.
Kėshtjella i ka qėndruar besnike planimetrisė sė saj tė shekullit IV para Krishtit. Hera – herės , sipas teknikave tė pėrdorura, kėshtjella u pėrshtat, e kjo mund tė vihet re nė kullat e predispozuara pėr topa dhe nė frengjitė pėr pushkėt, qė shfaqen nė periudhėn e pashallėqėve tė mėdha shqiptare, tė shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot pėrgjatė mureve tė kėshtjellės.

Vende tė tjera pėr tė parė dhe pėr tė vizituar

Disa kapitele dhe kolona dėshmojnė egzistencėn e kishave paleokristiane nė Berat nė shekullin IV-VI , pėr shembull bazamenti i kishės Shėn Todri dhe njė kolonė e vendosur kundrejt dritares sė absidės. Gėrmimet dėshmojnė qė kisha e shekullit tė XVI – XVIII janė ndėrtuar sipėr themeleve mė antike. Ndėrmjet ndėrtimeve mė tė rėndėsishme midis shekullit VII-XV janė tre kisha bizantine tė konservuara mirė: Shėn Maria e Vllahernės dhe Shėn Triadha, nė brendėsi tė qytetit tė vjetėr tė fortifikuar, nė anėn jugore tė kalasė gjendet Shėn Mėhilli, ndėrtuar mbi njė shkėmb tė thepisur jashtė mureve.
Kishat nė Berat janė perla tė arkitekturės mesjetare. Qyteti ka qėnė njė qėndėr e rėndėsishme kishtare. Ka njė numėr tė madh kishash (42) tė ndėrtuara nė brendėsi tė kėshtjellės. Kėtu u gjend edhe njė vepėr tjetėr e rrallė, Epitafi i Gllavenicės, (Foto) njė vepėr e famshme e artit tė shekullit 1373, njė qėndisje nė ar, argjend e mėndafsh, nė tė cilėn, me njė finesė dhe plasticitet tė papėrsėritshėm shikohet Krishti i vdekur, me kurorėn me gjėmba e rrethuar nga shkrime nė greqisht.
Kishat e Beratit, tė pasura me afreske tė periudhės bizantine e post – bizantine, pėrmbajnė vepra tė autorve tė ndryshėm, duke u nisur nga tė panjohurit e shekullit XII-XIV deri tek mjeshtrit e mėdhenj tė shekullit XV si Onufri dhe i biri Nikolla .
Nga ndėrtime tė kultit musliman dy prej tyre gjenden nė brendėsi tė kėshtjellės: Xhamia e Kuqe(shekulli XIV) dhe Xhamia e Bardhė(shekulli XV).
Xhamia mė e bukur ėshtė Xhamia e Plumbit (shekulli XVI) ndėrtuar nga Uzgurliu, anėtar i familjes Skuraj nė Berat, njė familje e fuqishme dhe feudale. Kjo Xhami ėshtė mė e madhja i kėtij lloji nė Shqipėri. Nė 1827 u ndėrtua me njė mjeshtėri tė rrallė Xhamia e Beqarit, qė harmonizohet mė sė miri me lagjen Mangalem, qė duket si shigjeta e njė peshoreje qė mban ekulibrin e njė kompleksi xhamash tė njė dritareje tė madhe tė lagjes. Xhamia Mbret (Xhamia e Bajazitit) nga ndėrtimi antik i sė cilės nuk ngelet tjetėr veē bazamenti i minaresė, u rindėrtua nė fund tė shekullit XVIII dhe fillim tė shekullit XIX. Aktualishtpėrbėhet nga Minareja, salla e lutjeve qė ka njė tavan elegant nė dru tė dekoruar dhe hyrjen . Kjo Xhami ndodhet nė qėndėr tė qytetit nė formėn e njė trupi unik me ndėrtesa tė tjera kulti si Teqea e Helvetive dhe ajo e Shėn Qerimit. Xhamia pėrbėnte nė mesjetė elementin kryesor tė njė bashkėsie vendesh kulti.
Berati numėronte disa Teqe qė shėrbenin pėr tė pėrhapur doktrinat mistike tė predikuesve tė ndryshėm tė ardhur nga lindja nė shėrbim tė pushtuesve musulmanė. Nė mesin e shekullit tė XVII nė Berat egzistonin 3 Teqe, aktualisht egziston vetėm e para, e quajtur Teqeja e Helvetiveqė ishte nė formė tetėkėndore dhe qė kishte 40 dhoma pėr dervishėt, qė aktualisht egziston vetėm njė e fundit qė ruan emėrtimin antik tė Helvetėve. Teqeja e Helevetėve ėshtė njė tjetėr vepėr e njė cilėsie tė lartė (mesi i shekulli tė XVIII). Ajo ėshtė ndėrtuar nė lindje tė Xhamisė Mbret. Eshtė njė strukturė karakteristike e kultit islamik nė qėndėr tė sė cilės ėshtė njė sallė lutjesh, dhe jashtė njė varrezė me njė portė me 6 harqe. Salla e lutjeve me planimetri katrore ka njė tavan me dekoracion tė pasur.

Mangalemi dhe Gorica

Mangalemi dhe Gorica, janė dy lagje tė qytetit tė Beratit qė dallohen pėr harmoninė me terrenin nė tė cilėn janė ndėrtuar, duke shfrytėzuar mjeshtėrisht gjuhėn arkitektonike. Kėto lagje sė bashku me kėshtjellėn, akoma tė banuara, pėrbėjnė tre komplekset mė karakteristike tė qytetit.
Kompleksi i lagjes « Mangalem » ėshtė gur i ēmuar nė artin e ndėrtimeve, nė tė cilėn kompozimi harmonik i shtėpive ka arritur njė nivel tė lartė. Ka formėn e njė piramide elegante qė imiton siluetėn e kodrės, nė majėn e sė cilės ėshtė ngritur kėshtjella. Ky kompozim, kaq i madh nė volum aq sa delikat nė kompozimin e saj, karakterizohet nga njė transparencė intesive pėr shkak tė numrit tė madh tė dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i njė mijė e njė dritareve». Vizitorit i tėrheqin vėmendjen rrugicat, tė cilat edhe pse janė tė «fshehura» kanė njė bukuri tė jashtėzakonshme. Shumė intime, me errėsirėn e tyre kėto rrugica duket sikur sfumojnė godinat e lagjes. Rrugica si kėto nuk mund tė harrohen me lehtėsi.

Gorica

Gorica ėshtė lagjja pėrballė Mangalemit qė nuk shikon kurrė diellin gjatė dimrit. Lagjet e tjera tė qytetit janė nė pjesėn e djathtė tė lumit Osum, ose pėreth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e njė amfiteatri.

Ura e Goricės

Ura prej druri, e cila mė vonė nė shekullin XVIII u zėvendėsua nga ajo prej guri, u ndėrtua mė 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindėrtua mė vonė nė vitet 1920-1930. Eshtė e gjatė 129.3 m, e gjerė 5.3 m dhe me largėsi harqesh prej 9 deri mė 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe ėshtė njė urė e bukur e pėrbėrė nga shtatė harqe. Nė brendėsi tė shtyllės sė parė, deri nė kohėn e rikonstruksionit, ekzistonte njė zgavėr, njė kamare e madhe e mbyllur me zgarrė hekuri, nė tė cilėn, sipas legjendės, duhej qė njė vajzė tė qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificė pėr tė qetėsuar shpirtrat, tė cilėt kundėrshtonin ndėrtimin e urės. Nė njė tjetėr shtyllė, gjatė restaurimit, u gjend njė skulpturė prej druri, e cila pėrfaqėsonte kokėn e njė gruaje.

E ndėrtuar mbi njė bazament tė fortė, e gjithė ura ėshtė e veshur plotėsisht me gurė tė gdhendur, tė cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura ėshtė njė ndėr mirėsitė e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit tė bardhė e pėrdorur pėr ndėrtim.
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Nostra_22 : 01-08-08 nė 14:42.
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:18   #2
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim Pamje nga lagja "Mangalem"

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:22   #3
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim Pamja nga Kalaja

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:26   #4
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim Lagja "Gorice"

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Ura e Gorices
________________________________________

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:28   #5
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim Muzeu Ikonografik Kombetar "ONUFRI"

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:28   #6
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim Muzeu Etnografik

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:31   #7
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim Foto antike!

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:33   #8
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim Legjenda e Beratit!

Mijėra e mijėra vjet mė parė jetonte njė Zanė shumė e bukur. Njė ditė ajo u takua me dy vėllezėr viganė, Tomorin dhe Shpiragun.
Sikurse ndodh shumė herė ndėr legjenda dhe shpesh nė tė vėrtetė, tė dy vėllezėrit ranė nė dashuri me Zanėn e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat tė dy vėllezėrve dhe kaq thellė u hyri grindja pėr tė, sa qė shpėrtheu lufta vėllavrasėse.
Tomorri, duke patur njė shpatė tė shkėlqyeshme, i ra vėllait tė vet mė tė vogėl brinjėve, ndėrsa ky i fundit, i armatosur me njė topuz shumė tė rėndė, iu turr me furi duke e goditur sa mundėte mė fort.
Zoti, qė shihte ēdo gjė, u trishtua dhe u zėmėrua prej pamjes aq tė dhimbshme, grindjes aq tė pėrgjakshme midis vėllezėrve. Ata duheshin ndėshkuar pėr kėtė mėnxyrė qė shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorėt nė gur dhe i dėnoi tė mbajnė ndėr shekuj nė trup gjurmėt e kėtij luftimi tė tmerrshėm.
Qė nga ajo kohė e lashtė e deri sot vėllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapėsirat e veta gropa - gropa dhe plasa tė panumėrta. Ndėrsa, vėllait tė vogėl, Shpiragut, kushdo qė kalon nė kėto treva, i sheh brinjėt e coptuara e tė thelluara vija-vija.
Shkaktarja e kėsaj mėnxyre, Zana e bukur hirėplotė, nuk duhej t'i shpėtonte zėmėrimit tė Zotit, ndaj Ai e ktheu nė njė kodrinėzė shkėmbore, mbi tė cilėn njė ditė filluan tė vendosen gurė mbi gurė dhe u ndėrtua njė kėshtjellė e madhe, e bukur, qė qendron edhe sot madhėshtore mbi qytetin e Beratit.
Zana e bukur, qė i donte vėllezėrit, po jo zėmėrimin e tyre tė derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masė.

Ai lumė, qė tani mban emrin Osum, sipas legjendės, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rrėkeja e lotėve, qė lagu gurė e shkėmb dhe u derdh mes dy vėllezėrve prej Zanės hyjneshė, pėr t'u treguar se dhimbja pėr kėtė fatkeqėsi asnjėherė nuk do t'i shterė lotėt.


Click the image to open in full size.
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:34   #9
Struga
 
Avatari i polisi_tajrush
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne Mergim
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 701
Rrespekti: 4 polisi_tajrush will become famous soon enough
Gabim

Me lan pershtypje kto fotot kaq te bukura ,skam qen ne Berat asnjiher po dueshka me e vizitu
__________________
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA

Menjat flamur Perėndia
Me dorė t'vet e ka shkru
Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia
Kush e prek,qoftė mallku...!
polisi_tajrush nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:39   #10
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga polisi_tajrush Shiko postimin
Me lan pershtypje kto fotot kaq te bukura ,skam qen ne Berat asnjiher po dueshka me e vizitu
Me vjen mire qe te paskan pelqyer!
Edhe une ka kohe qe s'kam shkuar... por me date 6 dhe 7 gusht do jem andej!
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 23:46   #11
Moderatorė
 
Avatari i fcbesia
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 1,182
Rrespekti: 7 fcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the rough
Gabim

shume foto te bukura.Pergezimet e mia autorit!
Sa me vjen inat qe ende se kam vizitu Beratin
__________________


Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!

fcbesia nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-08, 00:02   #12
Anėtar i Respektuar
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 1,839
Rrespekti: 8 SuRiAnA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

foto vertet te bukura..
__________________
Beat me..Hate me..You can never Break me..Will me..Thrill me..You can never Kill me...
'sei una persona dolce e razionale allo stesso tempo, sai cos'e' giusto e cosa non lo e'..sei delicata e forte...je burrneshe me pak fjale'

By : .............
SuRiAnA nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-08, 00:14   #13
GoC TiR0né
 
Avatari i Adrenalina
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Postime: 992
Rrespekti: 6 Adrenalina is a jewel in the roughAdrenalina is a jewel in the roughAdrenalina is a jewel in the rough
Gabim

Un shkova para nje muaji ne berat dhe vertet eshte qytet i bukur

Ja nje foto nga berati
Fotografitė e Bashkengjitur
berat-dsc01475-kopie.jpg  
Adrenalina nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-08, 00:15   #14
prizrenali
 
Avatari i veton-juristi
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: prizren city
Mosha: 17
Postime: 182
Rrespekti: 3 veton-juristi is on a distinguished road
Gabim

foto te bukura
__________________
ju pershendes te gjithve si ish anetar i FV
veton-juristi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-08, 03:03   #15
Veritas Odium Parit
 
Avatari i Gjergj Kastrioti
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TR
Seksi: Mashkull
Postime: 97
Rrespekti: 3 Gjergj Kastrioti is on a distinguished road
Gabim

Qe te kuptohemi, foto nuk i kam bere une!!!
Ato jane marre nga web-site i Bashkise Berat

Kodi:
www.bashkiaberat.net
Vizitoni Beratin, per ju qe akoma nuk e keni vizituar!
__________________
Kruj', o qytet i bekuar! Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllumb i shkruar, Tė shpėtonjė Mėmėdhenė!
Gjergj Kastrioti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-08, 19:11   #16
dAbA-dAbA
 
Avatari i shiHanny!!
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: ngat mki more po ngjit syza se paske probleme me pamje..
Seksi: Femer
Statusi: Single
Mosha: 20
Postime: 2,151
Rrespekti: 10 shiHanny!! is just really niceshiHanny!! is just really niceshiHanny!! is just really niceshiHanny!! is just really nice
Gabim

un e lovi shum valla, m'duket kejt tjeter bot(antike dhe e mrekullushme)..
__________________
Stanco č il disilluso, del suo tanto sperare poco appare;
Non conosce stanchezza, chi del suo apprezza, lontano non ha cercato quel che ha trovato.

Le donne sono disposte a tutto per l'amore compreso fare sesso
Gli uomini sono disposti a tutto per il sesso compreso amare!!
shiHanny!! nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-08, 20:14   #17
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

C'mrekulli!
Heren e fundit qe e kam vizituar kam qene ca e vogel, por besoj se do e perseris viziten heret a vone.
__________________
… Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė